Ju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë!

 

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, vepron si shkallë e parë për gjykimin e mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare etj,

 

Shërbimet e ofruara nga administrata gjyqësore janë cilësore dhe profesionale.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

 

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

 

Në këtë faqe Ju do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm mbi gjykatën, strukturën, shërbimet si dhe çdo informacion tjetër të dobishëm për zhvillimin e gjykimeve. 

 

Orari i shërbimit :  

E Hënë  – e Premte  ora  08.00 - 16.00

 

Veprimet në kancelari:

E Hënë  – e Premte  ora  10.00 - 14.00

 

TEL:  021322290   

 

 

Ju falenderojmë!

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë