Tarifa në lekë për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore e prokuroria: |
|
1. Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit. |
200 |
2. Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit. |
200 |
3. Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore |
200 |
4. Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Punëve të Jashtme |
200 |
5. Për lëshimin e vërtetimit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale nga prokuroria. |
200 |
6. Për lëshimin e vendimit të pushimit ose të vendimit të mosfillimit të çështjes penale nga prokuroria |
200 |
7. Për lëshimin e vërtetimit nga gjykata se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor. |
200 |
8. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë |
|
a) për pension ushqimor | 0 |
b) për vërtetim fakti | 200 |
c) padi për zgjidhje martese | 3000 |
ç) padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike | 3000 |
d) padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi | |
I) me vleftë deri 100 000 lekë | 3000 |
II) me vleftë mbi 100 000 lekë | 1% e shumes |
dh) padi për pjesëtim pasurie | 3000 |
e) padi për kthim në punë | 0 |
9. Pranimi i ankimeve kundër vendimeve të gjykatës | 200 |