Titulli Publikuar më Veprime
Lista e Avokatëve në pritshmëri për periudhën nga data 01.03.2019 deri në datën 31.03.2019 04.03.2019
Lista e Avokatëve në pritshmëri për periudhën nga data 01.03.2019 deri në datën 31.03.2019
NJOFTIM PER FORMIMIN E TRUAPVE GJYKUES PER VITIN 2016
Që nga data 11.01.2016 e ne vazhdim deri në një urdhër të dytë, për shkak se nuk mund të plotësohen dy trupa gjykues, deri në plotësimin e organikës me gjyqtarë: Shpërndarja e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë do të bëhet vetëm në trupa gjykues si më poshtë : Trupi gjykues nr.01 1. Gjyqtari Alltun ÇELA 2. Gjyqtarja Ketra BAJRAMI 3. Gjyqtari gjyqtarë i caktuar nga trupi gjykues tjetër. Trupi gjykues nr.2 1.Gjyqtarja Nevrie DUKA 2.Gjyqtari Enkeleda DODA 3.Gjyqtari Sokol PINA Trupi gjykues nr.1, do të plotësohet me gjyqtarë nga trupi gjykues nr.2, nëpërmjet shortit. Në rast se një antarë i trupit gjykues do të ketë pengesë për gjykimin e çështjeve, kryetari i trupit gjykues duhet të bëjë kërkesë me shkrim për zëvendësimin e antëtarit të trupit gjykues tek kryetari e cila duhet të protokollohet në kancelari. Në të gjitha rastet antari i trupit gjykues do të caktohet me short.Në rast se është vetëm një antarë i trupit gjykues që ska pengesë , caktimi do të kryhet me urdhër të kryetarit manualisht.
PROGRAMI I TRANSPARENCES
Rregullore e Gjykates
REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË Nr. prot. Sarandë 30.12.2014 U R DH Ë R Nr. 62 , datë 30.12.2014 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME “ Rregullore për menaxhimin aktiv të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë” Në mbështetje të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" nenin 18/3/g, Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.20, datë 09.07.2009, Vendimin e K.L.Drejtësisë nr.214/2, datë 12.03.3007 “Për funksionet Drejtuese në Gjykata” nenit 2. URDHËROJ: 1. Miratimin e aktit të miratuar “ Rregullore për menaxhimin aktiv të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë”. 2. Ngarkohet Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbatimin e këtij urdhri, duke u dorëzuar gjyqtarëve, administratës kopje të kësaj rregulloreje kundrejt nënshkrimit. 3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I GJYKATËS Alltun ÇELA REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË RREGULLORE “PËR MENAXHIMIN AKTIV TË CËSHTJEVE GJYQËSORE NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË” Miratuar me Urdhrin nr.62 , datë 30.12.2014 të Kryetarit të Gjykatës KREU 1 DISPOZITA TE PERGJITHSHME Neni 1 Objekti Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave organizative dhe teknike, masave për administrimin e duhur të çështjeve gjyqësore nga strukturat e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 2 Baza ligjore Kjo rregullore bazohet në Kushtetuten e Republikes se Shqipërisëneni 42/2 ,Neni 6/1 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kodet e Procedurës Civile dhe Penale dhe aktet nënligjore në fushën e organizimit të dhënies së drejtësisë. Neni 3 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë parimet e përgjithshme dhe masat organizative për menaxhimin aktiv të çështjeve gjyqësore. Kjo rregullore zbatohet nga e gjithë trupa gjyqësore dhe administrata e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë si dhe nga çdo palë ndërgjyqese apo pjesëmarrës tjetër në procesin gjyqësor. Neni 4 Përkufizime Në kuadër të kësaj Rregulloreje fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime. Me Afat i arsyeshëm do të kuptohet një afat prej 5 ditë përpara seancës , ose në raste të ngutshme 3 ditë përpara seancës. Me Seanca joproduktive do të kuptohen seancat të cilat nuk arrijonë funksionin e tyre për shkak se shtyhen për shkaqe të paqëna. Me Administratë gjyqësore do të kuptohet Kancelari,Dega e Buxhetit, arkivisti dhe sekretaret gjyqësore. KREU II MENAXHIMI AKTIV I CESHTJEVE Neni 5 Detyrat e trupës gjyqësore Gjyqtarët do të kenë tolerancë zero ndaj çdo zvarritjeje te qëllimshme të procesit gjyqësor nga palët. Gjyqtarët duhet të përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion për të reduktuar numrin e seancave joproduktive. Në funksion të këtij roli gjyqtarët duhet u bëjnë me dije palëve dhe përfaqësuesve të tyre detyrimet që kanë në kuadër të menaxhimit aktiv të çështjeve dhe pasojat në rast mosrespektimi. Neni 6 Detyrat e administratës gjyqësore Kancelari duhet të sigurojnë që të ketë kopje të mjaftueshme të formularëve në cdo kohë dhe të kontrollojnë nëse formulari është plotësuar drejt. Kancelari ose një punonjës tjetër i autorizuar ka për detyrë të marrë të sakta të dhënat e kontaktit nga palët për ta dhe të paditurit. Para depozitimit të kërkesës apo kërkesë padisë , palët orientohen kryesisht për faktin se do i jepet prioritet më i lartë komunikimit me adresa elektronike ose nëpërmjet telefonit , ose mesazheve te shkurtra SMS,dhe jo formave shkresore nëpërmjet fletëthirrjes. Palët orientohen dhe për faktin që në rast ndryshimi adrese kanë detyrimin ligjor të njoftojnë Gjykatën. Kancelari, apo në mungesë të saj një person i autorizuar ka për detyrë tu kërkojë palëve të paraqesin kopje të kërkesë padisë dhe akteve proveuse në numër sa palë janë në proces. Specialisti i IT i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë kujdeset që formularët dhe cdo lloj informacion që lidhet me menaxhimin aktiv të kujdesit të vendosen ne faqen zyrtare ne internet te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 8 Detyrimet e palëve ndërgjyqëse Vetë paditësi dhe/ose përfaqësuesi i tij plotëson formularin për të dhënat e kontaktit të paditësit në momentin e paraqitjes së kërkesëpadisë në gjykatë. Në çdo rast përfaqësuesi i paditësit plotëson një formulart të vecantë për të dhënat e veta të kontaktit. Paditësi duhet të plotësojë dhe kopje të formularit për cdo pjesëmarrës në proces duke vendosur sa më shumë informacion që mundet për të paditurin/it,personin e tretë ,dëshmitarin/ët, me qëillim që këta të njoftohen në mënyrë të rregullt. Kur kërkesëpadia paraitet me postë, paditësi dhe/ose përfaqësuesi i tij duhet të përfshijë të gjithë formularët ë të dhënave të kontaktit. Në rastin e të paditurit ose të pandehurit, ai dhe/ose përfaqesuesi i tij duhet të përfshijë të gjithë formularin e të dhënave të kontaktit. Në rastin e të paditurit ose të pandehurit,ai dhe/ose përfaqesuesi i tij plotëson forumarlin në kontaktine parë me gjykatën kur ai merr njoftimin e parë. Formulari duhet ti bashkëlidhet njoftimit nga gjykata.Ky detyrim është i njëjtë dhe për dëshmitarin dhe personin e tretë. Kur njoftimi dërgohet me postë, formulari i plotësuar dorëzohet në gjykatë para seancës së parë.Kur njoftimi bëhet nëpërmjet nëpunësit të gjykatës,ky i fundit duhet të sigurohet që ai të plotësohet gjatë kësaj seance. Në qoftë se të dhënat e kontaktit të pjesëmarrësve ndryshojnë gjatë procesit, secili prej tyre ka detyrimin që pa vonesë të plotësojë një formular të ri me të dhënat e ndryshuara dhe ta dorëzojë. Palët duhet të depozitojnë brenda një afati të arsyeshëm cdo lloj kërkese, prove, akti, shkrese apo akt ekspertimi me qëillim komunikimin e tyre plaëve