Proçesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat që përcaktohen në Kodin e Procedurës Civile, ku përcaktohet se vetëm  palët  mund  të  vënë  në  lëvizje  gjykatën  për  fillimin  e  një  procesi  gjyqësor,  përveç  kur  ligji parashikon ndryshe.

 

Procesi gjyqësor civil fillon mbi bazën e padisë që i drejtohet Gjykatës nga një person fizik ose juridik.

Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi,  në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo dhe mjeti me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cënuar nga persona të tjerë fizikë apo juridikë.

Palët në procesin gjyqësor janë paditësi dhe i padituri.

Paditës quhet personi që i drejtohet Gjykatës dhe e vë në lëvizje atë.

 I paditur quhet personi i cili ka shkelur ose cënuar të drejtën e pretenduar paditësit.

Palët në procesin gjyqësor mund të zgjedhin të përfaqësohen vet ose nëpërmjet një përfaqësuesi të pajisur me prokurë, në të cilën përcaktohen veprimet që mbulon përfaqësuesi në emër të të përfaqësuarit.

 

Përkatësisht, përsa i përket hartimit të kërkesëpadiasë, ajo shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:

  1. a) gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;
  2. b) emrin, atësinë,  mbiemrin,  vendbanimin  ose  vendqëndrimin  e  paditësit  e  të  paditurit  dhe  të  personave  që  përkatësisht  i  përfaqësojnë  ata,  kur  ka  të  tillë.  Nëse  paditësi  ose  i  padituri  është  person juridik, emërtimin e tij ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;
  3. c) objektin e padisë;

ç) tregimin konkret të fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese, të së drejtës mbi të cilat mbështetet padia, si dhe kërkimin konkret të paditësit;

  1. d) vlerën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.

 

Përveç këtyre kërkesave, paditësi në kërkesëpadi duhet të tregojë saktë dhe/ose të bashkëngjisë:

  1. a) të dhënat elektronike të kontaktit të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, ku gjykata mund

ta njoftojë; 

  1. b) listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin, atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë, si dhe faktet që kërkohet të provohen me to;
  2. c) provat që  kërkohen  të  merren  nga  i  padituri  dhe  të  tretët,  duke  përcaktuar  arsyet  dhe 

vendndodhjen e  këtyre  provave;

ç) llojin e ekspertimit që kërkohet të kryhet gjatë gjykimit;

  1. d) emrin, atësinë,  mbiemrin  ose  emërtimin  nëse  është  person  juridik  dhe  adresën  e  plotë  të  personave të tretë që kërkon të thirren në gjykim me këtë cilësi;
  2. dh) aktin provues të pagimit të tarifës së padisë, sipas ligjit.

 

Kërkesëpadia  paraqitet  në  gjykatë  nga  paditësi  ose  nga  përfaqësuesi  i  tij  i  pajisur  me  prokurë.  Kërkesëpadia mund të paraqitet në gjykatë edhe nëpërmjet postës.

Padia iu caktohet gjyqtarëve me short.

Kur kërkesëpadia nuk plotëson kushtet e përmendura në këtë kre, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar  në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Der

i në këtë datë padia mbetet pa veprime.

Kur  paditësi  nuk  plotëson  të  metat  brenda  afatit  të  caktuar,  kërkesëpadia  quhet  se  nuk  është  paraqitur dhe i kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera.

 

Bashkë me kërkesëpadinë duhet të paraqiten:

  1. a) prokura, në rast se kërkesëpadia paraqitet në emër të paditësit nga përfaqësuesi i tij;
  2. b) kopje të kërkesëpadisë dhe të akteve provuese, në numër sa janë të paditurit, si dhe për rastin e

parashikuar nga neni 197 i Kodit Civil.

Me  paraqitjen  e  kërkesëpadisë  paguhet  tarifa,  si  dhe  shpenzimet  e  nevojshme  për  njoftimet  ose  shërbimet e tjera gjyqësore.

Kërkesëpadisë i bashkëngjitet thirrja në të cilën shënohen data e paraqitjes në gjykatë, si dhe porosia që në këtë datë të jenë të saktësuara provat që i padituri pretendon se duhen dëgjuar nga gjykata.

 

Gjykata fillimisht vlerëson nëse çështja e paraqitur hynë në kompetencën territoriale apo lëndore të saj. Pasi përcakton se është kompetente për gjykimin e padisë së paraqitur, kontrollon legjitimitetin e palëve. Të kontrollosh legjitimitetin e palëve do të thotë që të verifikosh nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse ështe ngritur ndaj atij që ka cënuar apo shkelur të drejtën.

 

Pas kalimit të kësaj faze, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Kjo do të thotë që ai i fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje e cila do të zgjidhte çështjen, duke vendosur një zgjidhje të favorshme për të dyja palët dhe duke shmangur procedurat e mëtejshme gjyqësore. Në rast se kjo gjë arrihet, marrëveshja e pajtimit pasqyrohet në procesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Mbas kësaj gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.

 

Në rast se çështja nuk arrihet të zgjidhet me pajtim, atëherë gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Në seancë gjyqësore mbahet proçesverbal në të cilin pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat që merren si dhe vendimet dhe urdhërat që shpall Gjykata. Në fund të gjykimit, Gjykata shprehet me vendimin përfundimtar përkatës.