Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Korçë

 

 


 

Gjykata e Apelit Korçë dëshiron që nëpërmjet kësaj faqeje t'iu ofroje qytetarëve një informacion të detajuar mbi funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, sepse ne si gjykatë e shikojmë llogaridhënien ndaj qytetarit obligimin kryesor në performancën tonë.

Kjo faqe synon që ta afrojë trupën gjyqësore dhe administratën gjyqësore me publikun duke ofruar transparencë, profesionalizëm dhe besueshmëri.

Perditësimi i vazhdueshëm me informacion i faqes zyrtare te Gjykatës së Apelit Korçë është pjesë e pandashme e procesit te rritjes së besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Paanshmëria dhe transparenca totale në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit Korçë mbeten qëllimi kryesor i këtij institucioni dhe krijimi i kësaj faqeje zyrtare përfaqeson gjithashtu përpjekjet tona në këtë drejtim duke ofruar nje informacion sa më të dobishëm, i cili do i vinte në ndihmë kujdo që navigon në këtë faqe.

Që nga data 02 korrik 2012 të gjitha seancat regjistrohen në mënyrë digitale ne sistemin audio. Gjykata e Apelit Korçë është një ndër gjykatat e para të Shqipërisë qe e realizon me sukses këtë aplikim të rëndësishëm, i cili është mbështëtur plotësisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mendojmë se kjo faqe do të jetë një dritare mjaft e vlefshme për të gjithë opinionin publik të interesuar dhe në rradhë të parë medias e cila shërben si një urë lidhëse e rendesishme ne percjelljen me shpejtësi të vendimeve gjyqësore dhe informacionit.  

 

 

Duke ju falenderuar për vëmëndjen! 

 

  

 

Video Informuese për Publikun

  Si të plotësoni "Formularin Elektronik të Aplikimit" për marrje dokumentacioni/vërtetimi nga gjykata.

 

 

 NJOFTIM

 

Në linkun e mëposhtëm të faqes zyrtare të internetit të KLGJ gjendet informacion në lidhje me plotësimin e pozicioneve të lira me gjyqtarë.

http://klgj.al/njoftim-per-shtyp-26-shtator-2020/ ​

 

NJOFTIM

 

Në linkun e mëposhtëm do të mund të njiheni me: "Planin Strategjik të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor” dhe Rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me median”.
http://klgj.al/kontakt-media/

 

NJOFTIM

 

Në linkun e mëposhtëm gjendet njoftimin rreth dy takimeve të zhvilluara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Gjyqtarët për
Mediat dhe Nëpunësit Civilë Gjyqësorë për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në gjykata, në datat 21 Prill dhe 6 Maj, me
studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës.

http://klgj.al/keshilli-i-larte-gjyqesor-ne-bashkepunim-me-gjyqtaret-per-mediat-dhe-nepunesit-civile-gjyqesore-per-marredheniet-me-publikun-dhe-median-ne-gjykata-ne-datat-21-prill-dhe-6-maj-zhvilluan-dy-takime-ne/