Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

LIGJ

Nr. 8577, datë 10.2.2000

 

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016; ndryshuar me ligjin nr. 45/2021, datë 23.3.2021)

                                                                                                                                                                                                                                     (i përditësuar)

Në mbështetje të neneve 6, 81, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

 

KUVENDI

 

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Qëllimi i ligjit

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Ky ligj përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, statusin e gjyqtarit, paraqitjen e kërkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues, marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre.
  2. Për çështje që lidhen me procedura që nuk rregullohen nga ky ligj apo nga Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese merr parasysh edhe dispozitat ligjore që rregullojnë procedurat e tjera, duke marrë në konsideratë natyrën ligjore të çështjes.

 

Neni 2

Funksioni i Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

 

Neni 3

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese

 

  1. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
  2. Gjykata Kushtetuese gëzon pavarësi të plotë organizative, administrative e financiare për realizimin e detyrave të caktuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj.

 

Neni 4

Selia e Gjykatës Kushtetuese

 

Selia e Gjykatës Kushtetuese është në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.

 

Neni 5

Simbolet që vendosen në Gjykatën Kushtetuese

(Shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Në sallën e Gjykatës Kushtetuese vendoset Stema e Republikës së Shqipërisë, Flamuri Kombëtar, stema dhe një pamje e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.
  2. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjatë zhvillimit të seancës plenare, mban një veshje të veçantë; përshkrimi dhe forma e së cilës përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese.

 

Neni 6

Mjetet financiare

 

  1. Gjykata Kushtetuese administron buxhetin e saj, i cili si pjesë e buxhetit të shtetit, hartohet prej saj dhe i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
  2. Në mjetet financiare përfshihet edhe çdo e ardhur tjetër që nuk është e ndaluar me ligj.
  3. Llogaritë financiare të Gjykatës Kushtetuese kontrollohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 

KREU II

EMËRIMI , ZGJEDHJA DHE MBARIMI I MANDATIT TË ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

(Ndryshuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 7

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.
  2. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Neni 7/a

Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
  2. a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
  4. c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç)  të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

  1. d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  2. dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
  3. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
  4. a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
  5. b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
  6. c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
  7. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
  8. a) vjetërsisë në profesion;
  9. b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
  10. c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

  1. d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
  2. dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
  3. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.

 

Neni 7/b

Procedura e emërimit nga Presidenti i Republikës

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016; shfuqizuar fjali në pikën 3 me ligjin nr. 45/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij ligji, njofton për vendin vakant Presidentin e Republikës, i cili, brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit, shpall në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit hapjen e procedurës së aplikimit. Aplikimet e kandidatëve të shoqëruara me dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a paraqiten pranë Presidentit të Republikës, i cili ia dërgon ato Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  2. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes është publik dhe përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet.
  4. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

 

Neni 7/c

Procedura e zgjedhjes nga Kuvendi

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016; shfuqizuar fjali në pikën 3 me ligjin nr. 45/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij ligji, njofton për vendin vakant Kuvendin, i cili, brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit, shpall në faqen zyrtare të internetit hapjen e procedurës së aplikimit. Pranë Kuvendit paraqiten aplikimet e kandidatëve të shoqëruara me dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të këtij ligji. 
  2. Kuvendi, brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës së aplikimit, publikon listën e kandidatëve dhe ia dërgon ato Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  3. Brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, Kryetari i Këshillit Emërimeve në Drejtësi thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes është publik dhe përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes. Dosjet e kandidatëve, me kërkesën dhe dokumentacionin përkatës, i vihen në dispozicion Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë.
  4. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet.
  5. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kandidatët. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas këtyre seancave, Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për secilin kandidat të përzgjedhur.
  6. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.
  7. Nëse ka më shumë se një vend vakant njëkohësisht, të paktën një anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet nga kandidatët me arsim juridik, me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në profesionin e avokatit, profesorit ose lektorit të së drejtës, juristit të lartë në administratën publike.

 

Neni 7/ç

Procedura e zgjedhjes nga Gjykata e Lartë

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij ligji, njofton për vendin vakant Kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili shpall në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit hapjen e procedurës së aplikimit. Kryetari i Gjykatës së Lartë pranon kandidaturat brenda 30 ditëve nga njoftimi, i bën ato publike dhe ia dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
  2. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve rendit kandidatët dhe i paraqet Kryetarit të Gjykatës së Lartë raportin e miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues, për çdo kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet.
  3. Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mbledhja është e vlefshme nëse marrin pjesë jo më pak se tre të katërtat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Lista me kandidatët u bëhet e njohur më parë të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje.
  4. Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur.
  5. Emri i gjyqtarit të zgjedhur i njoftohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Neni 7/d

Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
  2. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
  3. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

 

 

Neni 7/dh

Përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Përbërja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese përtërihet rregullisht çdo 3 vjet, me një të tretën e saj.
  2. Në rast të përfundimit të mandatit të gjyqtarit para afatit, zgjedhja e gjyqtarit të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar, ndjek radhën e parashikuar për zëvendësimin e tij, sipas nenit 7, pika 2, të këtij ligji.

 

Neni 8

Fillimi i detyrës

(Shtuar fjalë në pikën 3, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
  2. Formula e betimit është: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
  3. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
  4. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

 

Neni 9

Mbarimi i mandatit

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:
  2. a) mbush moshën 70 vjeç;
  3. b) përfundon mandatin 9-vjeçar;
  4. c) jep dorëheqjen;

ç) shkarkohet, sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës;

  1. d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
  2. dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
  3. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit bëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
  4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikës 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, si dhe menjëherë në rastet e mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor, njofton organin e emërtesës për vendin vakant. Procedura për emërimin e gjyqtarit të ri përfundon jo më vonë se 60 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka deklaruar përfundimin e mandatit.
  5. Në çdo rast të mbarimit të mandatit të gjyqtarit vihet në dijeni Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

 

KREU II/1

PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 10

Shkeljet disiplinore

(ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore, veçanërisht për shkaqe të:

  1. Mosparaqitjes së kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme, sipas ligjit procedural dhe gjyqtari është në dijeni të rrethanave të tilla.
  2. Sjelljes, akteve dhe veprimeve të tjera të gjyqtarit që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.
  3. Mosnjoftimit të Kryetarit të Gjykatës ose të organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet apo ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.
  4. Ndërhyrjeve ose çdo lloj ndikimi tjetër të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një gjyqtari tjetër.
  5. Mosnjoftimit të Kryetarit dhe të institucioneve përgjegjëse për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të tij.
  6. Mospërmbushjes së pajustifikuar e në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur, përkatësisht të funksionit të tij.
  7. Paraqitjes së kërkesës për heqje dorë dhe kryerjes së atyre veprimeve që nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj ose që bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët, ose kur synojnë të shmangin gjyqtarin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga gjyqtarët të tjerë ose kur dorëheqja jepet e vonuar megjithëse ka qenë në dijeni të faktit për të cilin jep dorëheqjen.
  8. Shkeljes së përsëritur ose të rëndë të rregullave të solemnitetit dhe rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, si edhe me gjyqtarë ose administratën e Gjykatës Kushtetuese.
  9. Vonesës dhe zvarritjes së përsëritur dhe të pajustifikuar të veprimeve procedurale dhe gjatë ushtrimit të funksionit.
  10. Bërjes publike të mendimeve që ka dhënë vetë ose gjyqtarët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk kanë marrë formën e një akti të bërë publik.
  11. Shkeljes së detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces apo i përfunduar, duke përfshirë lehtësinë e publikimit dhe shpërndarjes, gjithashtu edhe për shkak të neglizhencës, të akteve konfidenciale ose akteve procedurale ose informacioneve konfidenciale që rrjedhin nga çështjet të cilat janë në proces hetim ose gjykimi.
  12. Bërjes së deklaratave publike dhe në media, për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij.
  13. Parashtrimi të shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra.
  14. Përdorimit të mandatit të gjyqtarit, me qëllim për të realizuar përftime të pajustifikuara ose përfitime për vete ose për të tjerët.
  15. Shoqërimit me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar penalisht, përveç rasteve të rehabilitimit të personave të dënuar, ose persona të cilët janë të afërm me gjyqtarët në lidhje gjaku ose me ligj, dhe pasja e marrëdhënieve biznesi të papërshtatshme me këta persona.
  16. Përfitimit të padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit.
  17. Sjelljes së papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre, dhe raste të tjera me sjellje të papërshtatshme të pajustifikuar.

 

Neni 10/a

Fillimi dhe zhvillimi i procedimit disiplinor

(shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kur ka të dhëna të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka kryer shkelje të parashikuara në nenin 128, të Kushtetutës, dhe në nenin 10, të këtij ligji, me kërkesë të Kryetarit ose të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari, ose gjyqtari më i vjetër në detyrë, kur subjekt i procedimit është Kryetari, merr masat për fillimin e procedimit disiplinor.
  2. Procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të shkeljes. Procedimi disiplinor pushon nëse gjyqtari jep dorëheqjen. Në këtë rast ai nuk ka të drejtë të emërohet më në funksione publike për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Dy gjyqtarë të caktuar me short mbledhin fakte, prova dhe të dhëna të tjera lidhur me shkeljen që i atribuohet gjyqtarit dhe brenda 30 ditëve përgatisin relacionin përkatës dhe ia dërgojnë atë për shqyrtim Komisionit Disiplinor.
  4. Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar me short, pa pjesëmarrjen e gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në mbledhjen e fakteve dhe provave, sipas pikës 3 të këtij neni. Komisioni merr në shqyrtim relacionin e paraqitur dhe vendos dhënien e masës disiplinore, sipas nenit 10/b, të këtij ligji, ose pushimin e çështjes për shkak se nuk provohet shkelja.
  5. Gjyqtari, subjekt i procedimit, ka të drejtë të ushtrojë ankim ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor. Ankimi shqyrtohet nga komisioni ad hoc i përbërë nga tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që nuk kanë marrë pjesë në procedim, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij neni.

 

Neni 10/b

Masat disiplinore

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Ndaj gjyqtarit mund të vendosen këto masa disiplinore:
  2. a) vërejtje me shkrim;
  3. b) vërejtje publike;
  4. c) ulje e përkohshme e pagës deri në 50 për qind për një periudhë jo më të gjatë se 1 vit;

ç) pezullim nga detyra për një periudhë nga 3 muaj deri në 6 muaj;

  1. d) shkarkim nga detyra.
  2. Gjatë kohës së procedimit disiplinor, gjyqtari pezullohet nga detyra, sipas nenit 10/ç, të këtij ligji, dhe përfiton 50 për qind të pagës së tij.

 

Neni 10/c

Shqyrtimi i shkeljes disiplinore

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Komisioni Disiplinor shqyrton çështjen brenda 10 ditëve nga paraqitja e relacionit dhe vendos:
  2. a) dhënien e masës disiplinore;
  3. b) rrëzimin e propozimit për masë disiplinore;
  4. c) kthimin e çështjes për mbledhje të provave dhe fakteve të tjera;

ç) pushimin e çështjes, kur gjyqtari jep dorëheqjen nga detyra ose i mbaron mandati.

  1. Vendimi i njoftohet gjyqtarit të proceduar dhe në çdo rast publikohet. Kur ndaj gjyqtarit të proceduar vendoset shkarkimi nga detyra, vendimi i dërgohet organit të emërtesës.

 

Neni 10/ç

Pezullimi i gjyqtarit nga detyra

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjyqtari pezullohet nga detyra me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve kur:
  2. a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”;
  3. b) merr cilësinë e të pandehurit;
  4. c) fillon procedimi disiplinor, sipas këtij ligji.
  5. Kryetari ose gjyqtari më i vjetër në detyrë, kur subjekt procedimi është Kryetari, brenda tri ditëve nga marrja dijeni e shkaqeve të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila vendos për masën e pezullimit ndaj gjyqtarit. Vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve është përfundimtar.
  6. Gjyqtari i pezulluar nuk merr pjesë në shqyrtimin e çështjeve deri në heqjen e masës së pezullimit nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
  7. Kryetari merr masa për caktimin e një relatori të ri për çështjet e caktuara gjyqtarit të pezulluar.

 

Neni 11

Drejtimi i Gjykatës Kushtetuese

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

KREU II/2

ORGANIZIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

(shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 12

Kompetencat e Kryetarit

(ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese drejtohet dhe organizohet nga Kryetari i saj dhe, në mungesë të tij, nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, me përjashtim të rasteve kur çështja është në kompetencë të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
  2. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:
  3. a) përgatit, thërret e drejton seancat plenare të Gjykatës Kushtetuese;
  4. b) përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët;
  5. c) bashkërendon punën midis gjyqtarëve;

ç) nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të vendimeve që nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët;

  1. d) emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, si dhe merr masa disiplinore ndaj tij.

Neni 13

Kompetencat e Mbledhjes së Gjyqtarëve

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:

  1. a) përcakton drejtimet kryesore të shpenzimeve të mjeteve buxhetore;
  2. b) informohet çdo 6 muaj me raporte për shpenzimet buxhetore;
  3. c) vendos për strukturën organizative të Gjykatës Kushtetuese;

ç) vendos për numrin e nëpunësve të administratës, të Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe punonjësve të tjerë, si dhe kriteret profesionale që duhet të përmbushin dhe pagat e tyre;

  1. d) miraton rregulloren për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rregulloren e brendshme për veprimtarinë e administratës së Gjykatës Kushtetuese;
  2. dh) emëron dhe shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm;
  3. e) cakton kolegjet në fillim të çdo viti kalendarik, sipas Rregullores së Gjykatës Kushtetuese;

ë) shqyrton në shkallë të fundit ankimet e nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë për largimin nga detyra;

  1. f) vendos për masat disiplinore ndaj këshilltarëve ligjorë.

 

Neni 14

Administrata e Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Administrata e Gjykatës përbëhet nga nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë. Në ushtrimin e funksioneve të tij Kryetari asistohet nga Kabineti.
  2. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil dhe emërohet nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me propozim të Kryetarit, nga radhët e juristëve me përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet.
  3. Ai shkarkohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve, me propozim të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas rregullave të parashikuara nga Mbledhja e Gjyqtarëve për këtë qëllim.
  4. Sekretari i Përgjithshëm, nën autoritetin dhe sipas udhëzimeve të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, drejton veprimtarinë administrative të Gjykatës Kushtetuese.
  5. Nëpunësit civilë të administratës së Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohen rregullave të shërbimit civil për aq sa nuk bien ndesh me këtë ligj dhe trajtohen financiarisht njëlloj si administrata e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
  6. Të drejtat dhe detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm, nëpunësve civilë dhe të punonjësve të tjerë përcaktohen nga ky ligj dhe Rregullorja e Brendshme.

 

Neni 14/a

Njësia e Shërbimit Ligjor

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Pranë Gjykatës Kushtetuese funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor, e cila përbën bërthamën shkencore juridike të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë: përgatitjen e çështjeve për gjykim, dhënien e opinioneve ligjore dhe përgatitjen e kërkimeve shkencore për çështjet gjyqësore që janë për shqyrtim para Gjykatës Kushtetuese, si dhe çdo detyrë tjetër që i caktohet nga Kryetari ose Mbledhja e Gjyqtarëve.
  2. Njësia e Shërbimit Ligjor përbëhet nga këshilltarë ligjorë, të cilët emërohen nga Kryetari, nga radhët e juristëve që plotësojnë kriteret për të qenë gjyqtarë, prokurorë ose juristë me përvojë jo më pak se 10 vjet si lektorë të së drejtës, avokatë ose nëpunës të lartë të administratës publike. Jo më pak se gjysma e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve ligjorë emërohen nga radhët e magjistratëve. Këshilltari ligjor që vjen nga radhët e juristëve përfiton pagë të barabartë me “pagën bruto fillestare” të gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, pa përfitimet e tjera financiare, sipas referimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  3. Njësia e Shërbimit Ligjor është në varësi të Kryetarit, i cili për çdo çështje gjyqësore cakton këshilltarin ligjor, duke marrë për bazë përvojën profesionale dhe ekspertizën ligjore të tij, sipas Rregullores së Gjykatës Kushtetuese. Numri i këshilltarëve ligjorë caktohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
  4. Këshilltarët ligjorë mbajnë përgjegjësi disiplinore. Masat disiplinore vendosen nga Mbledhja e Gjyqtarëve, sipas rregullores.
  5. Këshilltarët ligjorë i nënshtrohen rregullave të parashikuara në këtë ligj, Rregullores së Brendshme të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit për statusin e magjistratit, për aq sa ai gjen zbatim.

 

Neni 15

Garantimi i rendit

 

  1. Për mbajtjen e rendit dhe ruajtjen e saj, Gjykata Kushtetuese ka të drejtën e disponimit të forcave policore që vihen në shërbim të saj.
  2. Numri dhe detyrat e këtyre forcave policore miratohen nga Ministri i Rendit Publik me propozimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

KREU III

STATUSI I GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

 

Neni 16

Imuniteti

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi, si pasojë e një interesi personal ose keqdashje.

 

Neni 16/a

Papajtueshmëria

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, si dhe veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik dhe shkencor për zhvillimin e doktrinës. Kohëzgjatja e veprimtarisë profesionale të lejueshme parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Ushtrimi i funksionit të gjyqtarit nuk pajtohet me qenien anëtar në një parti politike apo pjesëmarrjen në aktivitete publike të organizuara nga një parti politike, si dhe me veprimtari të tjera të papajtueshme me detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
  2. Gjyqtari i sapozgjedhur merr masat për shmangien e çdo situate papajtueshmërie brenda 10 ditëve nga betimi.
  3. Në rast se anëtari i Gjykatës Kushtetuese gjatë ushtrimit të detyrës ndodhet në një situatë papajtueshmërie, ai menjëherë merr masa për shmangien e saj. Në rast të kundërt, gjejnë zbatim rregullimet e nenit 10 e në vijim të këtij ligji.

 

Neni 17

Paga

 

  1. Paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
  2. Paga e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është 20 për qind më e lartë se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
  3. Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ulen dhe as të preken.

 

Neni 18

Të drejta të tjera të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar fjalia e fundit në pikën 3 me ligjin nr. 45/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet:
  2. a) të kenë një mbrojtje të veçantë të vetes, familjes dhe pronës, kur një gjë të tillë e kërkojnë vetë për rrethana serioze ose çmohet se është e domosdoshme. Organet përkatëse, të ngarkuara me ruajtjen e personaliteteve të larta, janë të detyruara t’i përgjigjen çdo kërkese të bërë në këtë drejtim;
  3. b) të përfitojnë leje të pagueshme vjetore 40 ditë. Leja vjetore bëhet gjatë muajit gusht-shtator;
  4. c) të përfitojnë falas Fletoren Zyrtare, gazeta dhe revista juridike;

ç) të përfitojnë në mënyrë të barabartë po ato të drejta që gëzojnë deputetët, sipas neneve 16 pika 1, 19, 20, 23, 25 dhe 26 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”.

  1. Koha e qëndrimit në detyrë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e përmendura në Kushtetutë dhe në këtë ligj.
  2. Në përfundim të mandatit, me përjashtim të rastit kur shkarkohet nga detyra sipas procedurave të përcaktuara në ligj, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese caktohet në një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt, si dhe përfiton pagesë kalimtare dhe/ose pension suplementar, sipas legjislacionit në fuqi. Në rastet kur përpara emërimit gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzonte statusin e magjistratit, në përfundim të mandatit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka të drejtë të caktohet të paktën në një pozicion në nivel apeli, përkatësisht në gjykata ose në prokurori, me kusht që të plotësojë kriteret për atë pozicion, në përputhje me legjislacionin në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Neni 19

Marrëdhëniet protokollare

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e saj kanë status të veçantë protokollar.
  2. Në marrëdhëniet protokollare Kryetari i Gjykatës Kushtetuese vjen menjëherë pas Kryeministrit, ndërsa gjyqtarët e saj barazohen në trajtimin protokollar me ministrin.
  3. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ftohen të marrin pjesë në delegacionet zyrtare, ceremonitë, pritjet dhe veprimtaritë e ndryshme të karakterit kulturor, shoqëror dhe sportiv, sipas protokollit të përcaktuar në këtë nen.

 

KREU IV

PARIME TË GJYKIMIT KUSHTETUES

 

Neni 20

Shqyrtimi kolegjial

 

Shqyrtimi i çështjeve nga Gjykata Kushtetuese bëhet kolegjialisht. Vendimi merret vetëm nga ata gjyqtarë që kanë marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes.

 

Neni 21

Procesi publik

(Ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Shqyrtimi i çështjeve nga Gjykata Kushtetuese bëhet në seancë plenare publike ose mbi bazë të dokumenteve. Në çdo rast vendos Kolegji ose Mbledhja e Gjyqtarëve.
  2. Gjykata Kushtetuese mund ta përjashtojë publikun nga seanca plenare ose një pjesë të tij, me arsyetimin e mbrojtjes së moralit publik, të rendit publik, të sigurisë kombëtare, të së drejtës së jetës private ose të së drejtave vetjake.

 

Neni 22

Përdorimi i gjuhës shqipe

(Shtuar fjalë në pikën 2, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Në shqyrtimin e çështjeve përdoret gjuha shqipe.
  2. Pjesëmarrësit në gjykim, që nuk dinë gjuhën shqipe, përdorin gjuhën e tyre. Ata marrin dijeni për të gjithë zhvillimin e procesit me anë të përkthyesit, që si rregull sigurohet nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të palës.

 

Neni 23

Procesi gojor

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 24

Mbrojtja në gjykimin kushtetues

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Pjesëmarrësit në gjykimin kushtetues mbrohen vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Kur çështja kalon për gjykim dhe objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar.

 

Neni 25

Paanshmëria në gjykimin kushtetues

(Ndryshuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve është i paanshëm dhe bazohet në kryerjen e detyrave të tij vetëm në Kushtetutë dhe në ligj.
  2. Në veprimtarinë e tij, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese merr pjesë me cilësinë e tij vetjake dhe nuk përfaqëson asnjë organ shtetëror, organizatë shoqërore, parti ose shoqatë politike, grup etnik ose social.

 

Neni 26

Publikimi i vendimit përfundimtar dhe hyrja e tij në fuqi

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese publikohen në Fletoren Zyrtare, si dhe në mjete të tjera të informimit publik. Publikimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese bëhet jo më vonë se 15 ditë nga depozitimi i tyre për këtë qëllim në Qendrën e Botimeve Zyrtare. Mendimi i pakicës publikohet bashkë me vendimin përfundimtar.
  2. Vendimet, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e publikimit, përveçse kur është parashikuar ndryshe në këtë ligj. Kur vendimi sjell pasoja për të drejtat kushtetuese të individit, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ai të hyjë në fuqi ditën e shpalljes së tij. Në këtë rast, vendimi shoqërohet me një arsyetim të përmbledhur, ndërsa vendimi i arsyetuar plotësisht publikohet brenda 30 ditëve.
  3. Gjykata Kushtetuese mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese mund të urdhërojë pezullimin e zbatimit të aktit të shfuqizuar prej saj ndaj kërkuesit në çështjen gjyqësore deri në kohën kur vendimi fillon efektet.
  4. Gjykata Kushtetuese përgatit dhe publikon përmbledhje periodike të vendimeve të saj.

 

KREU V

PARAQITJA DHE SHQYRTIMI PARAPRAK I KËRKESËS

 

Neni 27

Përmbajtja e kërkesës

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese paraqitet nga kërkuesi ose përfaqësuesi i zgjedhur prej tij. Në rast se kërkuesi ka zgjedhur të përfaqësohet nga një avokat, ai i bashkëngjit kërkesës aktin e përfaqësimit. Në një rast të tillë të gjitha njoftimet e Gjykatës i drejtohen përfaqësuesit të kërkuesit.
  2. Kërkesa paraqitet në formë të shkruar në gjuhën shqipe, qartë e kuptueshëm, në aq kopje sa janë pjesëmarrësit në gjykim dhe duhet të përmbajë:
  3. a) emrin dhe adresën e Gjykatës Kushtetuese;
  4. b) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vendbanimin ose vendqëndrimin e kërkuesit dhe/ose të përfaqësuesit;
  5. c) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vendbanimin ose vendqëndrimin e subjekteve të interesuara dhe/ose të përfaqësuesve;

ç) objektin e kërkesës dhe bazën ligjore;

  1. d) parashtrimin e shkaqeve dhe shkeljet e natyrës kushtetuese të pretenduara;
  2. dh) dokumentet, provat, apo materiale të tjera që shoqërojnë kërkesën;
  3. e) kopje të noterizuara të të gjitha vendimeve objekt kërkese, si dhe të ankimeve dhe rekurseve të paraqitura në instancat e tjera gjyqësore;

ë) nënshkrimin e kërkuesit ose të përfaqësuesit të tij, si dhe aktin e përfaqësimit të këtij të fundit.

  1. Kërkesa mund të paraqitet dorazi ose me postë. Në rast të dërgimit të kërkesës me postë, data e paraqitjes së saj konsiderohet data e dorëzimit në zyrën postare. Në rast se kërkesa është dërguar gabimisht në një institucion tjetër dhe kërkesa është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të afatit ligjor, kërkesa konsiderohet e paraqitur në afat në rast se provohet se kjo ka ndodhur në mirëbesim.
  2. Kërkesa që plotëson kriteret e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, regjistrohet në regjistrin e posaçëm që mbahet nga Drejtoria Gjyqësore pranë Gjykatës Kushtetuese.
  3. Kërkesa që nuk plotëson kriteret e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, konsiderohet e paplotë dhe nuk regjistrohet në regjistrin e kërkesave. Drejtoria Gjyqësore njofton kërkuesin që brenda 10 ditëve të bëjë plotësimet e nevojshme. Në rast se kërkuesi nuk e paraqet kërkesën të plotësuar ose brenda afatit të caktuar nga Drejtoria Gjyqësore, kërkesa arkivohet.
  4. Kërkesa e regjistruar në regjistrin e kërkesave i dorëzohet Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili merr masat për caktimin me short të relatorit të çështjes, sipas Rregullores së Gjykatës.

 

Neni 28

Shpenzimet gjyqësore

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Shpenzimet e procesit gjyqësor para Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohen rregullave të parashikuara në ligjin për tarifat gjyqësore.
  2. Kur Gjykata Kushtetuese vendos pranimin e ankimit individual kushtetues, ajo mund të shprehet edhe për shpenzimet e përfaqësimit pjesërisht ose tërësisht, nëse kërkohet nga kërkuesi.

 

Neni 29

Dokumente që i bashkëlidhen kërkesës

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 30

Afati i paraqitjes së kërkesës

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 31

Shqyrtimi paraprak i kërkesës

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kërkesa shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.
  2. Kur kërkesa, megjithëse është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese dhe është paraqitur nga subjekti që legjitimohet, nuk është e plotë për ndonjë shkak të ndryshëm nga ata që parashikohen në nenin 27, të këtij ligji, Kolegji ia kthen kërkuesit për plotësim, duke dhënë shkaqet e kthimit dhe afatin e plotësimit të saj. Kur kërkesa paraqitet e plotësuar brenda afatit të përcaktuar për korrigjimin e të metave, kalon përsëri për shqyrtim paraprak në kolegj. Në këtë rast si datë e paraqitjes së kërkesës konsiderohet data e paraqitjes së saj për herë të parë në gjykatë. Në rast se kërkesa paraqitet në gjykatë brenda afatit të përcaktuar për korrigjimin e të metave, por e paplotësuar, kolegji vendos moskalimin për gjykim.
  3. Kur kërkesa nuk përmbush kriteret e parashikuara në nenin 31/a, pika 2, të këtij ligji, kolegji vendos moskalimin e çështjes në seancë plenare. Në të gjitha rastet, kur ndonjë nga gjyqtarët e kolegjit nuk është i një mendimi me të tjerët, kërkesa i kalon për shqyrtim paraprak Mbledhjes së Gjyqtarëve.
  4. Kolegji ose Mbledhja e Gjyqtarëve nuk shqyrton themelin e çështjes në këtë fazë.
  5. Ankesat, lutjet dhe çdo korrespondencë tjetër që nuk përmban elementet e kërkesës, sipas nenit 27, të këtij ligji, regjistrohen në regjistër të veçantë dhe për to veprohet administrativisht.

