Si të kërkoj informacion mbi çështjen time?

Video per ndermjetesimin KLGJ qershor 2023

Si të njihem me kalendarin e seancave gjyqësore?

Si të kërkoj listën e shortit?

Njoftime për shtyp

Vendime me interes publik

Kutia e ankesave

Shkarko faturën për pagesën e taksës së 1%

Shkarko faturen per arketim garanci pasurore

Shkarko faturën e arkëtimit për gjobat

Formular deklarimi për njoftimin e akteve

Formular për dorëzimin e provave

Lista e Ekspertëve dhe Psikologëve

Formular aplikimi për marrjen e dokumentave nga arkiva e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

Formular për kopje të regjistrimit audio në CD

Format "Kërkesë për informacion"

Format "Ankese

 

 

 

 

 

 

 

 

“Dita e Drejtësisë” Aktivitet i përbashkët -10.05.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës - Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës- Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, Dega: Drejtësi Në 10 Maj 1913 u miratua “Kanuni i Zhurisë”, akti i parë dhe guri i themelit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar. Në 110 vjetorin e miratimit të aktit të parë juridik, nga qeveria e Ismail Qemalit, në Shqipërinë e pavarur, në Ditën e Drejtësisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike – UAMD zhvilluan aktivitetin e përbashkët informues dhe ndërgjegjësues. Zv/Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, Z. Paulin Çera, dhe Prof.As.Dr. Z. Andon Kume diskutuan mbi vijimin e ofrimit të mundësisë për zhvillimin e Intership-eve nga studentët e Drejtësisë, si bashkëpunimin frytdhënës dhe me përfitime për të dyja palët, si Gjykata po ashtu edhe studentët. Gjithashtu u diskutua mbi krijimin e lehtësira dhe akses nga Gjykata për Klinikën e Ligjit e cila funksionon si zyrë e konsoliduar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale për të bashkëpunuar në mënyrë proaktive me institucionet, universitetet, grupet e interesit, studentët në veçanti, median, organizata etj. #Javaedrejtësisë #DitaeDrejtësisë#Gjykata #nejemiuamd #FSHPJ #UAMD

 

 

 

   

NJOFTIM dt. 13.11.2020

 

 

VENDIM

 

Për vazhdimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

 

Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i mbledhur sot online, më datë 13.11.2020, bazuar në nenet 27, 28 e 37/ç të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, pasi

 

 

KONSTATOI:

 

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë rezultuar të infektuar nga COVID – 19. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, Këshilli i Gjykatës, me vendimin nr. 45, datë 04.11.2020, vendosi pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës nga data 05.11.2020-16.11.2020.

 

Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ka pasur raste të shtuara të punonjësve që kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19, në funksion tё reduktimit të transmetimit të virusit dhe zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshillimi i Gjykatës, bazuar në: nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave; Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”; Udhёzimin e Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr përcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatë ushtrimit tё veprimtarisë gjyqësore dhe administrative nё gjykata” ; vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 të  Këshillit të Gjykatës “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”,

 

 

VENDOSI:

 

  1. Vazhdimin e pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, nga data 11.2020-20.11.2020, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent, sipas të gjitha parashikimeve të përcaktuara me vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”.
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 KLIKO PER TE SHKARKUAR VENDIMIN

 

NJOFTIM dt. 04.11.2020

 

Njoftim mbi ndërprerjen e shortit! Me vendim të Këshillit të Gjykatës Nr. 45 prot, datë 04.11.2020, është vendosur pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës nga data 05.11.2020-16.11.2020. Nga efektet e këtij pezullimi janë përjashtuar veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështjet me natyrë të ngutshme. .
Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së punës dhe respektimit të afateve ligjore për shqyrtimin e kërkesave të palëve, është e nevojshme që të rregullohet mënyra e shpërndarjes së çështjeve me karakter të ngutshëm gjatë kësaj periudhe. Sa me sipër Këshilli i Gjykatës ka vendosur:


1) Ndërprerjen e shortit elektronik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore. Kërkesat penale me karakter të ngutshëm që depozitohen në gjykatë gjatë kësaj periudhe, do të shqyrtohen sipas urdhrit të gatishmërisë të miratuar me Urdhrin nr. 79 prot., datë 03.11.2020 “Për ndryshimin e pjesshëm të Urdhrit nr.77, datë 28.10.2020 “Mbi planifikimin e gjyqtarëve për gjykimin e kërkesave të palëve gjatë fazës së hetimeve paraprake gjatë muajit nëntor 2020”. .
2) Kërkesat civile për vlerësimin e masave mbrojtëse të vendosura në urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme dhe kërkesat për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes që depozitohen në gjykatë gjatë kësaj periudhe, do të shqyrtohen sipas urdhrit të gatishmërisë të miratuar me Urdhrin nr.26 prot., datë 28.02.2020 “Për ndryshimin e pjesshëm të Urdhrit nr.137 prot., datë 27.12.2019 “Mbi planifikimin e gjyqtarëve për gjykimin e kërkesave për vlerësimin e masave mbrojtëse të vendosura në urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme dhe kërkesat për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për vitin 2020”, i ndryshuar pjesërisht me Urdhrin nr.30 prot., datë 10.03.2020. .
3) Kërkesat civile me karakter të ngutshëm (sigurime padish, kërkesa për pezullim të veprimeve përmbarimore, etj.), apo kërkesëpaditë që përmbajnë kërkesa të tilla, që do të depozitohen gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, do të regjistrohen nga sekretaria gjyqësore në sistem dhe vetëm kërkesa me karakter të ngutshëm do të shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm i Seksionit Civil sipas urdhrit të gatishmërisë së sipër cituar. Me përfundimin e shqyrtimit të kërkesës me karakter të ngutshëm gjyqtari i gatshëm depoziton dosjen në sekretari dhe gjykimi i themelit i kalon gjyqtarit që do të caktohet me shortin e parë që do të zhvillohet pas përfundimit të kësaj periudhe. .
4) Të gjitha kërkesat civile dhe penale që mund të depozitohen nëpërmjet shërbimit postar gjatë kësaj periudhe, do të fillojnë të regjistrohen nga sekretaria gjyqësore në sistem në ditën e parë të punës për administratën gjyqësore dhe do të hidhen në short në shortin e parë që do të zhvillohet. .
Faleminderit!

 


NJOFTIM dt. 04.11.2020

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID - 19 dhe po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, në funksion tё reduktimit të transmetimit të virusit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID - 19, Këshilli i Gjykatës u mblodh për marrjen e masave me qëllim për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre. Sa më sipër, bazuar në nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Udhёzimin e Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr pёrcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatё ushtrimit tё veprimtarisё gjyqёsore dhe administrative nё gjykata” , Këshilli i Gjykatës
Vendosi:
1. Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.
3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, dhe të gjithë masat me karakter të ngutshëm.
4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë nga data 05.11.2020-16.11.2020.
6. Orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 10:00-11:00 të çdo dite.
7. Aksesi në shërbime do të kryhet nëpërmjet komunikimit elektronik të bërë publike nga gjykata në ambientet në hyrje të saj, në faqen web të Gjykatës, në adresën e e-mailit si dhe nëpërmjet shërbimit postar.
• Nëpërmjet Postës Shqipëtare në adresën: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Lagjja Nr.2, Rruga “Aleksander Goga”.
• Nëpërmjet postës elektronike në adresën zmp.gjykatarrethitdurres@gjykata.gov.al
Faleminderit!

Për të kryer aplikime për kopje të vendimeve gjyqësore nga Arkiva e Gjykatës së Rrethit Gjqësor Durrës, ju lutem klikoni në linkun:

http://gjykata.gov.al/rrethi-durr%C3%ABs/gjykata-e-rrethit-durr%C3%ABs/formular-aplikimi/