Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve

Nr. Rendor

Data e kërkesës

Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes

Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës

Tarifa

 

 

Numri Rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

Data e regjistrimit të kërkesës

Përmbledhje e objektit të kërkesës, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

Data e kthimit të përgjigjes

Përmbajtja e përgjigjes, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

Përgjigja jepet: E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/ E deleguar

Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuara nga autoriteti publik

1.

Shkresë më datë 15.04.2021

Kërkesë për informacion nga KRIIK Albania, nëse ka të regjistruara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, çështje gjyqësore në lidhje me proçesin zgjedhor të datës 25 Prill 2021.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

21.04.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me Nr.2104/157 GJ., Nr.2230 Prot., datë 13.04.2021 për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 1, datë 15.04.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju bëjmë me dije se nga verifikimi i kryer pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier deri në datën e sotme, nuk rezultojnë të jenë regjistruar kërkesa që i përkasin pikës 1, 2 dhe 3 të informacionit të kërkuar. Gjithashtu, nuk rezultojnë të jenë depozituar padi, apo procedime penale me bazë ligjore Kreu X, Nenet 325-332 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen tonë për konsideratat Tuaja, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar me organizatën Tuaj.

E plotë

Falas

2.

Shkresë më datë 13.04.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga AMF Tiranë, në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar dhe çështjet gjyqësore që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Padi shkaktim dëmi”, me palë të paditur: Shoqëritë e Sigurimit, për periudhën nga data 01.01.2020, deri në datën 31.03.2021. Informacioni të përmbajë palët ndërgjyqëse, vlerën e pretenduar të padisë, statusin e çështjes, si dhe vendimet përkatëse për çështjet e përfunduara.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

21.04.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën nr.2171 Prot., datë 13.04.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 2, datë 13.04.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Kopjo të kërkesë-padisë dhe të kapakut të dosjeve gjyqësore, në të cilat gjendet informacion në lidhje me palët ndërgjyqëse, objektin e kërkesë-padisë, si dhe vlera e pretenduar e padisë, për çështjet që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Padi shkaktim dëmi”, me palë të paditur: Shoqëritë e Sigurimit, për periudhën nga data 01.01.2020, deri në datën 31.03.2021; 2. Vendimet gjyqësore për çështjet e përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Padi shkaktim dëmi”, me palë të paditur: Shoqëritë e Sigurimit, për periudhën nga data 01.01.2020, deri në datën 31.03.2021.

E plotë

Falas

3.

Kërkesë për informacion dërguar me E-mail më datë 04.05.2021

Kërkesë për informacion nga anëtare dhe vëzhguese afatgjatë e KRIIK Albania, Znj.J.Z., nëse ka të regjistruara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, çështje gjyqësore në lidhje me proçesin zgjedhor të datës 25 Prill 2021, nëse ka, sa është numri i tyre, të specifikohet data e depozitimit, objekti, si dhe vendimmarrja e gjykatës.

Kthim përgjigje me e-mail dhe shkresë

më datë

04.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 3, datë 04.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier janë paraqitur kërkesa me objekt “Regjistrim në votime”; 2. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier janë regjistruar 13 (trembëdhjetë) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 23.04.2021; janë regjistruar 22 (njëzet e dy) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 24.04.2021; si dhe janë regjistruar 04 (katër) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 25.04.2021, pra në total janë 39 kërkesa; 3. Për secilën nga këto kërkesa është marrë vendim nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Për 34 (tridhjetë e katër) kërkesa është vendosur: “Pranim kërkese”, ndërsa për 05 (pesë) kërkesa është vendosur “Rrëzim kërkese”, pasi janë paraqitur jashtë afatit ligjor; 4. Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është regjistruar në datën 26.04.2021, kërkesa penale me nr.71023-01000-62-2021 (630) Regj.Themeltar, me kërkues Z.O.X. me objekt: “Pengim i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit”, kërkesë e cila është shortuar në datën 27.04.2021, i ka rënë nga shorti elektronik për shqyrtim gjyqtares M.Sh. Kjo kërkesë është aktualisht në gjykim dhe seanca është planifikuar të zhvillohet në datën 12.05.2021, ora 11:30. Për këtë kërkesë Ju vë në dispozicion fletën e shortit, kopjo të kapakut të dosjes, kopje të kërkesës dhe planifikimin e seancës. 5. Ju bëj me dije se, deri në këto momente nuk ka patur procedime penale të iniciuara nga Prokuroria për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve nga muaji qershor 2020, deri në datën e sotme.

E plotë

Falas

4.

Shkresë më datë 30.04.2021

Kërkesë për informacion nga Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, për subjektin X.X. me aktivitet “Shërbime Avokatie”, mbi çështjet e mbrojtura nga ky subjekt pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën Mars 2016 – Shkurt 2021.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

07.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën nr.2569 Prot., datë 30.04.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 4, datë 30.04.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: 1. “Informacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë mbrojtur nga subjekti X.X., me NIPT (….), pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën Mars 2016 – Shkurt 2021; 2. Vendimet gjyqësore për çështjet e përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga subjekti X.X., për periudhën Mars 2016 – Shkurt 2021.

E plotë

Falas

5.

Shkresë më datë 04.05.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, për çështjet që janë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 2018 - e në vijim, për veprat penale të parashikuara nga Nenet: 230; 230/a; 230/b; 230/c; 230/ç; 231, 232; 232/a; 232/b; 234; 234/a; 287; 287/a dhe 287/b. Dërgim kopje të vendimeve të pushimit dhe vendimeve të dënimit brenda datës 01.06.2021.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

14.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.2596 Prot., datë 04.05.2021, për dhënie informacioni/dokumentacioni, rregjistruar me numër rendor 5, datë 04.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën Janar 2018 –11 Maj 2021, për veprat penale të cituara në shkresën Tuaj me nr.936 Prot., datë 27.04.2021. 2. Vendimet gjyqësore për çështjet e përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me vendime pushimi dhe me vendime dënimi, si më poshtë cituar: Viti Janar – Dhjetor 2018. Janë 41 (dyzet e një) çështje në Fazën e Hetimit Paraprak (citohen çështjet). Viti Janar – Dhjetor 2018. Janë 05 (pesë) çështje Penale Themeli - Vendime Dënimi (citohen çështjet). Viti Janar – Dhjetor 2019. Janë 14 (katërmbëdhjetë) çështje në Fazën e Hetimit Paraprak (citohen çështjet). Viti Janar – Dhjetor 2019. Janë 03 (tre) çështje Penale Themeli – Vendime Dënimi (citohen çështjet). Viti Janar – Dhjetor 2020. Janë 10 (dhjetë) çështje në Fazën e Hetimit Paraprak (citohen çështjet). Viti Janar – Dhjetor 2020. Janë 02 (dy) çështje Penale Themeli - Vendime Dënimi (citohen çështjet). Viti Janar – 07 Maj 2021. Janë 06 (gjashtë) çështje në Fazën e Hetimit Paraprak (citohen çështjet). Viti Janar – 07 Maj 2021. Janë 02 (dy) çështje Penale Themeli - Vendime Dënimi (citohen çështjet).

E plotë

Falas

6.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 10.05.2021

dhe saktësim kërkese

Kërkesë për informacion nga gazetarja J.K., emisioni “Ajsberg” në MCN TV, në lidhje me çështjet gjyqësore me objekt: “Shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror”, të përfunduara dhe ato në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën nga viti 2010, e në vazhdim.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

14.05.2021 dhe me E-mail më datë 21.05.2021, pasi aktet e dërguara nga gjykata u kthyen mbrapsh nga shërbimi postar

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj të datës 09.05.2021, për dhënie informacioni/dokumentacioni, rregjistruar me numër rendor 6, datë 10.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion dhe dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë shqyrtuar dhe që janë ende në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Shpërblim dëmi pasuror dhe jo-pasuror”, të nxjerra nga sistemi elektronik i gjykatës ICMIS.

E plotë

Falas

7.

Ankesë me E-mail datë 14.05.2021

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ankesë nga Znj.H.Sh. në lidhje me dërgimin e një dosje gjyqësore të përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për të dënuarin E.S.  për në Gjykatën e Apelit Vlorë, pasi është bërë ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier  dhe çështja është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Faleminderit per pergjigjen e shpejte dhe ndjekjen e ankeses sone. Materialet e bashkangjitura na ndihmojne shume.

Ju uroj gjithe te mirat.

Me Respekt,

H.SH.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 14.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, ankesën Tuaj të datës 14.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 7, datë 14.05.2021. Pas shqyrtimit të ankesës Tuaj dhe vënies në dijeni në lidhje me këtë ankesë, K/Sekretaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.N.Z., Ju sqarojmë se e gjithë dosja penale që i përket kërkuesit E.S.,​ me objekt: "Lirim me kusht", sapo është dorëzuar dosja nga gjyqtari që e ka shqyrtuar kërkesën, së bashku me të gjitha aktet shkresore bashkangjitur, është dërguar për në Gjykatën e Apelit Vlorë. Bashkangjitur këtij e-mail-i po Ju vë në dispozicion kopje të faqes së parë të dosjes, si dhe shkresën përcjellëse për në Gjykatën e Apelit Vlorë.

 

E plotë

Falas

8.

Shkresë më datë 18.05.2021

Kërkesë për informacion nga “BIRN Albania”, gazetare V.D. për të dhëna statistikore në lidhje me çështjet gjyqësore me objekt: “Padi për shkaktim dëmi në lidhje me aksidentet në punë”, të përfunduara dhe ato në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën nga viti 2016 e në vazhdim. Sa prej këtyre çështjeve kanë përfunduar me “Pranim padie” dhe dhënien e dëmshpërblimit.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 18.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.2916 Prot., datë 18.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 8, datë 18.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju bëj me dije se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, është në funksionim që prej vitit 2011, sistemi i integruar i menaxhimit të çështjeve gjyqësore civile dhe penale (ICMIS) dhe çështjet me objekt: “Padi për shkaktim dëmi” regjistrohen me këtë objekt, si në sistemin elektronik me të cilin operon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), ashtu edhe në regjistrat manualë të Gjykatës. Për gjenerimin e të dhënave të kërkuara prej Jush “Padi për shkaktim dëmi në lidhje me aksidentet në punë“, duhen studiuar një volum i madh dosjesh gjyqësore civile të përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Këto të dhëna nxirren nga një studim i mirëfilltë statistikor dhe nuk është një e dhënë statistikore që mund të nxirret nga sistemi elektronik ICMIS, apo nga regjistrat manualë të gjykatës. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: Padi me objekt: “Shkaktim dëmi” të regjistruara dhe të përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2016 – 31 Mars 2021, sipas tabelës bashkëlidhur.

 

E plotë

Falas

9.

Shkresë më datë 18.05.2021

Kërkesë për informacion nga “ABI Bank”, për numrin e çështjeve gjyqësore që lidhen me marrëdhëniet e punës që janë ngritur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Tetor 2018 - 30 Qershor 2020, kundër kësaj banke.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

18.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj Nr.2915 Prot., datë 18.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 9, datë 18.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, nga verifikimet e kryera në sistemin elektronik të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), si dhe verifikimit të kryer në regjistrat fizikë të Gjykatës, nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë çështje gjyqësore me objekt: “Padi për marrëdhënie pune”, me palë të paditur Banka Amerikane e Investimeve Sh.a. Tiranë, për periudhën 01 Tetor 2018, deri më 30 Qershor 2020, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

10.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 18.05.2021

Kërkesë për informacion në rrugë elektronike nga Kancelarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në lidhje me: “Pasqyrën e punonjësve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të dhënat përkatëse”.

Kthim përgjigje me E-mail

më datë

18.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën për dhënie informacioni në rrugë elektronike, rregjistruar me numër rendor 10, datë 18.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, në bashkëpunim me Kryetaren e Degës së Buxhetit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.M.F, bashkangjitur gjeni: “Pasqyrën e punonjësve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me të dhënat përkatëse” sipas tabelës bashkëlidhur.

E plotë

Falas

11.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 20.05.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion në kuadër të një dokumentari për ndikimin e industrisë së naftës në qarkun e Fierit, nga Administratori i TV Apollon Fier, Z.A.R., në lidhje me çështjet gjyqësore që janë në shqyrtim dhe që janë përfunduar së shqyrtuari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 2018 - 2021, ku një ndër palët ndërgjyqëse (palë paditëse/e paditur) janë kompanitë që ushtrojnë aktivitet në industrinë e naftës. Një përshkrim të shkurtër të këtyre padive, cili është përfundimi i tyre dhe kush janë gjyqtarët që i kanë gjykuar konkretisht këto çështje. 

