RREGULLORE E GJYKATA ADMINISTRATIEVE E SHKALLËS SË PARË VLORË
PËRMBAJTJA:
I. ORGANIZIMI I GJYKATES ADMINISTRATIVE TE SHKALLES SE PARE VLORE
- BAZA LIGJORE DHE VENDI
- DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI
- Kryetari
- STRUKTURA E BRENDSHME FUNKSIONALE DHE ADMINISTRATIVE
- Skema organizative, Funksionet dhe Detyrat
- ORGANIZIMI I MARRDHËNIEVE TE BRENDSHME , MEPALET NDERGJYQESE DHE ME PUBLIKUN
- Organizimi i mardhenieve me publikun
- Organizimi i levizjes se personelit dhe publikut ne ambientet e brendshme te gjykates
- PËRSHKRIMET E VENDEVE TË PUNËS
- Kancelari,
- Sekretaria gjyqësore,
- Sekretari i seancës,
- Nëpunësi gjyqësor,
- Sektori ose zyra e arkivit,
- Sektori ose zyra e IT dhe mardhenieve me publikun dhe median,
- Sektori ose zyra e buxhetit,
- Sektori ose zyra e administratës ndihmëse.
- ORGANIZIMI I GJYKATES ADMINISTRATIVE TE SHKALLES SE PARE VLORE
- OBJEKTI , BAZA LIGJORE DHE VENDI
1.1 Objekti
Objekti i kesaj rregullore eshte vendosja rregullave per permbushjen e veprimtarise se saj ne kryerjen e shebimeve ne fushen juridike dhe administrative ne lidhje me
- strukturat, drejtimin dhe kompetencat e cdo sektori
- rregullimi i marrëdhëniet brenda sektoreve e strukturave të administratës gjyqësore
- rregullimi i marrëdhëniet ndërmjet strukturave të administratës gjyqësore dhe personave pjesëmarrës ose të interesuar për procesin gjyqësor, si dhe me publikun;
- percaktimin e llojeve te veprimtarive administrative dhe procedurale që përmbushen nga administrata gjyqësore;
- rregulla të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e sistemit CCMIS dhe ICMIS
1.2 Baza Ligjore
Gjate ushtrimit te veprimtarise se saj ne fushen juridike , administrative dhe menaxheriale , ajo mbeshtetet ne :
- Ligjin Nr 9877 date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”
- Rregulloren “ Per organizimin dhe funksionimin e administrates Gjyqesore” miratuar me
- Urdherin e Ministrit te Drejtesise Nr 1830 date 03.04.2001( i ndryshuar)
- Projekt Rregulloren e Ministrise se Drejtesise “Per mardheniet e gjykates me publikun”
- Ligji Nr 9131 dt. 08.09.2004 “ Per rregullat e etikes ne administraten publike “
- Ligji Nr 10296 date 08.07.2012 “ Per menaxhimin financiar dhe kontrollin “
- Vendimet dhe aktet nënligjore deri sa ato nuk vijnë në kundërshtim me Kushtetutën
- Urdhërat dhe udhëzimet e miratuar nga KLD, ministri i Drejtesise dhe Ministri i Financave .
- DREJTIMI
Drejtimi dhe organizimi i veprimtarisë së gjykates bëhet nga Kryetari i Gjykatës.
Kryetari i Gjykates zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin Nr. 9877, date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, Ligji. Nr 10296 date 08.07.2012 “ Per menaxhimin financiar dhe kontrollin “
Për realizimin e misionit te tij , Kryetari ka këto :
- Detyra kryesore
1.Eshte pergjegjes për funksionimin e drejtimin ekonomiko-financiar, per perdorimin e fondeve buxhetore, kontrollon dhe bashkërendon të gjithe veprimtarine qe zhvillon Gjykata dhe perfaqëson gjykatën në marrëdhëniet me të tretët.
- Percakton perberjen e trupave gjyqesore ne perputhje me parashikimin e nenit 12/1 te ligjit me nr.49/2012”Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”
- Kryetari i gjykatës përveç sa më sipër, kryen edhe këto detyra:
- mbikëqyr respektimin e etikës gjyqësore dhe të solemnitetit, si dhe planifikimin e
çështjeve gjyqësore për qëllime të vlerësimit profesional;
- mbikëqyr disiplinën në punë të gjyqtarëve;
- kujdeset për çështjet e ruajtjes dhe sigurisë në gjykatë;
- kryen detyra të tjera në funksion të drejtimit administrativ të gjykatës, të parashikuara në aktet ligjore ose nënligjore në fuqi.
- Në mungesë të kryetarit, detyrat e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni kryhen nga një gjyqtar i autorizuar prej tij.
- Drejtimi dhe organizimi
- Siguron funksionim normal të punës së Gjykates për përmbushjen e objektivave konkrete te saj , në funksion të strategjisë së përgjithshme të shprehur në ligj.
- Drejton personelin e Gjykates , kontrollon, bashkërendon duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
- Zhvillon takime periodike me gjyqtaret dhe punonjësit e adminidtrates për të drejtuar punën dhe për të identifikuar problemet, për të ndarë përgjegjësitë sipas detyrave dhe marrjen e masave për zgjidhjen e tyre. Përcakton detyrat funksionale të cdo punonjësi.
- Struktura e brendshme funksionale dhe organizative
Për realizimin e misionit dhe detyrave të saj Gjykata është e organizuar sipas strukturës organizative te miratuar nga Ministria e Drejtesise dhe perbehet nga :
kancelari
sekretaria gjyqësore ( k/ sekretari)
sekretari i seancës
nëpunësi gjyqësor,
sektori ose zyra e arkivit
sektori ose zyra e IT dhe mardhenieve me publikun dhe median
sektori ose zyra e buxhetit
sektori ose zyra e administratës ndihmëse
3.1 Kancelari
Kancelari organizon dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të sekretarisë gjyqësore si dhe të sektorëve ose zyrave të tjera, që bëjnë pjesë në strukturës e gjykatës.
Kompetenca të kancelarit në fushën administrative
- Merr masa dhe kujdeset për krijimin e kushteve të nevojshme për mbështetjen dhe realizimin normal te procesit te gjykimit pa ndërhyre në veprimtarinë procedurale dhe pavarësinë e gjyqtarëve, për furnizimin e gjyqtarëve me Fletoret Zyrtare dhe literaturë nga fusha e drejtësisë. Mbikqyr regjistrimin e kërkesave të parqitura në gjykatë në regjistra të veçantë sipas objektit të tyre.
