•  
 


  

 

Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

 

Misioni i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

 

Misioni i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është gjykimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve penale dhe civile, në përputhje me normat juridike në fuqi dhe të bazuara në fakte të provuara, duke dhënë vendime tё drejta, në frymën e Kushtetutës dhe Ligjeve.  Në ushtrimin e veprimtarisë sё saj, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, udhëhiqet nga parimet e Shtetit të sё Drejtёs, respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, barazisё pёrpara ligjit, pavarësisё sё organeve gjyqёsore dhe transparencёs.  Zbatimi rigoroz i Kushtetutës të Republikёs sё Shqipёrisё, të ligjeve dhe në tërësi korpusit juridik të detyrueshëm në Shqipëri, garanton misionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për të mbrojtur dinjitetin dhe liritë themelore të njeriut, në përputhje me kërkesat dhe në funksion të zhvillimit tё njё shoqёrie demokratike që aspiron integrimin Europian.  Stafi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, synon të realizojë me cilësi dhe efektivitet ofrimin e shёrbimeve gjyqësore pёr qytetarët brenda afateve dhe në përputhje me normat ligjore.  Menaxhimi efektiv dhe cilësor i fondeve buxhetore, me frymën e bashkëveprimit profesional dhe të përgjegjshëm të stafit të saj, pasqyron misionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve për marrjen e shërbimeve dhe aksesit në informacion për publikun e gjerë, nё kohё dhe me cilёsi.

 

Objektivat Kryesorё

 

 

• Garantimi i tё drejtave dhe lirive themelore tё palëve në proceset gjyqësore.

• Sundimin e së drejtës dhe ligjit në gjykimin e mosmarrëveshjeve.

• Gjykimin e çёshtjeve brёnda afateve tё arsyeshme dhe të pёrcaktuara nё ligj.

• Pasqyrimin e standarteve tё Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

• Rritjen dhe forcimin e besimit të qytetarëve dhe opinionit publik në drejtësinë e vendimeve gjyqësore.

• Pёrmirёsimin e vazhdueshёm të shёrbimeve ndaj publikut, duke aplikuar progresivisht arritjet teknologjike dhe burimet njerëzore, me kapacitete profesionale të larta.

• Krijimin e njё mjedisi profesional, dinamik dhe ndërveprues ndërmjet anëtarëve të administratës gjyqësore, duke reflektuar integritet, përgjegjshmëri dhe kulturën e të punuarit në grup.

 

Infrastruktura e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

 

Ndërtesa ku ndodhet Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ndërtuar në vitin 2017 dhe përmban 20 zyra gjyqtarësh, 10 zyra të punonjësve administrativë, 10 salla gjyqi (2 penale dhe 8 civile). Gjykata nuk e ndan hapësirën e ndërtesës me ndonjë institucion tjetër. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndodhet në një ndërtesë bashkëngjitur asaj të Gjykatës, por të ndarë prej saj. Gjykata i përmbush standardet e projektimit që lidhen me sigurinë dhe/ose shmangien e komunikimit ex-parte (ndodhen hyrje dhe dalje të dedikuara për personelin e Gjykatës, palët dhe/ose të paraburgosurit). Hapësira e shërbimit ndaj publikut është e krijuar sipas standardeve të kërkuara.

 

Burgjet/Strukturat e tjera nën Kompetencën Tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

 

Aktualisht nёn Kompetencёn Tokёsore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janё 3 Institucione tё Ekzekutimit tё Vendimeve Penale:

• Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, me një distancë të përllogaritur prej 6 km nga ndërtesa e Gjykatës.

• Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, me një distancë të përllogaritur prej 30 km nga ndërtesa e Gjykatës.

• Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lushnje me një distancë të përllogaritur prej 46 km nga ndërtesa e Gjykatës.

 

 

 

ORARI I KRYERJES SË SHËRBIMEVE 

Kancelari: E hënë- E premte Orari 08:00 - 16:00
Kryesekretaria E hënë- E premte Orari 08:00 - 16:00
Arkiva: E hënë- E premte Orari 08:00 - 16:00
Arka: E hënë- E premte Orari 08:00 - 16:00
Marrëdhëniet me Publikun: E hënë- E premte Orari 08:00 - 16:00

 

 

KOMPETENCAT TOKËSORE TË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

 

NR. 1 I REVISTËS SË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

 

 

  Tarifë gjyqësore për kërkesë padi standarte ose 1% mbi vlerën e saj
 

 

Njoftime per publikun