PËRGJEGJËSITE E GJYKATËS

Qëllimet dhe përgjegjësitë e kompetencave kyçe të gjykatave përfshijnë pesë fusha, ku secila presupozon një lidhje ndërmjet teorisë dhe praktikës, konceptit dhe sjelljes, idesë dhe zbatimit:

  • Pse ekzistojnë gjykatat
  • Gjykatat si institucione
  • Sundimi i ligjit, mbrojtje e barabartë dhe proces i rregullt
  • Përgjegjshmëria
  • Ndërvarësia dhe drejtimi

 

EKZISTENCA E GJYKATAVE

Gjyqësori dhe, në fund të fundit, vetëm gjyqësori mund të përcaktojë përfundimisht kush del fitimtar në konfliktin e pashmangshëm ndërmjet individëve; ndërmjet qeverisë dhe të qeverisurve, duke përfshirë edhe ata që akuzohen nga shteti se kanë shkelur ligjin; ndërmjet individëve dhe shoqërive dhe ndërmjet organizatave, si publike ashtu edhe private.

Atmosfera që rrethon gjykatat dhe ngjarjet në gjykata është formale dhe e pazakontë për shkak se gjykatat janë unike. Ato zgjidhin konflikte duke zbatuar ligjin mbi faktet e çështjeve të veçanta, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Kur ligji zbatohet mbi faktet që sillen në gjykatë, çdo palë ka të drejtën absolute për të pasur një arbitër që është i pavarur nga palët e asaj çështjeje dhe avokatët e tyre.
 
Proçeset gjyqësore duhet të reflektojnë qëllimet e gjykatës, siç janë drejtësia individuale në çështje gjyqësore individuale, dukshmëria e drejtësise individuale në çështjet gjyqësore individuale, sigurimi i një vendi gjykimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbrojtja e individëve ndaj përdorimit arbitrar të pushtetit qeverisës si dhe regjistrimi i statusit ligjor. Çështjeve gjyqësore individuale duhet t'u jepet vëmendje individuale.

Ligji duhet të zbatohet drejt për çdo çështje. Pavarësisht nga statusi ekonomik, për të gjithë duhet të ekzistojë akses i barabartë në gjykatë. Çdokush që vjen në gjykatë dhe para saj duhet të trajtohet me respekt, drejtësi dhe në mënyrë të barabartë. Proceset gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbi faktet në çështjet individuale duhet të jenë të qendrueshme dhe të parashikueshme.

 

GJYKATAT SI INSTITUCIONE

Kur ato janë të paanshme dhe të pavarura, gjykatat meritojnë besimin dhe konfidencën e publikut ndërsa peshojnë nevojat për një rend shoqëror dhe një liri individuale në "administrimin e zakonshëm të së drejtës penale dhe civile" (Federalisti 17).

Drejtësia kërkon nga gjykatat, të cilat në veprimtarinë e tyre të përditshme reflektojnë trashëgiminë e Deklaratës se Pavarësisë, Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektin e publikut, një zbatim vullnetar të ligjit dhe vendimeve gjyqësore në çështjet gjyqësore individuale.

Gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi dhe legjislativi. Por, në fund të fundit, baza kushtetuese dhe ligjore e autoritetit të tyre u dikton ndërvarësi dhe pavarësi, jo autonomi. Menaxherët e gjykatave/kancelarët që janë të aftë kuptojnë bazat historike të pavarësisë së gjyqësorit, autoritetit të gjyqësorit, konceptet e juridiksionit dhe të vendit të zhvillimit të gjyqit si dhe të fuqisë së brendshme të gjykatave.

Gjykatat në mënyrë të vetëndërgjegjshme mbrojnë proceset e tyre të vendimmarrjes dhe ruajnë dallueshëm kufijtë e vet administrativë dhe politikë, qoftë duke ushtruar menaxhimin dhe aktivizmin e frenuar, qoftë nëpërmjet marrëdhënieve kundërshtuese me pushtetet e tjera.

Për shkak se standardet e efektivitetit të gjykatës artikulojnë bindshëm dhe hollësishëm se çfarë duhet të përmbushin gjykatat me burimet që gjenden në to, drejtues të aftë gjykatash e dinë se për çfarë bëjnë fjalë këto standarde dhe i marrin seriozisht ato.

 

DREJTËSI E BARABARTË PARA LIGJIT

Thelbi i administrimit gjyqësor të përditshëm konsiston në premtimin për një drejtësi të barabartë përpara ligjit dhe në garancitë kushtetuese të mbrojtjes së barabartë dhe një procesi ligjor të rregullt.

Gjykatat i mbrojnë të gjithë njërezit në mënyrë të barabartë, pa paragjykime apo diskriminim të ndonjë lloji. Kjo është mbrojtja e barabartë.

Administrimi gjyqësor i vërtetë kërkon mbrojtjen e të drejtave private përmes administrimit të rregullt, që është në përputhje me format, proceset dhe rregullat e parashikuara. Ky është procesi i rregullt.

Elementet e procesit të rregullt në të drejtën penale dhe civile përfshijnë njoftimin, zbulimin, të drejtën e lirisë me kusht, këshillimin, proces të rregullt dhe ligjor, ballafaqimin, pyetjen e dëshmitarit, të drejtën për të thirrur dëshmitarë, privilegjin kundër vetinkriminimit dhe, midis të tjerave, vendimin publik dhe ta dhënë në kohën e duhur.

Kompetencat e menaxhimit të gjykatës kërkojnë një kuptim të mirinformuar mbi mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt dhe historinë e evolucionit të tyre nga të drejtat që iu dhanë së pari nga mbreti anglez zotërve të principatave, te të drejtat që tani u garantohen të gjithë amerikanëve.

Sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe një proces i rregullt kanë implikime praktike të thella. Këto implikime diktojnë se qëllimi i administrimit gjyqësor nuk është as autonomia dhe as pavarësia gjyqësore, por liria, rendi shoqeror, sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe procesi i rregullt.

 

PËRGJEGJËSIA

Qëllimet dhe përgjegjësitë e gjykatave kërkojnë drejtpeshim ndërmjet pavarësise dhe përgjegjshmërise se brendshme dhe të jashtme. Gjykatat nuk mund t'u shërbejnë qëllimeve të tyre të qëndrueshme ose përgjegjësive të tyre të vazhdueshme, nëse struktura, qeverisja, veprimet, programet, proceset dhe efektiviteti i tyre nuk të çojnë në një perceptim të merituar se gjyqësori është i përgjegjshëm. Shfajësimi për kontrollin mbi gjykata në lidhje me ritmin e procesit gjyqësor, shënimin dhe raportimin e kohës së dispozitivit, zbatimin e vendimeve gjyqësore nuk është thjesht efikasitet.

Për me tepër, është përgjegjësia e gjykatave për një përdorim të duhur të fondeve publike për të siguruar sundimin e ligjit, mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt, drejtësinë individuale në çështje individuale dhe dukshmërinë e drejtësise individuale në çështje individuale.

Menaxherët e gjykatave/kancelarët themelojnë, shpjegojnë dhe mirëmbajnë përdorimin që gjykata u bën burimeve publike. Ata u raportojnë mbi veprimtarinë e gjykatës, gjyqësorit, publikut dhe homologëve politikë të gjyqësorit. Gjyqtarët dhe stafi i gjykatës kuptojnë dhe i shërbejnë së drejtës së publikut për një gjyqësor të përgjegjshëm, i cili me të drejtë do të gëzonte besimin dhe konfidencën e publikut.