- Mban dhe kujdeset për përdorimin e vulave të gjykatës edhe kur ajo, me delegim nga kancelari, përdoret nga punonjës të caktuar të administrtës gjyqësore.
- Kujdeset për afishimin në ambientet e paracaktuara të gjykatës të datave të gjykimeve dhe të akteve procedurale të parashikuara nga ligji.
- Evidenton numrin e çështjeve në proces për gjyqtar, të dërguara në gjykatën e apelit dhe në Gjykatën e Lartë dhe të kthyera për rigjykim, të pezulluara, të lëna në fuqi, të prishura, të pushuara dhe informon në mënyrë periodike kryetarin e gjykatës dhe Ministrinë e Drejtësisë.
- Kujdeset dhe kontrollon plotësimin e statistikës gjyqësore.
- Kancelari, në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës, mbi bazën e të dhënave statistikore, harton informacionin statistikor, i cili çdo tre muaj në emër të kryetarit të gjykatës i dërgohet Ministrit të Drejtësisë. Një kopje e informacionit i lihet në dispozicion nëpunësit të ngarkuar për marrëdhëniet me publikun dhe median.
- Mban librin e mbledhjeve të gjykatë.
- Mban regjistrin themeltar të punonjësve të gjykatës me adresat e sakta të tyre. Në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës realizon dinamikën e dosjeve të personelit të gjykatës.
- Kancelari kujdeset për çështjet e etikës dhe paraqitjes së personelit të administratës gjyqësore, gjatë dhe jashtë pjesëmarrjes në gjykim.
- Ndjek dhe kontrollon ngarkesën në punë, shfrytëzimin e kohës së punës dhe respektimin e disiplinës në punë të punonjësve të administratës gjyqësore dhe i propozon kryetarit të gjykatës marrjen e masave organizative dhe disiplinore përkatëse.
- I paraqet, në mënyrë periodike, kryetarit të gjykatës, sipas strukturës organike të miratuar për atë gjykatë,nevojat për përmirësimin e strukturës dhe organizimit të administratës gjyqësore.
- Siguron për punonjësit kushte normale dhe të përshtatshme pune, në përputhje me kërkesat e Kodit të Punës.
- Merr masat për sigurimin e ndërtesës së gjykatës me mjetet e mbrojtjes kundra zjarrtit e kërkon nga punonjësit respektimin e rregullave përkatëse.
- Kontrollon administrativisht zyrën e buxhetit të gjykatës dhe përgatit kërkesat për fonde financire në Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, që paraqiten nëpërmjet kryetarit të gjykatës.
- Kontrollon derdhjet në buxhetin e gjykatës të të ardhurave që vilen nga aplikimi i pullave të taksës, për shërbimet e kryera nga administrata gjyqësore e çdo shërbim tjetër që kryhet kundrejt pagesës.
- Kujdeset për informatizimin e veprimtarisë së administratës gjyqësore.
- Merr masa dhe kujdeset për respektimin e rregullave, lidhur me solemnitetin në gjykim.
- Merr masa dhe kujdeset për krijimin në gjykatë të ambienteve të posaçme të qëndrimit, si dhe të kushteve të përshtatshme të punës për avokatët, mbrojtësit, përfaqësuesit e palëve, prokurorët dhe ekspertët, lidhur me studimin e dosjeve dhe kryerjen e detyrave të tyre.
- Merr masa dhe kujdeset për krijimin në gjykatë të ambienteve të përshtatshme, për kryerjen e shërbimeve gjyqësore, fotokopjimin e dosjeve, vendimeve, akteve dhe shkresave kundrejt tarifës së parapaguar. Dhënia e fotokopjes së shkresave dhe akteve të tjera bëhet brenda 24 orëve nga depozitimi i kërkesës. Në rastet kur dosja ndodhet në proces gjyqësor ky afat është 48 orë.
- Realizon marrjen apo dëgjimin e ankesave për shkelje të së drejtës së publikut për t’u informuar apo për shërbime të pakryera nga administrata e gjykatës.
- Kancelari pajise me kartë identifikimi ku të jetë shënuar emri, mbiemri dhe detyra e punonjësit dhe të jetë e firmosur nga kryetari i gjykatës , të gjithë punonjësit e administratës.
- Merr masa dhe përgjigjet për zbatimin e urdhërave e udhëzimeve të Ministrit të Drejtësisë dhe të kryetarit të gjykatës për administratën gjyqësore.
Kompetenca të kancelarit në fushën procedurale
Kancelari, në fushën procedurale, ushtron kompetencat si vijon
- Merr masa për organizimin e ndarjes së çështjeve gjyqësore, nëpërmjet shortit të hapur në prani të gjyqtarëve, duke bërë edhe dokumentimin e këtij procesi. Organizimi dhe dokumentimi i shortit bëhet nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e kryetarit të gjykatës.
- Merr masa dhe ndjek realizimin e marrëdhënieve procedurale me gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë.
- Kryeson komisionin për asgjësimin e provave materiale ose dorëzimin e tyre tek personi i caktuar në vendimin e gjykatës. Dokumentimi i këtyre veprimeve nënshkruhet edhe nga kancelari.
- Merr masa dhe kontrollon realizimin nga nëpunësi gjyqësor të detyrave, lidhur me kryerjen e njoftimeve procedurale, si dhe përmbushjen e urdhërimeve të gjykatës, lidhur me zhvillimin e gjykimit.
- Dërgon për njoftim dhe ekzekutim vendimet penale dhe civile të dhëna nga gjykata.
- Lëshon, vërteton dhe nënshkruan akte procedurale që dalin nga gjykata për të realizuar veshjen administrative te aktit procedural.
- Nënshkruan të gjitha aktet procedurale që kërkojnë shënime procedurale sikurse janë:vendimet gjyqësore që marrin formë të prerë,vendimet përfundimtare dhe të ndërmjetme që dërgohen për ekzekutim, ekstrakte, fotokopje të vërtetuara me origjinalin që dalin nga gjykata, të gjitha aktet e tjera që lëshohen nga gjykata, përveç nënshkrimit të krijuesit të aktit, nënshkruhen edhe nga kancelari.
3.2 Sekretaria e gjykatës ( K/ SEKRETARIA)
Sekretaria e gjykatës pranon dokumentet dhe aktet procedurale. Ajo shpërndan paditë pas hedhjes së shortit, merr në dorëzim dosjet pas përfundimit të gjykimit dhe bën kalimin në arkive të dosjeve gjyqësore.
Sekretaria e gjykatës mban këto regjistra:
Regjistra e çeshtjeve administerative
a)regjister themeltar i çeshtjeve administrative
b)regjistre te ndryshem i çeshtjeve administrative
c)regjister urdher ekzekutimi,
d)numerator i çeshtjeve administrative
e)indeks i çeshtjeve administrative
Çdo regjistër duhet të jetë me fletë të numërtuara me procesverbalin përkatës në faqen e fundit, i firmosur nga kancelari dhe sekretari gjyqësor i gjykatës dhe i vulosur me vulën e gjykatës.
Sekretari gjyqësor mban përgjegjësi për hapjen, mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave, të cilat plotësohen me shkrim të qartë, të pastër e të lexueshëm e me bojë me të njëjtën ngjyrë.
Sekretaria e gjykatës mban dhe administron edhe librat e dorëzimit të dokumentave brenda dhe jashtë gjykatës me destinacion:
sekretarët gjyqësorë;
nëpunësat gjyqësorë;
arkivin;
palët dhe subjektet e tjera dorazi ose me postë.
3.3 Sekretari gjyqesor
Sekretari gjyqesor përmbush detyrat proceduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile ,Kodit te Procedures Administrative dhe ligjit me nr. nr.49/2012”Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Përvec detyrave procedurale, sekretari gjyqesor, kryen edhe detyra të tjera me karakter administrativ të parashikuara në këtë regullore.
- Merr për veprim dhe administrim të përkohshem të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon.
- Kryen të gjitha veprimet teknike dhe procedurale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet për shpalljen e datës së gjykimit të vendosur nga trupi gjykues, si dhe merr çdo masë për sigurimin normal të gjykimit , Bën njoftimet e palëve me shpallje.
- Zbaton urdhërimet e gjyqtarit a trupit gjykues të cështjes për kalimin e çështjes në veprime përgatitore, në gjyq dhe vendimet e ndërmjetme gjatë seancës, me përjashtim të atyre që janë në kompetencë të sekretarit gjyqësor a personave të tjerë të parashikuar në ligj e në këtë rregullore.
- Sekretari gjyqesor ka përgjegjësi të veçantë për mbajtjen e procesverbaleve gjyqësore . Mban procesverbalin e seancës gjyqësore, sipas kërkesave të neneve 115-118 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 118 të Kodit të Porcedurës Civile dhe ligjit me nr. nr.49/2012”Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
- Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e procesverbalit me kompjuter ose audio dhe, në pamundësi të tyre, të përdorimit të tyre, me shkrim.
- Riprodhon me besnikëri thëniet e pjesmarrësve në proces. Sekretari i seancës (shkruesi) lidh në mënyrë kronologjike dokumentacionin, sipas kohës së paraqitjes dhe aktet procedurale, sipas kohës së krijimit.
- Merr masa që fashikulli gjyqësor, në çdo kohë, të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimi i fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjen e aktit të ri.
- Përpilon listën gjykimeve, e cila nënshkruhet nga gjyqtari.
- Bën llogaritjen e shpenzimeve gjyqësore, të cilat i shënon në kopjen e parë të vendimit.
3.4 Nëpunësi gjyqësor
Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës.
- Nëpunësi gjyqësor duhet të marrë pjesë ne seancën gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhërave të gjykatës për njoftimin dhe futjen në sallë të dëshmitarëve, ekspertëve dhe kërkon nga ata solemnitet e respektim të trupit gjykues.
- Orienton palët të vendosen para gjykatës, paditësi në krahun e djathtë të trupit gjykues, i padituri në të majtë me pamje përballë gjykatës.
- Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile dhe në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari seancës përkatës.
3.5 Sektori i Arkivit
Sektori apo zyra e arkivit ( arkivistja) ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën kujdesin e kancelarit të gjykatës.
- Arkivisti në punën e tij mbështetet në aktet ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me fondin arkivor e arkivat në Republikën e Shqipërisë. Ai zbaton urdhrat e udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe mban përgjegjësi administrative e ligjore për moszbatimin e tyre.
- Arkivisti, nën kujdesin e kancelarit të gjykatës, merr masa që ambienti i arkivit të jetë i siguruar nga thyerjet e të ketë mjete mbrojtëse kundra zjarrit dhe të plotësohen kushtet teknike e teknologjike të domosdoshme për ruajtjen e arkivit.
- Në zyrat e arkivit, ruhen dokumentet e gjykatës, të cilat përbëhen nga fashikujt gjyqësorë penalë dhe civile, vendimet e të cilëve kanë marrë formë të prerë.
- Sektori apo zyra e arkivit merr masa për mbajtjen dhe përpunimin mbi baza shkencore të dokumentacionit administrativ.
- Arkivistja mban protokollin e korrespondencës zyrtare, të zakonshme ose të klasifikuar.
- Mbajtja e protokollit, regjistrimi i shkresave zyrtare, të zakonshme dhe të klasifikuara, si dhe trajtimi i tyre, bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe normative në fuqi në fushën e informimit publik, informacionit të klasifikuar dhe arkivës.
- Të gjitha shkresat që dalin nga gjykata nënshkruhen nga kryetari i gjykatës dhe vulosen me vulën e gjykatës. Arkivisti ngarkohet me mbajtjen e librit të korrespondencës zyrtare.
- Sektori i IT dhe marrëdhënieve me publikun dhe median
Sektori i IT ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën kujdesin e kryetarit e kancelarit të gjykatës. Specialisti i IT në punën e tij mbështetet në aktet ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me Ruajtjen e te dhenave personale ne mbeshtetje te ligjit Nr 9887 date 10.03.2008 “ Per mbrojtjen e te dhenave personale “ .
Detyrat e IT
- Të njohë gjendjen e pajisjeve elektronike te gjykates .
- Të studjojë dhe programojë nevojat për fonde për pajisje elektronike, mirëmbajtjen dhe riparimin e atyre ekzistuese.
- Të nxjerrë udhëzime në lidhje me përcaktimin e normativave të harxhimit te pajisjeve elektronike.
- Merr pjesë në prokurimet qe ben gjykata për investime ne kete fushe.
- Ndjek dhe realizon programin per informatizimin e sistemit gjyqesor si dhe mirembajtjen e tij.
- Ndjek dhe realizon programin per mbrojtjen e te dhenave personale ne baze te ligjit .
- Për çdo problem ne hardware dhe software, si dhe problemet e hasura gjatë punës me sistemin CCMIS do te komunikohet me Specialisten e IT-së.
Software janë programet që ekzekutohen në kompjuter. Hardware janë pajisjet fizike të kompjuterit, siç janë ekrani, tastiera etj, te cila ne rastet kur nuk jane me funksionale , specialistja e IT duhet ti zevendesoj me paisje te rregullta duke mos sjell probleme ne punen e perditeshme.
- Specialistja e IT-së në bashkëpunim me sekretaren regjistruese verifikon nëse janë pranuar nga GMÇ-të, të gjitha çështjet që u kanë rënë gjyqtarëve në short. Në raste se konstaton parregullsi vë në dijeni detyrimisht Kryetarin , Kancelaren dhe merr masa per kete parregullsi duke komunikuar me firme zbatuese e zgjedhur nga Ministria e Drejtesise , te cilet jane pergjegje per cdo problem qe ndodhe ne sistemi ICMIS.
Specialistja e IT-së verifikon nëse janë hedhur të gjitha te dhënat në sistem nga sekretare e séances.
- Specialistja e IT-së në bashkëpunim me K/sekretaren kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e dorëzimit të dosjeve fizike në K/sekretari me atë elektronike nga GMÇ-të, në dritaren e K/sekretarise.
- Per cdo ndryshim qe firma zbatuese kryen per sistemi ICMIS lajmeron specialisten e IT me ane te emai-it dhe i dergon asaj bashkangjitur ndryshimet e bera.Ne kete raste specialistja IT duhet t’ia komunikoj titullarit, kancelares dhe me pas gjithe sekretareve te cilat punojne ne sistem per ndryshimet e ndodhura.
- Specialistja e IT kontrollon te gjitha paisjet nese jane funksionale apo jo.Detyra e saj eshte rregullimi dhe funksionimi i te gjithe pajisjeve elektronike( printera, kompjutera, etj. ) ,mbajtja e serverit pa lejuar aske te futet ne te dhe te nderhyje pervec personave pergjegjes te firmes zbatuese (e cila ka te drejta te autorizuara pasi eshte nenshkruar kontrate me Ministrine e Drejtesise).
Mardheniet me publikun e median
Sektori apo zyra për marrëdhëniet me publikun dhe median ushton veprimtarinë e saj nën kujdesin e kancelarit të gjykatës dhe mbulohet nga specialistja e IT , e cila ka per detyre :
Informimi i publikut dhe medias për veprimtarinë e gjykatës.
Promovimi i imazhit të gjykatës dhe punonjësve të saj kundrejt publikut.
Administrimi i marrëdhënieve të gjykatës me publikun.
Mbrojtja e gjykatës dhe punonjësve të saj nga çdo akuzë publike e pabaze/e paprovuar.
Organizimi i informimit të brendshëm në gjykatë.
Marrja e ankesave nga publiku dhe media për mosrespektimin e kërkesave të tyre nga personeli i gjykatës.
Krijimi i kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga publiku në mënyrë të saktë, të plotë, të përshtatshme e të shpejtë të informacionit të kërkuar.
Përgatit dhe vendos shenja për orientimin e publikut gjatë lëvizjeve të tyre në gjykatë si dhe kujdeset për bërjen publike të informacioneve që vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë. Kujdeset dhe merr masa për përgatitjen dhe bërjen publike të informacioneve lidhur me :
vendet dhe emrat e punonjësve nga të cilët publiku mund të marrë informacion, të paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;
procedurat e punës së gjykatës, dhe gjyqtarëve;
shpjegimet e punës së atyre punonjësve të gjykatës puna e të cilave ka lidhje me publikun dhe mediat;
afatet e ndryshme që kanë lidhje me punën në gjykatë;
listat e gjyqeve.
3.7 Sektori i Buxheti
Sektori apo zyra e buxhetit në gjykatë, ushtron veprimtarine e saj nën kujdesin e kryetrarit te gjykates e kancelarit të gjykatës, dhe ka për objekt të veprimtarisë sa vijon:
Harton projekt-buxhetin e gjykatës për vitin pasardhës dhe, pas miratimit nga kryetari i gjykatës, e paraqet për miratim në Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Ndjek zbatimin e buxhetit të gjykatë, si dhe problemet e ndryshme që dalin gjatë zbatimit te tij.
Bën administrimin e vlerave materiale e monetare, sipas legjislacionit në fuqi.
Përpilon situacione për shpenzimet faktike që kryen gjykata në fund të çdo muaji e 3-mujori dhe rakordon me Degen e Thesarit.
Përpilon bilancin vjetor të llogarive të gjykatës dhe e paraqet nëpërmjet kryetarit të gjykatës për miratim në Degen e Thesarit, Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe për dijeni në Drejtorinë Ekonomike të Ministrisë së Drejtesisë.
Ndjek dhe respekton kërkesat e ligjit “Mbi kontabilitetin” dhe Ligjit “ Per menaxhimin financiar e kontrollin” .
Mban dhe ndjek llogarinë e të ardhurave që realizon gjykata në shërbimet që u kryen të tretëve.
Në fund të çdo viti, merr pjese ne inventarizimin dhe vleresimin e pasurisë së gjykatës, në bazë të një komisioni, i cili miratohet nga kryetari i gjykatës.
Mban regjistrin e provave materiale. Në të shënohen të gjitha provat materiale të paraqitura nga prokuroria sipas numrit rendor të kërkesës për gjykim të regjistruar dhe emrat e të pandehurve. Provat materiale përshkruhen shkurtimisht. Në këtë regjistër shënohet edhe çfarë u bë me këto prova materiale, pasi vendimi ka marrë formë të prerë.
3.8 Sektori i Administrata ndihmëse
Sektori apo zyra e administratës ndihmëse ushtron veprimtarinë e saj nën kujdesin e kancelarit të gjykatës dhe ka për detyrë që në përputhje me urdhërimet e Kryetarit dhe Kancelarit të gjykatës të mbështesë veprimtarinë e gjykatës dhe të administratës gjyqësore në përmbushjen e detyrave të tyre.
Në përbërje të sektorit te administratës ndihmëse janë punonjës të mirëmbajtjes, shoferë, pastrues-sanitarë, roje etj.
Përcaktimi i hollësishëm i strukturës, përbërjes dhe numrit të punonjësve të administratës ndihmëse caktohet me miratimin e strukturës dhe organikës së çdo gjykate.
- ORGANIZIMI I MARDHENIEVE ME PUBLIKUN
Zyrat qe do te ofrojne sherbimin ndaj publikut do te jene:
- Zyra e pritjes se publikut ( ku perfshihet k/sekretaria, arshiva )
Zyra e pritjes se publikut do te qendroje hapur dhe do te jete eficente gjate gjithe orarit zyrtar, nga ora 8.00-16.00 dhe ka per detyre :
- Pranimi te gjitha kerkesat, kerkes-padite nga palet qe paraqiten per gjykim.(Keto kerkesa regjistrohen menjehere ne momentin e dorezimit, ne rregjistrin e paraqitjes se ceshtjeve civile si dhe sitemin CCMIS, ICMIS, duke i komunikuar pas hedhjes se shortit elektronik dorezuesit, gjyqtarin e ceshtjes qe do te gjykoj ceshtjen) veprime te cilat kryhen nga Kancelarja .
- Pranon ankimet (apel dhe apel kundershtues) per ceshtjet e gjykuara administrative(ankimet e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e apeleve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kancelarit te gjykates).
- Pranon rekurset (rekurs dhe kunderekurs) per ceshtjet e gjykuara administrative(rekurset e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e rekurseve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kancelarit te gjykates).
- Arkivistja pranon kerkesa te karakterit administrativ si; kerkesa per fotokopje te akteve, vendimeve, studim te dosjeve qe ndodhen ne arkive, kerkesa te tjera per leshim vertetimi qe ceshtja eshte ne gjykim, qe eshte paraqitur ankim ndaj nje ceshtje etj..(keto kerkesa pasi regjistrohen ne rregjistrin paraqitjes se kerkesave te publikut, kalojne menjehere per verifikim ne sekretarine gjyqesore.Akti i kerkuar merret brenda dites te depozitimit te kerkeses, ne raste te vecanta, kur ceshtja eshte ne gjykim, nuk mund te vonohet sherbimi me shume se 48 ore nga depozitimi i kesaj kerkesese).
- Kryesekretarja leshon vertetimet(verifikimi per leshimin e ketyre vertetimeve behet ne moment dhe menjehere leshohet vertetimi i kerkuar.Ne raste te vecanta, te pamundesise per verifikim, nuk mund te vonoj leshimin e vertetimit me shume se dita e neserme nga depozitimi i kerkeses).
- Kryesekretarja ndan vendimet e formes se prere te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore, paleve ne proces.(me marjen e kerkeses per kopje vendimi, ne moment jepet ky vendim, ne rastet e mosdhenies se kopjes se vendimit, jepen arsyet perse vendimi muk mund te terhiqet (per shkak te njoftimit te vendimt per palet ne mungese gjate procesit gjyqesor, te ankimit te vendimit nga palet e tjera te ketij procesi apo mos dorezimit te vendimit ne kohe).Ne rastet e parashikuara me siper kerkuesit i jepen shpjegimet, drejtohet ne sekretarine gjyqesore
Zyra e pritjes se publikut do te jape informacion per :
- Oraret e gjyqeve te dites dhe te javes qe gjykohen ne Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore, ditet e zhvillimit te séancave gjyqesore ne Gjykaten e Apelit Administrative Tirane per ceshtjet e ankimuara.(do te mbaj nje kopje te listave te gjykimit ne Gjykaten Administarive Vlore, si dhe kopje te listave per shpallje te Gjykates se Apelit Administrative Tirane ).
- Informacion per afatet proceduriale administrtaive te paraqitjes se ankimeve, rekurseve, marjes se vendimit forme te prere.
- Informacion per afatet dhe procedurat qe ndiqen per marjen e sherbimit nga administrate e gjykates(venia ne dispozicion e formulareve tip te miratuara nga Kryetari i Gjykates).
- Informacion per orientimin e publikut brenda godines se gjykates.
- Pranon ankimet (apel dhe apel kundershtues) per ceshtjet e gjykuara (ankimet e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e apeleve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kancelarit te gjykates).
- Pranon rekurset (rekurs dhe kunderekurs) per ceshtjet e gjykuara(rekurset e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e rekurseve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kancelarit te gjykates).
4.2 Levizja e personelit dhe e publikut ne ambientet e brendshme te gjykates
Ne Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore hyrja dhe levizja e personelit gjyqtar-administrate dhe e publikut ne ambientet e brendshme te godines do te behet duke j’u nenshtruar rreptesisht rregullave te meposhtme:
-Te gjithe punonjesit e gjykates ,ku perfshihen trupa e gjyqtareve dhe e administrates ndihmese,jane te pajisur me dokument identifikimi, te cilin detyrimisht e mbajne me vete (mundesisht ne menyre te dukshme), gjate orarit zyrtar ose gjate kryerjes se veprimtarise gjyqsore, brenda godines se Gjykates apo jashte saj.
-Punonjesit e gjykates kur hyjne ne gjykate, jane te detyruar te identifikohen nepermjet dokumentit te tyre te identifikimit, nese nje gje e tille u kerkohet, kryesisht ne rastet e hyrjes ne gjykate pas orarit zyrtar te punes.
- Levizja e publikut per marrjen pjese ne proceset gjyqesore:
-Palet ne proces, deshmitaret dhe personat pjesemarres ne gjykim do te therriten dhe shoqerohen domosdoshmerisht,nga ambientet e jashtme per ne sallat ose ambientet ku zhvillohet gjykimi, nga sekretaret gjyqesore.
- Palet ne proces, deshmitaret dhe personat pjesemarres ne gjykim do te shoqerohen per ne ambientet e brendshme te gjykates pasi t’i nenshtrohen kontrollit personal fizik nga punonjesi i gjykates ( roja) ne prani te policit te sherbimit.Ne rastet kur konstatohen persona te pajisur me arme apo mjete te tjera te cilat perbejne rrezik per jeten dhe shendetin e njeriut,ndalohet hyrja e tyre ne gjykate,behet njoftimi i menjehershem i titullarit te institucionit,gjyqtarit te ceshtjes dhe i rajonit te Policise.
- Personat te cilet jane te pajisur me arme per shkak te detyres ndalohen kategorikisht te hyjne ne ambientet e brendshme te Gjykates pa dorezuar me pare armen ne vendet e posaçme brenda Gjykates, nese kjo gje çmohet prej tyre.Refuzimi per te dorezuar armen nga ana e personit qe e disponon ate, ndalon karegorikisht hyrjen e tij ne ambjentet e brendshme te gjykates.
- Hyrja ne gjykate e paleve ne proces (Paditesit dhe kerkuesit, ose perfaqesuesve te tyre me prokure) te cilet duhet te paraqiten perpara gjyqtarit per venien ne levizje te çeshtjes se rregjistruar i nenshtrohen te njejtave rregulla kontrolli .
- Levizja e publikut ne ambientet e brendshme te Gjykates per marrjen e sherbimit nga administrata gjyqesore:
- Personat qe kerkojne te pajisen me akte te ndryshme te cilat nxirren nga Administrata e Gjykates dhe qe jane: kopje vendimesh, kopje aktesh, vertetime per pjesmerrje ne nje çeshtje konkrete/administrative etj., lejohet te hyjne ne ambientet e brendshme te Gjykates per te marre sherbimin qe u nevojitet pasi t’i nenshtrohen kontrollit personal fizik te tyre.
- Nuk lejohet pritja ne ambientet e brendshme te Gjykates per efekte te ndjekjes se procedures nga administrata per dhenien e aktit te kerkuar. Punonjesi i ngarkuar i ben te ditur te interesuarit oren e paraqitjes per terheqjen e dokumentacionit. Ne te kundert atij i sherbehet menjehere.
- Ndalohet komunikimi me ze te larte,bisedat konfliktuale apo perdorimi i fjaleve fyese ne ambientet e brendshme te Gjykates, sallonet dhe koridoret,te cilat prishin rregullin dhe qetesine e proceseve gjyqsore apo rregullin dhe qetesine e institucionit ne teresi.Ndaj ketyre personave meren masa per largimin e menjehershem nga ambjentet e Gjykates,nga roja i Gjykates ne prani te policit te sherbimit te rojes.
- Ndalohet hyrja ne ambjentet e Gjykates e personave ne gjendje te dehur apo nen efektin e narkotikeve, apo e personave te cilet demostrojne nje paraqitje te jashtme te tyre te papershtatshme per ambientin e Gjykates ne perputhje me solemnitetin e seriozitetin e veprimtarise qe realizohet ne kete institucion.
- Zhvillimi i shortit elektronik dhe funksioni i sistemit CCMIS ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Vlore
- Në Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Vlore çështjet administrative apo çdo lloj kerkese tjeter qe kerkon investimin e gjyqtyarit i nënshtrohen shortit elektronik nëpërmjet sistemit elektronik CCMIS
Në këtë Gjykatë zhvillohet short elektronik për çështjet dy herë në javë, në ditët të henën dhe të enjten si më poshtë :
- Te henen e cdo jave do te filloje hedhja e shortit ne oren 14.00 per te gjitha ceshtjet civile te depozituara nga dita e entje pas hedhjes se shortit te kesaj dite deri diten e premte ora 16.00.
- Te enjte e cdo jave do te filloje hedhja e shortit ne ore 14.00 per te gjitha ceshtjet civile te depozituara nga dita e hene pas hedhjes se shortit te kesaj dite deri diten e enjte para ores 14.00.
Për të garantuar një shpërndarje sa më të barabartë të ceshtjeve te paraqitura për gjykim midis gjyqtareve me anë të shortit elektronik kje e lidhur ngushtë me mbarëvajtjen dhe funksioninmin sa më të rregullt të punës në sistemin CCMIS (Menaxhimi e Çështjeve Civile) janë hartuar disa rregulla si më poshtë :
- Për sekretaren rregjistruese.
- Pas dorëzimit të kërkesë padive në kancelari dhe rregjistrimit të tyre në regjistrat manual të gjykatës.
Për rastet kur nuk zhvillohet shorti elektronik në ditët dhe oraret e paracaktuara për short, për arsye se është dite pushimi, për shkak të festave, ose mungon Kryetari i Gjykatës për shkaqe të arsyeshme, mbahet procesverbal nga Kancelari, “Për mos zhvillimin e shortit”.
Rregjistrimi i kerkesave te paraqitura do të hidhen në sistem të nesërmen nga ora 8:00 deri në orën 16:00 nga sekretarja rregjistruese për çështjet administrative.
- Në rastin kur mungon sekretarja rregjistruese nuk do të pengohet hedhja e shortit. Ceshtjet do të rregjistrohen në sistem nga një sekretare tjetër e cila do të trajnohet për pjesën e rregjistrimit, si dhe do të ndjekë të njëjtën proçedurë për regjistrimin e kërkesë padive të dorëzuara në gjykatë.
- Pas grupimit dhe numërtimit nga Kancelari të dosjeve administrative sipas radhës sekretarja regjistruese fillon regjistrimin e dosjeve në sistemin elektronik.
- Çdo parregullsi gjatë regjistrimit të dosjeve do të meren masa deri ne zëvendesimin e Sekretares Regjistruese.
- Rastet për dosjet si rigjykim nga i njëjti gjyqtar apo nga një gjyqtar i ri duke përjashtuar gjyqtarin e vjetër si dhe për çështjet e pushuara të cilat do t'i kalohen Kryetarit të gjykatës për verifikim e më pas për të kryer veprimet në sistem .
- Pranimi i dosjeve në sistem do të bëhet nga Sekretarja Regjistruese vetëm pas përfundimit të regjistrimit dhe brënda ditës së hedhjes në short. Në raste të veçanta të mungesës së energjise elektrike apo problemeve në sistem do të ketë përjashtime.Pranimi do të bëhet ditën e neserme por jo më vone se ora 9:00 dhe pa filluar shorti i ri.
- Në përfundim të shortit elektronik, afishohet në “Kendin e Njoftimeve të Gjykatës” një kopje e procesverbalit të shortit, nxjerrë nga sistemi CCMIS .Në procesverbal është e përcaktuar numri i çështjes së sistemit, palët, objekti i çështjes dhe gjyqtarit të cilit i ka rënë në short për gjykim.
- Për sekretaren e séancës gjyqsore.
- Pas pranimit të dosjeve në sistem nga Sekretarja Regjistruese, tërheqja e dosjeve fizike nga Sekretaret e Seancave do të bëhet në K/sekretari brenda ditës ose ditën e neserme të regjistrimit të çështjeve në sistem nga ora 8.00 deri ne orën 9.00.
- Me tërheqjen e dosjeve fizike dhe elektronike GMÇ-të (gjyqtar & sekretare) kanë të drejta të plota në sistem për të punuar me dojsen deri në perfundim të shqyrtimit gjyqësor, hedhjen e të dhënave në sistem si planifikim, provat gjyqësore, procesverbal, dispozitivi, vendim deri në mbyllje.
- Brënda afatit të caktuar të arsyetimit të vendimit nga gjyqtari, sekretarja gjyqesore duhet ta hedhë të plotë në sistem sipas fushave përkatëse.
- Dosjet e përfunduara të cilat dorezohen ne K/sekretari duhet te mbyllen dhe të kalohen detyrimisht ne sistem ne rruge elektronike nga dritarja e punes se GMC-se (gjyqtar & sekretare) tek dritarja e punes se Data e mbylljes së dosjeve në sistemin elektronik detyrimisht duhet të ketë të njëjtën datë me atë të dorëzimit në regjistrin manual në K/sekretari.
- Në fund të ditës do të bëhet verifikimi i dorëzimit (mbylljes) të dosjeve në K/sekretari me mbylljen në sistem nga Kancelari dhe Specialistja e IT.
- Në regjistrat e K/sekretarisë nuk duhet të lejohen më “prenotime” për datën e mbylljes së çështjeve në regjistrin e dorëzimit në K/sekretari.
- Mos respektimi i rasteve të mësipërme do të sjellë përgjegjësi dhe marrjen e masave konkrete .
- Për Kryesekretaren
- Pas regjistrimit të plotë të dosjeve në sistemin elektronik K/sekretarja e cila bën rregjistrimin manual në rregjistrat e gjykatës nuk duhet të rregjistroje asnjë dosje të parregullt (që nuk ka të bashkangjitur “Akt- Shortin” e firmosur sipas rubrikave përkatëse dhe “RIV”. Për çdo problem të hasur do t’i drejtohet Kancelares dhe Kryetarit të kësaj gjykate.
- Në rastet kur mungon K/sekretarja nuk do të pengohet regjistrimi dhe dorëzimi dosjeve. Kjo detyrë do të përmbushet nga sekretarja regjistruese ose nga një sekretare tjetër e ngarkuar.
- K/sekretarja në bashkëpunim me Specialisten e IT-së kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e dorëzimit të dosjeve fizike në K/sekretari me atë elektronike nga GMÇ-të. Sapo konstaton mospërputhje të dorëzimit manual me atë elektronik të dosjeve si dhe mos mbyllje të çështjeve në këtë sistem, njofton detyrimisht Kryetarin dhe Kancelaren.
- Për Specialistin e IT
- Për çdo problem hardware dhe software, si dhe problemet e hasura gjatë punës me sistemin CCMIS do te komunikohet me Specialistin e IT-së.
- Specialisti e IT-së në bashkëpunim me sekretaren regjistruese do të verifikoj nëse janë pranuar nga GMÇ-të, të gjitha çështjet që u kanë rënë gjyqtarëve në short. Në raste se konstaton paregullsi vë në dijeni detyrimisht Kryetarin dhe Kancelaren.
- Për dosjet e mbyllura Specialisti i IT-së verifikon nëse janë hedhur të dhënat në sistem, dispozitivi dhe vendimi i plotë.
- Specialisti i IT-së në bashkëpunim me K/sekretaren kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e dorëzimit të dosjeve fizike në K/sekretari me atë elktronike nga GMÇ-të, në dritaren e K/sekretarise. Sapo konstaton mospërputhje të dorëzimit manual me atë elektronik të dosjeve penale dhe civile si dhe mos mbyllje të çështjeve në këtë sistem, njofton detyrimisht Kryetarin dhe Kancelaren me shkrim.
- E gjithë administrata nëse e sheh të arsyeshme të paraqesë ndryshimin e kodit tek administratori, kjo për të mos krijuar konflikte me përdoruesit e tjerë, si rastet e ndërhyrjes në sistem nga përdorues të pa autorizuar.
- Për çdo ankesë ndaj administratorit do t’i drejtohet kancelares dhe Kryetarit të kësaj gjykate.
- MBROJTJEA E TË DHËNAVE PERSONALE
Per mbrojtjen e te dhenave personale personi i kontaktit ne gjykate eshte specialistja e IT , ne mbeshtetje te Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet:
- a) në përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
- b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
- c) të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
ç) në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;
- d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë,por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
- e) Kontrolluesi është përgjegjës për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.
- Zgjedhja e personelit
Për zgjedhjen e personelit të administrates zbatohen kriteret e caktuara nga ligji dhe nga drejtuesi. Personeli i administrates se gjykates zgjidhet ndërmjet kandidatura alternative me konkurim sipas kritereve dhe strukturës organike të miratuar nga Ministria e Drejtesise .
6.1 Punësimi
- Marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës krijohen dhe rregullohen në bazë të kontratës së punës, që lidhen midis paleve, bazuar në Kodin e Punës dhe legjislacionit per administraten gjyqesore.
- Kontrata e punës zgjidhet për shkaqe të parashikuara nga ligji dhe, me këtë rast, punëmarrësi është i detyruar të kthejë të gjitha dokumentat zyrtare dhe kopjet e tyre.
- PERSHKRIMI I VENDEVE TË PUNËS
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Kryetari
Institucioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja Vlore
Sektori: Drejtoria
Raportimi: _____
Arsimi: Jurist
E zevendeson: Personi i autorizuar prej tij -
Eshte pergjegjes për funksionimin normal të Gjykates për drejtimin ekonomiko – financiar të pushtetit gjyqësor. Kontrollon dhe koordinon të gjitha aktivitetet që zhvillon Gjykata . Përfaqëson Gjykaten ne mardheniet me te tretet për plotësimin e objektivave të saj. Propozon politika afatshkurtëra dhe afatgjata dhe projekte të tjera ekonomike.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Kancelari
Institucioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja Vlore
Raportimi: Kryetari ,
E zevendeson: -
Arsimi: Jurist
Eshte pergjegjes per funksionimin normal te sektorit qe drejton, kryerjes se punes me efektivitet dhe arritjen e objektivave te percaktuara . Kontrollon dhe koordinon te gjitha aktivitetet qe zhvillon personeli i sektorit te tij si dhe bashkepunon me sektoret e tjere.
Detyrat kryesore, Drejtimi
- Bën ndarjen e detyrave midis vartësve
- Kontrollon, kordinon, ndihmon dhe lehteson punen e sektoreve
- Udheheq personelin e sektorit duke dhene mbeshtetjen e nevojshme dhe duke udhezuar ata per kryerjen e detyrave te caktuara.
- Siguron funksionim normal te punes se sektoreve per permbushjen e objektivave konkrete te tij, ne funksion te strategjise se pergjithshme shprehur ne Ligj.
- Ndjek nga afer nevojat e personelit qe ka ne varesi per zbatimin e detyrave dhe merr masa per sigurimin e mjeteve te nevojshme
- Zhvillon takime periodike me te gjithe vartesit per te drejtuar punen .
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Kryesekretare
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari , Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Jurist
Detyrat Kryesore:
Sekretaria e gjykatës mban regjistrat : a)regjister themeltar i çeshtjeve administrative;b)regjistre te ndryshem i çeshtjeve administrative;c)regjister urdher ekzekutimi,d)numerator i çeshtjeve administrative;e)indeks i çeshtjeve administrative.;
Sekretari gjyqësor mban përgjegjësi për hapjen, mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave, të cilat plotësohen me shkrim të qartë, të pastër e të lexueshëm.
Ajo shpërndan paditë pas hedhjes së shortit, merr në dorëzim dosjet pas përfundimit të gjykimit dhe bën kalimin në arkive të dosjeve gjyqësore.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Sekretari gjyqesor
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: I mesem/larte
Detyrat Kryesore:
Sekretari gjyqesor përmbush detyrat proceduriale në përputhje me dispozitat përkatëse .Përvec detyrave procedurale, sekretari gjyqesor, kryen edhe detyra të tjera me karakter administrativ të parashikuara në këtë regullore. Merr për veprim dhe administrim të përkohshem të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon. Kryen të gjitha veprimet teknike dhe procedurale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet Mban procesverbalin e seancës gjyqësore.Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e procesverbalit audio ose me kompjuter dhe në pamundësi të tyre, të përdorimit të tyre, me shkrim. Merr masa që fashikulli gjyqësor, në çdo kohë, të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimi i fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjen e aktit të ri. Përpilon listën gjykimeve, e cila nënshkruhet nga gjyqtari.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Kryetare e Deges se Buxhetit
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari, Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Ekonomist I larte
Eshte pergjegjes per hartimin e projektbuxhetit, ndjek realizimin e shpenzimeve gjatë vitit të gjykatates si dhe realizimin e të ardhurave dhe përdorimin e tyre, rakordon realizimin vjetor të fondeve me gjykates , pregatit kerkesa per shtese te fondeve buxhetore , harton bilancin e gjykates , mban kontabilitetin e gjykates, etj.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Specialist per mirmbajtjen e pajisjeve elektronike IT
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari , Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i Lartë IT
Detyrat kryesore
- Të njohë gjendjen e pajisjeve elektronike si dhe te merret me zgjidhje e problemit per sistemit qe perdorin ne gjykate
- Të studjojë dhe programojë nevojat për pajisje elektronike, mirëmbajtjen dhe riparimin e atyre ekzistuese.
- Të bëjë studime e nxjerrë udhëzime në lidhje me përcaktimin e normativave të harxhimit te pajisjeve elektronike.
- Ndjek evidentimin e realizimit të shpenzimeve të këtij sektori për gjykaten.
- Ndjek dhe realizon programin per informatizimin e sistemit gjyqesor si dhe mirembajtjen e tij.
- Perfaqeson zyren e mardhenieve me publikun ne gjykate .
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Arshiviste - Magaziniere-arkëtare
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari, Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i mesëm ose i Larte
Siguron lëvizjen e shkresave dhe dokumentacioneve te ndryshme brenda dhe jashtë Gjykates
Detyrat Kryesore:
- Ndihmon sektoret e ndryshem ne ruajtjen dhe përdorimin e shkresave dhe dokumentave të ndryshme sipas afateve të përcaktuara në të.
- Zbaton rregullat për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjeve dhe dokumentave te sistemuara
- Vë në dispozicion të punonjësve dokumentat përkatëse
- Mirëmban dhe ruan regjistrat e hyrjes dhe shpërndarjes së dokumentacionit arkivor
Shtyp, shumëfishon ruan dhe administron dokumentacionin e brendshëm
të jashtëm, për një aktivitet normal dhe konform akteve ligjore dhe
nen ligjore në fuqi
- Hap , regjistron dhe arshivon korrespondencën qe vjen nga të tretët
- Dërgon te kryetari korrespondencën e ardhur.
- Kopje të korrespondencës së ardhur e shpërndan sipas përkatësisë
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Shofer
Instuticioni: Zyra e Administrimit të Buxhetit
Gjyqësor
Vendodhja: Tiranë
Raportimi: Kryetari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i mesëm
Ka në ngarkim automjetin dhe përgjigjet për ruajtjen dhe mbajtjen e tij në gjendje te mire e gatishmëri teknike për nevojat e gjykates. Levizjet e automjetit bëhet vetëm me urdhër të Titullarit. Për çdo lëvizje përpilohet fletëudhëtimi me autorizim përkatës. Bën dhe sigurimin e automjetit.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Nepunesi Gjyqesor
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari , Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i mesem
Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës.
Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile ,administrative dhe në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari seancës.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Roje
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kryetari , Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i mesem
Përgjigjet për ruajtjen dhe mbajtjen e qetesise , sigurise e rregullit ne ambientet e brendshme te gjykates , nuk lejon hyrjen e personave te paautorizuar ne gjykate.
PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Titulli i vendit te punes: Pastruese
Instuticioni: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Vlore
Vendodhja: Vlore
Raportimi: Kancelari
E zëvendëson: -
Arsimi: Arsim i mesëm
Pergjigjet per rregullin dhe pastertine. Merr masa qe ambientet e brendshme dhe te jashtme te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore te jene te pastra dhe te ajrosura.
ZBATIMI I RREGULLORES
- Kjo rregullore eshte e detyrueshme per zbatim nga e gjthe trupa gjyqesore dhe administrata gjyqesore e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore.
- Shkelja e dispozitave te kesaj rregullore passjell pergjegjesi disiplinore.
-Kjo rregullore eshte nje ripunim i rregullores se mepareshme, e cila kish hyre ne fuqi me date 03Janar 2014.
Miratuar Shtator 2016