NJOFTIM
Me qëllim lehtësimin e komunikimit për çdo kategori personash që u nevojitet shërbimi apo informacioni nga Gjykata e Apelit Tiranë, ju ftojmë të ndiqni një ose disa nga rrugët e mëposhtme :
- Formulari elektronik i aplikimit
Këtu do të gjeni formularin elektronik të aplikimit, nëpërmjet të cilit ju mund të kërkoni të merrni informacionin e nevojshëm për çështjen tuaj gjyqësore, si edhe informacionin mbi veprimtarinë e gjykatës së apelit
- Zyra e Informacionit dhe adresat elektronike për çështjen tuaj gjyqësore
Çdo person fizik ose juridik, që kanë një proces gjyqësor në gjykatën e apelit, ose përfaqësuesi i tyre me prokurë të posaçme, mund të kërkojë informacion:
- a) pranë Zyrës së Informacionit, përgjatë gjithë orarit zyrtar, nga ora 08:00 – 16:00.
- b) nëpërmjet adresës së postës elektronike sherbime@gjykata.gov.al
- c) nëpërmjet numrit të telefonit 0677374414
III. Zyra e Informacionit dhe adresat elektronike për informacionin lidhur me veprimtarinë e gjykatës së apelit, bazuar në të drejtën për informim
Çdo person fizik ose juridik që kërkon të marrë informacion lidhur me Gjykatën e Apelit, për të dhëna që gëzojnë mbrojtje nga e drejta për informim, mund të paraqesë kërkesën :
- a) pranë Zyrës së Informacionit, përgjatë gjithë orarit zyrtar, nga ora 08:00 – 16:00.
- b) nëpërmjet adresës së postës elektronike info@gjykata.gov.al
- c) nëpërmjet numrit të telefonit 0685713708
VËMENDJE : Për çdo informacion që kërkohet në një nga rastet dhe mënyrat e mësipërme, ju duhet të paraqisni kartën tuaj të identitetit.
NJOFTIM
MBI ORANIN E FUNKSIONIT TË ZYRËS SË INFORMACIONIT
Në funksion të garantimit të aksesit në gjykatë, dhe cilësisë së shërbimeve nga administrata gjyqësore ndaj publikut, dhe në veçanti përdoruesve të gjykatës, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj çdo përdoruesi Gjykata e Apelit Tiranë ofron shërbimin ndaj publikut dhe palëve në proces gjatë orarit zyrtar 8:00 - 16:00.
KANCELARE
LERTIDA BALILI