Mirë se vini!

  

Kërkesat për informacion mund t`i drejtoni nëpërmjet adresës së e-mail duke plotësuar formularin e kërkesës i cili gjendet këtu.  Pas plotësimit, kërkesa dërgohet në adresën e postës elektronike të gjykatës: manjola.kume@gjykata.gov.al

 Ose  nëpërmjet plotësimit të Formularit te Aplikimit i cili gjendet ketu

 

 

 Ju informojmë se çdo kërkesë për informacion duhet të ketë bashkëlidhur këto dokumente:

 

  1. Për individët

 

1-      Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë).

 

  1. Për palët në proces gjyqësor

 

1-      Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, karta avokatit).

2-      Prokurë përfaqësimi të palës në proces gjyqësor.

 

  1. Për mediat

 

1-      Mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë).

 

2-      Kartën e përfaqësimit të institucionit ose autorizimin e nënshkruar të medias për të cilën kërkohet informacioni.

 

3-      Në Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median”, i miratuar nga Këshilli i Lartë  Gjyqësor neni 12/3 përcakton: Aksesi në dosjet gjyqësore: Në çdo rast, personi që kërkon akses është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e informacionit duke nënshkruar deklaratën përkatëse (Deklaratë Konfidencialiteti) , e cila plotësohet dhe dërgohet e skanuar me nënshkrimin e kërkuesit. Deklaratën e Konfidencialitetit  e gjeni në lidhjen këtu. 

 

4- Përfaqësuesit e medias të cilët kërkojnë regjistrim/trasmetim të seancave gjyqësore duhet të plotësojnë “Formular për Përfaqësuesit e Medias, Kërkesë për Regjistrimin/Transmetimin e Imazheve Filmike të Seancës Gjyqësore” të cilën e gjeni këtu.

 

 5- Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median” e gjeni të publikuar më 21.12.2023 në lidhjen këtu. 

 

6- Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median”  Neni 8/2 përcakton: “Publikimi i informacionit pa kërkesë bëhet nga gjykata, duke vlerësuar interesin dhe të drejtat e publikut për t’u informuar mbi veprimtarinë e gjykatës.”. Këto informacione publikohen në rubrikat e faqes zyrtare të gjykatës www.gjykata.gov.al.

 

7-  Në Vendim Nr. 716, datë 06.12.2023 “Udhëzues Standard të Marrëdhënieve tё Gjykatave me Publikun dhe Median” Neni 9 përcakton se: “Të dhënat pa kërkesë 1. Të dhënat që vihen në dispozicion pa kërkesë përfshijnë informacione apo dokumente të cilat nuk ndalohen me ligj të bëhen publike.”. Informacioni i bërë publik nuk kërkon plotësim kërkese dhe identifikim të subjekteve.

 

8- Refuzohen kërkesat e subjekteve që nuk plotësojnë kriteret për identifikim për kërkesat për informacion, dokumente apo akte të cilat nuk janë publike dhe këkohen në bazë të plotësimit të një kërkese.

 

 

Faleminderit 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan  

 

 

 Tel: 054 25 99 51

 

 

 

Location (Vendndodhja)