SI TË NGREJMË NJË KËRKESË PADI

/media/3123/si-te-ngrejme-nje-kerkese-padi.docx

 

SI TË BËJMË NJË ANKIM NË GJYKATË

/media/3122/si-te-bejme-nje-ankim-ne-gjykate.docx

 

 FATURË ARKËTIMI

/media/3115/fature-arketimi.pdf

 

 TARIFA PËR SHËRBIMET

 /media/3126/tarifat-per-sherbimet.pdf

 

 FATURA PËR GJOBAT

 /media/3125/fatura-per-gjobat-gjykata-kurbin.xlsx

 

 KËRKESË PËR TËRHEQJE AKTESH NGA ARKIVA

/media/3120/k-e-r-k-e-s-e-per-terheqje-aktesh-nga-arkiva.doc

 

 KËRKESË PËR KOPJE CD

/media/3121/kerkesa-per-kopje-te-regjistrimit-audio-cd.pdf

 

 FORMULAR PËR DORËZIMIN E PROVAVE

/media/3118/formular-për-dorëzimin-e-provave.docx

 

VIDEO INFORMUESE PËR PUBLIKUN
LIDHUR ME FORMULARIN ELEKTRONIK TË APLIKIMIT

 

/media/2881/fea-project.mp4

 

 

 LINKU I REGJISTRIT KOMBËTAR  ELEKTRONIK TË EKSPERTËVE

https://www.drejtesia.gov.al/regjistri-elektronik-i-eksperteve/

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ushtron misionin e saj për dhënien e drejtësisë në përputhje me kushtetutën dhe kuadrin ligjor në Shqipëri.

Veprimtaria e Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Kurbin, e cila ka kompetencë rrethin e Kurbinit, zhvillohet në funksion të zbatimit të ligjit dhe shërbimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë e në kohë te shpejte, me dinjitet dhe profesionalizëm per te gjitha çeshtjet e paraqitura qofte civile apo penale.Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin ka ne organiken e saj 4 gjyqtare dhe nje administrate prej 13 personash.Godina e Gjykates eshte ndertuar dhe  rikonstruktuar ne menyre bashkekohore per ushtrimin e funksionit te saj ne dhenien e drejtesise.Ne katin e pare te godines ndodhen zyrat e administrates gjyqesore dhe zyra e meredhenieve me publikun qe sherbejne per te plotesuar kerkesat e publikut per informacion,depozitim kerkesash,per terheqje aktesh,ne katin e dyte ndodhen zyrat e gjyqtareve si dhe dy salla gjyqesore,ne katin e trete ndodhen dy sallat e tjera gjyqesore.Gjykata ofron gjithashtu akses edhe per personat me aftesi te kufizuar.Kendi i afishimeve ne hyrjen kryesore te gjykates jep informacion mbi kalendarin javor te gjykimeve te planifikuara,njoftime te tjera te akteve proceduriale.Palet ne procese dhe publiku ne lidhje me gjykimet ,oraret e gjykimeve,gjyqtaret,objektin e gjykimit mund ti shohin ne kendin e afishimit por edhe ne monitor.

Shërbimet gjyqësore dhe informimi i publikut

Shërbimet gjyqësore për publikun ofrohen në çdo moment gjatë orarit zyrtar: 09:00 - 14:00, nga e hëna deri të premten, me përjashtim të festave zyrtare, pranë sporteleve të shërbimit, në hyrjen për publikun në gjykatë.

Pranë dy sporteleve të shërbimit:

 

Salla e pritjes se publikut

 

  • ofrohet çdo lloj informacioni në lidhje me gjykimet;
  • merren kopje të vendimeve apo të akteve të ndryshme, duke përfshirë dhe kopje të regjistrimit audio të seancave gjyqësore;
  • depozitohen kërkesat për gjykim a shtyrje, paditë, ankimet, rekurset dhe dokumentacionet e nevojshme në lidhje më çështjet gjyqësore, ashtu si dhe kërkesat me shkrim për informacion;
  • lëshohen vërtetime, etj.

Informacioni i përditësuar mbi listën e gjykimeve jepet dhe në monitorin e vendosur pranë sporteleve të shërbimit. Palët, persona të tjerë të interesuar dhe media mund të shohin aty oraret e gjykimeve, emrat e gjyqtarëve të çështjeve, objektin e gjykimit, palët dhe numrin e sallës ku mbahen seancat. Aty jepen dhe rezultatet e shortit elektronik për përcaktimin e gjyqtarit të një çështjeje. Shorti hidhet nje  herë në javë: si regull ditën e Merkure në orën 1300.

Lista e tarifave që paguhen për shërbimet gjyqësore në bazë të legjislacionit në fuqi është e afishuar pranë sporteleve të shërbimit.

Në ambientet e brendshme dhe në këndin e njoftimeve gjenden të afishuara aktet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe rregulloret e urdhrat e brendshme.

Në këndin e njoftimeve afishohen dhe listat e gjykimeve që zhvillohen në Gjykatën e Apelit Tiranë, gjë e cila përbën njoftim për palët në proces.

Për informacion, publiku mund t’i drejtohet dhe faqes së Gjykatës në internet, në adresën: www.gjykata.gov.al/portal_DCKB.

Kryetari i Gjykatës ka pritje me publikun, si rregull, çdo të premte  pas orës 1400. Për shqetësime e probleme të ngutshme, kryetari bën pritje në çdo moment.

