GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM LEZHË

 

HARTA E RE GJYQËSORE

 

 

 

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM LEZHË

 

Kontaktet:

Numri i telefonit: + 355 21524774   / 100             Kancelaria
                         + 355 21524774  / 115              Kryesekretaria

 

Kontakt :   sekretaria.gjykatalezhe@gjykata.gov.al

 

 

ZYRA E SHËRBIMIT KURBIN

Kontaktet:

Orari zyrtar i shërbimit: 08:00 – 16:00

Adresa e postës zyrtare elektronike që do të përdoret për marrje informacioni është: Medi.Gazi@gjykata.gov.al

Numri i telefonit zyrtar: 00355 53 22 4186

  

Shkarko faturën për arkëtimin e taksës gjyqësore

 

 

 

Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

Në shoqërinë tonë demokratike, çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë, mundet dhe duhet jetë objekt komunikimi.Informacioni prodhon njohjen dhe njohja favorizon pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të secilit prej nesh.

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Për Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim kryesore dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë ta konsultojnë atë me publikun, duke veçuar këtu mediat që, në pjesën më të madhe të rasteve, janë përcjellëset më të shpejta të vendimeve tona tek opinioni publik.

MISIONI

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila e shtrin juridiksionin e saj në rrethet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, vepron si shkallë e parë për gjykimin e mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare etj, në çështje konkrete, nepërmjet interpretimit gjyqësor të normave juridike dhe fakteve, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

 

VIZIONI

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në një periudhë të shkurtër, synon:

•   Përmbushjen e standarteve kohore dhe cilësore të gjykimeve.
•   Njohjen dhe zbatimin e vendimet e GJEDNJ, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
•   Të rrisë performancën e besueshmërinë në sytë e publikut.
•   Forcimin e kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, nëpermjet plotësimit të korpusit të  rregullave të brendëshme administrative dhe monitorimit të zbatimit të tyre.
•   Krijimin e një ambienti funksional pune dhe shërbimi.
•   Ndjekjen dhe adaptimin e vazhdueshëm të teknologjive të reja informatike.

 

VLERAT

Në punën e saj, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia dhe paanësia, bashkëpunimi, transparenca, efikasiteti, barazia, efektshmëria dhe kurajoja.

 

ORARI I KRYERJES SË VEPRIMEVE ME PUBLIKUN

                                HENE - PREMTE

 

ORARI                                    VEPRIMET

______________________________________________________________________________________________ 

08:00 - 16:00                  Dorëzim ankimesh/kërkesë padi/tërheqje
                                             vërtetimesh etj