Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, organizohet dhe funksionon në bazë të parimit të hierarkisë, llogaridhënies, ligjshmërisë, efektivitetit, paanshmërisë, transparencës, aksesit në drejtësi si dhe bashkëpunimit institucional me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe institucione të tjera që lidhen me drejtësinë në vendin tonë, duke respektuar, në të njëjtën kohë pavarësinë dhe paanësinë e trupës gjyqësore. Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e Gjykatës, Zyra për Marrëdhënien me Publikun dhe Median dhe Specialisti i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përditëson këtë faqe. Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme si dhe informacione mbi çështjet gjyqësore.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ushtron veprimtarinë gjyqësore dhe administrative me seli në qytetin e Tiranës dhe kompetencë tokësore në Bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, e cila bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Ligjin Nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).
Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike.
Lutje për gjykatësit!
O zot dëgjoje lutjen për gjykatësit.
U duhet të dëgjojnë shumë çështje, jepu atyre veshë për ta ndier të ndier të vërtetën e ndershme.
U duhet të përhapin drejtësinë
Ashtu si mbret Solomoni, jepu mendjeve të tyre diturinë e duhur.
Duhet të dënojnë mizoritë dhe padrejtësitë, jepu atyre mëshirën dhe forcën.
Duhet t’u marrin vite jetë të tjerëve që vepruan keq, përdor shpresën për të mos i hedhur në vrerosje ata njerëz që ata dënuar.
Ashtu u bëftë!
Nënë Tereza