Titulli Publikuar më Veprime
1 Tarifat e Gjykates
Analiza Vjetore 2013
Analiza Vjetore 2014
Analiza vjetore 2015
Broshure informuese per sistemin e regjistrimit audio dixhital RDA
Dita e Hapur mbi Regjistrimin Dixhital Audio ne gjykaten Pogradec
Fjala dt 08 maj 2013 me rastin e 100 Vjetorit te Drejtesise
E nderuar Kryetare e Gjykates se Apelit! E nderuar Kryeinspektore! Te nderuar z.Kaja, z.Carver dhe z.Ellingstand! Te nderuar kolege, drejtues te institucioneve, gazetare, te nderuar pjesemarres! Per mua eshte nje kenaqesi e vecante qe ne kete jave te shenuar te pushtetit gjyqesor ne kuader te 100 - vjetorit te “Kanunit te Zhurise” te deklaroj te hapur Diten e Drejtesise edhe per Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Pogradec. Eshte nje kenaqesi, gjithashtu e vecante, qe ky pervjetor tashme prej gjashte muajsh na gjen ne kushte te tjera infrastukturore per zhvillimin e veprimtarise se institucionit dhe me partnere kaq te rendesishem qe na asistojne ne rrugen e veshtire per te patur nje drejtesi sa me te efektshme, sa me transparente dhe sa me te pergjegjshme, sic eshte projekti JuST, falenderimi per te cilet ne cdo rast do te ishte qartesisht mese i merituar. Sot jemi ketu, jo vetem per te hapur thjesht dyert, zyrat, sallat dhe ambjentet e brendshme te godines se institucionit, jo vetem per te shuar kureshtjen e qytetareve per kete objekt, por per te treguar se veprimtaria dhe vendimmarrja e ketij institucioni eshte e dukshme dhe e kontrollueshme, per te treguar qe menyra se si administrohet drejtesia ne kete gjykate eshte nen nje vezhgim konkret te qytetarit qe merr pjese ne nje proces, nen nje vezhgim konkret te institucioneve, te publikut dhe te medias ne pergjithesi, c’ka eshte thelbi edhe i ketij forumi. NEVOJA PER NJE GJYKATE TE HAPUR Ne kete aspekt, kam deshire te evidentoj faktin qe pasja e nje gjykate sa me te hapur karshi paleve te nje procesi, karshi medias e publikut, pra, shoqerise ne teresi, eshte me interes te dyanshem, madje, me interes edhe me te madh per vete gjykatat, te cilat kane me teper nevoje per kete transparence, perderisa kjo e fundit eshte faktor determinant dhe i sherben me se miri rritjes se besueshmerise se pushtetit gjyqesor, qe eshte edhe aspekti me i rendesishem ne kohen qe jetojme, besueshmeri per te cilen ky pushtet ka nevoje me teper se kurre. Kalimi nga shorti manual ne ate elektronik / kalimi nga mbajtja e procesverbaleve me shkrim dore ne procesverbalet me kompjuter dhe, me tej, ne regjistrimin audio te te gjitha seancave / rritja e kerkesave per marrjen e informacionit dhe rritja e pritshmerise se publikut / kalimi ne nje drejtim administrativ detyrimisht ne forme te shkruar, transparent e te kontrollueshem per cdo vendimmarrje te drejtuesit / te gjitha keto e te tjera, perbejne faktore te pamohueshem dhe qe na bindin se zhvillimi i drejtesise nuk eshte nje fenomen statik, por sikunder cdo aspekt jetesor i nenshtrohet ligjit te ndryshimit dhe dinamizmit. Ne keto rrethana dhe ne kete stad te pushtetit gjyqesor, edhe angazhimi i aktoreve qe menaxhojne e administrojne drejtesine nevojitet te jete me i madh dhe me i pergjegjshem per te ruajtur elemente pozitive qe jane arritur dhe per te permiresuar aspekte te caktuara. Forcimi i sistemit te drejtesise ne Shqiperi kerkon rritjen e besimit te publikut dhe rritjen e nivelit te transparences, pasi keto jane pjese integrale te imazhit qe ka ky sistem, aspekte keto qe lidhen jo vetem me vendimmarrjen, por edhe