apo për ë lejuar marrjen e masave të nevojshme për ecurinë normale të procesit gjyqësor. Neni 9 Pjesëmarrësit e tjerë në proces Avokatët janë të detyruar te koordinojnë punën e zyrës së tyre me qëllim që të evitojnë mbivendosjen e seancave gjyqësore që bëhen shkak pë shtyrje të procesve gjyqësore. Prokurorët duhet të paraqesin kërkesat e tyre përpara seancave gjyqësore nëpërmjet sekretarisë gjyqësore. Kërkesat per gjykim të shkurtuar duhen depozituar përpara seancës gjyqësore nëpërmjet sekretarisë gjyqësore. Aktet e ekspertimit duhen paraqitur përapara seancës gjyqësore në sa kopje janë palët që u duhet komunikuar akti. Kërkesat e depozituara për shtyrje gjykimesh duhet të kenë argumenta bindëse dhe të jenë të shoqëruara me gjithë materialet provuese. Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në proces , institucione publike apo jo, kanë detyrimin ti përgjigjen Gjykates në kohë për cdo dokument, akt apo shkresë që kjo e fundit e konisderon të nevojshme në procesin e hetimit gjyqësor. Neni 10 E drejta e ankimit Në çdo rast kur dispozitat e kesaj Rregullorejje do të shkelen , palëve do u bëhet me dije se kërkesat e tyre nuk do të pranohen. Pala ka të drejt të ankohet për vendimmarrjen e personit përgjegjes pranë Kancelarit. Në rast se vendimet e këtyre pala i konisderon si të pamjaftueshme , instancën e fundit ankimi është Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. KREU III SANKSIONE Neni 11 Në rast se pala nuk respekton dispozitat e kësaj Rregulloreje asaj i tërhiqet vëmendja nga ana e gjyqtarit , dhe më tej procedohet me gjobë (nenet 34-167 të K.Pr.Civile etj). Në rast se nga ana e përfaqesuesve te palës, me profesion avokat, nuk respektohen dispozitat e kësaj Rregulloreje apo udhëzimet dhe orientimet e gjyqtarit , në bazë të relacionit te këtyre, rasti niset për diskutim pranë Dhomës Vendore të Avokatësisë dhe ne rast përsëritje Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në rast se nga ana e përfaqësuesve të Prokuorirsë , institucione të tjera publike apo jo publike,nuk respektohen dispozitat e kësaj Rregulloreje apo udhëzimet dhe orientimet e gjyqtarit, në bazë të relacionit te këtyre, rasti niset për diskutim pranë organeve eprore të këtyre të fundit , sipas rastit. Në rast se eksperti nuk merr masa për depozitimin e aktit të ekspertimit në kohë apo nuk kryen detyrat ateher atij i tërhiqet fillimisht vëmendja dhe në rast përsëritje i propozohet Kancelarit të Gjykatës fshirja e emrit të këtij eksperti nga lista e ekpsertëve pranë Gjykatës , përvec sanksioneve të tjera ligjore që mund të aplikoj gjyqtari. Neni 12 Raportimi Për ecurinë e procesit të menaxhimit aktiv të cështjeve në fund të cdo muaji , Kancelari përpilon një raport të cilin ja bën me dije Kryetarit dhe Gjykates . Në rast të shkeljes së dispozitave të kësaj Rregulloreje për rastin konkret përpilohet relacion duke u detajuar masat e ndërmarra. Gjatë mbledhjeve të trupës gjyqesore,gjyqtarët bëjnë me dije ne menyrë periodike problematikën e hasur dhe masat e ndërmarra Neni 13 Kjo rregullore është pjesë e rregullores së brëndshme dhe mosrrespektimi i kërkesave të saj përbën mospermbushje të rregullt të detyres dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Neni 14 Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë KRYETARI ALLTUN CELA
Rregullore për Menaxhimin Aktiv të Çështjeve Gjyqësore
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave organizative dhe teknike, masave për administrimin e duhur të çështjeve gjyqësore nga strukturat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.