Ju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë !

 

               

 

 

Të nderuar qytetarë, 

 

Me një infrastrukturë të re, moderne, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë përbën sot një ndër institucionet më të rëndësishme që japin drejtësi në Republikën e Shqipërisë!

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë trajton çështje penale dhe civile, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec. Shërbimet e ofruara nga administrata gjyqësore janë cilësore dhe profesionale.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ndodhet në një pikë të aksesueshme lehtësisht nga qytetarët, në afërsi të Spitalit Rajonal Korçë, Fakultetit te Shkencave Natyrore dhe Humane te Universitetit "Fan.S.Noli" Korce, Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar dhe Prokurorisë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Informacioni i mëposhtëm në këtë faqe zyrtare jep koordinatat e përgjithshme për orientimin e publikut dhe të personave të interesuar, me qëllim transparencën e veprimtarisë së drejtësisë dhe ndihmesën e publikut në realizimin e të drejtave të tyre.

Trupa gjyqësore profesionale, me përkushtimin e saj, e ndihmuar nga administrata gjyqësore e motivuar në kryerjen e detyrave, duke përdorur teknologjinë audio dhe duke ofruar shërbimin e tyre në çdo kohë gjatë orarit zyrtar janë asete të patjetërsueshme të këtij institucioni.

 

Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!

 

 

INFORMACIONE TE DOBISHME           | STATISTIKA                         | DOKUMENTACIONI

 

 Info  Jeni te interesuar :

 

 

 Buxheti vjetor i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

 

Bilance të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

 

Raport Analiza vjetore