Hartimi i padisë 

Gjykimi i një çështjeje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim. 

 Neni 154 (Ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.5.2001; nr. 122/2013, datë 18.4.2013 dhe nr. 38/2017, datë 30.3.2017)

  1. Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:
  2. a) gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;
  3. b) emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë. Nëse paditësi ose i padituri është person juridik, emërtimin e tij ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;
  4. c) objektin e padisë;

ç) tregimin konkret të fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese, të së drejtës mbi të cilat mbështetet padia, si dhe kërkimin konkret të paditësit;

  1. d) vlerën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.
  2. Përveç këtyre kërkesave, paditësi në kërkesëpadi duhet të tregojë saktë dhe/ose të bashkëngjisë:
  3. a) të dhënat elektronike të kontaktit të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, ku gjykata mund ta njoftojë;
  4. b) listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin, atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë, si dhe faktet që kërkohet të provohen me to;
  5. c) provat që kërkohen të merren nga i padituri dhe të tretët, duke përcaktuar arsyet dhe vendndodhjen e këtyre provave;

ç) llojin e ekspertimit që kërkohet të kryhet gjatë gjykimit;

  1. d) emrin, atësinë, mbiemrin ose emërtimin nëse është person juridik dhe adresën e plotë të personave të tretë që kërkon të thirren në gjykim me këtë cilësi;
  2. dh) aktin provues të pagimit të tarifës së padisë, sipas ligjit.

Neni 154/a Paraqitja e kërkesëpadisë (Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001)

 Kërkesëpadia paraqitet në gjykatë nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë. Kërkesëpadia mund të paraqitet në gjykatë edhe nëpërmjet postës. Padia iu caktohet gjyqtarëve me short. Kur kërkesëpadia nuk plotëson kushtet e përmendura në këtë kre, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime. Kur paditësi nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, kërkesëpadia quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e kërkesëpadisë mund të bëhet ankim i veçantë. Kur të metat e kërkesëpadisë janë plotësuar në afatin e caktuar, ajo quhet e regjistruar që nga dita që është regjistruar në gjykatë. Në këtë mënyrë veprohet edhe kur të metat e kërkesëpadisë konstatohen gjatë gjykimit të çështjes.

 Neni 155 Njoftimi paraprak i padisë (Shfuqizuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017)

 Neni 156 Aktet që i bashkëngjiten padisë (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017)

Bashkë me kërkesëpadinë duhet të paraqiten:

  1. a) prokura, në rast se kërkesëpadia paraqitet në emër të paditësit nga përfaqësuesi i tij;
  2. b) kopje të kërkesëpadisë dhe të akteve provuese, në numër sa janë të paditurit, si dhe për rastin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Civil. Me paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet tarifa, si dhe shpenzimet e nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera gjyqësore. Kërkesëpadisë i bashkëngjitet thirrja në të cilën shënohen data e paraqitjes në gjykatë, si dhe porosia që në këtë datë të jenë të saktësuara provat që i padituri pretendon se duhen dëgjuar nga gjykata.