Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit të Shkodër dhe Malësi e Madhe, të cilat varësisht objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

 

Objektivat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër janë:

  • Përmbushja e standardeve kohore dhe cilësore të gjykimeve;
  • Njohja dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, duke synuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  • Rritja e besimit tek qytetarët dhe opinioni publik;
  • Përmirësim i kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, në sajë të zbatimit të rregullave të brendshme administrative dhe monitorimit lidhur me zbatueshmërisë së tyre;
  • Krijimi i një ambienti funksional pune dhe shërbimi;
  • Adaptimin e vazhdueshëm të zhvillimeve teknologjike që shërbejnë dhe mundësojnë përmirësimin e mëtejshëm në veprimtarinë e gjykatës;

Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.

 

Misioni i gjykatës

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Gjykata ka për qëllim të kërkojë respektimin e Kushtetutës, të ligjeve dhe akteve nënligjore, realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë. Menaxhimi me efektivitet dhe efiçencë i fondeve buxhetore, të miratuara për pushtetin gjyqësor nga njëra anë me ligjin e buxhetit, e nga ana tjetër fondet e përfituara nga donatorë të ndryshëm, vendas apo të huaj, për të mbështetur pavarësinë e pushtetit gjyqësor. 

 

Objektivat:

  • Organizimin dhe konsolidimin e Gjykatës, si njësi efektive në realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.
  • Menaxhimi me efektivitet Staf i orientuar drejt plotësimit të kërkesave të qytetarëve.
  • Shërbime publike me cilësi të lartë.

 

Përmirësimin e kushteve të gjyqësorit, nëpërmjet një menaxhimi sa më efektiv të fondeve të akorduara atij.