Bazuar në nenin 6 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar me ligjin Nr. 78, datë 21.09.2023, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale miraton dhe shpërndan modele të programeve të transparencës për kategori të ndryshme të autoriteteve publike, në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi të ligjit.
Në Programin e Transparencës të Autoritetit Publik, janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, bëhen publike brenda 48 orëve nga miratimi.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Nëse AP nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj,)