Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë
Deklaratë Publike - Dënojmë Vrasjen e Gjyqtarit, Z.Astrit Kalaja
Me dhimbje të thellë dhe zemër të lënduar kemi marrë lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja - kolegut, mikut dhe qytetarit të përkushtuar që u nda nga jeta në rrethana tragjike dhe të papranueshme.
Astriti ishte më shumë sesa një bashkëpunëtor i përditshëm; ai ishte një njeri me integritet, zë i drejtësisë dhe shembull i ndershmërisë në jetën profesionale dhe shoqërore.
Si mik, ai do të mbahet mend për njerëzinë, qetësinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar gjithmonë të tjerët. Si koleg, ai la gjurmë përmes punës së palodhur dhe përkushtimit ndaj vlerave që të gjithë duhet të mbrojmë.
Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe i bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe transparent. Drejtësia për Astritin nuk është vetëm një e drejtë për familjen e tij, është një domosdoshmëri për shoqërinë tonë.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që ndanë jetë, punë dhe miqësi me Astritin.
Humbja e tij është e pazëvendësueshme.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vijim të procesit të zbatimit të "Hartës së Re Gjyqësore", informon në lidhje me funksionimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe Zyrat e Shërbimit.
Në linkun e mëposhtëm do të mund të njiheni me: "Planin Strategjik të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor” dhe Rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me median”.
ORARI I SHËRBIMIT [ E Hënë – E Pemte ]:
08:00 - 16:00 Kërkesë Padi, Ankime etj...
08:00 - 16:00 Vërtetime, Tërheqje Vendimeve etj...
Kontakt e-mail: info.administrativetirana@gjykata.gov.al
Kliko--> Facebook Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
Kliko--> Instagram Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
Shkarko Formularin për Kopje të Regjistrimit Audio