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

26.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3116 Prot., datë 25.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 11, datë 20.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë ende në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2018 – 26 Maj 2021, për çështjet gjyqësore civile me palë paditëse/ të paditur/ person i tretë kompanitë ushtrojnë aktivitet në industrinë e naftës.

2. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2018 – 26 Maj 2021, për çështjet gjyqësore civile me palë paditëse/ të paditur/ person i tretë kompanitë ushtrojnë aktivitet në industrinë e naftës”. Sqaroj se në dokumentacionin që do t’Ju vihet në dispozicion bashkëlidhur shkresës përcjellëse keni disa Rubrika, që më konkretisht janë: Nr. i çështjes, Regjistri, Nr. Akti, Data e Dorëzimit; Palët, Dorëzuesi, Statusi i Çështjes, Lloji i Procedurës, Gjyqtarin, Nr.i Vendimit, Data e Vendimit. Tek Rubrika: “Nr. i Çështjes” tregon objektin e çështjes dhe është pikërisht numri i parë që e tregon objektin, si p.sh. nr. 21234-01039-62-2021, ku nr.21234 është Padi me objekt: “Shpërblim Dëmi”. Sqarime të hollësishme vijojnë si më poshtë cituar. Tek Rubrika: “Statusi i Çështjes” kur është Përpunim, tregon që çështja është ende në gjykim. Tek Rubrika: “Statusi i Çështjes” kur është Mbyllur, tregon që çështja është përfunduar me vendim. Tek Rubrika: “Gjyqtari”, keni emrat e gjyqtarëve që kanë shqyruar, apo i kanë ende në shqyrtim, çështjet. Ju informoj se nuk rezulton të ketë asnjë çështje të regjistruar, apo të përfunduar, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me kompanitë: “(….)” dhe “(….)”  për periudhën 01 Janar 2018 – 26 Maj 2021, pavarësisht pozitës proceduriale të tyre si: paditës/ e paditur/ person i tretë. Me kompaninë: “(….)” është vetëm një çështje që është aktualisht duke u gjykuar dhe nuk ka të përfunduar asnjë çështje. Gjithashtu, Ju bëj me dije se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është në funksionim që prej vitit 2011, Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore civile dhe penale  (ICMIS). Për gjenerimin e të dhënave të kërkuara prej Jush, duhen studiuar një volum tepër i madh dosjesh gjyqësore civile të përfunduara pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Fier, si më poshtë cituar: 01 Janar 2018 – 31 Dhjetor 2018 – Janë përfunduar 3137 çështje civile; 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019 – Janë përfunduar 3126 çështje civile; 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 – Janë përfunduar 2303 çështje civile; 01 Janar 2021 – 31 Mars 2021 – Janë përfunduar 973 çështje civile. Të dhënat e kërkuara prej Jush, nxirren nga një studim i mirëfilltë statistikor dhe nuk është një Informacion Statistikor që mund të nxirret nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore me të cilën operon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

12.

Shkresë më datë 26.05.2021

 

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga “BIRN Albania”, gazetare V.D. për vendimet gjyqësore në lidhje me çështjet gjyqësore të përfunduara padi me objekt: “Shkaktim dëmi” nga aksidentet në punë, për vitet 2019 – 2020, për të cilat Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka disponuar me “Pranim të kërkesë padisë”.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 28.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3119 Prot., datë 26.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 12, datë 26.05.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore civile të përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Padi me objekt: “Shkaktim dëmi” nga aksidentet në punë, për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019; 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020, për të cilat gjykata ka disponuar me “Pranim të kërkesë-padisë”. Padi me objekt: “Shkaktim dëmi” (Neni 608-654) si pasojë e aksidenteve në punë të  përfunduara pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën: 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019 janë pranuar 3 kërkesë-padi dhe janë refuzuar/rrëzuar 2. Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë pranuar 6 kërkesë padi dhe janë refuzuar/rrëzuar 1, sipas tabelës bashkëlidhur. Bëj me dije se, dokumentacioni bashkëlidhur shkresës përcjellëse dhe më konkretisht: “Vendime gjyqësore” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier të cilat po ju vihen në dispozicion, janë të anonimizuara të dhënat personale, mbështetur në Udhëzimin Nr.15, datë 23.12.2011 “Për përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale në sistemin gjyqësor” të Komisionieri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Kreu IV “Publikimi i të dhënave personale”, pika 4, gërma “a” dhe “b”, si dhe bazuar në Udhëzimin nr.4059/2, datë 07.06.2016 “Për anonizimin e të dhënave personale në vendimet gjyqësore që publikohen në portalin elektronik të Gjykatave” të Ministrit të Drejtësisë, neni 3 “Të dhënat personale” dhe neni 5 “Procesi i anonimizimit” të këtij Udhëzimi.

 

E plotë

Falas

13.

Shkresë më datë 28.05.2021

Kërkesë për informacion nga KRIIK Albania, nëse ka të regjistruara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, çështje gjyqësore në lidhje me proçesin zgjedhor të datës 25 Prill 2021.  (riparaqitje kërkese), duke pretenduar se nuk i është kthyer përgjigje).

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

31.05.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3203 Prot., datë 28.05.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 13, datë 28.05.2021. Më lejoni t’Ju sqaroj se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ju ka kthyer përgjigje me shkresën Nr.2230/1 Prot., datë 21.04.2021, në lidhje me kërkesën Tuaj me Nr.2104/157 GJ., datë 13.04.2021, rregjistruar me numër rendor 1. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka kthyer përgjigje me shkresën Nr.3 Prot, datë 04.05.2021, e-mail-it të dërguar në adresën zyrtare të Gjykatës prej anëtares së KRIIK, Znj.J.Z. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier janë regjistruar 13 (trembëdhjetë) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 23.04.2021; janë regjistruar 22 (njëzet e dy) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 24.04.2021; si dhe janë regjistruar 04 (katër) kërkesa me objekt: “Regjistrim në votime” në datën 25.04.2021, pra në total janë 39 kërkesa. 2. Për secilën nga këto kërkesa është marrë vendim nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Për 34 (tridhjetë e katër) kërkesa të paraqitura është vendosur: “Pranim kërkese”, ndërsa për 05 (pesë) kërkesa është vendosur: “Rrëzim kërkese”, pasi janë paraqitur jashtë afatit ligjor. 3. Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është regjistruar në datën 26.04.2021, kërkesa penale me nr.71023-01000-62-2021 (630) Regj.Themeltar, me kërkues Z.O.X, me objekt: “Pengim i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit”, e cila ka përfunduar së shqyrtuari me vendimin Nr.598 (62-2021-2524), datë 12.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. (kopje të kërkesës dhe të vendimit po Jua vëmë në dispozicion). 4. Ju bëj me dije se, deri në këto momente nuk ka patur padi, apo procedime penale me bazë ligjore Kreu X, Nenet 325-332 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë  të iniciuara nga Prokuroria për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve nga muaji qershor 2020, deri në datën e sotme. Kontaktet zyrtare i keni në këtë shkresë. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen tonë, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar me organizatën Tuaj. Bashkangjitur po Ju dërgojmë shkresat “kthim përgjigje” Nr.1 dhe Nr.3.

E plotë

Falas

14.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 03.06.2021

Kërkesë për informacion nga Z.I.H., në lidhje me aktet, vendimet e ndërmjetme dhe procedurën e ndjekur nga gjyqtarja (…..) për një çështje gjyqësore civile, me objekt: “Zgjidhje martese” që është aktualisht duke u gjykuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Në rast se konstatoj se kjo gjyqtare ka kryer vepër penale, përmes abuzimit me detyrën, sipas ligjit nr.98/2016, neni 46/4, si nëpunës civil, në respektim të K.Pr.P. neni 281/1, në cilësinë e koordinatores duhet të paraqes kallëzim penal për shtetasen (…..) në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale që ka në juridiksion kjo prokurori.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 09.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3355 Prot., për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 14, datë 03.06.2021.  Pas shqyrtimit të kërkesës, nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se në datën 11/05/2021 është regjistruar çështja gjyqësore civile me nr. 21001-01122-62-2021, me objekt: “Zgjidhje martese”, me palë paditëse: M.H. dhe palë të paditur: L.H. Kjo çështje është shortuar po në datën 11/05/2021 dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtares (…..). Në lidhje me këtë çështje janë planifikuar këto seanca: Datë 24/05/2021 ora 14:30; Datë 31/05/2021 ora 09:00; Datë 10/06/2021 ora 13:00; Datë 14/06/2021 ora 12:00. Dosja aktualisht ndodhet për shqyrtim pranë gjyqtares (…..) dhe një kopje e kësaj kërkese iu përcoll gjyqtares së çështjes. Seanca e radhës është në datën 10/06/2021, ora 13:00. Ju sqaroj se gjyqtari është i pavarur në punën e tij dhe se vendimmarrja e gjyqtarit i nënshtrohet kontrollit nga një gjykatë më e lartë. Ju mund të ndiqni rrugën ligjore të ankimit ndaj vendimit të gjykatës, si dhe rrugën ligjore për çdo problematikë që mund të hasni gjatë gjykimit të çështjes. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e tij në përputhje me nenin 10 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në respektim të parashikimeve të Nenit 4, Pikës 3, 5 dhe 6 të Ligjit nr.98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohet se: “3. Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të paanshëm”. 5. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, administrata gjyqësore respekton pavarësinë e gjyqtarëve, duke shmangur çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor. 6. Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit”.

Ju informoj se çdo kërkesë konkrete që Ju mund të keni për çështjen në gjykim, në lidhje me ecurinë e procesit, apo në lidhje me aktet shkresore, mund ta paraqisni verbalisht në seancë, ose t’i drejtoheni me kërkesë me shkrim gjyqtares së çështjes, e cila disponon dosjen gjyqësore.

E plotë

Falas

15.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 09.06.2021

Kërkesë për informacion nga Z.A.V., si kujdestar ligjor i shtetases E.B. në lidhje me ecurinë e një kërkese penale, me objekt: “Përjashtim gjyqtari nga shqyrtimi i çështjes penale nr.1215 të vitit 2020”, dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me postë.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 09.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3462 Prot., datë 09.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 15, datë 09.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës Tuaj, nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se në datën 03.06.2021, ora 13:10, është regjistruar çështja gjyqësore civile me nr.71000-01398-62-2021 (840), me objekt: “Përjashtim i gjyqtarit (…..) nga shqyrtimi i çështjes penale nr.1215 të vitit 2020”, me palë kërkuese: E.B. (me cilësinë e viktimës/kallëzueses së veprës penale), e përfaqësuar nga kujdestari ligjor, shtetasi A.V. Kjo çështje është shqyrtuar në datën 05.06.2021, 10:50, në dhomë këshillimi, nga gjyqtarja (…..) dhe ka përfunduar me  nr.62-2021-2957 (732) vendimi. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: Informacion në lidhje me çështjen e sipërcituar gjyqësore dhe dispozitivin të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore. Ju bëj me dije se, vendimin gjyqësor mund ta tërhiqni pranë K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përkundrejt tarifave të përcaktuara”.

E plotë

Falas

16.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 10.06.2021

Kërkesë për informacion nga Z.A.V., si kujdestar ligjor i shtetases E.B. se përse kërkesa për përjashtim gjyqtari e  sipërcituar, është shqyrtuar nga një gjyqtare që shqyrton çështjet civile dhe kërkon të dijë nëse vendimi i përjashtimit i është komunikuar viktimës së veprës penale, sipas ligjit.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 10.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3491/1 Prot., datë 10.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 16, datë 10.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës Tuaj, sqaroj se: “Çështja me nr.71000-01398-62-2021 (840), me objekt: “Përjashtim i gjyqtarit (…..) nga shqyrtimi i çështjes penale nr.1215 të vitit 2020”, me palë kërkuese: E.B. (me cilësinë e viktimës/kallëzueses së veprës penale), e përfaqësuar nga kujdestari ligjor, shtetasi A.V. është regjistruar si: “kërkese penale e veçantë”, e cila pasqyrohet në Informacionin mbi çështjen, në rubrikën “Kategoria e çështjes”, të cilën Jua kam dërguar ditën e djeshme. Kjo kërkesë penale e veçantë është shqyrtuar nga gjyqtarja e gatshme (…..) në bazë të urdhërit të gadishmërisë dhe karakterit urgjent prej 48 orësh për shqyrtimin e kësaj kërkese. Gjithashtu, bëj me dije se vendimi gjyqësor me nr.62-2021-2957 (732), datë 05.06.2021, Ju është komunikuar nga ana e Kryesekretares së Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Fier në adresën që Ju keni vënë në kërkesën e përjashtimit, në bazë të komunikimit tim me K/Sekretaren e Gjykatës.

E plotë

Falas

17.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 10.06.2021

Kërkesë për informacion nga Z.Gj.J., si përfaqësues ligjor i palës kërkuese Subjekti X. në lidhje me statusin e një kërkese civile, me objekt: “Lëshim urdhëri ekzekutimi”, dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në muajin Qershor 2020, me postë.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 10.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3492 Prot., datë 10.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 17, datë 10.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës Tuaj, nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se kërkesa civile me palë kërkuese: Shoqëria “X” sh.p.k., me NIPT (….), adresa: (….), me administrator (….); me palë debitore: Subjekti “Y” sh.p.k. me NIPT (….), adresa: (….), me administrator (….), me objekt: “Lëshimin e urdhërit  të ekzekutimit, faturë tatimore shitje” është regjistruar në datën 18/06/2020, me Nr.Regj.Them: 90103-00973-62-2020-(275) dhe ka përfunduar së shqyrtuari në Dhomë Këshillimi me nr. 62-2020-1924-(251) Vendimi, datë 19/06/2020. Ju bëj me dije se, vendimin gjyqësor mund ta tërhiqni pranë K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përkundrejt tarifave të përcaktuara.

E plotë

Falas

18.

Shkresë më datë 10.06.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Z. (…..), si ish-punonjës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, akte të cilat i nevojiten për shkak të një gjykimi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, në lidhje me vlerën e të ardhurave të realizuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i arkëtimit të tarifave respektive për shërbimet gjyqësore të ofruara për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, duke I pasqyruar të ndara për çdo muaj në veçanti; vlerën/pjesën e të ardhurave që mbahen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier nga të ardhurat e realizuara më sipër; si dhe pagën e plotë mujore të funksionit në masën 100%, bruto dhe neto, në datën 10.09.2020.

Kthim përgjigje me

shkresë më datë 21.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3445 Prot., datë 09.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 18, datë 10.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vërtetim page të Z.(…..), me detyrë (…..) i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të dhënë më datë 18/06/2021 nga Kryetare e Degës së Buxhetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.(…..). 2. Situacioni përmbledhës i shpenzimeve për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 3. Të ardhura dytësore që kalojnë nëpërmjet degës së thesarit, Formulari 3, për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 4. Pasqyra e Arkëtimeve nga Tarifat Gjyqësore (pulla dhe e 1% - kërkesë padive, për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

19.

Shkresë më datë 16.06.2021

Kërkesë e Përsëritur për marrje informacioni/dokumentacioni nga Z. (…..), pasi për kërkesën e sipërcituar të datës 09.06.2021, nuk i është kthyer përgjigje.

Kthim përgjigje me

shkresë më datë 21.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj (Të përsëritur) me nr.3584 Prot., datë 16.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 19, datë 16.06.2021. Më lejoni t’Ju informoj se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, Ju ka kthyer përgjigje brenda afatit ligjor, me shkresën Nr.3445/1 Prot., datë 21.06.2021, në lidhje me kërkesën Tuaj me Nr.3445 Prot., datë 09.06.2021, rregjistruar me numër rendor 18, në përputhje me nenin 15 pika 1 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, ku parashikohet shprehimisht se: “Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni:

“1. Vërtetim page të Z. (…..), me detyrë (…..) i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të dhënë më datë 18/06/2021 nga Kryetare e Degës së Buxhetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.(…..). 2. Situacioni përmbledhës i shpenzimeve për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 3. Të ardhura dytësore që kalojnë nëpërmjet degës së thesarit, Formulari 3, për periudhën Shator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 4. Pasqyra e Arkëtimeve nga Tarifat Gjyqësore (pulla dhe e 1% - kërkesë padive, për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

20.

Shkresë më datë datë 18.06.2021

Kërkesë nga Z.(…..), drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, për dijeni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: ”Kërkesë për urdhërimin e të paditurit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier të dorëzojë provat dhe aplikimin e sanksionit ligjor të dënimit me gjobë për mosdorëzimin e përsëritur të provave”.

Kthim përgjigje me

shkresë më datë 21.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3709 Prot., datë 18.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 20, datë 18.06.2021. Më lejoni t’Ju informoj se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, Ju ka kthyer përgjigje brenda afatit ligjor, me shkresat Nr.3445/1 Prot. dhe Nr.3584/1 Prot., datë 21.06.2021, në lidhje me kërkesat Tuaja me Nr.3445 Prot., datë 09.06.2021 dhe me Nr.3584 Prot., datë 16.06.2021, rregjistruar me numër rendor 18 dhe 19, në përputhje me nenin 15 pika 1 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, ku parashikohet shprehimisht se: “Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni:

“1. Vërtetim page të Z. (…..), me detyrë (…..) i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të dhënë më datë 18/06/2021 nga Kryetare e Degës së Buxhetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.(…..). 2. Situacioni përmbledhës i shpenzimeve për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 3. Të ardhura dytësore që kalojnë nëpërmjet degës së thesarit, Formulari 3, për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 4. Pasqyra e Arkëtimeve nga Tarifat Gjyqësore (pulla dhe e 1% - kërkesë padive, për periudhën Shtator 2020 – Maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

21.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 24.06.2021

Kërkesë për informacion nga Z.A.V. në lidhje me hedhjen në sistemin elektronik dhe publikimin e tre vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 24.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj me nr.3813/1 Prot., datë 24.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 21, datë 24.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës Tuaj, nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se të treja vendimet gjyqësore janë të hedhura nga sekretaret gjyqësore (…..), (…..) dhe (…..), në sistemin elektronik me të cilin operon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor me Nr.599 (62-2021-2537) Vendimi, datë 12.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtare (…..), të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2021-2957 (732), datë 05.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtare (…..), të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 3. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2021-3126 (458), datë 15.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, gjyqtar (…..), të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). Gjithashtu, bëj me dije se kërkesa Juaj i është dërguar punonjëses së IT-së së Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..) për të verifikuar problematikën e ngritur prej Jush në publikimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në faqen zyrtare Web të gjykatës. Bashkangjitur këtij e-mail-i po Ju dërgoj edhe problematikën e replikimit të faqes zyrtare të suportuar nga KLGJ, problematikë e cila është ngritur nga IT-ja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..) që në datën 27.05.2021.

E plotë

Falas

22.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 28.06.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.S.L. në lidhje me planifikimin e seancës së ardhshme, për çështjen gjyqësore me pale paditëse: (….), me objekt: “Shpërblim dëmi nga aksidentet me makinë”, e cila është duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pasi pala paditëse ndodhet jashtë shtetit dhe duhet të paraqitet në gjykim.

Kthim përgjigje me

e-mail më datë 28.06.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3837 Prot., datë 28.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 22, datë 28.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës Tuaj, nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është regjistruar çështja gjyqësore civile me nr.21234-00781-62-2021 (1049) Regjistri, datë 30.03.2021 regjistrimi, që i përket palëve paditëse: (….), (….); me palë të paditur: Shoqëria e Sigurimeve (….), me objekt: “Shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror”. Kjo çështje është duke u shqyrtuar nga gjyqtarja (…..). Seanca e ardhshme përgatitore është planifikuar të zhvillohet në datën 01/07/2021 ora 10:00. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Procesverbal i seancës përgatitore i datës 14/06/2021, ora 10:00; dhe Skeduli i çështjes (Planifikimi i seancave)”.

E plotë

Falas

23.

Shkresë më datë 29.06.2021

Kërkesë për informacion nga përfaqësues i BIRN Albania, Z.A.B. në lidhje me: - Numrin aktual  të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për vitin 2021 dhe numrit të çështjeve gjyqësore për gjykim; - Numrit të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe numrit të çështjeve për gjykim, ngarkesa e punës për secilin gjyqtar për vitet: 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020; -Sa është kohëzgjatja mesatare e një gjykimi për të gjitha gjykimet civile dhe penale për vitet: 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2021; - Sa është numri i gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetting-u pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; - si dhe sa çështje gjyqësore I kanë kaluar gjyqtarëve të tjerë nga gjyqtari I shkarkuar nga Vetting-u. Informacion në lidhje me numrin e çështjeve që janë gjykuar nga gjyqtarë të deleguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier gjatë viteve 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2021. Informacion mbi vlerën financiare të përllogaritur për rekrutimin e burimeve të nevojshme njerëzore (gjyqtarë) në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 02.07.2021

(forma që kërkohet informacioni/dokumentacioni nga vetë kërkuesi).

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3888 Prot., datë 29.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 23, datë 29.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Numrin aktual të gjyqtarëve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, Dhoma Penale dhe Civile është 13 (trembëdhjetë), deri në muajin Prill 2021. Bashkëlidhur po Ju dërgojmë shkresën: “Struktura dhe Organika e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier - Prill 2021”. 2. Ngarkesa Individuale e Punës e Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për 3-Mujorin e Parë të vitit 2021, është nga Totali 1793 : 11 = 163 çështje në 3-muaj, ose 54.3 çështje/në muaj. Bashkëlidhur po Ju dërgojmë: “Ngarkesën individuale të punës për secilin gjyqtar, 3-Mujori i Parë – Formulari nr.7”. (Sqaroj se gjyqtaret (…..) dhe (…..) janë larguar me vendim të KLGJ-së për në Gjykatën e Apelit Korçë dhe në Gjykatën e Apelit Durrës dhe nuk janë më pjesë e organikës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ndërsa dy gjyqtare të tjera përkatësisht (…..) dhe (…..) janë pjesë e organikës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, por rezultojnë pa çështje të gjykuara, pasi janë me raport Leje Lindje”. 3. Numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Dhoma Penale dhe Civile sipas viteve: Në vitin 2016 – kanë qenë 14 Gjyqtarë (13 + 1 Kryetari) dhe janë gjykuar gjithsej në Total 5850 çështje. Në vitin 2017 – kanë qenë në Organikë 14 Gjyqtarë, por numri Faktik është 13 Gjyqtarë (12 + 1 Kryetari), pasi gjyqtari (…..) është komanduar në Gjykatën e Lartë dhe janë gjykuar gjithsej në Total 6681 çështje. Në vitin 2018 – kanë qenë në Organikë 14 Gjyqtarë, por numri Faktik është 13 Gjyqtarë (12 + 1 Kryetari), pasi gjyqtari (…..) është komanduar në Gjykatën e Lartë dhe janë gjykuar gjithsej në Total 6923 çështje. Në vitin 2019 – kanë qenë në Organikë 14 Gjyqtarë, por numri Faktik është 11 Gjyqtarë (10 + 1 Zv/Kryetari, pasi 1 Kryetari është pezulluar me vendim të K.P.K-së në datën 28.05.2019 dhe ka përfunduar së shqyrtuari deri në këtë datë 57 çështje, si dhe 1 Gjyqtar (…..) është pezulluar nga detyra me vendim të K.L.Gj-së dhe ka përfunduar së shqyrtuari vetëm 1 çështje), dhe janë gjykuar gjithsej në Total 6740 çështje. Në vitin 2020 – kanë qenë në Organikë 14 Gjyqtarë, por numri Faktik është 13 Gjyqtarë (12 + 1 Zv/Kryetari), pasi 1 Kryetari është shkarkuar nga detyra me vendim të K.P.A-së në datën 10.09.2020 dhe janë gjykuar gjithsej në Total 5228 çështje, (Për vitin 2020 duhet marrë në konsideratë edhe pandemia për shkak të Covid 19). Bashkëlidhur po Ju dërgojmë shkresën: “Struktura dhe Organika e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor për Vitet: 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020, si dhe Ngarkesën Individuale të Punës të Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Vjetore për Vitet: 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020”. 4. Bashkëlidhur po Ju dërgojmë: “Tabelat me të dhënat statistikore për vitet: 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 3-Mujorin e Parë të vitit 2021, për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ku do t’i gjeni të ndara sipas objektit për çështjet civile dhe të ndara sipas neneve për çështjet penale. (Sqaroj se për Vitet 2016 – 2018, në kolonën L - N për çështjet civile dhe në kolonën N - Q për çështjet penale jepen të dhënat në lidhje me kohëzgjatjen e këtyre gjykimeve. Për Vitet 2019 – 3-Mujori i Parë 2021, në kolonën N - Q për çështjet civile dhe në kolonën O - R për çështjet penale jepen të dhënat në lidhje me kohëzgjatjen e këtyre gjykimeve. Statistikat që po Ju vihen në dispozicion, janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier). 5. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është shkarkuar si pasojë e procesit kalimtar të rivlerësimit (Vetting-u) vetëm Z. (…..), me detyrë Kryetar, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Me vendimin nr. 21, datë 10.09.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit (…..)”. Vendimin e gjeni në faqen zyrtare elektronike të K.P.A-së. Bashkëlidhur po Ju dërgojmë: “Njoftim vendimi”. 6. Kanë qenë 29 (njëzet e nëntë) çështje gjyqësore të papërfunduara të ish-gjyqtarit (…..) (shkarkuar nga detyra me vendim të K.P.K-së, lënë në fuqi nga K.P.A.), të cilat iu shpërndanë me short elektronik gjyqtarëve të tjerë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Bashkëlidhur po Ju dërgojmë shkresën: “Listën e dosjeve të dorëzuara (të papërfunduara) të ish-Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Z. (…..). 7. Informacionin në lidhje me numrin e çështjeve që janë gjykuar nga gjyqtarë të deleguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier gjatë viteve 2016 – 31 Mars 2021 e gjeni në Ngarkesën Individuale të Punës të Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Vjetore për Vitet: 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 3-Mujori i I-rë 2021, në Rubrikën “Delegime”. 8. Gjithashtu, po Ju vëmë në dispozicion: “Tabelën me të dhënat e pagave të punonjësve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të nxjerrë nga Kryetarja e Degës së Buxhetit. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