Ankesat, shqetësimet dhe problemet lidhur me respektimin e etikës, solemnitetit dhe rregullave për shërbimet gjyqësore mund të paraqiten në formë shkresore në kryesekretari, të dërgohen me postë,kutia perkatese e sugjerimeve dhe verejtjeve e pozicionuar ne zyren e pritjes se publikut, apo t’u përcillen drejtpërdrejt kryetarit apo kancelarit të Gjykatës duke kërkuar takim me ta. Për çdo ankim me shkrim do të kthehet përgjigje po me shkrim nga ana e kryetarit të Gjykatës brenda 5 (pesë) ditësh pune.

 

Rregulla të përgjithshme

 

Hyrja në Gjykatë bëhet përmes hyrjes për publikun, në përputhje me rregullat e miratuara për kontrollin dhe sigurinë në gjykata.

Në hyrje të Gjykatës, çdo person është i detyruar t’i nënshtrohet kontrollit personal dhe verifikimit të identitetit nga punonjësi i sigurisë ose punonjësi i policisë me shërbim në Gjykatë. Si mjet identifikimi shërben karta e identitetit, pasaporta, apo certifikata personale me fotografi.

Është e ndaluar të futen në Gjykatë armë zjarri, armë të ftohta apo mjete e lëndë të tjera të rrezikshme.

Në Gjykatë ndalohet konsumimi i ushqimeve dhe i pijeve alkoolike.

Çdo qytetar duhet të respektojë rregullat e parkimit dhe të mos e lërë automjetin e tij në zonën e përcaktuar për përdorim nga Gjykata.

Paraqitja në Gjykatë duhet të jetë e rregullt dhe etike, me veshje të përshtatshme për ambiente zyrtare dhe sjellje të përmbajtur, korrekte e me respekt.

 Në dispozicion të publikut ka hapësira pritjeje si pranë sporteleve të shërbimit ashtu si dhe para çdo salle.

Ambientet e Gjykatës kontrollohen me kamera.

Në Gjykatë është e ndaluar pirja e duhanit.

Ndalohet takimi me gjyqtarin me qëllim diskutimin e çështjes, përveçse në seancë gjyqësore dhe në prani të palëve të tjera. 

Ndjekja e seancave gjyqësore

Ne Gjykaten e rrethit Gjyqesor Kurbin jane ne funksion kater salla gjykimi,te paisura me gjithe infrastrukturen e nevojshme teknologjike,punohet ne sistemin ICMIS dhe sistemin AUDIO.Gjithashtu funksionon sistemi fonik i njoftimit te paleve perpara fillimit te seancave gjyqesore . 

 

 

Gjykimet janë të hapura për publikun, duke përfshirë dhe median, përveçse kur Gjykata ka vendosur të zhvillojë gjykimin me dyer të mbyllura në rastet e përcaktuara shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe atë Civile.

Publiku ka të drejtë të ndjekë çdo gjykim publik në të gjitha sallat e gjyqit.

Palët pjesëmarrëse në gjykim, dëshmitarët si dhe personat e tjerë të interesuar futen në sallë vetëm pas njoftimit apo thirrjes së emrave.

Çdo person - palë ose jo në gjykim, dëshmitar, përfaqësues i medias etj. - ka detyrim të zbatojë etikën dhe solemnitetin në sallën e gjyqit, duke zbatuar urdhrat dhe vendimet e dhëna nga kryetari i seancës. Kjo përfshin, po jo vetëm:

  • Respektimin e orarit të planifikuar për seancën;
  • Ngritjen në këmbë në hyrjen dhe daljen nga salla të trupit gjykues;
  • Sjelljen e përmbajtur në sallën e gjyqit dhe ruajtjen e qetësisë.

Marrja e fjalës nga palët apo dëshmitarët  bëhet vetëm pas lejes së kryetarit të trupit gjykues. Në këtë rast flitet duke u ngritur në këmbë dhe duke përdorur një fjalor të kujdesshëm dhe ton me mirësjellje.

Pjesëmarrësit si dëgjues dhe gazetarët janë të detyruar të ndjekin procesin gjyqësor pa bërë asnjë koment dhe pa komunikuar me persona të tjerë në sallën e gjyqit.

Në sallën e gjyqit ndalohet përdorimi i telefonit celular.

Regjistrimet e paautorizuara gjatë seancës janë të ndaluara. Çdo operator radio-televiziv që ka interes për të regjistruar dhe transmetuar një seancë duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim jo më vonë se 24 orë para orës së deklaruar për fillimin e seancës. Kërkesa pranohet ose refuzohet plotësisht apo pjesërisht vetëm në çelje të saj, kur të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e medias që bënë kërkesën.

Në çdo sallë gjyqi funksionon regjistrimi dixhital audio i seancave gjyqësore. Personat me të drejtë fjale në seancë, duhet të flasin në mënyrë të qartë para mikrofonit përkatës.

Kopje të regjistrimit audio të seancave në sallat e gjyqit janë në dispozicion të publikut si pjesë e dosjes gjyqësore dhe mund të merren duke paraqitur kërkesën pranë sporteleve të shërbimit në Gjykatë.

 

Të nderuar qytetarë!

Mos hezitoni të kërkoni respektimin e të drejtave tuaja në çdo proces apo shërbim gjyqësor duke marrë përsipër plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji.

 

Kërkojeni drejtësinë vetëm në rrugë të ligjshme!

 

Adresa:

Lagja nr 4

Laç

Tel: 0035553224186

Fax:0035553224411

www.gjykata.gov.al/portal_DCKB

adresa e-mail: gjykatakurbin@yahoo.com