Shfleto
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM DIBËR
Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.
Në shoqërinë tonë demokratike, çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë, mundet dhe duhet jetë objekt komunikimi.Informacioni prodhon njohjen dhe njohja favorizon pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të secilit prej nesh.
Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.
MISIONI
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila e shtrin juridiksionin e saj në rrethet Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat, vepron si shkallë e parë për gjykimin e mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare etj, në çështje konkrete, nepërmjet interpretimit gjyqësor të normave juridike dhe fakteve, të mishëruara në vendimet gjyqësore.
Objektivat e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër janë:
-
Përmbushjen e standarteve kohore dhe cilësore të gjykimeve.
-
Njohjen dhe zbatimin e vendimet e GJEDNJ, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
-
Të rrisë performancën e besueshmërinë në sytë e publikut.
-
Forcimin e kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, nëpermjet plotësimit të korpusit të rregullave të brendëshme administrative dhe monitorimit të zbatimit të tyre
-
Krijimin e një ambienti funksional pune dhe shërbimi.
-
Ndjekjen dhe adaptimin e vazhdueshëm të teknologjive të reja informatike.
VLERAT
Në punën e saj, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia dhe paanësia, bashkëpunimi, transparenca, efikasiteti, barazia, efektshmëria dhe kurajoja.
ORARI I KRYERJES SË VEPRIMEVE ME PUBLIKUN
HENE - PREMTE
ORARI VEPRIMET
______________________________________________________________________________________________
10:00 - 16:00 Dorëzim ankimesh/kërkesë padi/tërheqje
vërtetimesh etj
Kontakt : kontakt.gjykatarrethitdiber@gjykata.gov.al