Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

 

Ligj nr. 98/2016

Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë

(Ndryshuar me ligjin nr. 46/2021)

 

 

Neni 3

Llojet e gjykatave

 

  1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.
  2. Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm janë gjykata me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe gjykata me juridiksion të përgjithshëm të apelit. Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë mund të kenë degë.
  3. Gjykata të posaçme janë:
  4. a) gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit;
  5. b) Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  6. Gjykata e Lartë gjykon çështje të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm.

 

Neni 10

Kompetencat tokësore të Gjykatës së Lartë

 

Gjykata e Lartë organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykata e Lartë e ka selinë në Tiranë.

 

Neni 11

Kompetencat tokësore të Gjykatës së Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar organizohen dhe funksionojnë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë.

 

Neni 12

Kompetencat tokësore të Gjykatës Administrative të Apelit

 

Gjykata Administrative e Apelit organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë.

 

Neni 15

Parimet dhe kriteret për përcaktimin e kompetencave tokësore

 

  1. Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në rrethe gjyqësore, që është njësia ku funksionon një gjykatë e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. Një rreth gjyqësor mund të mbulojë një ose më shumë njësi të pushtetit vendor.
  2. Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të apelit dhe gjykatat e posaçme i shtrijnë kompe-tencat e tyre tokësore mbi të paktën dy rrethe gjyqësore.
  3. Rrethet gjyqësore dhe kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të njëjtë dhe të përshtatshme, kriteret e mëposhtme:
  4. a) ndarjen administrative territoriale të vendit, zhvillimin demografik, numrin e banorëve në raport me numrin e gjykatave, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykata dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike;
  5. b) ngarkesën në gjykata, në lidhje me çështjet e ardhura, të përfunduara dhe në shqyrtim, efiçencën e gjykatave dhe gjyqtarëve në dhënien e drejtësisë, burimet njerëzore në dispozicion, vendndodhjen dhe përmasat e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
  6. Me qëllim rritjen e efiçencës dhe për të siguruar specializimin në gjykata, numri minimal i gjyqtarëve do të jetë:
  7. a) gjykata e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm dhe administrativ, së paku shtatë gjyqtarë;
  8. b) gjykata e apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe administrativ, së paku dhjetë gjyqtarë;
  9. c) gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të shkallës së parë përbëhen nga së paku 16 gjyqtarë;

ç) gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të apelit përbëhen nga së paku 11 gjyqtarë.

  1. Secili gjyqtar që ushtron funksionin në gjykata me juridiksion të përgjithshëm ose në gjykata administrative duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit, jo më të ulët se mesatarja e çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi, në tri vitet e fundit.

 

Neni 17

Degët e gjykatave

(Ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Gjykata e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm mund të ushtrojë funksionin në selinë kryesore dhe, nëse është e nevojshme, në një ose disa degë të gjykatës.
  2. Degët e gjykatave janë të përhershme dhe të përkohshme.
  3. Degët e përhershme e ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme jashtë selisë kryesore të gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
  4. Degët e përkohshme e ushtrojnë funksionin në intervale kohore të rregullta jashtë selive kryesore të gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, sipas parashikimeve të nenit 20 të këtij ligji e në vijim.
  5. Degët e gjykatave gjykojnë çështje civile dhe penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm.

 

Neni 18

Krijimi i degëve të gjykatës

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të krijojë një degë brenda territorit të gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm ose bashkimin e degëve në juridiksionin e gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm ose degës së saj. Krijimi i një dege ose bashkimi i tyre bëhet pas këshillimit me Ministrin e Drejtësisë, me Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrin e Financave.
  2. Krijimi i degëve të gjykatës bëhet sipas procedurës, parimeve, objektivave dhe kritereve të përcaktuara në nenet 13, pika 4,  14 dhe 15 të këtij ligji.
  3. Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit.

 

Neni 19

Caktimi i gjyqtarëve në degët e gjykatave

 

  1. Gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm shërbejnë si gjyqtarë në selinë kryesore të gjykatës ose në degën përkatëse të gjykatës. Caktimi i gjyqtarëve në degë të gjykatës është çështje e organizimit të brendshëm të gjykatës.
  2. Gjyqtarët caktohen në bazë të pëlqimit të tyre.
  3. Nëse asnjë gjyqtar nuk jep pëlqimin për caktimin në degë të gjykatës, Këshilli i Gjykatës i cakton ata me short çdo dy vjet.
  4. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara në lidhje me procedurën dhe kriteret për caktimin e gjyqtarëve në degët e gjykatës, duke mos përfshirë në organizimin e shortit gjyqtarët me kualifikim dhe performancë të lartë, si dhe me përvojë të gjatë profesionale.

 

Neni 22

Numri i gjyqtarëve për çdo gjykatë

 

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor mbikëqyr vazhdimisht ngarkesën e çështjeve gjyqësore dhe të punës së gjykatave, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura, me qëllim përmirësimin e efiçencës së gjykatave ose zvogëlimin e ngarkesës së punës së gjyqtarëve dhe personelit të gjykatës.
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor përgatit dhe publikon brenda muajit qershor të çdo viti raportin vjetor për ngarkesën e çështjeve gjyqësore dhe të punës së gjykatave për vitin kalendarik të mëparshëm, duke përfshirë rekomandime për përmirësimin e efiçencës së gjykatave ose për zvogëlimin e ngarkesës së punës së gjyqtarëve dhe personelit të gjykatës.
  3. Të paktën çdo pesë vjet Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë dhe nëse është e nevojshme rishikon numrin e gjyqtarëve pas marrjes së mendimit nga Këshilli i Gjykatës.
  4. Procesi i përcaktimit të numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë mbështetet në objektivat e parashikuar në nenin 14, të këtij ligji, me qëllim sigurimin e ngarkesës së ekuilibruar të punës së gjithë gjyqtarëve në Shqipëri. Procesi kryhet në mënyrë transparente, duke u bazuar në analizën e raporteve vjetore dhe efiçencës së masave të marra për zbatimin e rekomandimeve të përcaktuara në raportet vjetore, sipas pikës 2 të këtij neni.

 

Neni 23

Krijimi i seksioneve dhe trupave gjykuese në gjykata

 

  1. Për të mundësuar specializimin, gjykata mund të organizohet në seksione kur kjo është e nevojshme, bazuar në kritere objektive, në veçanti në numrin e gjyqtarëve në gjykatë, llojin dhe numrin e çështjeve në të paktën tri vitet e fundit në atë gjykatë. Seksionet e gjykatave përbëhen nga së paku gjashtë gjyqtarë.
  2. Trupat gjykuese në çdo gjykatë krijohen sipas rregullave të parashikuara në ligjin procedural.
  3. Caktimi i gjyqtarëve në seksione dhe trupa gjykues bëhet duke marrë parasysh përvojën profesionale dhe fushën e tyre të interesit.
  4. Pas marrjes së mendimit të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve, Këshilli i Gjykatës mund të krijojë një ose më shumë seksione në gjykatë. Këshilli i Gjykatës, pasi ka caktuar gjyqtarët në degë, nëse ka të tilla, krijon trupat gjykues dhe më pas cakton gjyqtarët në seksione dhe trupa gjykues.
  5. Vendimet e Këshillit të Gjykatës, të marra sipas rregullave të parashikuara në pikën 4, të këtij neni, rishikohen, të paktën çdo dy vjet dhe sa herë është e nevojshme, me qëllim zëvendësimin e gjyqtarëve që nuk janë më në detyrë në atë gjykatë, caktimin e gjyqtarëve të caktuar rishtazi, të transferuar ose të ngritur në detyrë në gjykatë, në seksione dhe trupa gjykues.
  6. Në rast se gjyqtari duhet zëvendësuar përkohësisht në ushtrimin e detyrës në trupin gjykues, trupi gjykues plotësohet nga gjyqtarë të trupave të tjerë gjykues të të njëjtit seksion. Zëvendësimi i përkohshëm i gjyqtarëve bëhet me short.
  7. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara për kriteret dhe procedurën e krijimit të seksioneve, trupave gjykues dhe caktimin e gjyqtarëve në to.

 

Neni 24

Trupat gjykues

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)

 

Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe gjykata e posaçme, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të shkallës së parë dhe të apelit, gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar, ose me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë, sipas parashikimeve të ligjeve procedurale, përveç rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe.

 

Neni 25

Ndarja e çështjeve gjyqësore me short

 

  1. Ndarja e çështjeve gjyqësore bëhet me short, i cili realizohet në rrugë elektronike, bazuar në parimet e transparencës dhe të objektivitetit.
  2. Kancelari i gjykatës mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar.
  3. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për programin dhe procedurat e ndarjes së çështjeve me short, të cilat në veçanti përcaktojnë:
  4. a) programin për organizimin e shortit, me qëllim që të disponojë karaktere dhe parametra të mjaftueshëm, të cilët sigurojnë standardet më të larta të transparencës dhe të kapaciteteve të gjurmimit;
  5. b) mënyrën transparente të dokumentimit të përgatitjes së shortit;
  6. c) afatet e organizimit të shortit dhe mënyrën e njoftimit paraprak të tij;

ç) kriteret për sigurimin e ndarjes së drejtë të çështjeve ndërmjet gjyqtarëve;

  1. d) rastet dhe kriteret e rindarjes së çështjeve me short, kur është e nevojshme për shkaqe të justifikuara;
  2. dh) kritere transparente dhe objektive për procedurën e përjashtimit të gjyqtarëve nga shorti për shkak të ngarkesës ose për shkak të angazhimit të gjyqtarëve në veprimtari të tjera në funksion të gjykatës apo të pushtetit gjyqësor;
  3. e) kritere transparente dhe objektive për ndarjen e çështjeve në rast mosfunksionimi të sistemit elektronik të çështjeve.
  4. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen rregullisht inspektime të ndarjes së çështjeve me short. Ai kontrollon raportet e sistemit elektronik të paktën një herë në vit.

 

Neni 31

Kolegjet dhe trupat gjykues të Gjykatës

së Lartë

(Ndryshuar fjalia e dytë pika 2, 3 , 4 dhe pika 5, shfuqizuar fjalia e fundit e pikës 3 me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Gjykata e Lartë organizohet në Kolegjin Civil, Kolegjin Penal dhe Kolegjin Administrativ. Kryetari i kolegjit zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë të thjeshtë votash për periudhën njëvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.
  2. Kolegji Civil shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për çështje tregtare, civile dhe familjare, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Kolegji Civil gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Në rastet e gjykimeve, për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Kolegji Civil gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë. 3. Kolegji Penal shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar për çështje penale, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Kolegji Penal gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Në rastet e gjykimeve, për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Kolegji Penal gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.
  3. Kolegji Administrativ shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave administrative. Kolegji Administrativ gjykon me 3 gjyqtarë të gjitha çështjet, me përjashtim të rekurseve të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit, që kanë shqyrtuar padi ndaj aktit nënligjor normativ, si dhe gjykimeve në seancë gjyqësore, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, të cilat gjykohen me 5 gjyqtarë.
  4. Trupi gjykues kryesohet nga kryetari i kolegjit dhe në mungesë të tij nga gjyqtari relator. Në rastin kur në trup gjykues është kryetari i gjykatës, ai kryesohet nga ky i fundit.

 

Neni 32

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara për çështje civile, penale ose administrative, të cilat, me vendim të një prej trupave gjykues ose të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, paraqiten për shqyrtim për ndryshimin e praktikës gjyqësore.
  2. Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë çështjet kur lind nevoja për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar sipas rregullave të caktuara në legjislacionin procedural civil, penal dhe administrativ në fuqi.

 

Neni 33

Përbërja dhe gjykimi në Kolegje të Bashkuara

 

  1. Kolegjet e Bashkuara kryesohen nga Kryetari i Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij nga zëvendëskryetari.
  2. Kolegjet e Bashkuara gjykojnë kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
  3. Vendimi merret me shumicën e votave të gjyqtarëve që marrin pjesë në gjykim. Në rast të një numri të barabartë votash, votimi bëhet sërish dhe nëse numri është sërish i barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.
  4. Kur Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara, sipas nenit 32, pika 1, e këtij ligji, krahas relatorit të çështjes në trupin gjykues që ka paraqitur çështjen, caktohet me short edhe një relator tjetër nga një tjetër trup gjykues që ka të bëjë me interpretimin e së njëjtës çështje. Relatorët, në mënyrë të pavarur, përgatisin relatimin e tyre mbi interpretimin e ligjit, gjendjen e praktikës gjyqësore, qëndrimet e doktrinës juridike dhe i paraqesin ato përpara Kolegjeve të Bashkuara.

 

Neni 34

Njësia e Shërbimit Ligjor

(Në pikën 6 ndryshuar numri në shkronjën ‘b’ dhe shfuqizuar shkronja ‘e’ me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)

 

  1. Pranë Gjykatës së Lartë funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor.
  2. Ajo ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Gjykatës së Lartë duke përfshirë:
  3. a) analizimin e praktikës gjyqësore përkatëse mbi interpretimin e dispozitave të zbatueshme për çështjet në gjykim;
  4. b) analizimin e çështjes dhe përmbledhjen e procedurës;
  5. c) kryerjen e detyrave të tjera për përpunimin e çështjes siç kërkohet nga gjyqtari.
  6. Njësia e Shërbimit Ligjor është në varësi të Kryetarit të Gjykatës, i cili për çdo çështje gjyqësore cakton këshilltarin ligjor, duke marrë parasysh përvojën profesionale dhe specializimin e tyre, si dhe duke siguruar ngarkesë pune të barabartë ndërmjet tyre.
  7. Njësia e Shërbimit Ligjor përbëhet nga këshilltarët ligjorë, në të cilën më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm përbëhet nga ndihmës-magjistratë të komanduar, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  8. Këshilltarët ligjorë jomagjistratë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj. Këshilltari ligjor që vjen nga radhët e juristëve përfiton pagë të barabartë me “pagën bruto fillestare” të gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, pa përfitimet e tjera financiare, sipas referimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  9. Këshilltari ligjor jomagjistrat duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
  10. a) të jetë diplomuar në drejtësi në nivelin “Master shkencor”, të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë;
  11. b) përvojë profesionale jo më pak se 5 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
  12. c) njohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare;

ç) njohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian;

  1. d) aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
  2. dh) të mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme;
  3. e) shfuqizuar.
  4. Këshilltari ligjor dhe ndihmësmagjistrati u nënshtrohen rregullave të papajtueshmërisë, kufizimeve në detyrë dhe konfliktit të interesave ashtu si magjistrati.
  5. Këshilli i Gjykatës përfshin në projekt-buxhetin që paraqet në Këshillin e Lartë Gjyqësor propozimin për numrin e këshilltarëve ligjorë.
  6. Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve miraton rregulla të detajuara për numrin e këshilltarëve ligjorë dhe funksionimin e Njësisë së Shërbimit Ligjor.