Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Ankimimi i Vendimeve Gjyqësore

Informacion mbi ankimimin

Informacion mbi ankimimin e një çështje ku jeni palë ndërgjyqëse mund të merrni KËTU

Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet nga ligji. Vendimet gjyqësore janë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve kundër tyre sipas përcaktimeve në Kodet e Procedurave ose në ligje të veçanta.

Afate të ndryshme ligjore

Çështjet Civile

15 ditë

afat ankimimi

Nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Për palët në mungesë, nga dita e marrjes dijeni.

Çështjet Penale

10 ditë

afat ankimimi

Nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Për të pandehurit në mungesë, nga marrja dijeni.

Ankimi kundër një vendimi civil

Ankimi në Apel

15 ditë afat

Rekursi në Gjykatën e Lartë

30 ditë afat

Kërkesa për rishikim

30 ditë nga marrja dijeni

Kërkesa për rishikim - Çështjet Civile

Afati: Brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por jo më vonë se një vit nga data që ka lindur shkaku i rishikimit.

Rastet e rishikimit:

  • Kur vërtetohet se thëniet e dëshmitarëve apo mendimet e ekspertëve kanë qenë të rreme
  • Kur palët ose përfaqësuesit e tyre, apo anëtarët e trupit gjykues kanë kryer vepra penale që kanë ndikuar në vendim
  • Kur vërtetohet se vendimi është bazuar në dokumenta të falsifikuar
Prekluziviteti i ankimimit: Ankimi në Apel, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikim nuk mund të bëhen pasi ka kaluar një vit nga shpallja e vendimit.

Ankimi kundër një vendimi penal

Apeli

Afati: 10 ditë

Kush mund të ankohet: Prokurori, i dëmtuari akuzues, i pandehuri, paditësi civil, i padituri civil

Paraqitja: Në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin

Rekursi në Gjykatën e Lartë

Afati: 30 ditë nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë

Kërkesa për rishikim - Çështjet Penale

Paraqitet: Në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë që ka dhënë vendimin

Shqyrtohet: Nga Gjykata e Shkallës së Parë (nenet 449-461 K.Pr.Penale)

Ankimim: Vendimi i dhënë në gjykimin e rishikimit mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit

Ankimi në Gjykatën e Apelit

1

Paraqitja e ankimit

Ankimi paraqitet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Duhet të nënshkruhet nga pala, avokati ose përfaqësuesi me prokurë.

2

Përmbajtja e ankimit

Duhet të tregojë: palët ndërgjyqëse, vendimin kundër të cilit bëhet ankimi, shkaqet dhe çfarë kërkohet.

3

Komunikimi i ankimit

Administrata merr masa që ankimi t'u komunikohet palëve të interesuara me dëftesë komunikimi.

4

Gjykimi në Apel

Çështjet shqyrtohen në mënyrë kolegjiale me trup gjykues prej tre gjyqtarësh. Njoftimi bëhet jo më vonë se 10 ditë përpara seancës.

Vendimet e Apelit - Civile

  • Lënien në fuqi të vendimit
  • Ndryshimin e vendimit
  • Prishjen dhe pushimin e çështjes
  • Prishjen dhe dërgimin për rigjykim

Vendimet e Apelit - Penale

  • Lënien në fuqi të vendimit
  • Ndryshimin e vendimit
  • Prishjen dhe pushimin e çështjes
  • Prishjen dhe kthimin e akteve

Rekursi në Gjykatën e Lartë

Kur mund të ankimohen: Vendimet e Apelit dhe të Shkallës së Parë (vetëm kur nuk është respektuar ligji, ka shkelje të rënda proceduriale, ose shkelje që kanë ndikuar në vendim).

Afati: 30 ditë

Efekti: Nuk pezullon ekzekutimin e vendimit, përveçse kur Gjykata e Lartë vendos ndryshe me garanci materiale.

Paraqitja: Në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin.