REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË

VLORË

 

 

 

Ju urojmë mirëseardhjen  në faqen zyrtare: 

 

"Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë".

 

 

Me qëlllim përmirësimin e shërbimit administrativ dhe procedural  në gjykata, në kuadrin e rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve për  veprimtarinë e gjykatave , Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqiperisë ka ndërtuar dhe mirëmban këtë faqe.

Qëllimi I gjykatës është që nëpërmjet kësaj faqeje të ofrohet një informacion i plotë dhe I qartë  mbi funksionimin dhe aktivitetin institucionit , mbi veprimtarinë procedurale dhe administrative të  Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë duke e bërë gjykatën  një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm dhe të aksesueshëm  për publikun.

Jemi të angazhuar që të përditësojmë në mënyrë të vazhdueshmë faqen e internetit  të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, duke e pasuruar atë me më shumë instrumente të rinj për kërkimin e informacionit në mënyrë që të bëhet harmonizimi me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka si kompetencë tokësore 7 Qytete : Qytetin e Vlorës, të Beratit, të Skraparit, Ballshit, Fier, Lushnje , Kuçovë .

Gjykata  Administrative e  Shkallës së Parë Vlorë synon që të jetë sa më transparente  në veprimtarinë e saj duke mundësuar një informacion në distancë dhe duke ulur kostot e shërbimit për përdoruesit e saj.

Synojmë që  faqja jonë e internetit të sjellë  një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të marrin informacion.

Jemi të hapur për çdo këshillë apo propozim  në lidhje me faqen e gjykatës në adresën tonë të e-mail : administrative.vlorë@gjykata.gov.al , që do të shërbente në përmirësimin e shërbhimit.

 

 

VIDEO INFORMUESE  PËR PUBLIKUN : 

 

Si të plotësoni "Formularin Elektronik të Aplikimit" për marrje dokumentacioni/vërtetimi nga gjykata.

 

Orari i shërbimit :  

 

E HËNË – E PREMTE :  ORA  08.00 - 16.00

 

Veprimet në kryesekretari:

 

E HËNË – E PREMTE   ORA     08:00 – 16:00

 

 

E-mail i zyrës së kryesekretarisë:

 

doriana.memaj@gjykata.gov.al

 

Numër telefoni i kryesekretarisë:

 

033/408 046

 

Ju falenderojmë!

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 

 

KLGJ KONTAKT MEDIA

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor është i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, si një ndër objektivat e tij kryesorë. Këshilli i Lartë Gjyqësor synon përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median dhe publikun, lehtësimin e të kuptuarit prej publikut të mjeteve dhe mënyrës së komunikimit me gjykatat, të veprimtarisë dhe shërbimeve që ofrohen nga gjykatat, të mënyrës së marrjes së vendimeve dhe kufizimet në punën e gjyqtarëve. Transparenca, ndershmëria, llogaridhënia dhe besueshmëria janë parimet udhëheqëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe komunikimi do të kryhet në mënyrë profesionale, në çdo kohë.  

PLANI STRATEGJIK I KOMUNIKIMIT PËR SISTEMIN GJYQËSOR 

RREGULLORE PËR KOMUNIKIMIN E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR ME MEDIAN 

 

 ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Këtu mund të njiheni me faqen e re të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Këtu mund të gjeni Broshurën Informuese të sistemit audio