Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

MBI ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE KOMPETENCAT E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

 

KREU II

ORGANIZIMI DHE MBLEDHJA E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

SEKSIONI 1

ORGANIZIMI I KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

Neni 59

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Ata qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të mandatit si anëtarë të Këshillit.
  2. Kryetari i Këshillit gëzon pagën dhe përfitimet e Kryetarit të Gykatës së Lartë.
  3. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme:
  4. a) është përgjegjës për mirëfunksionimin e Këshillit dhe zbatimin me efiçencë të detyrave të tij, në përputhje me ligjin;
  5. b) përgatit, thërret dhe drejton mbledhjen e Këshillit;
  6. c) mbikëqyr dhe drejton administratën e Këshillit;

ç) përfaqëson Këshillin në marrëdhëniet me të tretët;

  1. d) siguron bashkëpunimin me institucionet e tjera;
  2. dh) raporton para Kuvendit për gjendjen në sistemin gjyqësor dhe merr masat për publikimin e raportit;
  3. e) propozon kryetarët e komisioneve të përhershme dhe cakton kryetarët e komisioneve të përkohshme të Këshillit;

ë) ushtron çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj.

 

Neni 60

Zëvendëskryetari

 

Zëvendëskryetari ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit në mungesë dhe në pamundësi të këtij të fundit, si dhe në rastet e pamundësisë së përkohshme të Kryetarit.

 

Neni 61

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

(shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 41, datë 16.5.2017 , ndryshuar me ligjin nr. 47/2019, datë 18.7.2019)

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizohet dhe e ushtron veprimtarinë e tij në mbledhje plenare ose në komisione.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen plenare ushtron kompetencat e mëposhtme:
  3. a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve;
  4. b) vendos masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve;
  5. c) i propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

ç) miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre;

  1. d) drejton dhe kujdeset për veprimtarinë në administratën e gjykatave;
  2. dh) propozon dhe administron buxhetin e tij dhe atë të gjykatave;
  3. e) informon publikun dhe Kuvendin për gjendjen e sistemit gjyqësor;

ë) miraton akte nënligjore normative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me ndikim të përgjithshëm detyrues për të gjithë gjyqtarët, administratën gjyqësore, personat privatë dhe organet publike;

  1. f) miraton aktet për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit;
  2. g) miraton Kodin e Etikës së Këshillit;
  3. gj) shqyrton, sipas rastit, vendimet e komisioneve;
  4. h) miraton udhëzime jodetyruese;
  5. i) miraton rregullat e hollësishme për funksionimin e administratës së Këshillit;
  6. j) miraton përbërjen e komisioneve të përhershme, të komisioneve të përkohshme, si dhe rregulla të detajuara për funksionimin e tyre.
  7. Në mbledhjen plenare marrin pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit. Anëtari i Këshillit nuk merr pjesë në vendimmarrjen e mbledhjes plenare ose komisionit, për çështje të mëposhtme të rendit të ditës:
  8. a) në rast vendimi për çështje disiplinore, kur anëtari ka paraqitur tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkesën, mbi bazën e së cilës ka nisur procedimi disiplinor;
  9. b) nëse si anëtar i komisionit ka marrë vendim për një çështje disiplinore, të parashikuar në pikën 13, të nenit 62, të këtij ligji.
  10. Komisionet kryejnë veprimtari të tjera në përputhje me rregulloren e brendshme.

 

Neni 62

Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë veprimtarinë dhe marrin vendime në fushat e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, ose i propozojnë mbledhjes plenare të Këshillit miratimin e vendimeve që janë në kompetencë të kësaj të fundit, sipas nenit 61 të këtij ligji.
  2. Pasi zgjedh Kryetarin, Këshilli merr vendim për përbërjen e komisioneve të përhershme, përfshirë edhe anëtarët zëvendësues. Në çdo rast një anëtar gjyqtar mund të zëvendësohet vetëm nga një tjetër anëtar gjyqtar. Një anëtar jogjyqtar mund të zëvendësohet vetëm nga një tjetër anëtar jogjyqtar. Procedura dhe kritere më të hollësishme për marrjen e këtij vendimi rregullohen nga Këshilli.
  3. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka në përbërje komisionet e përhershme si më poshtë:
  4. a) Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit;
  5. b) Komisioni Disiplinor;
  6. c) Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale;

ç) Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

  1. Çdo Komision përbëhet nga tre anëtarë. Pranë çdo komisioni caktohen edhe 2 anëtarë zëvendësues. Caktimi i anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve bëhet duke mbajtur parasysh nevojën për të garantuar një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës dhe respektimin e kërkesave dhe të raporteve midis anëtarëve gjyqtarë dhe jogjyqtarë, të parashikuara në pikat 5 deri në 12, të këtij neni, dhe, për aq sa është e mundur, preferencat e anëtarëve.
  2. Një anëtar i Këshillit mund të jetë anëtar në jo më shumë se 2 komisione të përhershme. Një anëtar i Këshillit nuk mund të jetë kryetar në më shumë së 1 komision të përhershëm. Ky rregull nuk zbatohet për anëtarët zëvendësues dhe për komisionet ad hoc.
  3. Komisionet zgjedhin kryetarët përkatës në mbledhjen e tyre të parë me shumicë votash dhe bazuar në propozimin e Kryetarit të Këshillit. Kryetari i Këshillit është kryetar i komisioneve ku ai merr pjesë.
  4. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale nuk mund të jenë edhe anëtarë të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës.
  5. Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.
  6. Komisioni Disiplinor përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.
  7. Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.
  8. Komisioni i Zhvillimit të Karrierës përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.
  9. Anëtarët e komisioneve i ushtrojnë funksionet e tyre pranë komisioneve për dy vite e gjysmë nga dita e zgjedhjes. Në përfundim të kësaj kohe përbërja e komisioneve ndryshohet sipas procedurës të parashikuar në pikën 2 të këtij neni.
  10. Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. Përbërja e këtij komisioni përcaktohet me short nën kujdesin e Kryetarit të Këshillit. Vendimet e komisionit të përkohshëm janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen para mbledhjes plenare të Këshillit.
  11. Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të krijojë komisione të përkohshme për trajtimin e çështjeve të veçanta.
  12. Komisionet vendosin me shumicën e votave në prani të të gjithë anëtarëve.
  13. Brenda muajit janar të çdo viti kalendarik, secili komision i përhershëm paraqet në mbledhjen plenare të Këshillit raportin vjetor të veprimtarisë me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse. Raporti bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit.

 

Neni 63

Relatori

 

  1. Në të gjitha rastet kur mbledhja plenare ose komisionet e Këshillit të Lartë Gjyqësor shqyrtojnë dhe miratojnë akte administrative individuale në lidhje me statusin profesional të gjyqtarëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore, njëri nga anëtarët e komisionit shërben si relator.
  2. Secili nga anëtarët e komisionit, përfshirë edhe kryetarin e komisionit, mund të jetë relator. Relatori caktohet me short, duke marrë parasysh ngarkesën dhe aftësitë e secilit anëtar sipas procedurës dhe rregullave më të hollësishme të miratuara nga Këshilli. Kyetari i Këshillit nuk mund të jetë relator.
  3. Relatori kujdeset për zhvillimin e procedimit administrativ individual dhe sidomos për sa më poshtë:
  4. a) shqyrtimin e dokumentacionit të depozituar nga subjektet e procedurës administrative;
  5. b) përgatitjen e projektaktit administrativ;
  6. c) koordinimin me kryetarin e komisionit për përgatitjen e mbledhjes së komisionit;

ç) koordinimin me Kryetarin e Këshillit për përgatitjen e mbledhjes plenare të Këshillit;

  1. d) njoftimet për subjektet e procedimit administrativ.
  2. Në ushtrimin e përgjegjësive të tij relatori ndihmohet nga personeli administrativ i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Neni 64

Angazhimi i gjyqtarëve në punët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të angazhojë si ekspertë për çështje ose fusha të caktuara edhe gjyqtarët në detyrë. Gjyqtarët në detyrë i ofrojnë shërbimet e tyre vullnetarisht dhe pa pagesë.

 

Neni 65

E drejta për të kërkuar informacion

 

  1. Çdo organ publik, person fizik ose juridik bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor duke i vënë në dispozicion informacione ose dokumente, të cilat i nevojiten Këshillit për ushtrimin e funksioneve të tij.
  2. Çdo organ publik, person fizik ose juridik paraqitet ose dërgon përfaqësues në mbledhjet plenare ose të komisioneve të Këshillit për të paraqitur prova dhe dëshmuar në lidhje me çdo çështje që lidhet me ushtrimin e funksioneve të Këshillit.

 

SEKSIONI 2

MBLEDHJA PLENARE E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

Neni 66

Thirrja e mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet sa herë është e nevojshme, por jo më pak se 1 herë në muaj.
  2. Kryetari i Këshillit vendos për datën dhe orarin e mbledhjeve.
  3. Kryetari mund të thërrasë mbledhje të tjera kur ai vlerëson se ato janë të nevojshme për veprimtarinë e Këshillit.
  4. Mbledhja e Këshillit mund të thirret edhe me kërkesën e jo më pak se 3 anëtarëve të Këshillit, të cilët përcaktojnë në kërkesë edhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Kryetari vendos datën dhe orarin e mbledhjes jo më vonë se 7 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës.
  5. Kryetari siguron respektimin e procedurave për njoftimin me shkrim të çdo anëtari jo më vonë se 7 ditë përpara çdo mbledhjeje të Këshillit.
  6. Njoftimi shoqërohet me rendin e ditës, projektvendimet që propozohet të merren gjatë mbledhjes, së bashku me çdo të dhënë, projektakt, këshillë ligjore, si dhe çdo informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim në mbledhje apo i cili u shërben diskutimeve në mbledhje.
  7. Rregullat e parashikuara në pikën 6, të këtij neni, nuk përbëjnë pengesë për të miratuar kërkesa për ndryshimin e përmbajtjes së një projektvendimi që shoqëron rendin e ditës.
  8. Çdo vendim i Këshillit, që përbën akt administrativ individual në lidhje me statusin profesional të gjyqtarëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore, nënshkruhet nga çdo anëtar i pranishëm në mbledhje, siç është rënë dakord. Refuzimi i një anëtari për të nënshkruar përmbajtjen e vendimit nuk përbën shkak për pavlefshmërinë e aktit. Aktet e tjera nënshkruhen nga Kryetari i Këshillit.
  9. Në rastet kur Këshilli merr vendime administrative individuale në lidhje me statusin profesional të gjyqtarëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore, anëtari i mbetur në pakicë mund të kërkojë që opinioni i tij t’i bashkëngjitet vendimit të Këshillit. Në këtë rast, anëtari është përgjegjës për hartimin dhe dorëzimin e opinionit të pakicës brenda afatit të caktuar nga Këshilli për zbardhjen e vendimit.

 

Neni 67

Rendi i ditës

 

  1. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendos rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit.
  2. Një çështje e caktuar i shtohet rendit të ditës kur kjo i kërkohet me shkrim Kryetarit jo më vonë se 4 ditë përpara mbledhjes nga të paktën 3 anëtarë të Këshillit.
  3. Nëse të paktën 6 anëtarë të pranishëm në një mbledhje të Këshillit vendosin se një çështje, e cila nuk ishte përfshirë në rendin e ditës, duhet të diskutohet, si dhe t’i jepet zgjidhje në mbledhje, çështja i shtohet rendit të ditës.

 

Neni 68

Kuorumi dhe vendimmarrja në Këshillin e Lartë Gjyqësor

 

  1. Pjesëmarrja në mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është e detyrueshme. Në çdo rast, kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është kur në to marrin pjesë jo më pak se 7 anëtarë.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Votimi është i hapur.
  3. Anëtari i Këshillit, i pranishëm në mbledhje, nuk mund të heqë dorë nga votimi, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë pengesa ligjore të tilla si konflikti i interesit ose pengesa të tjera në zbatim të këtij ligji, të ligjit për konfliktin e interesave ose të Kodit të Procedurave Administrative.
  4. Administrata mban shënim e regjistron votat e anëtarëve të Këshillit.
  5. Kryetari është anëtari i fundit, i cili voton në lidhje me një çështje.
  6. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.
  7. Çdo anëtar i Këshillit mban përgjegjësi për votën dhe ka të drejtë të bëjë një deklarim të shkurtër me gojë ose me shkrim për arsyet e votimit.

 

Neni 69

Dokumentimi i mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Kryetari është përgjegjës për të siguruar që administrata të marrë të gjitha masat e nevojshme që çdo mbledhje plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor të dokumentohet në mënyrë të përshtatshme përmes:
  2. a) regjistrimit audio;
  3. b) procesverbalit me përmbledhjen e diskutimeve.
  4. Regjistrimi audio i mbledhjes plenare bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve nga dita e mbledhjes. Përpara publikimit, nën përgjegjësinë e kryetarit, administrata kujdeset për redaktimin e materialit, duke fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
  5. Procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit pasi miratohet nga mbledhja plenare pasardhëse e Këshillit. Edhe në këtë rast, nën përgjegjësine e kryetarit, administrata kujdeset për të fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
  6. Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e kryetarit, administrata mban procesverbalin me përmbledhjen e diskutimeve të çdo mbledhjeje, duke shënuar të paktën informacionet e mëposhtme:
  7. a) anëtarët e pranishëm në diskutim për çdo çështje të rendit të ditës;
  8. b) çështjet e rendit të ditës, përfshirë çështjet e shtuara sipas nenit 67, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji;
  9. c) dorëheqjet e anëtarëve të Këshillit dhe arsyetimet përkatëse;

ç) aspektet kryesore të çështjeve të diskutuara dhe propozimet për vendime;

  1. d) rezultatin e votimit, mënyrën e votimit të secilit anëtar dhe arsyetimin e votimit nga secili anëtar; dhe
  2. dh) vendimet.
  3. Procesverbalet me draftin e përmbledhjes së diskutimeve të mbledhjes nënshkruhen nga kryetari dhe u vihen në dispozicion të gjithë anëtarëve brenda 5 ditëve nga dita e mbledhjes.
  4. Çdo anëtar i Këshillit që ishte i pranishëm në mbledhje mund të vërë në dukje pasaktësi në përmbajtjen e procesverbalit të përmbledhur dhe t’i kërkojë kryetarit, me anë të një kërkese me shkrim, korrigjimin e tij. Në qoftë se regjistrimi konfirmon pasaktësinë e zbardhjes, përmbledhja e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit korrigjohet në mënyrat e mëposhtme:
  5. a) me urdhër të kryetarit, bazuar në kërkesën e paraqitur, sipas pikës 6 të këtij neni; ose
  6. b) me vendim të Këshillit në mbledhjen pasuese.
  7. Administrata merr masat që regjistrimet audio të mbledhjeve të Këshillit dhe procesverbali i përmbledhur të ruhen për jo më pak se 10 vjet, në përputhje me ligjin “Për arkivat”.

 

Neni 70

Zbatimi me analogji i rregullave për komisionet e Këshillit

 

  1. Rregullimet e neneve 66 deri 69, të këtij ligji, për thirrjen e mbledhjes, rendin e ditës, kuorumin, vendimmarrjen dhe dokumentimin e mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor zbatohen, për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet përkatëse, edhe për mbledhjet e komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara për organizimin dhe funksionimin e komisioneve.

 

Neni 71

Marrëdhënia e Këshillit të Lartë Gjyqësor me Ministrin e Drejtësisë

 

  1. Ministri i Drejtësisë koordinon zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është përgjegjës për përgatitjen e projektakteve ligjore në fushën e drejtësisë, për të cilat merr edhe mendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  2. Ministri i Drejtësisë mund të paraqesë ankesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore të pretenduara të gjyqtarëve, si dhe mund të kërkojë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike në gjykata.
  3. Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
  4. Ministri i Drejtësisë ose persona të autorizuar prej tij mund të marrin pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve për përzgjedhjen e anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  5. Këshilli i Lartë Gjyqësor bashkëpunon me Ministrin e Drejtësisë për të siguruar përputhjen e planeve strategjike dhe buxhetore të sistemit gjyqësor, të miratuara nga Këshilli me politikat shtetërore dhe strategjinë sektoriale të sektorit të drejtësisë.
  6. Ministri i Drejtësisë mund të ushtrojë të drejtat e mësipërme personalisht ose përmes një një përfaqësuesi të autorizuar me shkrim prej tij.
  7. Në ushtrimin e funksioneve të tij, Ministri i Drejtësisë ka akses të plotë në të dhënat statistikore që rezultojnë nga sistemi i menaxhimit të çështjeve të trajtuara nga gjykatat.

 

SEKSIONI 3

KONFLIKTI I INTERESAVE

 

Neni 72

Konflikti i interesit

 

Anëtari i Këshillit, i pranishëm në mbledhjen e komisionit ose në mbledhjen plenare, i cili është në dijeni të një konflikti interesi ose të një pengese ligjore për veten ose për një anëtar tjetër, lidhur me një çështje të rendit të ditës, është i detyruar për sa më poshtë:

  1. a) të deklarojë natyrën e interesit ose pengesës;
  2. b) të mos marrë pjesë në diskutimin e çështjes përkatëse;
  3. c) të mos marrë pjesë në votimin e çështjes përkatëse.

 

Neni 73

Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim

 

Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një gjyqtari, si në komisionin disiplinor, ashtu dhe në mbledhjen plenare, kur ai ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen që është objekt i procedimit disiplinor për shkak të cilësisë si gjyqtar, prokuror, inspektor, dëshmitar, përfaqësues i palëve, ekspert ose në çdo cilësi tjetër.

 

Neni 74

Papajtueshmëria për shkak lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie

 

Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen plenare të Këshillit për shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një gjyqtari, për marrjen e vendimit për ngritjen në detyrë, transferimin dhe komandimin e një gjyqtari dhe as të jetë relator për vlerësimin etik dhe profesional të një gjyqtari, si dhe në çdo procedim tjetër administrativ që lidhet me statusin e një gjyqtari ose të funksionarëve të tjerë të sistemit gjyqësor, statusi i të cilëve administrohet nga Këshilli, në qoftë se midis tyre ekzistojnë marrëdhëniet e mëposhtme:

  1. a) marrëdhënie martesore ose bashkëjetese;
  2. b) marrëdhënie gjinie të afërt, përfshirë persona të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave;
  3. c) marrëdhënie krushqie të afërt, përfshirë vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtër dhe njerk.

 

Neni 75

Heqja dorë

 

  1. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen plenare të Këshillit për shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një gjyqtari, për marrjen e vendimit për ngritjen në detyrë, transferimin ose komandimin e një gjyqtari dhe as të jetë relator për vlerësimin etik dhe profesional të një gjyqtari, si dhe nga çdo procedim tjetër administrativ që lidhet me statusin e një gjyqtari ose të funksionarëve të tjerë të sistemit gjyqësor, statusi i të cilëve administrohet nga Këshilli, në rastet e mëposhtme:
  2. a) kur ai, bashkëshorti/bashkëjetuesi i tij ose fëmijët e tij janë debitorë ose kreditorë në raport me subjektin e proceduar ose që duhet të vlerësohet ose promovohet, transferohet ose komandohet, ose kanë përfaqësuar interesat e tij në të shkuarën;
  3. b) kur mbrojtësi a përfaqësuesi i subjektit të procedimit administrativ është gjini e afërt e tij ose e bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij;
  4. c) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij ose ndonjë të afërmi të tij me subjektin e proceduar ose që duhet të vlerësohet apo promovohet, transferohet ose komandohet;

ç) kur ai ose ndonjë nga të afërmit e tij ose të bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij është dëmtuar nga veprimet ose aktet e subjektit të procedimit, të cilat janë bërë shkas për fillimin e procedimit disiplinor;

  1. d) kur një i afërm i tij ose i bashkëshortit /bashkëjetuesit ka bërë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ankesën, hetimi i së cilës ka çuar në fillimin e procedimit disiplinor.
  2. Vendimi për pranimin e dorëheqjes së anëtarit merret nga Kryetari i Këshillit. Kur dorëheqjen e jep kryetari, vendimi për pranimin e saj merret nga zëvendëskryetari.

 

Neni 76

Përjashtimi i anëtarit

(shfuqizuar pika 2 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 78, datë 12.12.2017 dhe  ndryshuar me ligjin nr. 47/2019, datë 18.7.2019)

 

  1. Gjyqtari ose nëpunësi civil i proceduar ose përfaqësuesi ligjor i tij, ose Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të kërkojnë përjashtimin e anëtarit të Këshillit nga pjesëmarrja në shqyrtimin e procedurës administrative vetëm në fazën paraprake të procesit, kur ekziston një nga shkaqet e parashikuara në nenin 75, të këtij ligji, dhe anëtari nuk heq dorë vetë nga shqyrtimi i çështjes.
  2. Vendimi për përjashtimin e një anëtari nga shqyrtimi i një çështjeje në mbledhje plenare ose komision merret nga Këshilli, sipas rregullave të parashikuara në nenin 72 të këtij ligji. Kur kërkohet përjashtimi i Kryetarit të Këshillit, mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryetari i Këshillit.

 

SEKSIONI 4

ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

Neni 77

Administrata e Këshillit

 

  1. Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor funksionon administrata, e cila ndihmon në realizimin e misionit dhe të funksioneve të Këshillit.
  2. Administrata e Këshillit drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe raporton rregullisht tek ai.
  3. Anëtarët e personelit të Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë statusin e nëpunësit civil, sipas përcaktimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” ose janë gjyqtarë të komanduar pranë Këshillit, sipas parashikimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Ligji “Për nëpunësin civil” zbatohet për personelin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
  5. Nëpunësit civilë mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit ose të komisioneve, si dhe të kërkojnë fjalën pa të drejtë vote.
  6. Këshilli i Lartë Gjyqësor punëson punonjës administrativë, në bazë të rregullave të parashikuara në Kodin e Punës.

 

Neni 78

Sekretari i Përgjithshëm

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor është funksionari më i lartë administrativ i Këshillit.
  2. Sekretari i Përgjithshëm rekrutohet sipas procedurave të parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil”.
  3. Drejtuesi i njësisë për çështje të përgjithshme juridike zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm në rastet e mungesës ose pamundësisë së përkohshme të këtij të fundit.
  4. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit ose zëvendësuesi i tij kanë të drejtë të njihen me çdo dokument që shqyrtohet nga mbledhjet e komisioneve ose nga mbledhja e Këshillit, të marrin pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen e Këshillit, si dhe të propozojnë futjen e çështjeve që lidhen me aspekte administrative dhe të personelit në agjendat e tyre.

 

Neni 79

Organizimi i administratës

 

  1. Administrata e Këshillit të Lartë Gjyqësor ndahet, të paktën, në njësitë e mëposhtme:
  2. a) njësi mbështetëse për çështje të përgjithshme juridike;
  3. b) njësi mbështetëse pranë secilit komision të përhershëm të Këshillit;
  4. c) njësi mbështetëse për administrimin e buxhetit të Këshillit dhe të buxhetit gjyqësor;

ç) zyra e Këshilltarit të Etikës;

  1. d) njësi mbështetëse për marrëdhëniet me publikun dhe botimet;
  2. dh) njësi mbështetëse për teknologjinë e informacionit;
  3. e) njësi mbështetëse për trajnimin e gjyqtarëve dhe të nëpunësve civilë gjyqësorë.
  4. Në lidhje me administratën, Këshilli vendos për sa më poshtë:
  5. a) strukturën e administratës dhe të secilës njësi;
  6. b) krijimin e njësive të tjera organizative brenda administratës;
  7. c) përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të të gjitha njësive organizative të administratës dhe të pozicioneve individuale;

ç) rregullat procedurale, sipas të cilave vepron administrata në mënyrë të atillë që të sigurojë mbështetje efikase dhe efektive për Këshillin dhe komisionet e tij.

 

Neni 80

Konflikti i interesave

 

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative dhe të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” mbi paanësinë e administratës publike zbatohen për personelin administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  2. Kryetari i Këshillit është përgjegjës për marrjen e vendimeve për përjashtimin nga vendimmarrja ose konfirmimin e nëpunësve civilë në rast të shfaqjes së konfliktit të interesit.

 

KREU III

FUNKSIONET E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

 

Neni 81

Planifikimi strategjik

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë, harton, miraton dhe zbaton një plan strategjik për sistemin gjyqësor, në përputhje me objektivat e të këtij ligji, dhe në koordinim me strategjinë e sektorit të drejtësisë.
  2. Plani strategjik, në përputhje kohore me strategjinë e sektorit të ministrisë, duhet:
  3. a) të përcaktojë misionin dhe vlerat kryesore të gjyqësorit;
  4. b) të analizojë profilin e gjyqësorit;
  5. c) të caktojë çështje strategjike;

ç) të përcaktojë prioritete;  

  1. d) të përcaktojë monitorimin, kuadrin vlerësues dhe raportues për strategjinë.
  2. Plani strategjik duhet të shoqërohet me planin e veprimit, përfshirë objektivat operacionalë, veprimtaritë, ndikimin financiar dhe ndikime të tjera, si dhe treguesit e arritjeve.

 

Neni 82

Raportimi publik dhe para Kuvendit

 

  1. Këshilli Lartë Gjyqësor raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor gjatë vitit të mëparshëm kalendarik, jo më pak se një herë në vit. Raporti përshkruan veprimtarinë e Këshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe përmban rekomandimet për përmirësimet e nevojshme.
  2. Raporti i përcillet Kuvendit jo më vonë se data 1 maj e çdo viti. Raporti publikohet në faqen zyrtare të Këshillit, si dhe me çdo mënyrë tjetër që vlerësohet e përshtatshme nga  Këshilli.
  3. Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për të paraqitur raportin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të.
  4. Rekomandimet e përcjella në rezolutën e miratuar nga Kuvendi për raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh nga Këshilli për aq sa nuk cenojnë pavarësinë e këtij institucioni.
  5. Këshilli raporton në çdo rast tjetër që e vlerëson të nevojshme ose me kërkesë të Kuvendit.

 

Neni 83

Etika gjyqësore

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për miratimin e standardeve të etikës gjyqësore dhe të rregullave të sjelljes të gjyqtarëve, si dhe për mbikëqyrjen e respektimit të tyre. Në veçanti Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:
  2. a) bën publike standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së gjyqtarëve;
  3. b) rishikon herë pas here rregullat dhe, kur është e nevojshme, i ndryshon ato;
  4. c) analizon shkallën e zbatimit/respektimit të rregullave të etikës dhe raporton publikisht për gjetjet.
  5. Këshilli cakton një Këshilltar për Etikën nga radhët e gjyqtarëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe që ka përvojë dhe njohuri mbi çështje të etikës. Këshilltari për Etikën shërben për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
  6. Për shkak të nevojave të punës, Këshilli mund të vendosë që Këshilltari për Etikën të shërbejë me kohë të plotë. Në këtë rast Këshilli ndjek procedurën e komandimit për të caktuar Këshilltarin e Etikës.
  7. Këshilltari për Etikën kryen detyrat e mëposhtme:
  8. a) jep këshilla, me kërkesë të çdo gjyqtari, për sjelljen më të përshtatshme, brenda dhe jashtë gjykatës, për çështje të diskutueshme të etikës;
  9. b) mund të kërkojë mendimin e Këshillit për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me sjelljen e gjyqtarëve në mënyrë të përgjithshme, por jo lidhur me persona të caktuar;
  10. c) harton, publikon dhe përditëson vazhdimisht një manual informues, i cili përmban pyetje dhe përgjigje mbi dilemat etike, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe vendimet relevante të Këshillit;

ç) kujdeset, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, për trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm mbi çështje të etikës;

  1. d) raporton me shkrim, jo më pak se një herë në vit, përpara Këshillit lidhur me veprimtarinë e tij.
  2. Paga e Këshilltarit për Etikën përcaktohet në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  3. Këshilltari për Etikën ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit, duke mos i dhënë asnjë informacion strukturave të organeve të qeverisjes së gjyqësorit që ushtrojnë kompetenca inspektimi dhe vlerësimi.
  4. Këshilli siguron mbështetjen e nevojshme me burime njerëzore dhe financiare për të mundësuar veprimtarinë e Këshilltarit për Etikën.

 

Neni 84

Përcaktimi i kompetencave territoriale dhe madhësia e gjykatave

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor kryen funksionet në lidhje me përcaktimin e kompetencave territoriale dhe të madhësisë së gjykatave në bazë të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor.

 

Neni 85

Rekrutimi, emërimi i gjyqtarëve dhe propozimi i kandidatëve për gjyqtarë

të Gjykatës së Lartë

 

  1. Këshilli Lartë Gjyqësor bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë në pajtim me këtë ligj dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe emëron gjyqtarët pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës.
  2. Këshilli i propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  3. Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës së Lartë përcaktohen në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

 

Neni 86

Zhvillimi i karrierës dhe disiplina

 

Në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për çështjet e mëposhtme në lidhje me të gjithë gjyqtarët, përveç gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese:

  1. a) emërimin;
  2. b) caktimin në pozicion;
  3. c) tranferimin;

ç) ngritjen në detyrë;

  1. d) komandimin dhe riemërimin;
  2. dh) vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale;
  3. e) vendosjen e masave disiplinore dhe pezullimin;

ë) çdo detyrë tjetër e caktuar me ligj.

 

Neni 87

Qëndrimet publike

 

Këshilli, me nismë ose bazuar në kërkesat e gjyqtarëve, mund të bëjë deklarata publike në mbrojtje të gjyqtarëve të veçantë kur gjykon se të drejtat e tyre njerëzore rrezikohen të shkelen për shkak të kryerjes së detyrës, ose se kryerja e funksioneve të tyre ligjore po rrezikohet ose mund të rrezikohet si rezultat i veprimeve ose qëndrimeve të çdo subjekti publik ose privat.

 

Neni 88

Trajnimi vazhdues i gjyqtarëve

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe kryen detyrat e mëposhtme:

  1. a) mban lidhje me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të gjyqtarëve;
  2. b) këshillon Shkollën e Magjistraturës rreth programit të trajnimit vazhdues për gjyqtarët;
  3. c) vendos mbi kërkesat e gjyqtarëve për trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës;

ç) monitoron dhe raporton publikisht në lidhje me efektivitetin e trajnimeve;

  1. d) kryen çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj në fushën e trainimit të gjyqtarëve.

 

Neni 89

Administrimi i gjykatave

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor kujdeset për organizimin dhe funksionimin e shërbimeve që lidhen me administrimin gjyqësor duke ushtruar kompetencat e mëposhtme:

  1. a) harton dhe ndjek zbatimin e politikave për administrimin gjyqësor;
  2. b) monitoron dhe menaxhon ngarkesën e gjyqtarëve dhe të gjykatave, kohëzgjatjen e çështjeve dhe aspekte të tjera të administrimit gjyqësor, bazuar në të dhënat e mbledhura përmes sistemit të menaxhimit të çështjeve, me qëllim përmirësimin e produktivitetit të gjykatave ose uljen e ngarkesës së gjyqtarëve dhe të nëpunësve civilë gjyqësorë;
  3. c) miraton rregullat e brendshme standarde të gjykatës.

 

Neni 90

Burimet njerëzore në gjykata

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të burimeve njerëzore në gjykata. Në veçanti Këshilli kryen detyrat e mëposhtme:
  2. a) hedh të dhënat dhe përditëson Regjistrin Qendror të Personelit për nëpunësit civilë gjyqësorë dhe punonjësit administrativë të gjykatave;
  3. b) publikon dhe shpall konkurrim të hapur për vendet e lira në shërbimin civil gjyqësor, si dhe fillimin e procedurave për ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele.
  4. c) emëron kancelarin e gjykatës dhe ndihmësit ligjorë, si dhe merr masa disiplinore ndaj tyre;

ç) miraton dhe përditëson rregullat e procedurës që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç përcaktohet në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;

  1. d) cakton përfaqësuesin e tij në Këshillin e Gjykatës, sipas parashikimeve të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. dh) bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës për formimin fillestar dhe të vazhdueshëm të kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. e) kujdeset për trainimin fillestar dhe të vazhdueshëm ligjor të nëpunësve civilë gjyqësor, me përjashtim të kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;

ë) miraton Kodin e Etikës për nëpunësit civilë gjyqësorë pas konsultimit me këshillat e gjykatave;

  1. f) kujdeset për mirëadministrimin e pasurive të paluajtshme të gjykatave në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe këshillin e gjykatës;
  2. g) ngre komisionin e ristrukturimit në rastet e mbylljes ose ristrukturimit të gjykatave;
  3. gj) kujdeset për krijimin dhe funksionimin e sistemit të arkivimit gjyqësor, si dhe menaxhimin dhe administrimin e tij;
  4. h) ushtron çdo kompetencë tjetër të parashikuar në ligj.
  5. Këshilli i Lartë Gjyqësor informohet nga gjykatat për çdo të dhënë të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tij.

 

Neni 91

Qasja në drejtësi dhe marrëdhëniet me publikun

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun. Në këtë kuadër, Këshilli kryen detyrat e mëposhtme:
  2. a) krijon, zhvillon, dhe mirëmban një portal elektronik në internet, me qëllim ofrimin e informacionit të duhur për qasjen në drejtësi, përfshirë informacion të detajuar për strukturën e gjyqësorit dhe të gjykatave të veçanta, natyrën dhe qëllimin e procedurave gjyqësore, ndihmën juridike, kohëzgjatjen mesatare të çështjeve, tarifat gjyqësore, mjetet alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe çështje të tjera me interes publik;
  3. b) bën të mundur që secila gjykatë të ketë hapësirën e saj të veçantë në portalin në internet dhe t’i lejohet të publikojë në të të dhëna për gjykatën dhe çështjet gjyqësore;
  4. c) merr masa që publiku dhe palët e interesuara të informohen mbi veprimtarinë e gjykatave, si dhe për çështje të veçanta gjyqësore;

ç) miraton dhe përditëson, pas konsultimit me këshillat e gjykatave, udhëzuesit standard të shtypit.

  1. Këshilli cakton një nga anëtarët e tij për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton të paktën një gjyqtar për mediat për çdo juridiksion apeli. Në ato raste kur komunikimi me publikun nuk mund të kryhet prej tij, shërbimi kryhet nga shërbimi i shtypit i Këshillit.
  3. Shkolla e Magjistraturës ofron trajnim për anëtarët e Këshillit, gjyqtarët për mediat, administratën e Këshillit dhe nëpunësit civilë gjyqësorë të përfshirë në veprimtaritë e marrëdhënieve me publikun.
  4. Shërbimet e marrëdhënieve me publikun kryhen bazuar në parimet e së drejtës për qasje në informacion, duke pasur parasysh mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionin dhe prezumimin e pafajësisë.

 

Neni 92

Sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit

 

  1. Këshilli i Ministrave miraton rregulla për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin  e drejtësisë, që ndër të tjera parashikojnë:
  2. a) masat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj;
  3. b) sigurimin e asksesit të plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologjisë së informacionit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zyrat e prokurorisë;
  4. c) garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal;

ç) për organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.

  1. Në përputhje me politikat e përgjithshme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë është përgjegjës për:
  2. a) zhvillimin ose pjesëmarrjen në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në gjykata;
  3. b) menaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata;
  4. c) përcaktimin e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë;

ç) përcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;

  1. d) mirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve, në përputhje me rregullat e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni;
  2. dh) ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve;
  3. e) përmirësimin periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale;

ë) sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;

  1. f) garantimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, të cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatja e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatjen mesatare etj.;
  2. g) përcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.

 

Neni 93

Opinione mbi legjislacionin

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin, që mund të ndikojë në punën e gjyqësorit dhe çdo çështje tjetër që është nën përgjegjësinë e Këshillit.
  2. Në veçanti, Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:
  3. a) shqyrton funksionimin e rregullave të procedurës gjyqësore civile, penale ose administrative;
  4. b) bën rekomandime për ndryshimin e rregullave të procedurës gjyqësore civile, penale ose administrative;
  5. c) jep përgjigje për kërkesat e ardhura nga ministrat për të dhënë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin gjyqësor ose gjykatat; dhe

ç) mund të japë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin gjyqësor ose gjykatat, duke ia drejtuar një ministri ose ndonjë organi tjetër.

  1. Këshilli i propozon Ministrit të Drejtësisë ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore në lidhje me çdo çështje që është nën përgjegjësinë e tij.

 

Neni 94

Rregullat e brendshme të gjykatave

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregullat standarde për funksionimin e brendshëm të gjykatave.
  2. Rregullat standarde të gjykatave përmbajnë norma në lidhje me strukturën e gjykatave, efiçiencën dhe cilësinë e drejtësisë që jepet në këto gjykata.
  3. Rregullat standarde për strukturën përmbajnë të paktën rregullimet e mëposhtme:
  4. a) organigrama standarde për gjykatat e të gjitha niveleve;
  5. b) përshkrime standarde të detyrave dhe përgjegjësive për secilën kategori të punonjësve të gjykatave.
  6. Rregullat standarde për efiçiencën e drejtësisë përfshijnë parashikime për:
  7. a) afatet standarde kohore për gjykimin e llojeve të ndryshme të çështjeve gjyqësore, përfshirë, kur është e mundur, edhe afatet për fazat kryesore të procedurës, për ekzekutimin e vendimeve, duke mbajtur parasysh organizimin gjyqësor dhe normat procedurale;
  8. b) rregulla standarde që do të përdoren nga gjykatat për përcaktimin e afateve kohore, duke mbajtur parasysh kompleksitetin e çështjeve, me qëllimin për të përmirësuar në vijimësi sistemin e menaxhimit të çështjeve;
  9. c) veprimet standarde që duhet të ndërmerren në rastet kur shqyrtimi i çështjeve i tejkalon afatet;

ç) rregulla standarde për monitorimin e kohëzgjatjes së pezullimeve që vijnë si rezultat i mosveprimit nga palët ose gjykatat;

  1. d) rregulla standarde për monitorimin dhe shpërndarjen e të dhënave për personelin e gjykatave dhe të gjithë përdoruesit e gjykatave;
  2. dh) udhëzues për mbajtjen e statistikave gjyqësore;
  3. e) udhëzues për një rol aktiv të gjyqtarëve në menaxhimin e çështjeve;

ë) udhëzues për monitorimin e shtyrjeve të seancave gjyqësore;

  1. f) modele për vendimet gjyqësore;
  2. g) udhëzues për mënyrën e përdorimit të teknologjisë audiovizive në procesin gjyqësor;
  3. gj) udhëzues për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe marrjen e provave në gjykata;
  4. h) krijimi i mekanizmave për zgjidhjen e problemeve funksionale dhe shpërndarjen e ekuilibruar të ngarkesës midis gjyqtarëve dhe gjykatave.
  5. Rregullat standarde për cilësinë e drejtësisë përfshijnë ndër të tjera domosdoshmërisht edhe rregullimet e mëposhtme:
  6. a) zhvillimi i vrojtimeve për vlerësimin e shërbimeve të gjykatave nga përdoruesit e tyre;
  7. b) zhvillimi, testimi dhe përdorimi i treguesve për cilësinë e shërbimeve gjyqësore;
  8. c) masa për përmirësimin e cilësisë së punës të ekspertëve gjyqësorë;

ç) masa për përmirësimin e qasjes në drejtësi.

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të kryejë studime pilot në bashkëpunim me gjykatat, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efiçiencës se gjykatave.

 

Neni 95

Buxheti vjetor i Këshillit dhe i gjykatave

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe sistemi gjyqësor financohen nga Buxheti i Shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.
  2. Buxheti vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sistemit gjyqësor është pjesë e Buxhetit të Shtetit dhe ndjek të gjitha procedurat e hartimit dhe zbatimit të tij, të parashikuara në legjislacionin përkatës.
  3. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për hartimin e buxhetit vjetor dhe afatmesëm të tij në konsultim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.
  4. Këshilli i Lartë Gjyqësor merr pjesë në mbledhjen e Kuvendit ku diskutohet projekt-buxheti i sistemit gjyqësor;
  5. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për mbikëqyrjen e shpenzimeve, shpërndarjen e fondeve dhe mbajtjen e llogarive të sakta, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 96

Zbatimi i buxhetit gjyqësor

 

  1. Në zbatim të kompetencave të parashikuara në nenin 95 të këtij ligji, Këshilli i Lartë Gjyqësor kryen detyrat e mëposhtme:
  2. a) ndihmon gjykatat në hartimin e projekt-buxheteve të tyre vjetore;
  3. b) mbledh dhe analizon të dhëna mbi zbatimin e buxhetit dhe të ardhurat e siguruara nga gjykatat;
  4. c) mbikëqyr dhe këshillon gjykatat mbi teknikat dhe procedurat e përshtatshme dhe efiçiente që lidhen me menaxhimin financiar të tyre;

ç) vendos standarde të praktikave më të mira dhe objektiva të performancës, në lidhje me administrimin financiar të gjykatave;

  1. d) siguron trajnim për stafin gjyqësor mbi menaxhimin financiar të gjykatave;
  2. dh) ndërmerr projekte me synimin për të përmirësuar menaxhimin financiar të gjykatave;
  3. e) merr hapa të tjerë për të lehtësuar gjetjen e fondeve të mjaftueshme dhe të vazhdueshme për gjykatat;

ë) bashkëpunon dhe kërkon fonde nga agjencitë e tjera vendase dhe ndërkombëtare në lidhje me funksionet e Këshillit.

  1. Për të zbatuar detyrat, e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, si pjesë përbërëse dhe funksionale e Këshillit krijohet njësia e administrimit të buxhetit gjyqësor.
  2. Njësia e administrimit të buxhetit gjyqësor ka këto kompetenca kryesore:
  3. a) studion dhe përcakton nevojat për buxhet të të gjitha hallkave të gjyqësorit në bashkëpunim me sektorët financiarë të gjykatave të të gjitha niveleve;
  4. b) përpunon treguesit financiarë që kanë lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e gjykatave;
  5. c) kontrollon përdorimin e fondeve që u janë dhënë gjykatave sipas destinacioneve.
  6. Lidhur me veprimtarinë e njësisë së administrimit të buxhetit gjyqësor Këshilli ushtron këto kompetenca:
  7. a) miraton projektbuxhetin vjetor dhe afatmesëm të propozuar nga njësia për çdo nivel të gjykatave dhe ia dërgon atë për shqyrtim organit kompetent për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit përkatës;
  8. b) auditon dhe monitoron përdorimin fondeve të akorduara dhe analizon kërkesat e gjykatave për fonde që mund të lindin gjatë vitit buxhetor.
  9. Fondet në dispozicion të Këshillit dhe të gjykatave përdoren për këto qëllime:
  10. a) për pagat dhe sigurimet shoqërore të anëtarëve dhe personelit të Këshillit, si dhe të gjyqtarëve, nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave;
  11. b) për plotësimin e nevojave për shpenzimet operative të Këshillit dhe të gjykatave, si dhe për veprimtari të tjera gjyqësore;
  12. c) për ndërtimin ose meremetimin e godinave, si dhe për investime të tjera;

ç) për mbulimin e shpenzimeve të gjykatave, lidhur me dhënien e ndihmës së detyrueshme juridike në rastet e parashikuara në dispozitat ligjore të veçanta.

 

KREU IV

AKTET DHE RREGULLAT PROCEDURALE

 

Neni 97

Aktet e Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor, në ushtrim të funksioneve të tij, nxjerr aktet e mëposhtme:
  2. a) akte administrative individuale në lidhje me statusin profesional të gjyqtarëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore;
  3. b) akte administrative kolektive në lidhje me statusin e të gjithë gjyqtarëve ose zyrtarëve të administratës gjyqësore;
  4. c) akte normative nënligjore, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë gjyqtarët, administratën gjyqësore, personat privatë dhe organet publike;

ç) akte për miratimin e rregullave të brendshme procedurale. Në veçanti, rregullat procedurale mund të përfshijnë dispozita në lidhje me koordinimin e veprimtarisë së komisioneve, angazhimin e ekspertëve në punën e Këshillit, shpërndarjen dhe ndarjen e përgjegjësive të administratës, kuorumin e nevojshëm për mbledhjet e komisioneve, rregulla për publikimin e informacioneve për procedimet e Këshillit etj.;

  1. d) udhëzime jodetyruese.
  2. Në asnjë rast, Këshilli nuk mund të japë udhëzime në lidhje me zgjidhjen e një çështjeje gjyqësore konkrete ose të një grupi çështjesh.
  3. Këshilli i Lartë Gjyqësor zbaton Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë në çdo rast ose situatë tjetër që nuk parashikohet shprehimisht nga ky ligj.

 

Neni 98

Njoftimi dhe botimi i akteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

  1. Njoftimi i akteve administrative individuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në lidhje me statusin e gjyqtarëve ose nëpunësve civilë gjyqësorë, bëhet në një ose disa nga format e mëposhtme:
  2. a) personalisht ose përfaqësuesit ligjor kur janë të pranishëm në çastin e shpalljes së aktit;
  3. b) me postë të porositur në adresën e vendit të punës të marrësit;
  4. c) në adresën postare elektronike të depozituar zyrtarisht nga subjekti i aktit administrativ.
  5. Aktet administrative individuale të Këshillit, në lidhje me statusin e gjyqtarëve ose nëpunësve civilë gjyqësorë, bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Këshillit, të shoqëruara me arsyetimin përkatës, pasi të redaktohen për sigurimin e anonimatit të subjekteve, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  6. Njoftimi i akteve administrative kolektive, në lidhje me statusin e të gjithë gjyqtarëve ose zyrtarëve të administratës gjyqësore, bëhet nëpërmjet botimit në faqen zyrtare të Këshillit. Këto akte hyjnë në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit.
  7. Aktet normative nënligjore botohen në faqen zyrtare të internetit të Këshillit dhe në Fletoren Zyrtare. Ato hyjnë në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare. Nëse akti normativ nënligjor ndryshon një akt tjetër, akti i ndryshuar botohet në formë të konsoliduar në faqen zyrtare të Këshillit.
  8. Ky nen zbatohet edhe për aktet e nxjerra nga komisionet e Këshillit.

 

Neni 99

Procedura e rishikimit

 

  1. Në rastet kur një akt administrativ individual është nxjerrë nga komisioni, subjektet e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, ndryshimin ose plotësimin nga mbledhja plenare e Këshillit.
  2. Kërkesa për rishikim bëhet me shkrim. Ajo dorëzohet jo më vonë se 10 ditë nga dita e njoftimit të palës së interesuar, në përputhje me kërkesat e këtij neni.
  3. Kërkesa mund të bazohet në arsyet e mëposhtme:
  4. a) vendimi është bazuar në gabime materiale dhe të faktit;
  5. b) ka ndodhur një gabim i rëndë procedural.
  6. Kërkuesi nuk mund të paraqesë pretendime ose fakte të reja gjatë shqyrtimit të çështjes nga mbledhja plenare e Këshillit, me përjashtim të rasteve kur subjekti i interesuar provon se nuk ishte dhe nuk mund të ishte në dijeni të këtyre fakteve më parë.
  7. Mbledhja plenare e Këshillit shqyrton dhe vendos mbi të gjitha kërkesat brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes.
  8. Kërkesa nuk pranohet nëse ajo nuk është paraqitur brenda afatit dhe në formën e kërkuar sipas këtij ligji. Kërkuesit njoftohen për mospranimin dhe shkaqet e mospranimit të kërkesës së tyre për rishikim.
  9. Këshilli, në këto raste, i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Përjashtimisht, Këshilli mund të zhvillojë dëgjesa me subjektet e procedimit kur kjo është e nevojshme, si rezultat i fakteve të reja, sipas pikës 4 të këtij neni.
  10. Në bazë të konkluzionit të shqyrtimit të kërkesës për rishikim, Këshilli duhet të përcaktojë nëse kërkesa për rishikim duhet të pranohet ose të rrëzohet. Në rast pranimi, Këshilli miraton një vendim administrativ të ndryshuar. Ndryshimet mund të bëhen vetëm për aq sa kërkohen nga subjekti i interesuar.
  11. Këshilli mund të anulojë një akt administrativ individual edhe me nismën e tij kur vërtetohen kushtet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

 

Neni 100

Ankimi i vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

(ndryshuar fjalia e parë e pikës 1 me ligjin nr. 47/2019, datë 18.7.2019)

 

  1. Ndaj aktit administrativ individual të Këshillit mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Apelit, përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj. Aktet administrative individuale që vendosin masa disiplinore mbi gjyqtarët ankimohen në Gjykatën Kushtetuese.
  2. Aktet administrative me efekt të përgjithshëm detyrues i nënshtrohen kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, dhe kontrollit të Gjykatës Administrative të Apelit, në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me ligjin.