Tarifa për Veprime dhe Shërbime Gjyqësore
Më poshtë gjeni tarifat zyrtare në lekë për veprime dhe shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore. Për çdo paqartësi, kontaktoni zyrën e informacionit të gjykatës.
Shërbimi Tarifa (lekë)
1. Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit. 200
2. Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit. 200
3. Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore. 200
4. Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Punëve të Jashtme. 200
5. Për lëshimin e vërtetimit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale nga prokuroria. 200
6. Për lëshimin e vendimit të pushimit ose të vendimit të mosfillimit të çështjes penale nga prokuroria. 200
7. Për lëshimin e vërtetimit nga gjykata se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor. 200
8. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë
a) për pension ushqimor 0
b) për vërtetim fakti 200
c) padi për zgjidhje martese 3000
ç) padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike 3000
d) padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi
I) me vleftë deri 100 000 lekë 3000
II) me vleftë mbi 100 000 lekë 1% e shumës
dh) padi për pjesëtim pasurie 3000
e) padi për kthim në punë 0
9. Pranimi i ankimeve kundër vendimeve të gjykatës 200