Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë!

Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias dhe informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e gjykatës, Zyra për Marrëdhënien me Publikun dhe Median në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë azhornon këtë faqe, e cila mirëmbahet nga Ministria e Drejtesise.

Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme, qofshin ato të cështjeve me natyrë civile apo penale, strkuturën e gjykatës, kalendarin e seancave gjyqësore, vendimet e anonimizuara, tarifat gjyqësore, kontaktet me nepunësit përgjegjës në këtë gjykatë, etj., informacione të cilat janë të aksesueshme në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga çdo përdorues i gjykatës, bazuar në parimet e mëposhtme të akesit ne veprimtarinë e gjykatës:

  1. Çdo person trajtohet në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë diskriminim nga gjykatat.
  2. Çdo person ka akses të barabartë në gjykatë, si dhe ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij ligjore, siç parashikohet me ligj.
  3. Seanca gjyqësore është publike, përveç rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe.
  4. Gjykatat funksionojnë në mënyrë transparente, të shpejtë dhe efikase.

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të qytetit të Vlorës, të cilat pavarësisht objektit të gjykimit, ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe në akte të tjera nënligjore në zbatim të tyre.


Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.

Parimet mbi të cilat ushtrohet veprimtaria e gjykatës:

1.Pushteti gjyqësor ushtrohet në emër të republikës, në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

  1. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
  2. Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të paanshëm.
  3. Në ushtrimin e pushtetit gjyqësor çdo gjykatë ndihmohet nga administrata gjyqësore, e cila përfshin shërbimet e nëpunësve civilë gjyqësorë dhe shërbime të tjera mbështetëse.
  4. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, administrata gjyqësore respekton pavarësinë e gjyqtarëve, duke shmangur çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor
  5. Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit.


Informacione më të detajuara rreth veprimtarisë së gjykatës mund të gjeni dhe në kategoritë e tjera përkatëse në këtë faqe.


Orari i shërbimit :  

E HËNË – E PREMTE   ORA  08.00 - 16.00

Veprimet në kryesekretari:

E HËNË – E PREMTE   ORA  09:00 – 13:00

TEL  033 437 047 ;  Fax 033 422 981

E-mail kontakt.gjykatarrethitvlore@gjykata.gov.al