Mireseerdhet ne Gjykaten e rrethit Gjyqesor Kurbin!

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin funksionalisht nepermjet nje infrastrukture moderne,perben nje nga institucionet me te rendesishme te drejtesise.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin,bazuar ne ligjet perkatese,shqyrton dhe trajton çeshtje penale themeli,kerkesa penale,masa sigurimi,çeshtje civile themeli,kerkesa civile te pergjithshme,te veçanta,familjare dhe tregetare,duke ofruar gjithashtu sherbime te administrates gjyqesore cilesore dhe profesionale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin ndodhet ne nje pozicion lehtesisht te aksesueshem nga publiku,prane rruges kryesore te qytetit te Laçit,ku kryqezohet dhe rruga per tek kisha e Shen Ndoit,lagja nr 4.

Nepermjet edhe ketij informacioni jepen koordinatat e përgjithshme për orientimin e publikut ne zyrat perkatese, me qëllim transparencën e veprimtarisë së drejtësisë dhe ndihmesën e qytetareve në realizimin e të drejtave të tyre.

Trupa gjyqësore profesionale e perbere prej kater gjyqtaresh , me përkushtimin e vet, e ndihmuar nga administrata gjyqësore e motivuar në kryerjen e detyrave, duke përdorur edhe teknologjinë audio per ofrimin e sherbimit  në çdo kohë gjatë orarit zyrtar janë asete të patjetërsueshme të këtij institucioni.

Ju faleminderit!

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR KURBIN