10 Maj 2024.
Në kuadër të "Ditës së Hapur" organizuar në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, nën drejtimin e Gjyqtarit të Medias Znj. Mevlute Çaushi dhe Koordinatorit për të Drejtën e Informimit Z. Elsi Çaushi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, u realizua takimi me studentët dhe përfaqësues të shkollave të mesme të cilët u njohën me Historikun e shkurtër në lidhje me Ditën e Drejtësisë, Organzimin dhe funksionimin e gjykatës, aktivitetit gjyqësor; Të drejtën për informim dhe detyrimi i gjykatës për të dhënë informacion; Shërbimet on-line si mjet efikas për aksesimin e gjykatës.; Akesesi në gjykatë; Ndihma juridike e garantuar nga shteti.
Gjithashtu nxënësit morën pjesë në një seancë gjyqësore si dhe vizituan ambjentet e gjykatës.
     

Takim me përfaqësues të medias të Qarkut Dibër, me pjesëmarrjen e zv/kryetares Znj. Nertila Kape, gjyqtarit për median Z. Ardit Kuka, koordinatorin për të drejtën e informimit Z. Elsi Çaushi, gazetarëve Z. Adnan Elezi , Z.Islam Shehu, Enver Doçi dhe Adriatik Sula. Objekt diskutimi ishte njohja me kërkesat dhe problematikat e hasura nga përfaqësuesit e mediave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.