MIRËSEVINI NË FAQEN ZYRTARE TË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER

 

Për informacion mbi përdorimin e të dhënave të anonimizuara në portal paraqituni prane sportelit të informacionit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ose nepërmjet email-it zyrtar gjykata.fier@gjykata.gov.al dhe nepermjet faqes se Facebook.

 

 

 

   

Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj pubikut dhe medias, informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e gjykatës, zyra për marrëdhënien me publikun dhe median në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier azhornon këtë faqe, e cila mirembahet nga Keshilli i Larte Gjyqesor. Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme, qofshin ato civile apo penale për çështjet përkatëse.

 

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të qytetit të Fierit, të cilat varësisht objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

 

Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

 

Objektivat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë:

  1. Përmbushja e standarteve kohore dhe cilësore të gjykimeve;
     
  2. Njohja dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, duke synuar mbrotjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  3. Rritja e besimit tek qytetarët dhe opinioni publik;
  4. Përmirësim i kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, në sajë të zbatimit të rregullave të brëndshme administrative dhe monitorimit lidhur me zbatueshmërisë së tyre;
  5. Krijimi i një ambjenti funksional pune dhe shërbimi;
  6. Adaptimin e vazhdueshëm të zhvillimeve teknologjike që shërbejnë dhe mundësojnë përmirësimin e mëtejshëm në veprimtarinë e gjykatës;

Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.

Informacione më të detajuara rreth veprimtarisë së gjykatës mund të gjeni dhe në kategoritë e tjera përkatëse në këtë faqe.

 

Misioni i gjykates

 

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Gjykata ka për qëllim të kërkojë respektimin e Kushtetutës, të ligjeve dhe akteve nënligjore, realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë. Menaxhimi me efektivitet dhe eficencë i fondeve buxhetore, të miratuara për pushtetin gjyqësor nga njëra anë me ligjin e buxhetit, e nga ana tjetër fondet e përfituara nga donatorë të ndryshëm, vendas apo të huaj, për të mbështetur pavarësinë e pushtetit gjyqësor. 

Objektivat:

  • Organizimin dhe konsolidimin e Gjykatës, si njësi efektive në realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë.
  • Menaxhimi me efektivitet Staf i orientuar drejt plotësimit të kërkesave të qytetarëve.
  • Shërbime publike me cilësi të lartë.

Përmirësimin e kushteve të gjyqesorit, nëpërmjet një menaxhimi sa më efektiv të fondeve të akorduara atij.   

 

Orari i shërbimit :  

E HËNË – E PREMTE   ORA  08:00 - 16:00

Veprimet në kryesekretari:

E HËNË – E PREMTE  ORA   08:00 - 16:00

 

 

 

 

 

 

Në linkun e mëposhtëm do të mund të njiheni me: "Planin Strategjik të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor” dhe Rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me median”.

 

 

http://klgj.al/kontakt-media/