 

E plotë

Falas

24.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 29.06.2021

Kërkesë për informacion nga qytetari I.H. në lidhje me vendimmarrjen e ri-shortimeve, për dy çështje gjyqësore civile në të cilat ky shtetas është palë në gjykim, një si palë paditëse dhe në tjetrën si përfaqësues me prokurë I palës së paditur, me objekt: “Zgjidhje martese”, të cilat janë duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail dhe me postë më datë 02.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3892 Prot., datë 29.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 24, datë 29.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Kërkesë Nr.237 Prot., datë 19.05.2021 “Për heqje dorë nga gjykimi i çështjes civile nr.regj.them.21001-00633-62-2020-(958/264)”, e gjyqtarit (…..). 2. Vendim Nr.238 Prot., datë 20.05.2021 “Për shqyrtimin e kërkesës për dorëheqje të gjyqtarit”, i ZV/Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..). 3. Kërkesë Nr.297 Prot., datë 11.06.2021 “Për heqje dorë” e gjyqtares (…..). 4. Vendim Nr.298 Prot., datë 14.06.2021 “Për shqyrtimin e kërkesës për dorëheqje të gjyqtarit”, i ZV/Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.(…..). 5. Informacion mbi Shortin – Rishortimet nga data 20/05/2021 në datën 20/05/2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 6. Informacion mbi Shortin – Rishortimet nga data 14/06/2021 në datën 14/06/2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 7. Urdhër Nr.301 Prot., datë 21.06.2021, “Për zëvendësimin e antarit të trupit gjykues Gjyqtare (…..)”, të nxjerrë nga ZV/Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..). 8. Informacion mbi Shortin – Rishortimet nga data 24/06/2021 në datën 24/06/2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 9. E-mail mbi problematikën e replikimit të faqes zyrtare të suportuar nga Sistemi i KLGJ-së, problematikë e cila është ngritur nga IT-ja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..) që në datën 27.05.2021. Ju informojmë se, një kopjo të kërkesës Tuaj me nr.3892 Prot., datë 29.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 24, datë 29.06.2021, iu vu në dispozicion gjyqtarëve të përmendur në kërkesë dhe që janë aktualisht me detyrë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilët më konkretisht janë: (…..), (…..), (…..), (…..), (…..) dhe (…..).

E plotë

Falas

25.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 30.06.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga gazetarja A.T. e “Euronews Albania” në lidhje me dy vendime gjyqësore për personat nën hetim A.P. dhe E.L. të shqyrtuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 02.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.3927 Prot., datë 30.06.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 25, datë 30.06.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtari i hetimeve paraprake, gjyqtari (…..), bashkëngjitur gjeni: « 1. Vendimin gjyqësor me Nr. 62-2021-3195-(801), datë 18.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për personin nën hetim A.P., të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Vendimin gjyqësor me Nr. 62-2021-3199-(802), datë 18.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për personin nën hetim E.L, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”.

E plotë

Falas

26.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 12.07.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.E.Gj. në lidhje me orarin e takimit të psikologes me fëmijën e mitur A.M., për çështjen gjyqësore që po zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 12.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4151 Prot., datë 12.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 26, datë 12.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtari i çështjes, gjyqtari (…..), bashkëngjitur gjeni: “1. Procesverbalin e seancës paraprake të çështjes civile me Nr.21009-01170-62-2021 Regj.Themeltar, datë 19/05/2021, që i përket palës paditëse: A.M. dhe palë e paditur E.M. (H), të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). Ju informoj që seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet në datën 13/07/2021, ora 09:00. Në këtë seancë do të paraqitet psikologia e caktuar nga gjykata, Znj.E.D. (Xh.), ku do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrat që do t’i caktohen nga gjykata. Në këtë seancë Ju do të prezantoheni me psikologen dhe do të informoheni në lidhje me orarin, si dhe mënyrën e takimit më të.

E plotë

Falas

27.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 14.07.2021

Kërkesë për informacion nga Shoqëria (…..) në lidhje me njohjen e shpenzimeve avokatore për një çështje civile të gjykuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 16.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4180 Prot., datë 14.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 27, datë 14.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja e çështjes, gjyqtarja (…..), Ju informojmë që ndaj vendimit të shkurtuar të gjykatës me Nr.62-2021-3553 (821) Vendimi, datë 08.07.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pala e paditur (…..), me shkresën Nr.4246 Prot., datë 16.07.2021, ka njoftuar gjykatën se ndaj vendimit të sipërcituar do të ushtrojë të drejtën e ankimit pranë Gjykatës së Apelit Vlorë. Bazuar në pikën 5 (pesë) të vendimit gjyqësor Nr.62-2021-3553 (821), datë 08.07.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, parashikohet shprehimisht që: “Palët kanë të drejtë që brenda tre ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, të njoftojnë me shkrim gjykatën se do ta ankimojnë vendimin, në mënyrë që gjykata t’ja u njoftojë palëve vendimin e arsyetuar”.

E plotë

Falas

28.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 14.07.2021

Kërkesë për informacion nga Av.F.M. në lidhje me hapat proceduriale të një çështje civile të depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë paditëse: Y.S. dhe palë të paditur: “Shoqëria  (…..)”.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 16.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4206 Prot., datë 14.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 28, datë 14.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja e çështjes, gjyqtarja (…..), bashkëngjitur gjeni: “RIV (Regjistri i Veprimeve) të çështjes civile me Nr. 11125-01320-62-2021 Regj.Themeltar, datë 19/05/2021, që i përket palës paditëse: Y.S dhe palë e paditur Shoqëria “(…..)”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Bëj me dije se, çështja civile që i përket palës paditëse: Y.S. dhe palë e paditur Shoqëria “(…..)”, është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në datën 04/06/2021. Në datën 08/06/2021 çështja civile është shortuar dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtares (…..). Me vendimin nr.249 të KLGj-së, gjyqtare (…..) është komanduar në pozicionin e “Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë” për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar nga data 21.06.2021. Me Urdhërin Nr.301 Prot., datë 21.06.2021, “Për zëvendësimin e antarit të trupit gjykues Gjyqtare  (…..)”, të nxjerrë nga ZV/Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..), është urdhëruar rihedhja në short e çështjeve gjyqësore të papërfunduara së gjykuari të gjyqtares  (…..).  Çështja e sipërcituar është rishortuar në datën 24/06/2021 dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtares (…..). Nga ana e gjykatës i është komunikuar kopjo e kërkesë-padisë dhe akteve shkresore palës së paditur: “(…..)”, duke i lënë palës së paditur një afat për paraqitjen e deklaratës së mbrojtjes dhe akteve shkresore. Gjykata është në pritje të përmbushjes së afatit ligjor për paraqitjen e deklaratës së mbrojtjes nga ana e palës së paditur.  Ju do të njoftoheni në lidhje me veprimet proceduriale që do të ndërmerren nga ana e gjykatës.

E plotë

Falas

29.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 19.07.2021

Kërkesë për informacion nga Av. E.M. si përfaqësuese e palës paditëse  (…..), në lidhje me zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 21 Korrik 2021, duke qenë se gjyqtarja që po shqyrton çështjen ka qenë me raport mjeksor.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 21.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4326 Prot., datë 19.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 29, datë 19.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe konsultimit me sekretaren gjyqësore që asiston gjyqtaren (…..), Znj. (…..), Ju informojmë që gjyqtarja (…..) është me raport mjeksor. Ju do të njoftoheni nga ana e gjykatës në lidhje me datën dhe orën e seancës së ardhshme. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen tonë për konsideratat Tuaja, si dhe gadishmërinë për t’Ju ardhur sadopak në ndihmë.

E plotë

Falas

30.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 19.07.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.V.P. si përfaqësuese e palës së paditur  (…..), në lidhje me zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 22 Korrik 2021, duke qenë se gjyqtarja që po shqyrton çështjen ka qenë me raport mjeksor.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 21.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4327 Prot., datë 19.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 30, datë 19.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe konsultimit me sekretaren gjyqësore që asiston gjyqtaren (…..), Znj. (…..), Ju informojmë që gjyqtarja (…..) është me raport mjeksor. Ju do të njoftoheni nga ana e gjykatës në lidhje me datën dhe orën e seancës së ardhshme. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen tonë, si dhe gadishmërinë për t’Ju ardhur sadopak në ndihmë.

E plotë

Falas

31.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 19.07.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.A.H. si përfaqësuese e të pandehurit  H.K., në lidhje me caktimin e seancës së ardhshme gjyqësore, duke qenë se për seancën gjyqësore të datës 15.07.2021 ka paraqitur nëpërmjet e-mail-it kërkesë për shtyrje seance.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 21.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4329 Prot., datë 19.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 31, datë 19.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja që ka në shqyrtim çështjen, gjyqtarja (…..), bashkëngjitur gjeni: “1. Planifikimin e seancave (Skeduli i çështjes), për çështjen penale me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit H.K, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Procesverbalin gjyqësor të datës 15.07.2021, ora 14:00, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Bëj me dije se seanca e ardhshme gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në datën 29.07.2021, ora 09:30.

E plotë

Falas

32.

Shkresë më datë 19.07.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion për periudhën Janar – Dhjetor 2020, nga përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Znj.E.S. në lidhje me: - Numrin e çështjeve gjyqësore civile dhe/ose penale që janë në proces, që janë pushuar, pezulluar, apo përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me palë gazetar, apo punonjës të medias. - Numrin e çështjeve gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me palë gazetar, apo punonjës të medias lidhur me veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”, si dhe disponimin e vendimit të gjykatës; - Numrin e vendimeve civile dhe penale të marra nga gjykata, si dhe kopje të vendimeve të anonimizuara për çështet civile me objekt: “Marrëdhënie pune”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë 22.07.2021

 

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4318 Prot., datë 19.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 32, datë 19.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor civil me Nr.11232-00754-62-2020 (765) Regjistri Themeltar, datë 13/01/2021 Regjistrimi, Nr.62-2021-1467 (416) Vendimi, datë 12/03/2021 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë paditëse: (…..), me palë të paditur: Shoqëria “(…..)”, me objekt: “Konstatimin e detyrimit ligjor të pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nga ana e të paditurit ndaj paditësit, për periudhën prej 2008-2015”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), i anonimizuar. 2. Vendimin gjyqësor penal me Nr.81012-00721-62-2020 (301) Regjistri Themeltar, datë 09/04/2020 Regjistrimi, Nr.62-2020-3733 (550) Vendimi, datë 12/10/2020 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit: (…..), me objekt: “Kalimi per gjykim i ceshtjes penale nr.1496, dt.28.10.2019, ne ngarkim te te pandehurit (…..), i akuzuar per kryerjen e vepres penale te “Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik”, te parashikuar nga neni 236/1 i K.Penal, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), i anonimizuar. 3. Vendimin gjyqësor penal me Nr.58102-00780-62-2021 (394) Regjistri Themeltar, datë 26/03/2021 Regjistrimi, Nr.62-2021-3213 (313) Vendimi, datë 21/06/2021 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit: (…..), akuzuar: “Për kryerjen e veprës penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), i anonimizuar”. Për periudhën Janar – Dhjetor 2020 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë shqyrtuar vetëm 03 (tre)  çështjet e sipërcitura, të cilat janë regjistruar në vitin 2020 dhe kanë përfunduar në vitin 2021. Ju informojmë që pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier deri në datën e sotme 22/07/2021, nuk ka çështje të tjera gjyqësore civile dhe/ose penale që të jenë në proces, të jenë pezulluar, apo përfunduar me vendim pushimi, dënimi, apo pafajësie, me gazetar, apo punjonjës të medias, për periudhën Janar – 22 Korrik 2021. Gjithashtu, nuk ka asnjë çështje gjyqësore me palë gazetar, apo punjonjës të medias lidhur me veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”, për periudhën Janar – 22 Korrik 2021. Më lejoni t’Ju sqaroj se, informacioni i kërkuar prej Jush i mbështetur në “profesion” nuk gjenerohet nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) me të cilin operon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, por u sigurua në rrugë operative duke pyetur çdo gjyqtar që ushtron detyrën pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

33.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 21.07.2021

Kërkesë për informacion nga Z. Z.Sh, në lidhje me ecurinë e çështjes gjyqësore në të cilën është palë në gjykim, çështje e cila po zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4368 Prot., datë 21.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 33, datë 21.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë që nga verifikimet e kryera në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) nuk rezulton të ketë asnjë çështje gjyqësore civile dhe/ose penale me palë: (…..)/(…..) që të jetë në proces, apo të jetë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

34.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 21.07.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Znj.H.T (shtetase finlandeze), në lidhje me vendimin gjyqësor me object: “Zgjidhje martese” që ka përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me qëllim njohjen e vendimit në shtetin finlandez.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4369 Prot., datë 21.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 34, datë 21.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2018-1490 ((383) Vendimi, datë 21/03/2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë paditëse: (…..), me palë të paditur: (…..), me objekt: “Zgjidhje martese”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2018-1490 (383) Vendimi, datë 21/03/2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë paditëse: (…..), me palë të paditur: (…..), me objekt: “Zgjidhje martese”, të skanuar, i cili ka marrë formë të prerë në datën 06/04/2018. Në këtë gjykim, Ju jeni përfaqësuar me Prokurën e Posacme me Nr.376 Rep., Nr.228 Kol, datë 06.02.2018, të noterit G.M. nga Av.S.X., Anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier. Ju mund të konsultoheni me avokatin Tuaj Z. S.X. me Tel. +335 (….), në lidhje me vazhdimin e procedurave për njohjen e vendimit në shtetin finlandez.

E plotë

Falas

35.

Kërkesë për informacion/dokumentacion dërguar me E-mail më datë 29.07.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion CD-Audio dhe Procesverbal nga Znj.A.H. Studio ligjore (….), në lidhje me çështjen gjyqësore me palë paditëse: H.K., palë e paditur: M.K. me objekt: “Lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, çështje e cila është duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 30.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4559 Prot., datë 29.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 35, datë 29.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja që ka në shqyrtim çështjen, gjyqtarja (….), bashkëngjitur gjeni: “1. Kopje të njëhsuar me origjinalin të procesverbalit gjyqësor që i përket çështjes civile me Nr. (….),, me palë paditëse: M.K, palë e paditur: H.K, me objekt: “Lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, gjithsej në 10 (dhjetë) fletë. 2. Procesverbal Audio (CD) në formë të pamodifikueshme (read only)”. Mbështetur në nenin 19, paragrafi 2, të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.353, datë 3.9.2013 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mbajtjen, ruajtjen dhe arkivimin e procesverbalit të seancës gjyqësore me mjete audio”, aktet e sipërcituara do t’Ju vihen në dispozicion, pas pagesës së plotë të tarifës nga ana Juaj. Faturën për arkëtim mund ta tërhiqni pranë sportelit të Kryetares së Degës së Buxhetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

36.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 30.07.2021

Kërkesë për informacion nga Z.I.H. në lidhje me zhvillimin e një seance gjyqësore të zhvilluar në datën 29.07.2021, çështje gjyqësore civile në të cilën ky shtetas është palë në gjykim, me objekt: “Zgjidhje martese”, si dhe ecurinë e dy kërkesave për largim gjyqtari, të cilat janë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail dhe me postë më datë 30.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4576 Prot., datë 30.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 36, datë 30.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, në lidhje me pyetjen Tuaj të parë, Ju informoj se pas verifikimit të kryer në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton seanca gjyqësore e datës 29.07.2021, ora 14:00, me palë paditëse I.H. dhe palë e paditur: D.H, është zhvilluar në sallën 3 (tre) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Bashkëngjitur gjeni: « Procesverbalin e datës 29.07.2021, për çështjen me nr. (…..), të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”.

Në lidhje me pyetjen Tuaj të dytë, Ju informoj se referuar “Librit të Protokollit të Brendshëm të Gjykatës”, janë regjistruar 2 (dy) kërkesa për “Përjashtimin e gjyqtares (…..), regjistruar me Nr.4472 Prot., datë 26.07.2021, kërkesë e cila është gjykuar nga gjyqtarja (…..)” dhe kërkesa për “Përjashtimin e gjyqtarit (…..), me Nr.4473 Prot., datë 26.07.2021, kërkesë e cila është marrë në dorëzim nga (…..)”. Ndërsa për kërkesën Tuaj me Nr.4471 Prot., datë 26.07.2021, është bërë shënimi: “Kthim me Postë” dërguar I.H. Bashkëngjitur gjeni: “1. Fletën nga Libri i Protokollit të Brendshëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 2. Vendimin gjyqësor Nr. 62-2021-3939, datë 28.07.2021, “Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares (…..) nga gjykimi civil”, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 3. Vendimin gjyqësor Nr.62-2021-3993, datë 30.07.2021, “Kërkesë për largimin e gjyqtarit (…..) nga gjykimi civil”, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Në lidhje me pyetjen Tuaj se gjyqtarja (…..) nuk është shortuar mbi çështjen Tuaj asnjëherë, Ju informoj se pas “Kërkesës Nr.297 Prot., datë 11.06.2021 “Për heqje dorë” të gjyqtares (…..)” dhe “Vendimit Nr.298 Prot., datë 14.06.2021 “Për shqyrtimin e kërkesës për dorëheqje të gjyqtarit”, i ZV/Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..)”, çështja Juaj i ra për shqyrtim gjyqtares (…..). Pas largimit të gjyqtares (…..)dhe “Urdhërit Nr.301 Prot., datë 21.06.2021, “Për zëvendësimin e antarit të trupit gjykues Gjyqtare (…..)”, të nxjerrë nga ZV/Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…..), çështja Juaj me nr.21001-00633-62-2020 i kaloi për shqyrtim gjyqtares (…..)”.Ju informojmë se, një kopjo e kërkesës Tuaj me nr.4576 Prot., datë 30.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 36, datë 30.07.2021, iu vu në dispozicion gjyqtares së përmendur në kërkesë, gjyqtares (…..), si dhe një kopje iu vu në dispozicion ZV/Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, (…..).

E plotë

Falas

37.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 30.07.2021

Kërkesë për informacion nga Av.A.R, si përfaqësuese me prokurë e palës paditëse A.B, në lidhje me vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 30.07.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4584 Prot., datë 30.07.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 37, datë 30.07.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Vendimin gjyqësor Nr.(…..), datë 28.07.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës paditëse: A.B, e përfaqësuar me prokurë nga Av.A.R, me palë të paditur: A.D, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS).

E plotë

Falas

38.

Shkresë më datë 26.08.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Fier, në lidhje me çështjet gjyqësore civile që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

30.08.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.4950 Prot., datë 26.08.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 38, datë 30.08.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Listën e personave që rezultojnë të jenë në proces gjyqësor civil me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

39.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 13.09.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.V.P. si përfaqësuese e palës së paditur  (…..), në lidhje me zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 16 Shtator 2021, duke qenë se gjyqtarja (…..) që po shqyrton çështjen ka qenë me raport mjeksor.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 14.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5177 Prot., datë 13.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 39, datë 13.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe konsultimit me sekretaren gjyqësore që asiston gjyqtaren (…..), Znj. (…..), Ju informojmë që gjyqtarja (…..) vazhdon të jetë me raport mjeksor për periudhën 18/08/2021 – 17/09/2021. Ju do të njoftoheni nga ana e gjykatës në lidhje me datën dhe orën e seancës së ardhshme. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen tonë, si dhe gadishmërinë për t’Ju ardhur sadopak në ndihmë.

E plotë

Falas

40.

Kërkesë për infomacion dërguar me WhatsApp më datë 14.09.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.A.K. redaktore e “Syri TV”, në lidhje me ecurinë e çështjeve penale në ngarkim të shtetasit A.Sh. dhe arsyet se përse ka patur zvarritje të gjykimit nga ana e gjykatës.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 14.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5211 Prot., datë 14.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 40, datë 14.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor në fazën e hetimit paraprak me Nr. 62-2018-4185 (1440) Vendimi, datë 29.08.2018 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të arrestuarit: (…..); me objekt: “Vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit (…..)”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në Familje”,  të parashikuar nga neni  130/a/1 i Kodit Penal, e kryer dy herë”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2019-510 (126) Vendimi, datë 31.01.2019 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ndaj shtetasit: (…..); me objekt: “Dërgimin në gjyq të çëshjes penale me Nr. 1157, të vitit 2018, me të pandehur (…..), për veprën penale “Dhuna ne familje”, te parashikuar nga neni 130/a/1 dy herë dhe 130/a/2 i Kodit Penal, me qëllim caktimin e masës mjekësore “Mjekim i detyruar spitalor”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 3. Vendimin gjyqësor me Nr.62-2019-2011 (159) Vendimi, datë 12.04.2019 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër personit nën hetim: (…..); proceduar për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në Familje”,  të parashikuar nga neni  130/a/1 dy herë dhe 130/a/2 të Kodit Penal”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 4. Vendimin gjyqësor me Nr. 62-2020-3964 (1314) Vendimi, datë 20.10.2020 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Marrja në shqyrtim e vendimit penal Nr.62-2019-2011 (159)  dt.12.04.2019  i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për rivlerësimin e masës së detyruar mjekësore për shtetasin (…..)”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). Më lejoni T’Ju sqaroj se, aktualisht është në gjykim kërkesa penale me nr.60007-01028-62-2021 akti, datë 29.04.2021 regjistrimi, që i përket palës kërkuese: (…..), me objekt: “Revokim/Zëvendësim të masës mjekësore”, çështje e cila është duke u shqyrtuar nga gjyqtarja (…..). Është zhvilluar seanca gjyqësore e datës 21.05.2021, ora 09:15, seancë e cila është shtyrë me qëllim kryerjen e aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor nga ekspertët e caktuara nga gjykata, Znj. (…..)  dhe Znj. (…..). Janë planifikuar për tu zhvilluar seancat gjyqësore përkatësisht në datat: 08/06/2021 ora 12:00; 29/06/2021 ora 10:00; 21/07/2021 ora 12:00 dhe 13/09/2021 ora 10:15, seanca të cilat nuk janë zhvilluar, pasi gjyqtarja që ka në shqyrtim çështjen, Znj.(…..) është me raport mjekësor. Ju informojmë që gjyqtarja (…..) vazhdon të jetë me raport mjekësor për periudhën 18/08/2021 – 17/09/2021. Në lidhje me këtë situatë është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

