Shfleto
EKZEKUTIMI I VENDIMEVE
Zyra e Përmbarimit ka për detyrë të ekzekutojë si vendimet gjyqësore të formës së prerë, ashtu dhe disa kategori vendimesh administrative (të ashtuquajtura urdhra për ekzekutim). Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë quhet i formës “së prerë”, kur kundër tij nuk është bërë ankim brenda afateve ligjore, ndërsa vendimet e Gjykatës së Apelit quhen të formës së prerë për efekt ekzekutimi edhe nëse kundër tyre bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë përjashto rastet kur:
Ekzekutimi i menjëhershëm i një vendimi do të sillte dëme serioze dhe të pariparueshme;
Pala që bën rekurs depoziton një kolateral të mjaftueshëm për siguruar vendimin.
Urdhri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat, me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit (ose avokati i tij), i cili i kërkon Gjykatës, e cila ka dhënë vendimin “urdhër ekzekutimi”. Sapo gjykata vendos për urdhrin e ekzekutimit, ai i dërgohet Zyrës së Përmbarimit në mënyrë që të fillojë procesi i ekzekutimit. Ky urdhër ekzekutimi i drejtohet Zyrës së Përmbarimit nën juridiksionin e së cilës ndodhet pasuria e debitorit mbi të cilën është lëshuar ky urdhër ekzekutimi.
Procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe të titujve ekzekutive nga Zyra e Përmbarimit janë të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile, respektivisht në nenet 510-617. Baza ligjore e sipërpërmendur është ndarë në 10 Kapituj, të cilat respektivisht trajtojnë çështjet e mëposhtme:
Nocione të përgjithshme në lidhje me ekzekutimin e vendimeve finale gjyqësore;
Ekzekutimi i detyrimeve në të holla kundrejt personave fizikë e juridikë;
Ekzekutimi mbi sendet e luajtshme;
Ekzekutimi mbi sendet e paluajtshme,mbi mjetet e lundrimit e të fluturimit;
Ekzekutimi mbi kreditë e debitorit dhe mbi sendet që personat e tretë i detyrohen debitorit;
Ekzekutimi i detyrimeve në të holla ndaj institucioneve buxhetore;
Ekzekutimi mbi shumat e llogarive në banka;
Ekzekutimi i detyrimit për dorëzimin e një sendi të caktuar;
Ekzekutimi i detyrimit për kryerjen e një veprimi të caktuar;
Mjetet e mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimeve;
Pezullimi i pushimit të ekzekutimit.
Për informacion mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor referim në ligjet e mëposhtme:
Ligj nr. 8730, datë 18.01.2001