PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM LEZHË
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Gjithashtu për shkak të strukturës dhe menuve të limituara të faqes zyrtare Gjykata së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë në pamundësi teknike, të publikimit të plotë dhe në formë të organizuar të informacionit në përputhje të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, me kërkesë të publikut vendose në dispozion të tij sipas rastit çdo informacion apo dokument duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Tekstet e vendimeve gjyqësore publikohen në formë të anonimizuar në zbatim ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe përkatësisht: Ligji Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010.
4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
-i plotë;
-i saktë;
-i përditësuar;
-i thjeshtë në konsultim;
-i kuptueshëm;
-lehtësisht i aksesueshëm;
-i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë vendos në dispozicion të publikuara në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të autoritetit publik;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për kopje të kerkesave të rregjistrimeve audio, si dhe procedurat tëheqjen e akteve përkatëse;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Tekstet e vendimeve gjyqësore publikohen në formë të anonimizuar në zbatim ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM LEZHË
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Neni 7/1/a/d |
Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010 |
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari. |
Në faqen zyrtare në menunë:“Struktura e Gjykatës” Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime”, “Pasqyra e shtypit” dhe Rregullore të gjykatës” “Programi i Transparencës”në hapësirën dedikuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë |
Administrata e Gjykatës Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash;dokument tjetër. |
Neni 7/1/b |
Vendim nr. 238/1/a datë 24.12.2008 Kodi etik i administratës gjyqësore Rregullore e disiplinës në punë Rregullore për marrëdhënien e gjykatës me publikun Rregullore e menaxhimit të shpenzimeve për njoftime Rregullore e përshkrimit të detyrave Rregullore për vleresimin e punës së stafit administrativ të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë Rregullore për furnizimin e brendshëm me material konsumi dhe inventari Rregullore e brendshme e manaxhimit të arkivit Rregullore për orarin e punës të pushimit dhe gadishmërisë Rregullore e përdorimit dhe administrimit të automjetit |
Pas hyrjes në fuqi Pas miratimit të titullarit |
Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime dhe pasqyra e shtypit” “Programi i Transparencës” në hapësirën dedikuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë Në faqen zyrtare të KLGJ në linkun http://www.klgj.al |
Ministria e Drejtësisë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
KLGJ |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe informacion mbi ndryshimin e orarit të shërbimit me publikun |
Neni 7/1/c/g |
Format kërkese për Informacion në faqes zyrtare Adresë postare:Blv. “Gjergj Fishta” Kodi Postar 4501 |
Pas miratimit të titullarit të Programit të transparencës. Menjëherë, në rast ndryshimesh |
Në faqen zyrtare në menunë përkatëse ” në hapësirën dedikuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë |
Administrata e Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
|
Neni 7/1/ç
|
Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Zj.Adelina Dedgjonaj Email:Adelina.Dedgjonaj@gjykata.gov.al Tel: +355 215 2 4774 (nr. brendshëm 115) Adresa: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë Bulevardi “Gjergj Fishta” Lezhë Orari: E Hënë-E Premte 08:00 - 16:00 |
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit
|
Programi i transparencës” rubrika “Kordinatori për të drejtat e informimit” www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhëë do të pubikohet. |
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
|
Përshkrim i procedurave të kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. |
Neni 7/1/d
|
Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
|
Pas hyrjes në fuqi
|
Pas botimit në Fletoren zyrtare. |
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
|
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance |
Neni 7/1/dh
|
Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2015 Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2016 Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2017 Rezultatet e sondazheve të realizuara nga gjykata sipas formularëve të CEPEJ |
Përditësohet dhe publikohet periodikisht
|
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë do të pubikohet. Në menunë “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit” |
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
|
Buxheti
|
Neni 7/1/e
|
Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij Udhëzim Nr. 7/1 , Datë 28.02.2014 "Për Përgatitjen e Buxhetit Vendor" Udhëzim Nr. 2 Datë 06.02.2012 “Për Proçedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit” Raporti përfundimtar i Auditit |
Pas hyrjes në fuqi
|
Në faqen zyrtare të KLGJ-së www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë do të pubikohet. |
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
Zyra e Buxhetit |
Informacion për procedurat e prokurimit.
|
Neni 7/1/ë
|
Regjistri/lista e kontratave të lidhura për vitit 2017 Regjistri/lista e kontratave të lidhura për vitin 2018 “Për miratimin e rregullave të |
Menjëherë pas dërgimit në APP.
|
Në faqen zyrtare të APP Në faqen zyrtare te www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë do të pubikohet në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit” |
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
Zyra e Buxhetit |
Shërbimet e autoritetit për publikun.
|
Neni 7/1/f
|
Përditësohet
Pas botimit në fletorenzyrtare. |
Në faqen zyrtare në menunë:“Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”
|
Kryesekretaria
|
|
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.
|
Neni 7/1/gj
|
Në përputhje me kërkesat ligjore Projekt akte ligjore dhe nënligjore. Njoftimi Elektronik i Akteve Gjyqesore urdheri nr.360 datë 05.09.2013 Urdhër mbi mbarëvajtjen e procesit të mbartjes së dosjeve dhe hartimin e statistikave vjetore |
Përditësohet menjëherë
Pas miratimit të ligjit apo të projektit. |
Në faqen zyrtare www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. |
GGjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
|
Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë
|
Neni 7/1/h
|
Urdhër Nr.4895/5 datë 01.11.2016 Ligji. nr.9154, datë 06.11.2003. “Për arkivat”.VKM nr. 903, Datë 17.12.2014 “Për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjyqësor” |
Përditësohet Pas botimit në Fletoren zyrtare. |
Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”
|
Arkivi
Protokolli |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.
|
Neni 7/1/i
|
|
Pas miratimit të programit të transparencës. Përditësohet elektronikisht |
Në faqen zyrtare në menunë “Programi i transparencës” Me kufizime të identitetit të kërkuesit/ankuesit.
|
Kooridnatori për të drejtën e informimit
|
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
|
Neni 7/1/k
|
Përditësohen elektronikisht në portalin e gjykatës
|
Në faqen zyrtare në menunë:”Çështje Gjyqësore” “Informacion mbi shortin” , “Kalendari i Seancave” |
Administrata e Gjykatës Kooridnatori për të drejtën e informimit |
|
Informacione të tjera të dobishme
|
Neni 7/1/l
|
Regjistri Elektronik i Ekspertëve Lista e avokatëve të ndihmës juridike të garantuar nga shteti administratorëve të falimentit Lista e eksperteve psikologe etj. Lista e avokatëve kryesisht dhe grafiku i gadishmërisë Broshura informuese dhe letra e të drejtave Lista e shërbimeve sociale Lezhë |
Përditësohen Periodikisht pas përpilimit nga kancelari Pas miratimit të të institucionit përkatës Pas miratimit të Ministrit të Drejtësisë |
Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”
|
Administrata e Gjykatës Koordinatori për të drejtën e informimit Agjensia e Mbikqyrjes së falimentit Ministria e Drejtësisë |
II.PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
III.MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës sëinformimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.