Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

GJYKATA E LARTË

Në Republikën e Shqipërisë pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e ngarkuara me ligj. Sistemi ynë gjyqësor përbëhet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

Gjykata e Lartë organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykata e Lartë e ka selinë në Tiranë dhe përbëhet nga 19 gjyqtarë. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit ose nga radhët e jurist me jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, (përveç rasteve të parashikuara).

 

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron kur:

  a) mbush moshën e pensionit;

  b) përfundon mandatin 9-vjeçar;

  c) jep dorëheqjen;

  d) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 140 të Kushtetutës;

  e) vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimine funksionit;

  f) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.

 

Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit.

 

Si organizohet dhe funksionon Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë organizohet në Kolegjin Civil, Kolegjin Penal dhe Kolegjin Administrativ. Kryetari i kolegjit zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë të thjeshtë votash për periudhën njëvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kolegji Civil shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për çështje tregtare, civile dhe familjare, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Kolegji Civil gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Në rastet e gjykimeve, për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Kolegji Civil gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Kolegji Penal shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar për çështje penale, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Kolegji Penal gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Në rastet e gjykimeve, për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Kolegji Penal gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Kolegji Administrativ shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave administrative. Kolegji Administrativ gjykon me 3 gjyqtarë të gjitha çështjet, me përjashtim të rekurseve të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit, që kanë shqyrtuar padi ndaj aktit nënligjor normativ, si dhe gjykimeve në seancë gjyqësore, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, të cilat gjykohen me 5 gjyqtarë.

Trupi gjykues kryesohet nga kryetari i kolegjit dhe në mungesë të tij nga gjyqtari relator. Në rastin kur në trup gjykues është kryetari i gjykatës, ai kryesohet nga ky i fundit.

Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara për çështje civile, penale ose administrative, të cilat, me vendim të një prej trupave gjykues ose të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, paraqiten për shqyrtim për ndryshimin e praktikës gjyqësore. Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë çështjet kur lind nevoja për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar sipas rregullave të caktuara në legjislacionin procedural civil, penal dhe administrativ në fuqi.

Kolegjet e Bashkuara kryesohen nga Kryetari i Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij nga zëvendëskryetari.

Kolegjet e Bashkuara gjykojnë kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Vendimi merret me shumicën e votave të gjyqtarëve që marrin pjesë në gjykim. Në rast të një numri të barabartë votash, votimi bëhet sërish dhe nëse numri është sërish i barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.

 Kur Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara, sipas nenit 32, pika 1, ligjit 98/2016, krahas relatorit të çështjes në trupin gjykues që ka paraqitur çështjen, caktohet me short edhe një relator tjetër nga një tjetër trup gjykues që ka të bëjë me interpretimin e së njëjtës çështje. Relatorët, në mënyrë të pavarur, përgatisin relatimin e tyre mbi interpretimin e ligjit, gjendjen e praktikës gjyqësore, qëndrimet e doktrinës juridike dhe i paraqesin ato përpara Kolegjeve të Bashkuara.

 

Pranë Gjykatës së Lartë funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor e cila ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Gjykatës së Lartë duke përfshirë:

  a) Analizimin e praktikës gjyqësore përkatëse mbi interpretimin e dispozitave të zbatueshme për çështjet në gjykim;

  b) Analizimin e çështjes dhe përmbledhjen e procedurës;

  c) Kryerjen e detyrave të tjera për përpunimin e çështjes siç kërkohet nga gjyqtari.

 

Njësia e Shërbimit Ligjor është në varësi të Kryetarit të Gjykatës, i cili për çdo çështje gjyqësore cakton këshilltarin ligjor, duke marrë parasysh përvojën profesionale dhe specializimin e tyre, si dhe duke siguruar ngarkesë pune të barabartë ndërmjet tyre.

Njësia e Shërbimit Ligjor përbëhet nga këshilltarët ligjorë, në të cilën më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm përbëhet nga ndihmës magjistratë të komanduar, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Këshilltarët ligjorë jo magjistratë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas rregullave të parashikuara në ligjin 98.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Këshilltari ligjor i nënshtrohet rregullave të papajtueshmërisë, kufizimeve në detyrë dhe konfliktit të interesave ashtu si magjistrati.

 

Pranë Gjykatës së Lartë funksionon dhe  Qendra e dokumentacionit  e cila punon nën mbikëqyrjen e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë dhe merret me:

  - Sigurimin e publikimit të menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës së Lartë, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale;

  - Analizën dhe vlerësimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe siguron publikimin e ekstrakteve të vendimeve kryesore, si dhe publikimin e vendimit të plotë;

  - Ndjekjen dhe studimin e praktikës gjyqësore të gjykatave të tjera dhe gjykatave ndërkombëtare, si dhe u jep gjyqtarëve, ndihmës magjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë jo magjistratë informacion mbi interpretimin e ligjit nga ana e        gjykatave.

 

Vendimet e trupave gjykues të Gjykatës së Lartë, bashkë me mendimin e pakicës, publikohen në Buletinin Periodik të Gjykatës, në përputhje me ligjin “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”. Vendimet e Gjykatës së Lartë për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore publikohen në Fletoren Zyrtare të radhës.

 

Administrimi i shërbimeve të Gjykatës së Lartë

 

Kancelari është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor.

Kancelari është anëtar me të drejtë vote në Këshillin e Gjykatës, dhe i Komisionit të Ristrukturimit. Gjithashtu kryen veprime dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë; mbikëqyr procesin e organizimit dhe dokumentimit të ndarjes së çështjeve me short; emëron, drejton, mbikëqyr dhe shkarkon punonjësit e gjykatës; mbikëqyr mirëmbajtjen e godinës së gjykatës.

 

Pas këshillimit me Kryetarin e Gjykatës, kancelari është përgjegjës për:

  - Funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit dhe mbikëqyrjen e mbledhjes dhe përpunimit të saktë të të dhënave;

  - Dorëzimin e raporteve periodike për gjendjen e përdorimit dhe funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve Këshillit të Lartë Gjyqësor;

  - Raportimin pa vonesë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi nevojat dhe përditësimet e nevojshme të funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve;

  - Udhëzimin dhe mbikëqyrjen e punës së nëpunësve civilë gjyqësorë të gjykatës;

  - I siguron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë qasje në të dhënat statistikore për aq sa u nevojitet këtyre institucioneve në ushtrimin e kompetencave të tyre të caktuara me ligj;

  - Kryen çdo detyrë, siç përcaktohet me ligj ose siç autorizohet nga kryetari.

  

Administrata gjyqësore mbështet drejtpërdrejt veprimtaritë gjyqësore, duke përfshirë dokumentimin dhe veprimtari që kryhen nga këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë, kryesekretarja dhe sekretarët gjyqësorë; shërbimet administrative, që përfshijnë financën dhe buxhetin, marrëdhëniet me jashtë dhe me publikun, teknologjinë e informacionit, arkivin gjyqësor, sigurinë, si dhe burimet njerëzore;  shërbime mbështetëse, që sigurojnë në mënyrë të veçantë kryerjen e shërbimeve të njoftimeve, dhënien ndihmë trupit gjykues dhe kryesuesit të seancës, si dhe çdo veprimtari tjetër që ka të bëjë me rregullin dhe sjelljen e përshtatshme gjatë seancës gjyqësore, shërbimet e transportit, mirëmbajtjen e mjediseve të gjykatës.

 

Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të shkallës së parë në rastet që parashikohen në këtë Kodin e Procedurës Civile mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë:

  - Për zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural, të një rëndësie themelore për njehsimin, sigurinë dhe/ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;

  - Kur vendimi i ankimuar është i ndryshëm nga praktika gjyqësore e Kolegjit Civil ose praktika e njehsuar e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; 

  - Ka shkelje  rënda  normave procedurale, me pasojë pavlefshmërinë e vendimit ose  procedurës së gjykimit, në referim të këtij Kodit të Procedurës Civile.

 

Nuk lejohet rekurs kundër vendimeve të gjykatës së apelit për paditë me vlerë deri në 150 000 lek.

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin brenda kufijve të tij, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Në rastet kur Gjykata e Lartë vë në diskutim çështje të ligjit, të cilat merren në shqyrtim kryesisht

dhe për të cilat palët nuk kanë paraqitur më parë mendimin e tyre, përpara shqyrtimit urdhërohet njoftimi i palëve dhe caktohet afati për depozitimin e parashtresave të tyre për çështjet e ligjit. Rekursi dhe të gjitha kërkesat e tjera që paraqiten në Gjykatën e Lartë nënshkruhen nga avokati që e përfaqëson palën dhe, nëse pala e kërkon, edhe nga kjo e fundit

 

Rekursi duhet të përmbajë:

  a) Palët ndërgjyqëse;

  b) Vendimin që kundërshtohet;

  c) Paraqitjen e përmbledhur të fakteve të çështjes;

  ç) Shkaqet për  cilat kundërshtohet vendimi, si dhe argumentet  mbështesin pretendimin se ekzistojnë shkaqe për rekurs sipas parashikimeve të nenit 472 të K.Pr.C;

  d) Prokurën nëse rekursi është bërë nga avokati ose nga përfaqësuesi i ankuesit. 

