Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm !

 

 

Në zbatim të vendimit të KLGJ-së nr. 505, datë 21.11.2022 në kuadër të hartës së re gjyqësore,   që nga data 1 shkurt 2023, funksionon vetëm një gjykatë apeli, nga gjashtë të tilla, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me seli në Tiranë.

 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, shqyrton në shkallë të dytë, çështjet që lidhen me ankimet ndaj vendimeve të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Sarandë dhe Kukës. Vendimet e gjykatës së apelit janë të formës së prerë.

 

Gjykata e Apelit  të Juridiksionit të Përgjithshëm shqyrton gjithashtu si juridiksion fillestar, çështjet për të cilat ligji parashikon një procedurë të tillë gjykimi, siç janë gjykimet për kërkesat për njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja apo arbitrazhit, si dhe ankimet ndaj vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

 

Organika aktuale e trupës gjyqësore përbëhet nga 78 gjyqtarë, ndërsa e ushtrojnë detyrën vetëm 24 të tillë.

  

Nëpërmjet informacioneve që janë publikuar në këtë faqe, publiku mund të marrë të dhënat që lidhen si me veprimtarinë gjyqësore të gjykatës, ashtu edhe ato jo gjyqësore.  Përpos kësaj, në respekt të së drejtës për informim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është e angazhuar të trajtojë në kohën më të shpejtë të mundshme edhe çdo kërkesë për informacionin, që nuk gjendet i publikuar.

 

Përditësimi i vazhdueshëm me informacion i faqes zyrtare te Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është pjesë e pandashme e angazhimit të Këshillit të Gjykatës, në funksion të rritjes së besimit të publikut në sistemin gjyqësor.