41.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.09.2021

Kërkesë për informacion nga Qendra (…..) si person juridik, në lidhje me numrin e kërkesave dhe vendimeve me objekt: “lëshim të urdhit të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “lëshim të urdhit të mbrojtjes” që janë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 2015-2021.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 17.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5240 Prot., datë 15.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 41, datë 15.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2015 – 30 Qershor 2021, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: -Për periudhën 01 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2015, janë mbartur (quhen të papërfunduarat) nga viti paraardhës 2014, 05 (pesë) çështje. Janë regjistruar si çështje të reja 143 (njëqind e dyzet e tre) kërkesa, nga të cilat 99 (nëntëdhjetë e nëntë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 43 (dyzet e tre) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 142 (njëqind e dyzet e dy) kërkesa. Për 02 kërkesa është vendosur: “Refuzim të lëshimit të urdhërit të mbrojtjes”, për 77 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 56 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 02 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2016, janë mbartur (quhen të papërfunduarat) nga viti paraardhës 2015, 06 (gjashtë) çështje. Janë regjistruar si çështje të reja 170 (njëqind e shtatëdhjetë) kërkesa, nga të cilat 89 (tetëdhjetë e nëntë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) kërkesa. Për 01 kërkesë është vendosur: “Anulim dhe ndërprerje të efekteve të urdhërit të mbrojtjes”, për 08 kërkesa është vendosur: “Refuzim të lëshimit të urdhërit të mbrojtjes”, për 65 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 73 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 18 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2017 – 31 Dhjetor 2017, janë mbartur (quhen të papërfunduarat) nga viti paraardhës 2016, 11 (njëmbëdhjetë) çështje. Janë regjistruar si çështje të reja 231 (dyqind e tridhjetë e një) kërkesa, nga të cilat 158 (njëqind e pesëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 77 (shtatëdhjetë e shtatë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 235 (dyqind e tridhjetë e pesë) kërkesa. Për 03 kërkesa është vendosur: “Anulim dhe ndërprerje të efekteve të urdhërit të mbrojtjes”, nuk ka patur vendim për: “Refuzim të lëshimit të urdhërit të mbrojtjes”, për 97 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 100 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 35 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2018 – 31 Dhjetor 2018, janë mbartur (quhen të papërfunduarat) nga viti paraardhës 2017, 07 (shtatë) çështje. Janë regjistruar si çështje të reja 227 (dyqind e njëzet e shtatë) kërkesa, nga të cilat 137 (njëqind e tridhjetë e shtatë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 91 (nëntëdhjetë e një) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 228 (dyqind e njëzet e tetë) kërkesa. Për 01 kërkesë është vendosur: “Anulim dhe ndërprerje të efekteve të urdhërit të mbrojtjes”, për 09 kërkesa është vendosur: “Refuzim të lëshimit të urdhërit të mbrojtjes”, për 124 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 65 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 29 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019, janë mbartur (quhen të papërfunduarat) nga viti paraardhës 2018, 06 (gjashtë) çështje. Janë regjistruar si çështje të reja 216 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë) kërkesa, nga të cilat 145 (njëqind e dyzet e pesë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 71 (shtatëdhjetë e një) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 216 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë) kërkesa. Për 138 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 37 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 41 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. (shënim: në këtë vit ka ndryshuar edhe tabela e raportimit të statistikave). - Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë regjistruar si çështje të reja 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa, nga të cilat 68 (gjashtëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 129 (njëqind e njëzet e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa. Për 148 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 23 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 26  kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Qershor 2021 janë regjistruar si çështje të reja 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa, nga të cilat 77 (shtatëdhjetë e shtatë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 33 (tridhjetë e tre) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa. Për 77 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 13 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 20  kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. Bashkangjitur këtij e-mail-i po Ju dërgoj tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2015 – 30 Qershor 2021.

Më lejoni t’Ju sqaroj se, këto të dhëna që po Ju vihen në dispozicion janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr. 9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr. 1 dhe formulari nr. 2, si dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor me nr.7, datë 15.06.2021 "Për një ndryshim në udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre". Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

42.

Shkresë “Verifikim ankese të Z. I.H”. dërguar nga KLGJ më datë 16.09.2021

Kërkesë për informacion/Ankesë nga Z. I.H., në lidhje me shortimin e një çështje gjyqësore civile me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail dhe me Shkresë më datë 17.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5247 Prot., datë 16.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 42, datë 16.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesë/ankesës, në lidhje me pretendimin e kërkuesit Z.I.H. se është anashkaluar Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) për çështjen civile me nr.21001-00633-62-2020 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, bashkëngjitur gjeni: “RIV (Regjistri i Veprimeve) për çështjen civile me nr.21001-00633-62-2020, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”.

E plotë

Falas

43.

Shkresë më datë 16.09.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Rrjeti I Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), në lidhje me çështjen gjyqësore civile “Lëshim urdhër mbrojtje” dhe penale “Dhunë në familje” në emër të shtetasit (…..) që janë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

20.09.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5261 Prot., datë 16.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 43, datë 16.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Kopje të njehsuar me origjinalin të dosjes gjyqësore civile me Nr.62-2020-3817 (146) Vendimi, datë 14.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës paditëse: (…..), me palë të paditur: (…..), me objekt: “Lëshimi i urdhërit të mbrojtjes”, gjithsej 42 fletë. 2. Kopje të njehsuar me origjinalin të dosjes gjyqësore penale me Nr.62-2021-1255 (181) Vendimi, datë 01.03.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ndaj personit nën hetim: (…..), me objekt: “Pushimin e çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim (…..) dhe caktimin  e masës mjeksore”, në 23 fletë dhe fashikulli i prokurorit në 157 fletë. 3. Kopje të njehsuar me origjinalin të dosjes gjyqësore penale me Nr.62-2021-3907 (1020) Vendimi, datë 26.07.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: (…..), me palë të interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Verifikim/Zëvendësim i masës mjeksore”, gjithsej 62 fletë”. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohje për punën Tuaj, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

44.

Shkresë më datë 20.09.2021

Kërkesë për informacion nga Avokati i Popullit, në lidhje me masat që janë marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier gjatë periudhës së COVID-19 për të lehtësuar marrjen urdhërave të mbrojtjes, si dhe masat që janë marrë gjatë vitit 2021 për të adresuar dhunën kundër grave në Shqipëri.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

21.09.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5313 Prot., datë 20.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 44, datë 20.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Të gjitha urdhërat, vendimet, rregulloret të marra prej Këshillit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe të Zv/Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj.(….), gjatë periudhës së COVID-19. Më lejoni t’Ju sqaroj se, mbështetur edhe në: “Vendimin Nr.127, datë 10.03.2020 “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha Gjykatat në Republikën e Shqipërisë”; Vendimin Nr.128, datë 24.03.2020 “Për vijimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha Gjykatat në Republikën e Shqipërisë”; Vendimin Nr.133, datë 06.04.2020 “Për vijimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha Gjykatat në Republikën e Shqipërisë”; Vendimin Nr.143, datë 22.04.2020 “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bazuar edhe në  Aktin Normativ Nr.9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” të Këshillit të Ministrave, janë përjashtuar nga efektet e pezullimit veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështjet me natyrë të ngutshme/urgjente, ku ndër to përfshihen edhe çështjet familjare dhe në veçanti, çështjet që kanë të bëjnë më konkretisht me masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, pasi është vlerësuar se shqyrtimi i vonuar i tyre mund të shkaktojë dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për palët. Veprimtaria dhe shërbimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier pavarësisht gjëndjes së pandemisë prej COVID-19, kanë vijuar normalisht për çështjet që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje. Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin Nr.214 Prot., datë 27.04.2020, miratoi Rregulloren “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, duke përcaktuar rregulla të hollësishme dhe praktika të duhura për kufizimin e përhapjes së COVID-19, gjatë vijimit të veprimtarisë gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Janë marrë një sërë masash ku ndër to përfshihen: “masat e përgjithshme të higjenës, dezinfektimi, pajisja me mjete mbrojtëse personale si maska dhe doreza, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithëve individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, vendosja e posterave informuese, etj. Gjithashtu, nga Këshilli i Gjykatës Fier u rregullua aksesi i përdoruesve të gjykatës në marrjen e shërbimeve, si mundësia e komunikimeve në distancë nëpërmjet telefonit, postës elektronike (e-mail), nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, nëpërmjet ftuesve të gjykatës, si dhe nëpërmjet shërbimeve postare. Përdoruesve të gjykates iu vu në dispozicion edhe formulari TIP i kërkesës për marrjen e shërbimeve nga gjykata. 2. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2020 – 30 Qershor 2021, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: - Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë regjistruar si çështje të reja 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa, nga të cilat 68 (gjashtëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 129 (njëqind e njëzet e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa. Për 148 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 23 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 26  kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. - Për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Qershor 2021 janë regjistruar si çështje të reja 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa, nga të cilat 77 (shtatëdhjetë e shtatë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 33 (tridhjetë e tre) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa. Për 77 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 13 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 20  kërkesa është vendosur: “Rrëzim”. Bashkangjitur kësaj shkrese po Ju dërgojmë tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2020 – 30 Qershor 2021. Më lejoni t’Ju bëj me dije se, këto të dhëna janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr. 9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr. 1 dhe formulari nr. 2, si dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor me nr.7, datë 15.06.2021 "Për një ndryshim në udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre". Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen për punën Tuaj, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

45.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 20.09.2021

Kërkesë për informacion nga Av.D.Sh, në lidhje me ecurinë e një kërkese civile me objekt: “Lëshim urdhëri ekzekutimi” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5328 Prot., datë 20.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 45, datë 20.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka përfunduar së shqyrtuari kërkesa civile me nr. (….) Vendimi, datë (….) Vendimi, që i përket palës kërkuese: Shoqëria “(….)" sh.p.k, me seli në (….), me përfaqësues ligjor Z. (….), me adresë: (….) nga gjyqtarja (….) dhe bëjmë me dije se gjykata ka disponuar me pranimin e kërkesës, Lëshim Urdhër Ekzekutimi për Titujt Ekzekutiv: “Faturë Tatimore Shitje me Nr. (….). Më lejoni t’Ju bëj me dije se, vendimin gjyqësor mund ta tërhiqni pranë K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përkundrejt tarifave të përcaktuara.

E plotë

Falas

46.

Shkresë më datë 22.09.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Fier, në lidhje me çështjet gjyqësore civile që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

22.09.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5367 Prot., datë 22.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 46, datë 22.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Listën e personave që rezultojnë të jenë në proces gjyqësor civil me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

47.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 23.09.2021

Kërkesë për informacion nga qytetari A.Sh. (shtetas kosovar) se ku mund të marrë ndihmë juridike në lidhje me ngritjen e një çështje pronësie pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 23.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5417 Prot., datë 23.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 47, datë 23.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Manual si të përfitojmë ndihmë juridike falas”. Më lejoni t’Ju sqaroj se, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ofron ndihmë juridike falas Av.Rovena Marku, me seli: “Fier, lagjja: “29 Nëntori”, rruga: “Dervish Hekali”, Zyra përballë Bibliotekës së qytetit Fier”; me adresë elektronike:marku_rovena@yahoo.com dhe Cel. 0699781356 .

Ju informoj se formularët për ndihmë juridike mund t’i gjeni në çdo kohë elektronikisht në faqen zyrtare të: Ministrisë së Drejtësisë - www.drejtesia.gov.al; Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas - www.ndihmajuridike.gov.al; Facebook: Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas dhe Instagram: Drejtoriandihmësjuridikefalas.

Ndihma juridike parësore mund të përfitohet edhe ONLINE: Në platformën www.juristionline.al; si dhe Përmes numrit të telefonit falas 08001010;

Duke shpresuar se Ju kam ardhur sadopak në ndihmë, faleminderit për mirëkuptimin!

E plotë

Falas

48.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 23.09.2021

Kërkesë për informacion nga Av.A.A, në lidhje me shortimin e një kërkese penale që I përket kërkuesit L.Z., me objekt: “Ulje dënimi” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 23.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5418 Prot., datë 23.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 48, datë 23.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. RIV (Regjistri i Veprimeve) për kërkesën penale me nr.80001-(….)-62-2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Skeduli i çështjes me nr.80001-(….)-62-2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju informoj se kërkesa penale që i përket kërkuesit Z.L.Z. i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit (….) dhe seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më datën 24.09.2021, ora 11:45.

E plotë

Falas

49.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 23.09.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.E.V., në lidhje me ecurinë e çështjes civile me objekt: “Zgjidhje martese”, e cila po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në të cilën kjo shtetase është palë në gjykim.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 24.09.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5419 Prot., datë 23.09.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 49, datë 23.09.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në datën 15.09.2021 është regjistruar çështja civile me nr.21001-(….)-62-2021 Regjistri, datë 15.09.2021 Regjistrimi, që i përket palës paditëse: K.V. dhe palë e paditur: E.V. (J), me objekt: “Zgjidhje martese”. Kjo çështje është shortuar në datën 16.09.2021 dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtares (….). Në momentin që do të planifikohet seanca e parë e veprimeve të pajtimit, Ju do të njoftoheni edhe nëpërmjet e-mail-it nga ana e gjykatës.

E plotë

Falas

50.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.10.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Z.E.K., në lidhje me dokumentacionin e çështjes civile me objekt: “Zgjidhje martese” të zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në të cilën ky shtetas është palë në gjykim.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 18.10.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.5975 Prot., datë 15.10.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 50, datë 15.10.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtari i çështjes, gjyqtari (….), bashkëngjitur gjeni: “Vendimin gjyqësor me Nr. 62-2021-(….)-(….), datë  05.05.2021 Vendimi, që i përket palës paditëse: H.K. dhe palë e paditur: E.K., me objekt: “Zgjidhje martese”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju bëj me dije se, vendimin gjyqësor në formën e kërkuar nga ligji mund ta tërhiqni pranë sportelit të K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përkundrejt tarifave të përcaktuara. Gjithashtu, Ju informoj që në fund të kësaj shkrese gjeni adresat e kontaktit me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

PUBLIKUAR

E plotë

Falas

51.