 

Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin në afatin prej 30 ditësh nga dita e njoftimit që u është bërë palëve dhe së bashku me rekursin duhet të depozitohet kopja e vërtetuar e vendimit të kundërshtuar dhe, kur është rasti, prokura e posaçme dhe aktet dhe dokumentet mbi të cilat është bazuar rekursi në aq kopje sa janë palët.

Sekretaria e gjykatës  ka dhënë vendimin e kundërshtuar, pas shqyrtimit nga gjyqtari nëse rekursi është plotësuar  afat, përcjell dosjen  bashku me dokumentet  sekretarinë e Gjykatës  Lartë.

Nuk pranohet depozitimi i akteve dhe dokumenteve që nuk janë paraqitur në shkallën e mëparshme të gjykimit, përveç atyre  kanë  bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pranimin e rekursit ose  kundër rekursit. 

Kolegji Civil, kryesisht ose me kërkesë të palëve, mund të vendosë nisjen e procedurës së gjykimit për të njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore. Nisja e procedurës për ndryshimin e praktikës gjyqësore mund të vendoset edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. Gjykimi për njësimin e praktikës gjyqësore bëhet nga Kolegji Civil me trup gjykues prej 5 gjyqtarësh, në të cilin marrin pjesë trupi gjykues që po gjykon rekursin dhe dy gjyqtarë të tjerë të Kolegjit, të caktuar me short. Gjykimi për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar bëhet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës  Lartë, si kryesues i Kolegjeve  Bashkuara, cakton datën dhe orën e gjykimit  çështjes për ndryshimin e praktikës gjyqësore.Kolegjet e Bashkuara  Gjykatës  Lartë gjykojnë sipas rregullave  caktuara për kolegjin kur marrin pjesë jo  pak se dy  të tretat e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve nga sekretaria gjyqësore të paktën 15 ditë përpara datës së zhvillimit të seancës.

Vendimi i Kolegjit Civil dhe Kolegjeve të Bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme.

Shqyrtimi  i  çështjes    Gjykatën  e  Lartë,  si  rregull,  bëhet  mbi  bazë  dokumentesh    dhomë  këshillimi.  Gjyqtari  relator  i  caktuar  me  short  vendos  datën  dhe  orën  për  shqyrtimin  e  çështjes    dhomë  këshillimi në përputhje me rregullat e planifikimit të gjykimit të parashikuara në ligj. Sekretaria e Gjykatës së Lartë shpall listat e shqyrtimit të rekurseve të paktën 15 ditë përpara datës së shqyrtimit. Njoftimi për ditën, orën, si dhe përbërjen e trupit gjykues që shqyrton rekursin bëhet me shpallje në ambientet e Gjykatës së Lartë, si dhe në faqen e saj të internetit dhe me njoftim individual kur palët  ose  përfaqësuesit  e  tyre  kanë  lënë    dhënat  e  tyre  elektronike    kontaktit    shkallët  e  tjera    gjykimit. Palët  mund  t’i  kërkojnë me shkrim relatorit përshpejtimin e shqyrtimit  çështjes për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin.

Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësore.

 

Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve në rast se: çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore; vlerësohet e nevojshme nga Kolegji Civil thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes

Nëse Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjatë shqyrtimit të çështjes, në dhomë këshillimi ose  seancë gjyqësore, vendosin t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për  Drejtat e Njeriut ose gjykatave  tjera ndërkombëtare sipas detyrimeve  rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, ata marrin vendim për pezullimin e shqyrtimit të çështjes.

Vendimi i pezullimit zgjat deri në dhënien e vendimit nga gjykata ndërkombëtare. Palëve u njoftohet vendimi i gjykatës ndërkombëtare së bashku me datën e seancës së radhës në Gjykatën e Lartë.

Gjykata pas diskutimit të çështjes tërhiqet në dhomën e këshillimit dhe merr vendimin përkatës. Në raste të veçanta, për shkak të natyrës së ndërlikuar apo rëndësisë së çështjes, marrja e vendimit mund të shtyhet për aq ditë sa është e nevojshme.

Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues

 

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin:

 - Mospranimin e rekursit

 - Prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë;

 - Prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues;

 - Prishjen e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë kur vendimi jopërfundimtar i gjykatës së shkallës së parë është marrë në kundërshtim me ligjin dhe kjo         shkelje nuk është konstatuar nga gjykata e apelit;

 - Prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit dhe pushimin e gjykimit të çështjes;

 - Ndryshimin e vendimit  shkallës  parë dhe  vendimit  gjykatës  apelit dhe zgjidhjen përfundimisht  çështjes kur zbatimi i ligjit procedural apo material nuk diktohet nga nevoja për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes; 

 - Lënien në fuqi të vendimit të apelit.