me dukjen e kesaj vendimmarrjeje { Me kete lidhet edhe perceptimi i shume njerezve sot, te cilet mendojne se cdo gje qe eshte e mbyllur, eshte e dyshimte, edhe nese ka qene nje zgjidhje e drejte e Gjykates }. RAPORTI I GJYKATES ME MEDIAN Duhet te kuptohet dhe te evidentohet edhe nje element shume i rendesishem, sic eshte ai i raportit te gjykates me median: Neper gjykata nuk punohet vetem kur shqyrtohet nje ceshtje penale qe ngjall kureshtjen e publikut / kur nga nje gjykim ka interesa ose cenohet nje zyrtar i caktuar / apo kur ndonje funksionar i larte i pushtetit gjyqesor viziton gjykaten lokale, perkundrazi, gjykata dhe gjyqtaret punonjne ne vazhdimesi per 11 muaj te vitit dhe kane fatin negativ t’i nenshtrohen nje “trajtimi dukshem me te erret informativ” nga redaksite per lajmet krahasuar me dy pushtetet e tjera, ate legjislativ dhe ekzekutiv. Kur gjykatat te jene me prane publikut ne cdo kohe, kur veprimtaria dhe problemet e tyre te behen prezente jo vetem ne kronikat e zeza te lajmeve, atehere mund te thuhet se raporti ndermjet tyre ka pesuar ndryshime dhe ka marre rrugen e duhur, pasi normalisht qe kerkon kohen dhe investimin e saj per t’u realizuar. Per te arritur synimin e nje gjykate sa me te hapur dhe transparente, detyrimisht duhet qe marredhenia e gjykates me median te futet ne konture ligjore dhe administrative me politika konkrete informimi { D.m.th te eleminohen pa asnje diskutim praktikat e kontakteve te rastesishme ne rruge shoqerore e miqesore gjyqtar/gazetar apo kryetar/nje media e preferuar etj. Keto situata e nxjerrin nga profili perkates dhe i nevojshem nje kryetar / gjyqtar / kancelar, madje demtojne pozicionin e secilit aktor te gjykates dhe nuk sjellin plotesimin e nevojave per informacion. Ne te kundert, do te duhet te respektohen ne te ardhmen modalitetet e percaktuara ne Rregulloren e re per marrjen e informacionit si: informacioni periodik qe ofron Zyra per Marredheniet me Publikun ( Z.M.P ) me apo pa kerkese, raporti i detyrueshem qe jep kryetari i gjykates, regjistrimi dhe transmetimi i seancave gjyqesore, marrja e dokumenteve me akses te pakufizuar pa asnje pengese artificiale etj }. AVANTAZHET E REGJISTRIMIT AUDIO Gjithashtu, nuk eshte e tepert te evidentoj se, regjistrimi audio i cdo seance nga nga dt. 19 nentor 2012 eshte nje garanci e shtuar per pjesemarresit ne proces dhe me gjere, sepse cdo monitorim i fjales dhe sjelljes ne sallen e gjykimit eshte nje premise per te qene gjithsecili me i pergjegjshem, me teper korrekt, per pasoje edhe me i besueshem ne ate qe ka vendosur. Regjistrimi audio i seancave i krijon mundesine cdo pale dhe cdo individi te shohe e te degjoje, te rishohe dhe te ridegjoje, se cfare ka ndodhur me ceshtjen e tij, se si eshte proceduar lidhur me te drejten e tij qe pretendon t’i jete mohuar, te njihet me gjithcka dhe te kete me shume garanci, te bindet dhe te jete me i qete per vendimin qe do te merret, sepse vete pala dhe perfaqesuesi do te jene “te pranishem” ne nje proces ne cdo moment, madje edhe kur vete kane zgjedhur te mos jene fizikisht ne nje salle gjykimi. Se fundi, edhe ne kete eveniment, deshiroj te shfrytezoj rastin per nje apel drejtuar te gjithe te pranishmeve dhe me gjere se, per vendimmarrjen ne fund te nje procesi, interesin me te madh vertet e kane palet, por kjo nuk tregon gjithcka, domosdoshmeria qe kjo vendimmarrje te jete frut i nje procesi te drejte dhe te rregullt, i mbeshtetur ne konturet e ligjit, ka permasa universale, eshte nevoja dhe shpresa e vete shoqerise, garancia per te cilen eshte vetem pushteti gjyqesor ne nivelin me te mire te mundshem te tij! - Te gjithe biem dakord se zhvillimi i drejtesise, si rregull, shoqeron stadin e shoqerise, por duke permiresuar se bashku drejtesine { ky permiresim nuk mund te vije asnjehere ne menyre te njeanshme nga vete gjykatat }, ne ( gjykatat dhe ju ) mund te jemi faktor qe te pershpejtojme edhe zhvillimin e vete shoqerise. - Po keshtu, per secilin individ jashte pushtetit gjyqesor ( te interesuar ose jo drejtperdrejte ne nje proces apo sherbim ne gjykate ) kam te njejtin apel te perseritur me ate e kam percjelle edhe ne prononcime te tjera me te hershme { qe per me teper eshte perzgjedhur edhe si logo ne hyrje te Gjykates si pika e pare e kontaktit me cdo qytetar }: TE NDERUAR QYTETARE, KERKOJENI DREJTESINE VETEM NE RRUGE TE LIGJSHME! - Duke e mbyllur uroj rruge te mbare ne sfiden e perbashket per nje drejtesi me te efektshme, me te pavarur dhe me transparente, si dhe deklaroj te hapur kete aktivitet! Ju faleminderit! NIKO RAPI Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec
Fjala e dt 03 dhjetor 2012 me rastin e inaugurimit
I nderuar Minister! I nderuar Nenkryetar! I nderuar Zv.Ambasador! Te nderuar kolege, drejtues te institucioneve, miq e te ftuar! Si gjyqtar dhe si drejtues, per mua eshte kenaqesi qe jam ndodhur ne dy momente te rendesishme te historikut e te veprimtarise se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec, ne fillimin vitin e shkuar dhe ne perfundimin sot te ketyre punimeve per godinen e re te ketij insitucioni. Kryerja e ketij investimi eshte i rendesishem, pikerisht, ngase ndertimi e pershtatja e kesaj godine do te ndihmoje ne te ardhmen veprimtarine e Gjykates ne disa drejtime themelore per ta patur ate ne standartet evropiane: Se pari, duke permiresuar kushtet infrastukturore te Gjykates, kjo na ndihmon per te permiresuar ne cdo aspekt cilesine e sherbimeve gjyqesore kundrejt publikut dhe per te ngritur ne nje nivel me te larte marredheniet e Gjykates me median, ashtu sic edhe kerkohet sot, jo vetem nga pritshmeria e kerkesat ne rritje te cdo individi e te shoqerise shqiptare, por edhe normohet hollesisht nga Rregullorja e miratuar ne muajin shtator te viti 2010 prej Ministrit te Drejtesise lidhur me kete fushe te rendesishme te veprimtarise se nje gjykate. Me kete investim kemi realizuar nje pikesynim: Jo thjesht permiresimin e kushteve te punes dhe hapesira te reja, por mundesi qe, jo vetem fizikisht dyert e zyrat e gjykates si ambjente te jene te hapura, por qe dyert e drejtesise ne vendimmarrje te jene edhe me transparente, edhe me te besueshme ne te gjithe proceduren e nje ceshtjeje, nga faza e shortit elektronik dhe te monitorueshem => deri ne marrjen e vendimit nepermjet nje gjykimi e sherbimi cilesor. Se dyti, na krijon mundesine qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec te kete, tashme, nje godine sipas modelit te studjuar dhe te miratuar ne prill 2011 edhe nga Bordi i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor, me te gjitha anet funksionale dhe strukturore te domosdoshme per nje institucion te ketij lloji, konkretisht: ( a ) zonen e gjykimit, me 4 salla per zhvillimin e seancave, teresisht te mjaftueshme per ngarkesen aktuale dhe per numrin e ceshtjeve; ( b ) zonen administrative, ku perfshihen zyrat e trupes gjyqesore dhe personelit administrativ me kushte te shkelqyera pune; ( c ) zona e marredhenieve e te sherbimeve per publikun, ku perfshihen ambjente te bollshme per vendqendrimin e publikut / ambjente te reja per ofrimin e sherbimeve gjyqesore ne kushte komode / ambjente per sistemimin dhe zgjidhjen perfundimtare te problemit te arshives / ambjente per palet dhe perfaqesuesit e tyre per t’u njohur me dosjet gjyqesore dhe per te patur aksesin e nevojshem ne dokumentacionin e kerkuar prej tyre, si edhe mbi shortin elektronik e njoftime te tjera ne kete forme / elementet e duhur per t’iu ofruar kushtet e nevojshme personave me aftesi te kufizuar ne perputhje me legjislacionin evropian e ate ne fuqi dhe me nevojat e kesaj kategorie te vecante / etj. Te gjitha keto krijojne mundesi objektive per te permiresuar cilesine e drejtesisedhenies e te sherbimeve dhe, sigurisht, per te krijuar nje performance sa me pozitive te vete Gjykates si institucion i garancise se individit dhe te shoqerise. Se treti, iu krijon te gjithe gjyqtareve kushtet e nevojshme per te respektuar kerkesat formale lidhur me solemnitetin ne gjykim, sikunder e parashikon ligji i posacem per pushtetin gjyqesor dhe vendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise per kete aspekt te rendesishem, por qe edhe koha e stadi i zhvillimit te shtetit te se drejtes ne Shqiperi e kerkojne. Se katerti, duke permiresuar kushtet infrastukturore kjo i ka dhene mundesi Gjykates si institucion qe te perfshihet ne projektet e perbashketa te autoriteteve shqiptare me organizmat nderkombetare qe asistojne pushtetin gjyqesor, sic eshte projekti JuST i financuar nga USAID lidhur me “Regjistrimin audio te seancave gjyqesore” + “Ndermjetesimin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve me qellim uljen e fluksit per menaxhimin e ceshtjeve gjyqesore” ( i shtrire ne vitet 2010 - 2015 ). Ne kete pike nuk eshte e tepert te evidentoj se, regjistrimi audio i cdo seance nga nga dt. 19 nentor 2012 eshte nje garanci e shtuar per pjesemarresit ne proces dhe me gjere, sepse cdo monitorim i fjales dhe sjelljes ne sallen e gjykimit eshte nje premise per te qene gjithsecili me i pergjegjshem, me teper korrekt, per pasoje edhe me i besueshem ne ate qe ka vendosur. Regjistrimi audio i seancave i krijon mundesine cdo pale dhe cdo individi te shohe e te degjoje, te rishohe dhe te ridegjoje, se cfare ka ndodhur me ceshtjen e tij, se si eshte proceduar lidhur me te drejten e tij qe pretendon t’i jete mohuar, te njihet me gjithcka dhe te kete me shume garanci, te bindet dhe te jete me i qete per vendimin qe do te merret, sepse vete pala dhe perfaqesuesi do te jene “te pranishem” ne nje proces ne cdo moment, madje edhe kur vete kane zgjedhur te mos jene fizikisht ne nje salle gjykimi. Se pesti, do t’iu krijoje mundesine gjyqtareve te kesaj Gjykate qe, ndryshe nga kushtet e veshtira ne nje objekt te para shume dekadave, ne te ardhmen te tregojne veten, te demostrojne sjelljen e tyre profesionale dhe etike ne ne gjykim, por edhe autoriteteve gjyqesore (Inspektoriateve te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Ministrise se Drejtesise) qe te mbikqyrin on line dhe te vleresojne sjelljen e gjyqtareve karshi ligjit per kete element esencial per imazhin e pushtetit gjyqesor. Te nderuar pjesemarres! Te gjithe mund te biem dakord se, performanca dhe cilesia e nje gjyqtari nuk jane peng i qendrueshmerise se nje apo disa vendimeve ne gjykatat me te larta, por niveli i ankimeve per sjelljen dhe solemnitetin, sjellja joetike, joprofesionale dhe josolemne gjate nje gjykimi apo sherbimi gjyqesor, jane nje element thelbesor per perfomancen e pushtetit gjyqesor ne teresi. Ne kete drejtim, duke krijuar kushtet e nevojshme infrastukturore, edhe ky investim i perfunduar qe merr rruge sot i sherben rritjes se kesaj performance. Jemi te gjithe te vetedijshem se vetem nje gjyqesor profesionist dhe me etiken e duhur, korrekt dhe solemn ne gjykim, mund te fitoje besimin e publikut, mund te jete i paanshem dhe aq i forte sa te perballoje cdo lloj presioni dhe perpjekjet ( nga faktore brenda ose jashte sistemit ) per ndikime te parregullta. Forcimi i sistemit te drejtesise ne Shqiperi kerkon rritjen e besimit te publikut dhe rritjen e nivelit te transparences { tashme teresisht e mundshme me kushte te reja pune, sherbimi dhe informimi }, pasi keto jane pjese integrale te imazhit qe ka ky sistem, aspekte keto qe lidhen jo vetem me vendimmarrjen, por edhe me dukjen e kesaj vendimmarrjeje. Me kete lidhet edhe perceptimi i shume njerezve sot, te cilet mendojne se cdo gje qe eshte e mbyllur, eshte e dyshimte, edhe nese ka qene nje zgjidhje e drejte e Gjykates. Shpresojme dhe urojme qe ky investim do te sjelle nje GJYKATE me te hapur dhe me transparente, se pas kesaj do te kemi DREJTESI me te besueshme, qe eshte sfida e secilit nga ne dhe e te gjitheve se bashku! Nuk dua te ndalem ne falenderimet per te gjithe miqte dhe personat qe me kane ndihmuar per t’i dhene jete kesaj nisme nga viti 2008 e deri sot. Lista do te ishte e gjate dhe cdo falenderim do te ishte i pamjaftueshem. Do ne ndalem vetem tek subjekti qe ka zbatuar gjate ketij vitit projektin, “JUNIK” sh.p.k, per t’i shprehur publikisht falenderimin per realizimin ne kohe dhe me cilesi te ketyre punimeve, pavaresisht veshtiresive qe ka zbatimi i nje projekti ne rikonstruksion duke respektuar dhe plotesuar ne menyre rigoroze te gjitha pikat dhe kerkesat qe ka gjykata si objekt specifik. Deshiroj te shfrytezoj rastin per nje apel drejtuar te gjithe kolegeve te mi, ketu dhe me tej ne te gjithe pushtetin gjyqesor: Sot simbolikisht eshte vene nje tulle dhe eshte perfunduar investimi ne godinen e njeres nga gjykatat qe jane projektuar dhe zbatuar nga buxheti i shtetit per infrastukturen moderne te pushtetit gjyqesor, ndersa na takon neve si gjyqtare qe cdo dite te veme nga nje tulle ne ndertesen fisnike te Drejtesise! Po keshtu, per secilin individ jashte pushtetit gjyqesor ( te interesuar ose jo drejtperdrejte ne nje proces apo sherbim ne gjykate ) kam te njejtin apel me ate e kam percjelle me rastin e Dites se Drejtesise me 10 maj te ketij viti dhe ne prononcime te tjera me te hershme { qe per me teper eshte perzgjedhur edhe si logo ne hyrje te Gjykates si pika e pare e kontaktit me cdo qytetar }: TE NDERUAR QYTETARE, KERKOJENI DREJTESINE VETEM NE RRUGE TE LIGJSHME! Une sot jo thjesht shpresoj, por une besoj se, ne te ardhmen do te kemi nje pushtet gjyqesor me imazh me te mire, nje pushtet gjyqesor me te besueshem, sepse kam bindjen qe ky pushtet ka ne perberje te tij njerez me vlera e profesioniste dhe se keta jane shumica, te afte per te dhene drejtesi ne kohen dhe cilesine e duhur, per te patur edhe nje Shqiperi me te mire. Te nderuar miq! Duke e mbylluar uroj rruge te mbare ne sfiden e perbashket per nje drejtesi me te efektshme, me te pavarur dhe me transparente! Ju faleminderit! NIKO RAPI Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec
Formular aplikimi per marjen e dokumentave
Formulari i kerkeses per informacion