Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

NGA KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,

me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,

me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,  për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,

me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,

me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,

 

 

VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË: