Mirë se vini!

  

Rregullore për dërgimin e kërkesave në gjykatë:

 

Gjykata e Shkallёssё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan nё zbatim tё tё drejtёs pёr informim i referohet: - Nenit 23 tё Kushtetutës së Shqipërisë i cili sanksionon të Drejtën për informim, si një ndër të drejtat themelore të individit. Sipas kësaj dispozite, përcaktohet se:

 

       1. E Drejta për Informim është e garantuar;

  1. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacione për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore;
  2. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Përmes përcaktimit të sajsi një e drejtë kushtetuese, garantohetrespektimi i një të drejte themelore për sistemin e organizimit politik e institucional të shtetit ligjor.”

 

- Ligji nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumente Zyrtare”, ku njihet e drejta e informimit të çdo qytetari për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

 

Sipas këtij ligji, të drejtën për të kërkuar informacion për dokumentet zyrtare e ka çdo shtetas shqiptar, i huaj, person pa shtetësi, si edhe personat juridikë.

 

“Neni 3/1 i ligjit të sipërpërmendur përcakton edhe format në të cilat mund të kërkohet informacioni: me gojë ose me shkrim, pa qenë e nevojshme të jepen shpjegime për arsyet ose motivet e kërkesës, ose dokumentacion shoqërues. Çdo qytetar mund të marrë informacionin e kërkuar me shkrim, me gojë, postë elektronike etj.”

 

Nisur nga nocioni i interesit publik, çdo kёrksё pёr informacion trajtohet duke balancuar ekuilibrin mes përfitimit dhe humbjes së mundshme që mund t’i shkaktohet interesit publik nga lejimi ose nga kufizimi i së drejtës së publikut për t’u informuar, pasiqë si çdo e drejtë, dhe e drejta pёr informim ka detyrimet dhe kufizimet që duhen trajtuar me kujdes dhe pёrgjegjshmёri tё veçantё pёr çdo kёrkesё pёr informacion, ku prevalon interesi mё i lartё publik. Nën detyrimin e parimit të trajtimit tё kujdesshёm tё çdo kёrkese/ankese pёr informacion publik dhe mediatik i nёpunёsit pёrgjegjёs pёr dhёnien e informacionit kanё detyrim tё konsultohen dhe referohen pёr dhёnien e informacionit nё:

 

- Ligj Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;

- Ligj Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;

- Ligj nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;

- Urdhër Nr.6777/5, datë 30.9.2010 për miratimin e rregullores "Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun";

- Ligjin Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën eShqipërisë” i ndryshuar;

- Ligj Nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”;

- Ligj Nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror” (Ndryshuar me ligjin nr.9541, datë 22.5.2006) (Ndryshuar me ligjin 25/2012);

- Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë;

- Si dhe çdo ligji tjetër në fuqi, udhёzime dhe urdhёra pёr zbatim tё Kёshillit tё LartёGjyqёsor në funksion tё ushtrimit tё detyrёs.

- Vendim nr. 716, datë 06.12.2023 “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median” Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tёPёrgjithshёm Elbasan kujdeset qё gjatё pёrcjelljes sё informacionit me publikun komunikimi dhe informimi i tij pёr kёrkesat pёr informacion tё mediave dhe palёve tё jetё i saktë, i qartë dhe i kuptueshëm, duke mos cënuar interesin publik pёr tё arritur krsitalizimin dhe lartёsimin e opinionit dhe qëndrimit të publikut ndaj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nёpёrmjet njё komunikimi tё shpejtё, tё saktё nё pёrgjigje tё kёrkesave dhe informimit tёpublikut pёr çёshtjeve me karakter tё pёrgjithshёm dhe pёrcaktues.

 

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tёPёrgjithshёm Elbasan nё zbatim tё drejtёs pёr informim duhet tё ruaj komunikim korrekt me grupet e interesit dhe mediat duke dhënë informacionin nё pёrputhje me njё vleftёsim paraprak tё ligjshmёrisё sё tyre pёr t`u informuar dhe duke ju përmbajtur qëllimit dhe përgjegjësive të pozicionit me kthimin e përgjigjeve brenda afateve qё parashikon ligji pёr kёrkesё/ankesat.

 

Duke vlerёsuar qё deklarata pёr shtyp ёshtё një instrument efiçent pёr shpёndarjen e informacioneve nё mёnyrё tё saktё si edhe njё mёnyrё efikase pёr tё mirёinformuar publikun me çёshtje tё interesit tё lartё publik Gjykata ka reaguar shpesh me deklarata pёrshtyp pёr tё qartёsuar opinionin publik pёr çёshtje me interestё lartё publik, me miratimin dhe respektimin e dakordёsisё pёr publikim tё tyre nga gjyqtarёt e çёshtjeve, duke i kushtuar rёndёsi faktit qё përçimi i mesazhit në deklarata tё jetё korrekt i saktё dhe nё pёrputhje me vlerёsimin pёr publikim tё gjyqtarit tё çёshtjes.

 

Në kuadër të plotësimit të kërkesave të Planit Strategjik të Komunikimit, dhe detyrimit për transparencë Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, përditëson llogaritë e rrejteve sociale dhe faqen zyrtare tё gjykatёs www.gjykataelbasan.gov.al nё rubrika tё ndryshme tё saj me informacione të vazhdueshme

 

Kërkesat për informacion mund t`i drejtoni nëpërmjet adresës së e-mail duke plotësuar formularin e kërkesës i cili gjendet këtu.  Pas plotësimit, kërkesa dërgohet në adresën e postës elektronike të gjykatës: manjola.kume@gjykata.gov.al

 Ose  nëpërmjet plotësimit të Formularit te Aplikimit i cili gjendet ketu

 

 Ju informojmë se çdo kërkesë për informacion duhet të ketë bashkëlidhur këto dokumente:

 

  1. Për individët

 

  1. Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë).

 

  1. Për palët në proces gjyqësor

 

1-      Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, karta avokatit).

2-      Prokurë përfaqësimi të palës në proces gjyqësor.

 

  1. Për mediat

 

1-      Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë).

 

2-      Kartën e përfaqësimit të institucionit ose autorizimin e nënshkruar të medias për të cilën kërkohet informacioni.

 

3-      Në Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median”, i miratuar nga Këshilli i Lartë  Gjyqësor neni 12/3 përcakton: Aksesi në dosjet gjyqësore: Në çdo rast, personi që kërkon akses është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e informacionit duke nënshkruar deklaratën përkatëse (Deklaratë Konfidencialiteti) , e cila plotësohet dhe dërgohet e skanuar me nënshkrimin e kërkuesit. Deklaratën e Konfidencialitetit  e gjeni në lidhjen këtu

 

4- Përfaqësuesit e medias të cilët kërkojnë regjistrim/trasmetim të seancave gjyqësore duhet të plotësojnë “Formular për Përfaqësuesit e Medias, Kërkesë për Regjistrimin/Transmetimin e Imazheve Filmike të Seancës Gjyqësore” të cilën e gjeni këtu.

 

 5- Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median” e gjeni të publikuar më 21.12.2023 në lidhjen këtu. 

 

6- Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median”  Neni 8/2 përcakton: “Publikimi i informacionit pa kërkesë bëhet nga gjykata, duke vlerësuar interesin dhe të drejtat e publikut për t’u informuar mbi veprimtarinë e gjykatës.”. Këto informacione publikohen në rubrikat e faqes zyrtare të gjykatës www.gjykata.gov.al.

 

7- Në Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median” Neni 9 përcakton se: “Të dhënat pa kërkesë 1. Të dhënat që vihen në dispozicion pa kërkesë përfshijnë informacione apo dokumente të cilat nuk ndalohen me ligj të bëhen publike.”. Informacioni i bërë publik nuk kërkon plotësim kërkese dhe identifikim të subjekteve.

 

8- Refuzohen kërkesat e subjekteve që nuk plotësojnë kriteret për identifikim për kërkesat për informacion, dokumente apo akte të cilat nuk janë publike dhe këkohen në bazë të plotësimit të një kërkese.

 

 

Faleminderit 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan  

 

 

 Tel: 054 25 99 51

 

 

 

Location (Vendndodhja)