GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR 

 

Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos në shërbimin tuaj këtë faqe zyrtare, e cila është krijuar për të siguruar një proces sa më transparent dhe një akses të gjerë të publikut, ku çdokush mund të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi veprimtarinë e saj gjyqësore dhe administrative.

Kjo faqe hapet në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedural në Gjykatë, si dhe në kuadrin e informimit të qytetarëve me veprimtarinë e Gjykatës, nga ky këndvështrim, ndiqen objektivat e mëposhtme:

  • Të krijojë një vitrinë informative të hapur për të gjithë qytetarët.
  • Të japë informacion mbi veprimtarinë e gjykatës.
  • Tu mundësojë vizitorëve të faqes zyrtare të web, qasjen ndaj shërbimeve për kategoritë e informacionit që bëhen publike pa kërkesë në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme.
  • Krijimi i një kanali komunikimi me publikun dhe median për veprimtarinë e gjykatës.
  • Të garantojë një shërbim efektiv në mënyrë që ti përgjigjet më mirë nevojave të përdoruesve.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke përditësuar këtë faqe zyrtare të web, ndërmerr një rrugë që synon veprimtarinë proaktive, të dhënies së informacionit mbi veprimtarinë e gjykatës, tek qytetari dhe media, në kohë reale, duke vendosur kështu dhe një komunikim profesional dhe transparent me përdoruesit e drejtësisë.