Tarifat Gjyqësore

 

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore:

Masa e tarifës në lekë

Masa e tarifës në %

1

Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit.

200

 

2

Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit.

200

 

3

 Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore

200

 

4

Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Punëve të Jashtme

200

 

5

Për lëshimin e vërtetimit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale nga prokuroria.

200

 

6

Për lëshimin e vendimit të pushimit ose të vendimit të mosfillimit të çështjes penale nga prokuroria

200

 

7

Për lëshimin e vërtetimit nga gjykata se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor.

200

 

8

Kërkesëpadi që paraqiten në gjykatë:

 

 

   a)   padi për pension ushqimor

0

 

   b)   padi për vërtetim fakti

200

 

   c)   padi për zgjidhje martese

3000

 

   ç)   padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike

3000

 

   d)   padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi:

 

 

               I)   me vleftë deri 100 000 lekë

3000

 

               II)   me vleftë mbi 100 000 lekë

 

   1%

   dh) padi për pjesëtim pasurie

3000

 

   e)  padi për kthim në punë

0

 

9

Pranimi i ankimeve kundër vendimeve të gjykatës

200

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                          URDHËR

                                                                               Nr. 358, datë 5.9.2013

PËR TARIFAT E TRANSKRIPTIMIT TË PROCESVERBALIT TË SEANCËS GJYQËSORE, TË MBAJTUR ME MJETE TË REGJISTRIMIT AUDIO OSE AUDIOVIZIV

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 e Kushtetutës, të nenit 7 pika 2 të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë", të ndryshuar, si dhe nenit 118/1 germa "b" të ligjit nr. 8116, datë 29.3.1996 "Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar,

URDHËROJ:

  1. Tarifat për transkriptimin e procesverbaleve të seancës gjyqësore, në rastet kur transkriptimi bëhet me kërkesë të palëve në gjykim ose personave të tjerë të interesuar, janë si më poshtë:
  2. a) Transkriptimi i një fragmenti nga procesverbali i seancës gjyqësore - 500 lekë;
  3. b) Transkriptimi i një procesverbali të seancës gjyqësore - 1500 lekë.
  4. Transkriptimi me këkresë të trupit gjykues nuk i nënshtrohet tarifës.
  5. Palëve në gjykim ose personave të tjerë të interesuar u jepet transkriptimi i procesverbalit të seancës gjyqësore, vetëm pasi vërtetojnë pagimin e tarifës së transkriptimit.
  6. Ngarkohen gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit për zbatimin e këtij urdhri.
  7. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri.
  8. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I DREJTËSISË

Eduard Halimi