 

Neni 31/a

Moskalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri, ndërsa nga Mbledhja e Gjyqtarëve merret me shumicën e votave.
  2. Moskalimi i çështjes në seancë plenare vendoset kur:
  3. a) kërkimet e paraqitura në kërkesë nuk hyjnë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese;
  4. b) kërkesa nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet;
  5. c) kërkesa është paraqitur nga një person i paautorizuar;

ç) vërtetohet se kërkesa është paraqitur jashtë afatit ligjor;

  1. d) kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose legjislacioni në fuqi parashikon mjete efektive në dispozicion;
  2. dh) kërkimet e paraqitura në kërkesë janë objekt i një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, ose rivendosja në vend e së drejtës së shkelur nuk është e mundur;
  3. e) kërkesa është haptazi e pabazuar.

 

Neni 31/b

Heqja dorë nga kërkesa

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kërkuesi mund të heqë dorë nga kërkesa përpara fillimit të shqyrtimit të saj nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese vendos pushimin e gjykimit të çështjes.
  2. Gjykata Kushtetuese vendos mospranimin e heqjes dorë nga kërkesa kur vlerëson se shqyrtimi i saj paraqet interes publik. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese arsyeton vendimin për mospranimin e heqjes dorë.

 

Neni 31/c

Abuzimi me të drejtën për të paraqitur kërkesë

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese, kur konstaton se kërkuesi ose përfaqësuesi i tij ligjor paraqet kërkesë abuzive ose të përsëritur, për të njëjtin shkak dhe objekt, megjithëse ajo është shqyrtuar një herë nga Gjykata Kushtetuese, ose kur konstatohet se kërkuesi ose përfaqësuesi ligjor kanë fshehur ose shtrembëruar fakte dhe rrethana që lidhen me çështjen, urdhëron gjobitjen e tij në shumën nga 100 000 – 500 000 lekë. Kur Gjykata konstaton se ndodhet përpara rasteve të falsifikimit të dokumenteve ose ndonjë vepre tjetër penale, ajo njëkohësisht ia dërgon materialet për hetim prokurorisë.
  2. Vendimi, në rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, merret nga Mbledhja e Gjyqtarëve, me propozim të Kryetarit ose të relatorit të çështjes.
  3. Gjoba e vendosur nga Mbledhja e Gjyqtarëve është titull ekzekutiv.

 

KREU VI

FUNKSIONIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

 

Neni 32

Shqyrtimi në seancë plenare

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjet në seancë plenare me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por në asnjë rast të jo më pak se të dy të tretave të tyre.
  2. Rregullat mbi seancën plenare të zhvilluar me dyer të mbyllura caktohen me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
  3. Gjatë zhvillimit të seancës respektohen rregullat e solemnitetit dhe të sigurisë, të cilat përcaktohen në Rregulloren e Gjykatës.
  4. Regjistrimet radiofonike, televizive, audio ose video nga përfaqësues të medias gjatë seancës plenare lejohen vetëm me pëlqimin e gjykatës, në varësi të çështjes konkrete.

 

Neni 33

Thirrja dhe drejtimi i seancës plenare

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thërret dhe drejton seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Kryetari është në pamundësi për të marrë pjesë në gjykim, ai cakton gjyqtarin më të vjetër në detyrë për të kryesuar seancën.
  2. Kryesuesi i seancës plenare ushtron këto detyra:
  3. a) merr masa për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të çështjes;
  4. b) orienton diskutimet mes palëve dhe shmang çdo debat të panevojshëm për çështjen;
  5. c) ndërpret palët pjesëmarrëse kur diskutimi i tyre nuk ka lidhje me çështjen ose nuk përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese;

ç) u heq të drejtën e fjalës palëve nëse diskutimi i tyre është arbitrar, fyes dhe në kundërshtim me rregullat e etikës dhe moralit.

  1. Kryesuesi i seancës mund të urdhërojë largimin e personave nga salla kur pjesëmarrësit në gjykim nuk zbatojnë urdhërimet e kryesuesit të seancës, si dhe kur nuk tregojnë respekt për trupin gjykues dhe Kushtetutën.
  2. Seanca, si rregull, zhvillohet pa ndërprerje. Në raste të veçanta, kryesuesi i seancës, pas marrjes së mendimit të anëtarëve të trupit gjykues, mund të ndërpresë seancën kur është e nevojshme.

 

Neni 34

Të drejtat e gjyqtarit në gjykimin kushtetues

 

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese ka të drejtë:

  1. a) të marrë pjesë në shqyrtimin e çdo çështjeje, me përjashtim të rasteve kur ndalohet nga ligji;
  2. b) të njihet me përmbajtjen dhe gjithë materialet e çështjes në shqyrtim;
  3. c) gjatë shqyrtimit, t’u drejtojë pyetje e të kërkojë shpjegime nga pjesëmarrësit në gjykim, si dhe nga personat e thirrur si dëshmitarë ose ekspert;

ç) të marrë pjesë në bisedimet përfundimtare dhe të shfaqë lirisht mendimin e tij për mënyrën e përfundimit të çështjes që shqyrtohet.

 

Neni 35

Detyrat e gjyqtarit në gjykimin kushtetues

 

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet:

  1. a) të përgatisë çështjen për gjykim, si dhe të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës plenare;
  2. b) të votojë për mënyrën e zgjidhjes së çështjes;
  3. c) të ruajë sekretin e diskutimeve dhe të votimit.

 

Neni 36

Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese kërkon heqjen dorë nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete kur:
  2. a) ka marrë pjesë në hartimin e aktit objekt shqyrtimi;
  3. b) ka deklaruar publikisht qëndrimin e tij ndaj çështjes;
  4. c) për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim paanshmëria e tij;

ç) paanshmëria e tij vihet në dyshim për shkaqe të tjera.

  1. Kur objekt shqyrtimi është një ligj ose akt normativ, i cili mund të ketë efekte edhe për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, heqja dorë e tij ose kërkesa për përjashtim për këtë shkak nuk pranohet.
  2. Në rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, gjyqtari, brenda një afati të arsyeshëm, i paraqet me shkrim kërkesën për heqjen dorë nga çështja Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa për heqje dorë ose për përjashtimin nga gjykimi shqyrtohet menjëherë nga Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila vendos për pranimin ose jo të saj.

 

Neni 37

Përjashtimi i gjyqtarit

 

  1. Pjesëmarrësit në gjykim kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit në çdo fazë të zhvillimit të gjykimit kur ekziston një nga rastet e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji dhe gjyqtari nuk heq dorë nga shqyrtimi i çështjes.
  2. Për përjashtimin e gjyqtarit vendos shumica e gjyqtarëve që marrin pjesë në shqyrtimin e çështjes. Gjyqtari, për të cilin kërkohet përjashtimi, pasi dëgjohet nuk merr pjesë në votim. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, gjyqtari quhet i përjashtuar.

 

Neni 38

Njoftimi, paraqitja e dokumenteve dhe pjesëmarrja në seancë plenare

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Njoftimi për orën dhe datën e zhvillimit të seancës plenare, publike ose mbi bazë të dokumenteve, bëhet nga Drejtoria Gjyqësore, si rregull, 30 ditë para datës së caktuar për zhvillimin e seancës plenare, me përjashtim të rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe.
  2. Njoftimi i kërkuesit, subjektit të interesuar ose përfaqësuesit të tyre ose, sipas rastit, i dëshmitarit, ekspertit apo personave të tjerë, pjesëmarrja e të cilëve është e nevojshme për zhvillimin efektiv të gjykimit kushtetues, bëhet me shkresë zyrtare, me fletëthirrje postare, me telegram, si dhe përmes e-mail-it nëse palët kanë rënë dakord për këtë mënyrë njoftimi në momentin e depozitimit të kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese.
  3. Kur ndonjëri nga pjesëmarrësit në gjykimin kushtetues nuk ka një vendqëndrim të saktë ose ndodhet me qëndrim të përhershëm jashtë shtetit, njoftimi bëhet me letërporosi, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile dhe me shpallje në selinë e Gjykatës Kushtetuese, të paktën 30 ditë përpara datës së caktuar për zhvillimin e seancës plenare.
  4. Mosnjoftimi i rregullt shkakton shtyrjen e seancës plenare, duke caktuar një datë tjetër për zhvillimin e saj, si dhe duke bërë njoftimet përkatëse.
  5. Kur kërkuesi, subjekti i interesuar ose përfaqësuesit e tyre, megjithëse janë njoftuar, nuk paraqiten në seancë plenare ose nuk dërgojnë dokumente shtesë, seanca plenare zhvillohet në mungesë.
  6. Kur seanca zhvillohet mbi bazë dokumentesh, mosparaqitja brenda afatit të përcaktuar dhe pa shkaqe të përligjura e parashtrimeve nga kërkuesi dhe e prapësimeve nga subjekti/et i/e interesuara passjell zhvillimin e gjykimit vetëm mbi bazën e kërkesës dhe/ose dokumenteve shoqëruese të saj të paraqitura në momentin e regjistrimit.

 

Neni 39

Pjesëmarrësit në gjykimin kushtetues

 

  1. Pjesëmarrës në gjykimin kushtetues janë:
  2. a) Subjekti që ka paraqitur kërkesën ose përfaqësuesi i tij.
  3. b) Subjektet kundër të cilëve është paraqitur kërkesa ose që kanë interes të drejtëpërdrejtë për çështjen që shqyrtohet.
  4. c) Organi që ka nxjerrë aktin.

ç) Organet shtetërore që janë në mosmarrëveshje për kompetencë.

  1. Në rastet kur pjesëmarrës në gjykimin kushtetues janë organe shtetërore, ato përfaqësohen nga drejtuesit e tyre dhe në mungesë nga persona të autorizuar me shkrim.
  2. Përfaqësues të pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues mund të jenë avokatët, të cilët pajisen me prokurë ose caktohen si të tillë me deklarim në seancë plenare.
  3. Dhoma Kombëtare e Avokatisë cakton listën e avokatëve që mund të marrin pjesë në shqyrtimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Neni 40

Thirrja e ekspertit

 

  1. Me kërkesën e pjesëmarrësve në gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë me cilësinë e ekspertit persona që kanë njohuri të posaçme në fushën e shkencës, teknikës ose artit për konstatimin dhe sqarimin e fakteve që kanë lidhje me çështjen në shqyrtim.
  2. Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet edhe në seancë plenare.

 

Neni 41

Thirrja e dëshmitarit

 

Kur shihet e domosdoshme për sqarimin e fakteve që lidhen me çështjen në shqyrtim, me kërkesën e pjesëmarrësve në gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë e të pyesë në seancë plenare persona me cilësinë e dëshmitarit.

 

Neni 42

Kërkimi i dokumenteve dhe detyrimi për t’i paraqitur ato

(Ndryshuar titulli dhe shtuar pika 3, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kur shihet e domosdoshme, me kërkesën e pjesëmarrësve në gjykim ose kryesisht, Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë dokumente të cilat kanë lidhje me çështjen në shqyrtim.
  2. Dokumentet e kërkuara administrohen në seancë plenare.
  3. Çdo organ shtetëror, person fizik ose juridik, ka detyrimin t’i vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese dokumente, të dhëna e njoftime kur këto kërkohen e çmohen të nevojshme për shqyrtimin e çështjes.

 

Neni 43

Zhvillimi i seancës plenare

 

Shqyrtimi i çështjes në seancë plenare ndjek këto rregulla:

  1. a) Deklarohet çelja e seancës plenare nga kryesuesi i saj.
  2. b) Verifikohet paraqitja e pjesëmarrësve.
  3. c) Verifikohet legjitimiteti i pjesëmarrësve ose i përfaqësuesve të tyre.

ç) Pyeten pjesëmarrësit nëse kanë kërkesa paraprake dhe vendoset për to.

  1. d) Lexohet kërkesa nga gjyqtari relator.
  2. dh) Ftohen pjesëmarrësit të parashtrojnë kërkesat dhe kundërshtimet, duke filluar nga subjekti që ka paraqitur kërkesën.
  3. e) Pjesëmarrësit në proces japin shpjegime ose bëjnë sqarime për pyetjet e gjyqtarëve.

ë) Administrohen provat dhe ftohen pjesëmarrësit të japin mendime për përmbajtjen e tyre.

  1. f) Ftohen pjesëmarrësit të bëjnë kërkesat përfundimtare.
  2. g) Deklarohet nga kryesuesi mbyllja e seancës plenare dhe tërheqja për vendim.

 

Neni 43/a

Procedura gjatë zhvillimit të seancës publike

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Personat e pranishëm në sallën e gjyqit duhet të respektojnë solemnitetin e Gjykatës. Ata duhet t’i binden kërkesave të kryesuesit të seancës për mbajtjen e qetësisë.
  2. Mbarëvajtja e seancës gjyqësore garantohet nga një punonjës i gjykatës. Kërkesat e tij për ruajtjen e rendit ose për zbatimin e udhëzimeve të kryesuesit të seancës janë të detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit në proces.

 

Neni 43/b

Të drejtat e pjesëmarrësve në seancë gjyqësore

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Pjesëmarrësit në procesin e gjykimit para Gjykatës Kushtetuese kanë këto të drejta:
  2. a) të njihen me dokumentet e dosjes, të marrin ekstrakte ose fotokopje të tyre;
  3. b) të marrin pjesë në shqyrtimin e provave;
  4. c) të paraqesin prova;

ç) t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit, dëshmitarëve, ekspertëve e specialistëve;

  1. d) të paraqesin kërkesa;
  2. dh) të japin shpjegime me shkrim ose me gojë;
  3. e) të paraqesin përfundimet e tyre;

ë) të kundërshtojnë kërkesat e palëve të tjera, përfundimet dhe shpjegimet e tyre, si dhe të paraqesin pretendime përfundimtare.

  1. Kërkuesi, në çdo fazë të procesit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, mund të kërkojë me shkrim pakësimin dhe shtimin e objektit të kërkimit ose heqjen dorë nga kërkesa.

 

Neni 44

Riçelja e seancës plenare

 

  1. Nëse pas mbylljes të seancës plenare çmohet e domosdoshme sqarimi i rrethanave plotësuese, të cilat kanë rëndësi të veçantë për çështjen në shqyrtim, vendoset riçelja e saj.
  2. Vendimi për riçeljen e seancës plenare merret me shumicë votash nga gjyqtarët që kanë qenë të pranishëm në seancën plenare.
  3. Vendimi për riçeljen e seancës plenare u njoftohet pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në të dhe t’u jepet fjala nëse e kërkojnë, për të bërë shpjegime që i çmojnë në interes të tyre.

 

Neni 44/a

Shtyrja e seancës

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Gjykata mund të shtyjë shqyrtimin e çështjes nëse ajo e vlerëson të nevojshme paraqitjen e dëshmitarëve dhe të ekspertëve të fushës, marrjen e provave të tjera, hetimin e mëtejshëm të çështjes ose formimin e plotë të trupit gjykues. Shqyrtimi i çështjes rifillon nga momenti i ndërprerjes.

 

Neni 44/b

Pezullimi i gjykimit

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Nëse Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjes, vendos të kërkojë një opinion këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj ose të kërkojë amicus curia nga organizma të tjerë, ajo vendos pezullimin e shqyrtimit të çështjes.
  2. Seanca rihapet menjëherë pas marrjes së opinionit këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ose amicus curia. Opinioni i marrë u njoftohet palëve bashkë me datën e seancës.

 

Neni 45

Pezullimi i ligjit ose aktit

(Ndryshuar titulli dhe shtuar pika 5, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese, kryesisht ose me kërkesë të palës, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancën plenare, urdhëron pezullimin e ligjit ose të aktit. Pezullimi vazhdon derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
  2. Vendimi për masën e pezullimit i njoftohet organit përkatës që ka nxjerrë ligjin ose aktin, si dhe bëhet publikimi i tij.
  3. Gjykata Kushtetuese në çdo fazë të shqyrtimit të çështjes, me vendim në seancën plenare, mund të heqë masën e pezullimit.
  4. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet në vendimin përfundimtar për vazhdimësinë ose jo të masës së pezullimit.
  5. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast jepet i arsyetuar dhe publikohet menjëherë.

 

Neni 46

Procesverbali i seancës plenare

 

Neni 47

Afati i shqyrtimit të çështjes

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

           

  1. Shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton afate të tjera. Në çdo rast bisedimet dhe marrja e vendimit nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve bëhet mbi bazën e projektvendimit të përgatitur nga relatori.
  2. Shqyrtimi i çështjes në seancë plenare bëhet pasi të jenë depozituar paraprakisht nga palët të gjitha materialet e nevojshme për gjykim, si dhe çështja të jetë përgatitur në tërësi nga relatori i çështjes. Relatori i çështjes paraqet në bisedime projektvendimin përkatës, mbi të cilin votojnë të gjithë gjyqtarët që kanë marrë pjesë në votim.
  3. Vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

 

Neni 48

Kufijtë e shqyrtimit të çështjes

 

  1. Kufijtë e shqyrtimit të çështjes janë brenda objektit të kërkesës dhe shkaqeve të parashtruara në të.
  2. Përjashtimisht, kur ka lidhje midis objektit të kërkesës dhe akteve të tjera normative, vendos për çdo rast Gjykata Kushtetuese.

 

KREU VII

PROCEDURAT E VEÇANTA

 

Procedura për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjeve ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare

 

Neni 49

Subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për pajtueshmërinë e ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare e kanë: Presidenti i Republikës, Kryeministri, jo më pak se një e pesta e deputetëve dhe Avokati i Popullit.
  2. Të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për kontrollin vetëm të respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, sipas nenit 131, pika 2, dhe nenit 177, të Kushtetutës, e kanë Presidenti i Republikës dhe jo më pak se një e pesta e deputetëve.
  3. Të drejtën për të filluar një kontroll mbi pajtueshmërinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare e kanë edhe:
  4. a) Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;
  5. b) organet e qeverisjes vendore, kur pretendojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre të parashikuara në Kushtetutë ose pozita e tyre kushtetuese;
  6. c) komisionerët e krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kur gjatë veprimtarisë së tyre konstatojnë se ligji ose akti normativ cenon të drejtat dhe liritë themelore të individëve;

ç) Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kur pretendojnë se ligji ose akti normativ cenon veprimtarinë kushtetuese të tyre ose pozitën juridike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve;

  1. d) organet e bashkësive fetare, partitë politike, organizatat, kur pretendojnë se ligji ose akti normativ cenon veprimtarinë e tyre dhe të drejtat dhe liritë e anëtarëve të tyre;
  2. dh) gjykatat e të gjitha niveleve, kur gjatë gjykimit të një çështjeje konstatojnë se ligji ose akti normativ bie ndesh me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare;
  3. e) individët, kur pretendojnë se u cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe reale të drejtat dhe liritë e tyre të parashikuara në Kushtetutë, pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike për këtë qëllim, si dhe kur akti që kundërshtojnë është drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe nuk parashikon nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e tij.
  4. Subjektet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, kanë detyrimin të provojnë në çdo rast se çështja lidhet drejtpërdrejt me të drejtat dhe liritë e parashikuara nga Kushtetuta ose me qëllimet e veprimtarisë së tyre.

 

Neni 50

Afati i paraqitjes së kërkesës

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kërkesat në Gjykatën Kushtetuese për pajtueshmërinë e ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, sipas pikës 1 dhe pikës 3, shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të nenit 49, të këtij ligji, mund të paraqiten brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e aktit.
  2. Kërkesat për kushtetutshmërinë e ligjit për rishikimin e Kushtetutës, në aspektin procedural, mund të paraqiten brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
  3. Gjykatat mund ta paraqesin kërkesën në çdo kohë, kur gjatë shqyrtimit të një çështjeje gjyqësore konkrete, sipas nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, çmojnë antikushtetutshmërinë e ligjit ose të aktit normativ.
  4. Individët mund të paraqesin kërkesë për papajtueshmërinë e ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara brenda 4 muajve nga konstatimi i cenimit.

 

Neni 51

(Shtuar paragrafi 2, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjatë shqyrtimit të kërkesave të parashikuara nga nenet 49 e 50 të këtij ligji, Gjykata Kushtetuese vlerëson:
  2. përmbajtjen e ligjeve dhe të akteve normative;
  3. b) formën e ligjeve dhe të akteve normative;
  4. c) procedurën për miratimin, shpalljen dhe hyrjen në fuqi të tyre.
  5. Kur një ligj ose akt normativ ose pjesë të tij, që janë objekt shqyrtimi para Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohen ose ndryshohen para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim, gjykimi pushohet, me përjashtim të rasteve kur ajo çmon se gjykimi duhet të vazhdojë për shkak të një interesi publik ose shtetëror.

 

Neni 51/a

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të çështjes vendos:
  2. a) rrëzimin e kërkesës;
  3. b) pranimin tërësisht ose pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e ligjit ose aktit normativ.
  4. Në çdo rast Gjykata Kushtetuese në dispozitivin e vendimit shprehet edhe për efektin e vendimit dhe pasojat e tij.

 

Procedurat mbi pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën

 

Neni 52

(Ndryshuar pika 2 dhe 3 me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese shqyrton pajtueshmërinë me Kushtetutën të marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit.
  2. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje për shqyrtimin e këtyre çështjeve vetëm me kërkesë të subjekteve të parashikuara në nenin 134, shkronjat “a”, “b”, “c”, e “ç”, të Kushtetutës. Gjykata mund të vihet në lëvizje edhe nga subjektet e parashikuara në shkronjat “d”, “dh” “e”, “ë” ‘f” “g” “gj”, “h” dhe “i”, të Kushtetutës, për çështje që lidhen me interesat e tyre
  3. Në rast se çështja ka kaluar në seancë plenare, pezullohen procedurat për ratifikimin e marrëveshjes. Shqyrtimi i kërkesës përfundon brenda tre muajve nga data e paraqitjes së saj.
  4. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos papajtueshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare me Kushtetutën, ajo nuk mund të ratifikohet.

 

Neni 52/a

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të çështjes vendos:
  2. a) deklarimin e marrëveshjes ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të saj nga Kuvendi.
  3. b) deklarimin e marrëveshjes ndërkombëtare të papajtueshme me Kushtetutën dhe ndalimin e ratifikimit të saj nga Kuvendi.
  4. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare.

 

Neni 53

Marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara para hyrjes në fuqi të Kushtetutës

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar para hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe që janë të papajtueshme me të, mund të paraqiten në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga Këshilli i Ministrave.
  2. Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar me ligj përmban dispozita që bien në kundërshtim me Kushtetutën, ajo vendos shfuqizimin e aktit të ratifikimit të saj.

 

Procedurat lidhur me mosmarrëveshjet e kompetencave

 

Neni 54

 

  1. Në mbështetje të nenit 131 shkronja “ç” të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese shqyrton konfliktet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore dhe kur mosmarrëveshja ka lidhje të drejtëpërdrejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
  2. Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim këto konflikte kur subjektet përkatëse e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur për çështje konkrete dhe sipas rastit kanë nxjerrë aktet për rregullimin e saj ose kur subjektet nuk e kanë konsideruar veten kompetente të vendosin në raste të veçanta.
  3. Kërkesa para Gjykatës Kushtetuese ngrihet nga subjektet në konflikt ose nga subjektet e cenuara drejtpërdrejt nga konflikti.
  4. Çdo lloj akti me karakter ligjor e nënligjor, veprim ose mosveprim i organeve të pushteteve ose i organeve të qeverisjes vendore, që kanë çuar në mosmarrëveshje kompetencash midis tyre, përbëjnë bazat për fillimin e shqyrtimit të këtyre çështjeve.

 

Neni 55

 

Kërkesa për shqyrtimin e këtyre mosmarrëveshjeve paraqitet brenda 6 muajve nga çasti i lindjes së konfliktit.

 

Neni 56

 

  1. Gjykata Kushtetuese vendos se cili organ i pushtetit ka në kompetencë të tij zgjidhjen e çështjes konkrete, për të cilën ka lindur mosmarrëveshja .
  2. Kur zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës është e lidhur me akte ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet palë në konflikt, Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjes shqyrton edhe kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e aktit.

 

Procedura për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së partive

dhe të organizatave të tjera politike

 

Neni 57

Subjektet kërkuese

(Shtuar titulli dhe shtuar fjalë në pikën 1, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit dhe të jo më pak se një të pestës së deputetëve, të Avokatit të Popullit dhe të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
  2. Kërkesa mund të paraqitet në çdo kohë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Neni 58

Kufijtë e shqyrtimit

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Gjykata Kushtetuese shqyrton dhe vendos:

  1. a) nëse partia ose organizata politike është krijuar në përputhje me dispozitat kushtetuese;
  2. b) nëse veprimtaria e partisë ose e organizatës politike përputhet me Kushtetutën.

 

Neni 59

 

Kur Gjykata Kushtetuese çmon se ka të dhëna që veprimtaria e mëtejshme e një partie ose organizate politike cenon rendin kushtetues ose interesat shtetërorë apo publikë, sipas rastit, me vendim të veçantë të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancë plenare, mund të vendosë pezullimin e veprimtarisë së partisë ose të organizatës politike deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

 

Neni 60

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se krijimi i një partie ose organizate politike vjen në kundërshtim me Kushtetutën, ajo shfuqizon aktin e krijimit.
  2. Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se veprimtaria e një partie ose organizate politike vjen në kundërshtim me Kushtetutën, ajo vendos sipas rastit ndalimin e kësaj veprimtarie ose urdhëron çregjistrimin e saj.

 

Procedurat për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës

dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij

 

Neni 61

Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese për deklarimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës vihet në lëvizje me vendimin e Kuvendit që ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
  2. Vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë një përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse.
  3. Gjykata Kushtetuese, një kopje të vendimit të Kuvendit dhe të provave përkatëse, ia dërgon Presidentit të Republikës, i cili ka të drejtë të japë me shkrim sqarimet që i çmon të nevojshme.

 

Neni 62

Zhvillimi i seancës

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike.
  2. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi. Gjykata Kushtetuese, sipas rastit, vendos të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim.
  3. Mungesa në seancën plenare e Presidentit të Republikës ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për moszhvillimin e gjykimit.

 

Neni 63

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.
  2. Kur Gjykata Kushtetuese nuk arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, ajo vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.
  3. Dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes.
  4. Kur vendoset deklarimi i shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, ai nuk përfiton trajtimet e veçanta të parashikuara për funksionarët e lartë.
  5. Rregullat e përcaktuara në nenin 61, pikat 1, 2 dhe 3, zbatohen edhe në rastin e vërtetimit përfundimisht të faktit të pamundësisë së përhershme në ushtrimin e detyrës nga Presidenti i Republikës. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vendos vërtetimin e faktit të pamundësisë për ushtrimin e detyrës ose rrëzon vendimin e Kuvendit.

 

Zgjedhshmëria dhe papajtueshmëria me ushtrimin

e funksioneve të Presidentit të Republikës

 

Neni 64

Shqyrtimi i çështjes

(Shtuar titulli dhe ndryshuar pika 1 dhe 2, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Për çështjet që lidhen me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të tij, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të partive politike.
  2. Në rastin e procedurës së zgjedhjes dhe zgjedhshmërisë, Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit ose rrëzimin e kërkesës.
  3. Në rastin e papajtueshmërisë për ushtrimin e detyrës, Gjykata Kushtetuese vendos deklarimin e papajtueshmërisë me ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës ose rrëzimin e kërkesës.

 

Neni 65

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Procedura për shqyrtimin e zgjedhshmërisë

dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit të  deputetit

 

Neni 66

Subjektet kërkuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Për shqyrtimin e zgjedhshmërisë së deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit ose të partive politike.
  2. Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve.
  3. Gjykata Kushtetuese verifikon, sipas Kushtetutës, zgjedhjen e deputetëve, me kërkesë të partisë politike ose të kandidatit të pavarur për deputet.

 

Neni 66/a

Afatet e kërkesës

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kërkesa për shqyrtimin e zgjedhshmërisë së deputetëve paraqitet në Gjykatën Kushtetuese brenda 3 muajve nga konstatimi i faktit të pazgjedhshmërisë.
  2. Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.
  3. Gjykata Kushtetuese në këto raste përfundon shqyrtimin e çështjes brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

 

Neni 67

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Në rastet kur Gjykata Kushtetuese verifikon zgjedhshmërinë e deputetëve, ajo vendos, sipas rastit, rrëzimin e kërkesës ose shfuqizimin e aktit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës për zgjedhshmërinë ose papajtueshmërinë e deputetit, Gjykata Kushtetuese, vendimin e saj ia dërgon Kuvendit.

 

Procedurat lidhur me referendumin

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 67/a

Subjektet kërkuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kuvendi, kur ndodhet në kushtet e nenit 150, pika 2, dhe 177, të Kushtetutës, ose grupi nismëtar që përfaqëson 50 mijë shtetas me të drejtë vote, kanë të drejtë t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese për të kryer verifikimin paraprak të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum.
  2. Gjykata Kushtetuese vendos brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

 

Neni 67/b

Shqyrtimi i çështjes

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjatë shqyrtimit paraprak të kushtetutshmërisë së çështjeve të shtruara për referendum, Gjykata Kushtetuese vlerëson vlefshmërinë formale dhe materiale të çështjes së shtruar.
  2. Gjykata Kushtetuese nuk mund të kontrollojë rëndësinë e çështjeve të veçanta apo kushtetutshmërinë e aktit që do t’i nënshtrohet referendumit.

 

Neni 67/c

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese vendos:
  2. a) deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të çështjes së shtruar për referendum dhe lejimin e zhvillimit të referendumit;
  3. b) deklarimin si të papajtueshme me Kushtetutën të çështjes së shtruar për referendum.
  4. Në kushtet kur gjen zbatim shkronja “b”, e këtij neni, referendumi nuk zhvillohet.

 

Neni 67/ç

Verifikimi i rezultatit përfundimtar të referendumit

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Brenda 10 ditëve nga shpallja e rezultatit përfundimtar të referendumit, subjektet e parashikuara në nenin 134, shkronjat “e”, “f”, “gj” dhe “h”, të Kushtetutës, kur çështja lidhet me interesat e tyre, ose grupi nismëtar për zhvillimin e referendumit kanë të drejtë të kërkojnë verifikimin e këtij rezultati nga Gjykata Kushtetuese.
  2. Gjykata Kushtetuese jep vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Në raste të veçanta Gjykata Kushtetuese mund të vendosë shtyrjen e afatit me jo më shumë se 30 ditë.

 

Neni 67/d

Shqyrtimi i çështjes

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese shqyrton bazueshmërinë e pretendimeve të natyrës kushtetuese dhe që kanë të bëjnë me ushtrimin e së drejtës së votës nga shtetasit që kanë marrë pjesë në referendum, vlefshmërinë e procesit referendar, si dhe procesin e shpalljes së rezultatit të referendumit.
  2. Kur Gjykata Kushtetuese vlerëson si të nevojshëm rinumërimin e votave, ajo urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kryejë një procedurë të tillë.
  3. Pas kryerjes së procedurës, sipas pikës 2, të këtij neni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njofton rezultatin Gjykatës Kushtetuese.

 

Neni 67/dh

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese vendos:

  1. a) rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të rezultatit përfundimtar të referendumit;
  2. b) shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe deklarimin e ligjit si të pandryshuar ose të shfuqizuar;
  3. c) shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe deklarimin e çështjes ose projektligjit të rëndësisë së veçantë si të miratuar ose jo;

ç) përsëritjen e referendumit.

 

Procedurat e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së ligjeve të kërkuara nga gjykatat

 

Neni 68

Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016

 

  1. Kur gjykata ose gjyqtari gjatë një procesi gjyqësor dhe në çdo kohë, kryesisht ose me kërkesë të palëve, çmon se ligji është antikushtetues dhe kur ka lidhje të drejtpërdrejtë midis ligjit dhe zgjidhjes së çështjes konkrete, nuk e zbaton atë, duke vendosur pezullimin e shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes dhe dërgimin e materialeve të saj Gjykatës Kushtetuese, për t’u shprehur për kushtetutshmërinë e ligjit.
  2. Në vendimin e saj gjykata apo gjyqtari duhet të përcaktojnë dispozitat e ligjit që ata çmojnë se janë të papajtueshme me normat konkrete ose parimet e tjera të Kushtetutës, të cilat ligji nuk i ka respektuar ose i ka cenuar, si dhe shkaqet për të cilat kërkohet shfuqizimi i tij.

 

Neni 69

Shqyrtimi i çështjes

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016

 

  1. Gjykata Kushtetuese, kur konstaton se çështja nuk është e plotë dhe në përputhje me nenin 68 të këtij ligji, ia kthen atë gjykatës që e ka dërguar. Kjo e fundit detyrohet të plotësojë materialet brenda 1 muaji nga data e mbërritjes.
  2. Kur materialet e dosjes janë të plota dhe në përputhje me nenin 68, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e çështjes, duke njoftuar gjykatën dhe thirrur subjektet e interesuara.

 

Neni 70

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjeve të parashikuara në nenet 68 e 69, të këtij ligji, dhe për arsye që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e një ligji konkret, publikon faktin se çështja është nën shqyrtimin e saj.
  2. Kur çështja e paraqitur nga Gjykata e Lartë kalon për gjykim në seancë plenare, gjykatat e tjera pezullojnë çështjet në gjykim, për të cilat gjen zbatim ligji i kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese.
  3. Në rastet kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si antikushtetues, vendimin e saj ia njofton Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

 

Procedura për shqyrtimin e ankimit kushtetues individual

(Shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 71

E drejta për të ushtruar ankimin kushtetues individual

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Çdo individ, person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, kur është palë në një proces ligjor ose kur është bartës i të drejtave dhe i lirive themelore të parashikuara nga Kushtetuta ka të drejtë të kundërshtojë para Gjykatës Kushtetuese çdo akt që cenon të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kushtetutë, sipas kritereve të parashikuara në nenin 71/a të këtij ligji.
  2. Objekt i ankimit kushtetues individual, në raste të veçanta, mund të jetë edhe ligji ose akti normativ, sipas nenit 49, pika 3, të këtij ligji.
  3. Gjykata Kushtetuese shqyrton përfundimisht ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas nenit 140, pika 4, dhe 148/d, të Kushtetutës.

 

Neni 71/a

Kriteret për të ushtruar ankim kushtetues individual

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Ankimi kushtetues individual shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese kur:
  2. a) kërkuesi ka shteruar të gjitha mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose kur legjislacioni i brendshëm nuk parashikon mjete juridike efektive në dispozicion;
  3. b) kërkesa paraqitet brenda afatit 4-mujor nga konstatimi i cenimit;
  4. c) pasojat negative të pretenduara janë të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin;

ç) shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese do të mund të rivendoste në vend të drejtën e shkelur të individit.

  1. Përveç kritereve të parashikuara në pikën, 1 të këtij neni, gjejnë zbatim rregullimet e parashikuara në këtë ligj për shqyrtimin paraprak.

 

Neni 71/b

Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese shqyrton nëse akti, pjesërisht ose tërësisht, është në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara. Gjykata Kushtetuese mund të shprehet edhe për dispozita të tjera që nuk janë objekt i kërkesës, në rast se çmon se kanë lidhje me çështjen në gjykim.
  2. Kur Gjykata Kushtetuese shqyrton kushtetutshmërinë e një akti dhe arrin në përfundimin se ai bazohet mbi një ligj ose akt normativ antikushtetues, gjykata vendos njëkohësisht edhe shfuqizimin e ligjit ose aktit normativ.
  3. Në rastet kur gjen zbatim pika 2, e këtij neni, efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk shtrihen ndaj akteve që kanë përfunduar efektet ose vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë.
  4. Gjykata Kushtetuese e shqyrton kërkesën brenda një afati të arsyeshëm.

 

Neni 71/c

Detyrimet që rrjedhin nga vendimmarrja e gjykatave ndërkombëtare

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Për qëllimet e këtij ligji, gjykatat ndërkombëtare janë ato gjykata, juridiksioni i të cilave shtrihet ndaj shtetit shqiptar, si pasojë e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.
  2. Nëse një gjykatë ndërkombëtare konstaton se Republika e Shqipërisë ka shkelur detyrimin që rrjedh nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe, si rrjedhojë, janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të një personi fizik ose juridik nëpërmjet një ligji ose akti normativ, Gjykata Kushtetuese, me kërkesë, mund të shfuqizojë ligjin ose aktin normativ nëse konstaton se nuk ka mjet tjetër efektiv për të vënë në vend të drejtat e cenuara.
  3. Nëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur më parë mbi një çështje, e cila është gjykuar nga një gjykatë ndërkombëtare dhe kjo e fundit ka konstatuar se janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të individit, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, subjekti i cenuar, në favor të të cilit ka vendosur gjykata ndërkombëtare, ka të drejtë t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për rihapje të procesit gjyqësor.
  4. Kërkesa për rihapje të procesit para Gjykatës Kushtetuese paraqitet brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Ajo duhet të përmbajë një përmbledhje të vendimit të gjykatës ndërkombëtare me çështjet kryesore që ka konstatuar ajo gjykatë, si dhe kërkimet konkrete. Kërkuesi duhet të kërkojë shprehimisht rihapjen e procesit dhe shfuqizimin e aktit.
  5. Kërkesa për rihapje të procesit nuk pranohet nëse:
  6. a) pasojat e cenimit të të drejtave dhe lirive themelore nuk ekzistojnë më;
  7. b) gjykata ndërkombëtare ka dhënë një dëmshpërblim, pa e shoqëruar me rihapje të procesit (just satisfaction);
  8. c) cenimi është mënjanuar nga një rregullim i ri ligjor ose forma të tjera.
  9. Gjykata Kushtetuese, kur pranon kërkesën, vendos:
  10. a) shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të saj dhe pranimin e kërkesës;
  11. b) shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të saj dhe njëkohësisht të aktit që ka cenuar të drejtat dhe liritë themelore të kërkuesit dhe detyrimin e organit kompetent të nxjerrë një akt të ri ose detyrimin e organit të mos veprojë, sipas rastit.

 

Neni 71/ç

Shqyrtimi i kërkesave për tejzgjatje të procesit para Gjykatës Kushtetuese

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kushdo që është palë në një proces që zhvillohet para Gjykatës Kushtetuese ose palë në një proces gjyqësor të pezulluar, si rrjedhojë e një kontrolli incidental ose shqyrtimi të kushtetutshmërisë së ligjit të iniciuar nga subjekte të tjera, të parashikuara në nenin 134, të Kushtetutës, dhe pretendon se gjykimi është zhvilluar tej afatit të arsyeshëm, ka të drejtë të kërkojë shpërblim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese, nëse konstatohet se nga tejzgjatja e procesit atij i janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij të parashikuara nga Kushtetuta.
  2. Në çdo rast, pavarësisht pasojave, kërkuesi nuk mund të paraqesë kërkesë pa kaluar të paktën një vit nga fillimi i shqyrtimit të çështjes.
  3. Gjykata Kushtetuese, në çdo rast, vlerëson natyrën e procesit dhe të çështjes, si dhe rrethanat që kanë ndikuar në procesin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Ajo vendos për masën e dëmshpërblimit, duke iu referuar pasojave që i kanë ardhur kërkuesit nga tejzgjatja e procesit para saj.
  4. Nëse Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se gjykimi është zgjatur tej afatit, pa shkak të arsyeshëm, atëherë ajo dëmshpërblen kërkuesin deri në masën 100 000 lekë për çdo vit vonesë.

 

Neni 71/d

Shqyrtimi i kërkesave sipas nenit 179/1 të Kushtetutës

(Shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit, shqyrton rastet e parashikuara nga neni 179/1 i Kushtetutës.
  2. Gjykata Kushtetuese në këtë rast shqyrton nëse ndodhet në kushtet e mosveprimit të organeve të ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të zyrtarit të zgjedhur, të emëruar apo funksionarit të lartë publik.
  3. Gjykata Kushtetuese në fund të shqyrtimit vendos:
  4. a) rrëzimin e kërkesës;
  5. b) konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik.

 

KREU VIII

VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE

 

Neni 72

Marrja e vendimit dhe shpallja e tij

(Ndryshuar pika 6, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Bisedimet si dhe votimi i vendimit bëhen pa praninë e personave të tjerë.
  2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Abstenimi nuk lejohet.
  3. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm në shqyrtimin e çështjes.
  4. Për shpalljen e vendimit njoftohen pjesëmarrësit në proces. Mungesa e tyre nuk pengon shpalljen e tij.
  5. Vendimi jepet “Në Emër të Republikës së Shqipërisë”.
  6. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shpallet i arsyetuar. Në raste të veçanta që kanë të bëjnë me çështje të rëndësisë publike, Gjykata Kushtetuese mund të njoftojë dispozitivin e vendimit menjëherë pas marrjes së tij dhe shpall vendimin e arsyetuar brenda 5 ditëve. Në këtë rast, vendimi hyn në fuqi ditën e shpalljes së tij bashkë me arsyetimin, përveç rasteve kur gjykata vendos ndryshe.
  7. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqi detyruese të përgjithshme dhe është përfundimtar.
  8. Gjyqtari që mbetet në pakicë ka të drejtë të arsyetojë mendimin e tij që i bashkohet vendimit dhe botohet bashkë me të.
  9. Kopje të vendimit mund t’u jepen pjesëmarrësve në proces me kërkesën e tyre, kundrejt tarifës së caktuar.

 

Neni 73

Shtyrja e bisedimit dhe votimit

(Shtuar pika 4, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Kur ndonjëri prej gjyqtarëve që ka marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes mungon në bisedime ose në votim, Mbledhja e Gjyqtarëve nuk zhvillohet dhe shtyhet për një datë tjetër.
  2. Në qoftë se edhe pas kësaj, pjesëmarrja e gjyqtarit nuk mund të sigurohet brenda një afati të arsyeshëm, Gjykata vendos përfundimisht për çështjen, kur formohet shumica absolute e anëtarëve të saj.
  3. Në rast se kjo shumicë nuk formohet dhe ekziston mundësia për përfshirjen në këtë gjykim të gjyqtarëve të tjerë, që më parë nuk kanë marrë pjesë në të, seanca riçelet dhe shqyrtimi i çështjes fillon nga e para.
  4. Kur nuk formohet shumica prej 5 gjyqtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

 

Neni 74

Refuzimi i kërkesës

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 75

Mosndryshimi i vendimit

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pas votimit, konsiderohet i marrë dhe nuk mund të ndryshohet.

 

Neni 76

Efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

(Ndryshuar  me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim.
  2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar një ligj apo akt normativ si të papajtueshëm me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, si rregull sjell efekte juridike nga data e hyrjes së tij në fuqi, përveç rasteve të parashikuara ndryshe nga ky ligj.
  3. Gjykata Kushtetuese, në çdo rast, shprehet edhe për efektet e vendimit të saj.
  4. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që vendimi për shfuqizimin e një akti të prodhojë pasoja në një datë tjetër të ndryshme nga hyrja e tij në fuqi. Në këtë rast Kuvendi apo çdo institucion tjetër bën ndryshimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me pjesën arsyetuese të tij.
  5. Kur Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të një çështjeje, konstaton se ka boshllëk ligjor, si rrjedhojë e të cilit kanë ardhur pasoja negative për të drejtat dhe liritë themelore të individit, ajo, veç të tjerave, vendos detyrimin e ligjvënësit për të plotësuar kuadrin ligjor brenda një afati të caktuar.
  6. Vendimet e gjykatave të çdo shkalle, të cilat shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanë fuqi juridike nga momenti i marrjes së tyre. Çështja i dërgohet për shqyrtim gjykatës, vendimi i së cilës është shfuqizuar.
  7. Vendimi ka fuqi prapavepruese vetëm:
  8. a) ndaj një dënimi penal edhe gjatë kohës që është në ekzekutim, nëse ai lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit ose të aktit normativ të shfuqizuar;
  9. b) ndaj çështjeve që shqyrtohen nga gjykatat, derisa vendimet e tyre nuk janë përfundimtare dhe të formës së prerë;
  10. c) ndaj pasojave ende të paezauruara të ligjit apo aktit normativ të shfuqizuar.

 

Neni 77

Efektet juridike të vendimeve gjyqësore

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 78

Njoftimi i vendimit

 

Kur vendoset shfuqizimi i ligjit ose aktit dhe marrëdhëniet e lindura kërkojnë rregullim juridik, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i njoftohet organeve përkatëse që të marrin masat e parashikuara në vendimin e saj.

 

Neni 79

Vendimi interpretues

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016).

 

Neni 80

Saktësimi dhe plotësimi i vendimit

(Ndryshuar  me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë, me kërkesë, të ndreqë gabimet në shkrim, në llogari ose ndonjë pasaktësi të dukshme të lejuar në vendim, pa ndryshuar thelbin e vendimmarrjes, brenda 2 muajve nga shpallja e vendimit.
  2. Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Gjykata Kushtetuese merr vendim, i cili publikohet në Fletoren Zyrtare.

 

Neni 81

Ekzekutimi i vendimeve

(Ndryshuar  pikat 3 dhe 4, me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

  1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim.
  2. Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore.
  3. Gjykata Kushtetuese, në varësi të llojit të vendimit dhe kur është e nevojshme, mund të caktojë në pjesën urdhëruese organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit, si dhe mënyrën e ekzekutimit, duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit.
  4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

 

KREU IX

DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

 

Neni 82

Mbarimi i mandatit dhe përtëritja

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 83

Përjashtimi nga taksat dhe rregullimi i shërbimeve e shpenzimeve

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 84

Detyrimi për të dhënë dokumente

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 85

Detyrimi për publikim i njoftimeve

(Shfuqizuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

 

Neni 86

Zbatimi i ligjit të ri

(Ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016; shtuar pika 5 me ligjin nr. 45/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Shqyrtimi i shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 10, të këtij ligji, për një periudhë 9-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do të bëhet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Këshilltarët ligjorë që janë emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, nëse përfundojnë me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, sipas nenit 179/b dhe Aneksit të Kushtetutës, si dhe ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilltarët ligjorë që ndjekin karrierën e magjistratit u nënshtrohen rregullave të parashikuara në ligjin për statusin e magjistratit. Këshilltarët e tjerë ligjorë u nënshtrohen rregullave të parashikuara në këtë ligj dhe në ligjin për statusin e magjistratit, për aq sa ai gjen zbatim. Numri i tyre përcaktohet në përputhje me strukturën e Njësisë së Shërbimit Ligjor.
  3. Për kërkesat dhe çështjet që janë në shqyrtim datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen dispozitat e këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenet 50, pika 4, 71, 71/a, 71/b, 71/c dhe 71/ç, të këtij ligji, për të cilat zbatimi do të fillojë në datën 1 mars 2017.
  4. Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022 do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë:
  5. a) Gjyqtarët që do të zëvendësojnë gjyqtarët, të cilëve u mbaron mandati në vitin 2016, emërohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi.
  6. b) Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, zgjidhet nga Gjykata e Lartë dhe qëndron në detyrë deri në vitin 2025.
  7. c) Gjyqtarët që do të zëvendësojnë gjyqtarët, të cilëve u mbaron mandati në vitin 2019, emërohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi.

ç) Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, zgjidhet nga Gjykata e Lartë dhe qëndron në detyrë deri në vitin 2028.

  1. d) Gjyqtarët që do të zëvendësojnë gjyqtarët, të cilëve u mbaron mandati në vitin 2022, emërohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë.
  2. Deri në emërimin e të paktën tre të katërtave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, por, në çdo rast, jo më vonë se data 31.12.2023, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas pikës 3 të nenit 7/ç të këtij ligji, është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

 

Neni 87

Shfuqizimi i ligjit

 

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet ligji nr. 8373, datë 15.7.1998 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

 

Neni 88

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr. 2561, datë 22.2.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani