REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË

LUSHNJË

 

 

                                                                                                                 VENDIM Nr. 272, datë 25.5.2023
PËR FILLIMIN E FUNKSIONIMIT TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË LUSHNJË
Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenet 135, pika 1, 147, pika 1, 147/a, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 66 të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, nenin 44 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenin 61, paragrafi 2, shkronja “ë” të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit,
VENDOSI :
SEKSIONI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Emërtimi dhe selia
1. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë, fillon funksionimin më datë
1.7.2023.
2. Selia e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë është në Lushnjë, në adresën: Rruga; “Qemal Stafa”, Lagja “Çlirimi”, Lushnjë.
3. Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Vlorë, ndërpresin veprimtarinë më datë 30.6.2023.
SEKSIONI II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË LUSHNJË
Neni 2
Gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë
1. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë përcaktohet meakt të veçantë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2. Gjyqtari i emëruar/caktuar në një pozicion të përhershëm në gjykatat administrative tëshkallës së parë Gjirokastër dhe Vlorë të cilit i suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit gjyqësor, transferohet në pozicion të përhershëm në strukturën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
SEKSIONI III ORGANET E ADMINISTRIMIT GJYQËSOR
Neni 3
Organet e administrimit gjyqësor
1. Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë zgjidhet nga Këshilli iLartë Gjyqësor sipas përcaktimit të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
2. Në mungesë të kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë,kompetencat ushtrohen nga zëvendëskryetari i gjykatës deri në zgjedhjen e kryetarit.
3. Menjëherë me fillimin e funksionimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së ParëLushnjë, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve e thirrur nga gjyqtari me përvojën profesionale më të gjatë, zgjedh zëvendëskryetarin e kësaj gjykate.
4. Këshilli i Lartë Gjyqësor me propozim të Komisionit të Ristrukturimit cakton Kancelarinnë detyrë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, sipas ligjit.
5. Këshilli i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë ngrihet dhe funksiononsipas ligjit dhe akteve nënligjore të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
SEKSIONI IV ADMINISTRIMI I BRENDSHËM GJYQËSOR
Neni 4
Administrata gjyqësore
1. Administrata gjyqësore e Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Vlorë i nënshtrohet procesit të ristrukturimit.
2. Këshilli i Lartë Gjyqësor përcakton me akt të veçantë krijimin dhe funksionimin e
Komisionit të Ristrukturimit, sipas ligjit.
3. Rregullat standarde për strukturën dhe organika e administratës gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, përcaktohen me akt të veçantë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
SEKSIONI V TRANSFERIMI DHE MENAXHIMI I ÇËSHTJEVE GJYQËSORE
Neni 5
Transferimi i çështjeve gjyqësore
1. Çështjet gjyqësore të regjistruara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Vlorë deri në datën 30.6.2023, por që nuk kanë përfunduar sipas ligjit, transferohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
2. Çështjet gjyqësore që transferohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, regjistrohen në regjistrat manualë dhe sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve ICMIS.
3. Për zbatimin e pikës 1 dhe 2 të këtij neni ngarkohet Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Neni 6
Menaxhimi i çështjeve gjyqësore
Çështjet gjyqësore të transferuara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë nuk i nënshtrohen rindarjes me short. Këto çështje do të vijojnë të shqyrtohen nga i njëjti trup gjykues.
SEKSIONI VI PËRGJEGJËSITË BUXHETORE DHE FINANCIARE
Neni 7
Përgjegjësitë buxhetore dhe financiare
1. Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ngarkohet për përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga fillimi i funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Lushnjë.
2. Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, brenda muajit korrik 2023, mbështetur në legjislacionin në fuqi, përmbush të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga mbyllja në datë 30.6.2023 e aktivitetit ekonomiko-financiar të gjykatave administrative të shkallës së parë Gjirokastër dhe Vlorë.
Neni 8 Hyrja në fuqi e vendimit