Shkresë më datë 20.10.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Fier, në lidhje me çështjet gjyqësore civile që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

20.10.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6054 Prot., datë 20.10.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 51, datë 20.10.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Listën e personave që rezultojnë të jenë në proces gjyqësor civil me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

52.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 21.10.2021

Kërkesë për informacion nga Av.B.K., në lidhje me zhvillimin e një seance gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 21.10.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6071 Prot., datë 21.10.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 52, datë 21.10.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informoj se gjyqtarja (….) është paraqitur sot në punë dhe po i zhvillon gjyqet normalisht. Seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në datën 21.10.2021, ora (….). Bashkëngjitur gjeni: “Skedulin e çështjes civile nr. (….)-62-2019, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”.

E plotë

Falas

53.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 21.10.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.K.Sh., në lidhje me vendin e lire të punës si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.10.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6107 Prot., datë 21.10.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 53, datë 21.10.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Shpallje me Nr.6356 Prot., datë 19.10.2021, për lëvizje paralele dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive sekretar gjyqësor pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. Në shpalljen e sipërcituar do të gjeni të gjithë informacionin e kërkuar.

E plotë

Falas

54.

Shkresë më datë 01.11.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga BIRN Albania, gazetari B.L., në lidhje me: - Strukturën e pagave të stafit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; - Funksionet dhe detyrat e funksionarëve të gjykatës; - Listën emërore të gjyqtarëve, avokatëve, ekspertëve dhe ndërmjetësve të gjykatës; - CV/Biografitë e funksionarëve të lartë; - Formularët e vetëdeklarimit për integritetin e gjyqtarëve; - Programin e transparencës dhe datën e miratimit; - Të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit; - Të dhënat e gjyqtarit të medias që mbulon gjykatën Fier; - Rregulloret e miratuara dhe në fuqi të gjykatës; - Raportin vjetor të gjykatës për vitin me të fundit të analizuar; - Listën e tarifave të shërbimeve që ofron gjykata; - Buxhetin e vitit 2021; - Raportin e monitorimit të shpenzimeve për vitin më të fundit financiar të analizuar; - Raporti I fundit I auditimit të brendshëm ose auditimi nga KLSH, ose organe të tjera mbikqyrëse; - Lista e kontratave të lidhura momentalisht me palë të treta, informacion mbi shumën e kontraktuar, palët kontraktuese, përshkrimi I mallrave dhe shërbimeve të kontraktuara, plan zbatimi dhe monitorimi i tyre.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 10.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6319 Prot., datë 01.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 54, datë 01.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Organizimin dhe strukturën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si dhe pasqyrën e numrit të punonjësve, sipas strukturës organizative dhe organikës në fakt, ku në kolonën nr.7 të saj, gjendet struktura e pagave të stafit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për muajin Tetor 2021. 2. Funksionet dhe detyrat e funksionarëve të gjykatës kryhen në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pjesa e nëntë – Gjykatat, (Ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13.1.2007, nr. 9904, datë 21.4.2008, nr. 88/2012, datë 18.9.2012,  nr.137/2015, datë 17.12.2015, nr. 76/2016, datë 22.7.2016,  nr. 115/2020, datë 30.7.2020); në përputhje me ligjin nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.46/2021; me ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin 15/2020 dhe me ligjin nr.50/2021; me ligjin “Për nëpunësin civil”, si dhe në përputhje me “Kontratën e punësimit” të bazuar në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë. 3. Bashkangjitur kësaj shkrese, po Ju vëmë në dispozicion: “Listën emërore të gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën e tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. - Përsa i përket listës së avokatëve, ligji nr.55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” në nenin 14 të tij, parashikon kushtet për ushtrimin e profesionit të avokatit. Në nenin 35 pika 1 të ligjit të sipërcituar, parashikohet shprehimisht se: “Regjistri i avokatëve të Shqipërisë mbahet nga Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë në format shkresor dhe elektronik”. - Përsa i përket listës së ekspertëve, në bazë të nenit 224/d/1 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht, se: “Ministria e Drejtësisë krijon, administron dhe vë në dispozicion për publikun një regjistër elektronik për ekspertët. Ky regjistër ndahet në seksione të ndryshme, duke grupuar ekspertët, sipas fushave të tyre të ekspertizës dhe vendit ku ata punojnë”. Regjistri i eksperteve është i aksesueshem për publikun në website-n e Ministrisë së Drejtesisë drejtesia.gov.al/regjistri-elektronik-i-eksperteve/. Kjo dispozitë ligjore mbështetet edhe në: “Udhëzimin nr. 6, datë 12.05.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin nr. 10619, datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”, të ndryshuar; Udhëzimin Nr.7, datë 27.12.2019 “Për një ndryshim në udhëzimin nr.10619 datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të regjistrit elektronik për ekspertët”, si dhe në Udhëzimin nr.10619, datë 19.10.2018, të Ministrit të Drejtësisë “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”. - Përsa i përket listës së ndërmjetësve, në bazë të ligjit nr. 10 385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëvesheve”, kreu I, neni 1, pika 1 e tij, parashikohet shprehimisht se: “Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin”. Në kreun II, neni 4, pikat 1, 4 dhe 6 të ligjit të sipërcituar parashikohet se: “Ndërmjetësi e ushtron veprimtarinë, si person fizik ose juridik, nëpërmjet zyrës a qendrës së tij, pas licencimit dhe regjistrimit të tij në Regjistrin e Ndërmjetësve, sipas këtij ligji”, “Pranë Ministrisë së Drejtësisë krijohet Regjistri i Ndërmjetësve që ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit, si profesion, së bashku me listat e ndërmjetësve përkatës”, “Forma dhe përmbajtja e Regjistrit të Ndërmjetësve përcaktohet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë përditëson të paktën një herë në vit këtë regjistër dhe siguron publikimin e tij”. Në bazë të Urdhërit nr.268, datë 03.08.2020 “Për formën, përmbajtjen dhe rregullat e administrimit të regjistrit të ndërmjetësve dhe dosjes personale të ndërmjetësit” të Ministrit të Drejtësisë, pranë Ministrisë së Drejtësisë krijohet dhe administrohet regjistri i ndërmjetësve. Regjistri i ndërmjetësve krijohet, administrohet dhe përditësohet në format të integruar manual dhe elektronik nga struktura përgjegjëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtesisë. Këtë regjistër mund ta shkarkoni në linkun https://drejtesia.gov.al/ndermjetesit/, pasi është Ministria e Drejtësisë që publikon regjistrin aktiv të ndërmjetësve. 4. Bazuar në ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, neni 38 i tij “Dosjet personale dhe regjistri i magjistratëve”, krijohet dhe administrohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në këto kushte, kërkesën për informacionin për pikat 4, 5 dhe 8 të kërkesës Tuaj, mund t’ia drejtoni Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bazuar në nenin 7, pika “d” të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kryesekretari dhe sekretarët gjyqësorë nuk janë funksionarë të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë sipas ligjit. Në Regjistrin Qendror të Personelit, të krijuar dhe administruar nga Departamenti i Administratës Publike, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, gjenden të dhënat profesionale për çdo nëpunës civil gjyqësor dhe punonjës të administratës gjyqësore dhe ky regjistër përmban të dhëna në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Bazuar në ligjin nr.9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” ndryshuar me ligjet nr.9367, datë 7.4.2005, nr.9475, datë 9.2.2006, nr.9529, datë 11.5.2006, nr.9530, datë 11.5.2006, nr.9584, datë 17.7.2006, nr.85, datë 18.9.2012, nr.45, datë 24.4.2014, nr.42, datë 6.4.2017 dhe nr.105, datë 13.12.2018”, kryesekretari dhe sekretarët gjyqësorë nuk janë subjekte që kanë detyrimin për deklarim, mbështetur në nenin 3 dhe në nenin 3/1 të ligjit të sipërcituar. 5. Edhe në lidhje me pikën 5 të kërkesës Tuaj, Ju informojmë se formularët e vetdeklarimit për integritetin e gjyqtarëve, nuk është kompetencë e gjykatës, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe këtë informacion/dokumentacion mund t’a gjeni pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. 6. Në përputhje me nenin 4 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nxjerrë urdhërin nr.14, datë 22.01.2015 “Për Miratimin e Programit Model të Transparencës”, ndryshuar me urdhërin nr.187, datë 18.12.2020 “Për Miratimin e Programit Model të Transparencës të Rishikuar” dhe urdhërin nr.188, datë 18.12.2020 “Për Miratimin e Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve të Rishikuar”, të cilat janë implementuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në formë dhe përmbajtje, sipas kategorive të përcaktuara. Ky detyrim ligjor është përmbushur nga specialistja e IT-së së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nën mbikqyrjen e Kancelares së gjykatës, deri në datën 19 Prill 2021. Në datën 20 Prill 2021 e në vijim, programi i transparencës zbatohet nga specialisti i marrëdhënieve me publikun dhe median pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në bashkëpunim me specialistin e IT-së së Gjykatës dhe nën mbikqyrjen e gjyqtarit të medias me juridiksion Gjykatën e Apelit Vlorë. Bashkangjitur po Ju vë në dispozicion kopjo të regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar për vitin 2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të përditësuar, në zbatim të urdhërit nr.188, datë 18.12.2020 “Për miratimin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar”, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Më lejoni t’Ju informoj se, ky regjistër është i publikuar i përditësuar në faqen zyrtare web të gjykatës, si dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.  7. Në lidhje me pikën 7 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese do të gjeni të dhënat dhe CV-në e “Specialistit të Marrëdhënieve me Publikun dhe me Median” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 8. Përsa i përket pyetjes 8 të kërkesës Tuaj, Ju informoj se gjyqtari i medias që ka në juridiksion Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Znj.Iliba Bezati, në bazë të Vendimit nr.292, datë 06.07.2021 “Për ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.280, datë 10.12.2019 “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat”. Bashkangjitur gjeni, vendimin nr.292, datë 06.07.2021 të KLGJ-së, si dhe kontaktet e gjyqtarëve të medias. 9. Në lidhje me pikën 9 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese do të gjeni: “Urdhër Nr.2530 Prot., datë  12.12.2014 “Për miratimin e Rregullores së veprimtarisë administrative të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor”, së bashku me ndryshimet përkatëse, “Kodi i mirësjelljes për personelin e administratës gjyqësore”, Vendimin nr.171, datë 22.04.2021 “Për miratimin e Kodit të Etikës Gjyqësore”. 10. Përsa i përket pikës 10 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Raportin vjetor statistikor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për vitin 2020”. 11. Përsa i përket pikës 11 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Listën e tarifave dhe shërbimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier sipas udhëzimit nr.33, datë 29.12.2014, Shtojca nr.1, si dhe përditësimin e saj nga Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. 12. Në lidhje me pikën 12 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Buxhetin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për vitin 2021”. 13. Përsa i përket pikës 13 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Raportin e monitorimit të shpenzimeve për vitin financiar Janar – Dhjetor 2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. 14. Në lidhje me pikën 14 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Projekt Raportin e Auditimit për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën e audituar 01.01.2019 – 31.12.2020”. 15. Përsa i përket pikës 15 të kërkesës Tuaj, bashkangjitur kësaj shkrese gjeni: “Regjistrin e realizimeve të prokurimit publik për vitin 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. Duke Ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

E plotë

Falas

55.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 02.11.2021

Kërkesë për informacion nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në lidhje me “Regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar për vitin 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të mbajtur dhe të përditësuar nga koordinatori për të drejtën e informimit, në zbatim të urdhërit nr.188, datë 18.12.2020 “Për miratimin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me qëllim verifikimin e zbatimit të detyrimit ligjor. Informacioni kërkohet në adresën zyrtare brenda datës 08.11.2021.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 03.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6361 Prot., datë 02.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 55, datë 02.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar për vitin 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të përditësuar, në zbatim të urdhërit nr.188, datë 18.12.2020 “Për miratimin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.  Më lejoni t’Ju informoj se, ky regjistër është i publikuar i përditësuar në faqen zyrtare web të gjykatës, si dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Gjithashtu, ju bëj me dije se, detyrën e Specialistit të Marrëdhënieve me Publikun dhe me Median pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier e kam marrë në datën 20 Prill 2021, me vendimin nr.187 Prot., datë 20.04.2021 “Për emërimin e specialistit të marrëdhënieve me publikun dhe median” të Këshillit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Duke Ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

E plotë

Falas

56.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 12.11.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.B.A., në lidhje me çështjet  gjyqësore që janë zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Pjestim pasurie ndërmjet bashkëshortëve”, për periudhën 01 Janar 2020, deri aktualisht, për efekt të një studimi mbi përfituesit e ndihmës juridike falas.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 15.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6683 Prot., datë 12.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 56, datë 12.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni bashkangjitur: “Tabelën me të dhënat statistikore për çështjet gjyqësore civile me objekt: “Pjestim pasurie bashkëshortore”, të regjistruara dhe të përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2020 - 15 Nëntor 2021, si dhe vendimet gjyqësore të anonimizuara, për çështjet gjyqësore të përfunduara”.

E plotë

Falas

57.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 12.11.2021

Kërkesë për informacion nga Z.E.R., në lidhje me çështjet vjetore që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier shqyrton mesatarisht për një vit, në formë statistike, duke i ndarë ato përkatësisht në çështje civile dhe penale.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 16.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6684 Prot., datë 12.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 57, datë 12.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Numrin e çështjeve të shqyrtuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Dhoma Penale dhe Civile sipas viteve: - Në vitin 2019 – janë gjykuar gjithsej në Total 6740 çështje. - Në vitin 2020 –janë gjykuar gjithsej në Total 5228 çështje, (Për vitin 2020 duhet marrë në konsideratë edhe pandemia për shkak të Covid 19). - Për periudhën 9-Mujore (01 Janar - 30 Shator 2021) – janë gjykuar gjithsej në Total 4656 çështje. Bashkëlidhur po Ju dërgoj tabelat në të cilat pasqyrohet: “Ngarkesa Individuale e Punës e Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier – Formulari nr.7, për Vitet: 2019, 2020 dhe 01 Janar – 30 Shtator 2021”, në të cilën do të gjeni të ndara çështjet e gjykuara gjithsej për çdo gjyqtar (që është shumatori i çështjeve penale themeli + çështje civile themeli + kërkesa penale + kërkesa civile). Ju bëj me dije se statistikat që po Ju vihen në dispozicion, janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë

Falas

58.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 17.11.2021

Kërkesë për informacion nga Z.I.H. si përfaqësues me prokurë i palës së paditur, në lidhje me të dhënat personale të palës paditëse (….) në kuadër të hetimit gjyqësor me objekt: “Zgjidhje martese”, çështje e cila është aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Të dhënat që Z.I.H kërkon janë:    “Vërtetim të eksperiencës në punë të shtetases (….) dhe detyrimin përkatës financiar ndaj gjykatës. Praktikën e plotë të mënyrës së rekrutimit, lëvizjet në detyrë dhe pagën që ka patur kjo shtetase. Formularin përkatës të depozituar në Drejtorinë e Taksave dhe Sigurimeve Shoqërore, si dhe listë prezencën mujore që konfirmon angazhimin në punë të Znj.(….)”.

Kthim përgjigje me

E-mail dhe me shkresë më datë 22.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6798 Prot., datë 17.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 58, datë 17.11.2021. Në kërkesën Tuaj drejtuar Degës së Financës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ju kërkoni informacion/dokumentacion dhe më konkretisht: “Një vërtetim të eksperiencës në punë të shtetases (….) dhe detyrimin përkatës financiar ndaj gjykatës. Praktikën e plotë të mënyrës së rekrutimit, lëvizjet në detyrë dhe pagën që ka patur kjo shtetase. Formularin përkatës të depozituar në Drejtorinë e Taksave dhe Sigurimeve Shoqërore, si dhe listë prezencën mujore që konfirmon angazhimin në punë të Znj. (….)”. Pas shqyrtimit të kërkesës, përsa i përket informacionit/dokumentacionit të kërkuar konstatojmë se: “Ju nuk jeni subjekt i këtyre të dhënave, nuk jeni as person i autorizuar nga subjekti i këtyre të dhënave dhe as nuk i keni paraqitur gjykatës bashkangjitur kërkesës, pëlqimin e subjektit të të dhënave”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 35 pika 2 të saj përcakton qartë se: “Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj”. Sipas parashikimeve të nenit 7 pika 2 gërma “ë” të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, është Departamenti i Administratës Publike që administron Regjistrin Qendror të Personelit. Në këtë regjistër gjenden të dhënat profesionale për çdo nëpunës civil gjyqësor dhe punonjës të administratës gjyqësore dhe ky regjistër përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Bazuar në nenin 7 pika “d” të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, Znj. (….) nuk është subjekt që ka patur detyrimin për deklarim, mbështetur ky fakt edhe në nenin 3 dhe në nenin 3/1 të ligjit nr.9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” ndryshuar me ligjet nr.9367, datë 7.4.2005, nr.9475, datë 9.2.2006, nr.9529, datë 11.5.2006, nr.9530, datë 11.5.2006, nr.9584, datë 17.7.2006, nr.85, datë 18.9.2012, nr.45, datë 24.4.2014, nr.42, datë 6.4.2017 dhe nr.105, datë 13.12.2018”. Në nenin 17 pika “dh” të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, përcaktohet se e drejta për informim refuzohet nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj: “barazisë së palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor”. Të dhënat personale jepen vetëm në rastet kur ato nevojiten për përmushjen e një detyrimi të parashikuar ligjor. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë në Kreun VII të tij, neni 33 “Mbrojtja e të dhënave” (Ndryshuar me ligjin nr. 136/2015, datë 5.12.2015) parashikon shprehimisht se: “2. Punëdhënësi është i detyruar të marrë masa sigurie për mbrojtjen e të dhënave personale të punëmarrësve që përpunohen në fushën e marrëdhënies së punës dhe në mënyrë të veçantë për të dhënat sensitive, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Punëdhënësi, që vihet në dijeni me të dhënat e përpunuara të punëmarrësit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, detyrohet të ruajë konfidencialitetin dhe besueshmërinë. Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj. Detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit është i pakufizuar në kohë”. Sipas përcaktimeve të nenit 35 “Vërtetimi i punës” (Ndryshuar me ligjin nr. 136/2015, datë 5.12.2015) të këtij Kodi, është shprehur qartë se: “1. Punëmarrësi i kërkon punëdhënësit në çdo kohë një vërtetim mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e punës, cilësinë e saj dhe sjelljen e tij. 2. Me kërkesën e shprehur të punëmarrësit, vërtetimi përmban të dhëna vetëm mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. 3. Punëdhënësi nuk ka të drejtë t’u japë të tretëve informacione për punëmarrësit e tij me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj ose me pëlqimin e punëmarrësit”. Në nenin 36 të Kodit të Punës përcaktohet se: “Përmbajtja e regjistrit caktohet nga dispozitat e këtij Kodi dhe me vendim të Këshillit të Ministrave”. Mbështetur edhe në Urdhërin nr. 6777/5, datë 30.09.2010 “Për miratimin e Rregullores për marrëdhënien e Gjykatës me Publikun”, të Ministri të Drejtësisë, kreu I, pika 2 gërma “f” dhe pika 3 gërma “a” dhe “ç”; kreu VI, pika 5.1 dhe pika 5.9 në listën e dokumenteve me akses të kufizuar përfshihen: “Të dhënat personale të çdo personi, sipas kuptimit që jep ligji për mbrojtjen e të dhënave personale” (pika 5.1), si dhe “Dosjet e personelit të punonjësve të gjykatës” (pika 5.9 e tij). Për të gjitha arsyet e sipërcituara, bazuar edhe në Urdhërin nr. 6777/5, datë 30.09.2010 “Për miratimin e Rregullores për marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” kreu VI, pika 4.1, vlerësojmë se informacioni/dokumentacioni i kërkuar është i mbrojtur nga ligjet në fuqi dhe nuk mund t’Ju vihet në dispozicion nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E refuzuar

Falas

59.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 19.11.2021

Kërkesë për informacion nga gazetari Z.S.K. i TV Klan, në lidhje me vendimet gjyqësore që janë dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit K.Ç; A.Ç. dhe A.Ç.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6925 Prot., datë 19.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 59, datë 19.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor penal me Nr.270 Regjistri Themeltar, datë 19.07.2006    Regjistrimi, Nr. 265 Vendimi, datë 06.12.2006 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurve K.Ç. dhe F.V., të akuzuar: “Për kryerjen e veprave penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë të kryer në bashkëpunim”, si dhe të “Rrahjes” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2 dhe 90/2 e 25 të Kodit Penal”, të anonimizuar. 2. Vendimin gjyqësor civil me Nr. 90103-02354-62-2020-(748) Regjistri Themeltar, datë 09/12/2020 Regjistrimi, Nr. 62-2020-4863-(727) Vendimi, datë 15/12/2020 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: (….), me palë të interesuar: shtetasin K.Ç., me objekt: “Lëshim i urdhërit të ekzekutimit për kontratë kredie”, i anonimizuar”. Më lejoni t’Ju informoj se, nga verifikimi i kryer nga Specialistja e IT-së së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në të dyja sistemet elektronike ARK IT dhe në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) në të cilat pasqyrohet veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën nga viti 2004, e në vijim, janë dhënë vetëm dy vendimet e sipërcituara gjyqësore që i përkasin shtetasit: K.Ç. Përsa i përket shtetasve: A.Ç. dhe A.Ç. nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë çështje, apo të jetë dhënë ndonjë vendim gjyqësor prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në emër të këtyre dy shtetasve. Duke Ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

E plotë

Falas

60.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 22.11.2021

Kërkesë për informacion nga Znj.K.M., në lidhje me masat e marra nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për të bërë të mundur aksesin e personave me aftësi të kufizuara në shikim në aktet dhe vendimet e gjykatës dhe a përdoret shkrimi braille kur palë në gjykim është një person me aftësi të kufizuar në shikim. Ky informacion kërkohet në kuadër të një detyre në Shkollën e Magjistraturës.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 22.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6931 Prot., datë 22.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 60, datë 22.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk janë marrë masat e duhura për të bërë të mundur aksesin e personave me aftësi të kufizuara në shikim në lidhje me vendimet gjyqësore, apo aktet shkresore. Gjithashtu, bëj me dije se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier nuk përdoret shkrimi braille në rastet kur palë në gjykim është një person me aftësi të kufizuar në shikim.

E plotë

Falas

61.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 22.11.2021

Kërkesë për informacion nga gazetari Z.S.K. i TV Klan, në lidhje me vendimet gjyqësore që janë dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.V.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 23.11.2021.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.6971 Prot., datë 22.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 61, datë 22.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor penal me Nr.270 Regjistri Themeltar, datë 19.07.2006 Regjistrimi, Nr.265 Vendimi, datë 06.12.2006 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurve K.Ç. dhe F.V., të akuzuar: “Për kryerjen e veprave penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë të kryer në bashkëpunim”, si dhe të “Rrahjes” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2 dhe 90/2 e 25 të Kodit Penal”, të anonimizuar. 2. Vendimin gjyqësor me Nr.543(81005-00733-62-2012) Regjistri Themeltar, datë 13/07/2012 Regjistrimi, Nr.615(62-2012-5322) Vendimi, datë 19/09/2012 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese:, F.V., me palë të interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Kërkohet konstatimi i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 265 datë 06.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe heqje kërkimi policor i F.V.”, të parashikuar nga neni 470 i Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 68/c i Kodit Penal, i anonimizuar. 3. Vendimin gjyqësor me Nr. 61005-00341-62-2015 (188) Regjistri Themeltar, datë 21/02/2015 Regjistrimi, Nr. 62-2015-604 (138) Vendimi, datë 21/02/2015 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër personit nën hetim F.V., me objekt: “Vleftësim i ndalimit dhe caktim i masës së sigurimit”, të parashikuar nga nenet 228/1,2,3, 229, 230, 238, 244, 253, 258/1 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale”, i anonimizuar. 4. Vendimin gjyqësor penal me Nr.71110-01146-62-2015 (698) Regjistri Themeltar, datë 27/05/2015 Regjistrimi, Nr.62-2015-3558 (622) Vendimi, datë 10/09/2015 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit F.V., i akuzuar: “Për kryerjen e veprës penale “Përvetësimi i parave ose Mallrave që rrjedhin nga vepra penale”,  të parashikuar nga  Neni 287/b i  K. Penal”, i anonimizuar. 5. Vendimin gjyqësor me Nr. 61015-02447-62-2015 (1522) Regjistri Themeltar, datë 16/10/2015 Regjistrimi, Nr. 62-2015-4402 (1316) Vendimi, datë 20/10/2015 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese:, F.V., me palë të interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Shuarje e masës së sigurimit personal”, të parashikuar nga neni 261/c të Kodit të Procedurës Penale”, i anonimizuar. Më lejoni t’Ju informoj se, nga verifikimi i kryer nga Specialistja e IT-së së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në të dyja sistemet elektronike ARK IT dhe në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) në të cilat pasqyrohet veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën nga viti 2004, e në vijim, janë dhënë vetëm vendimet e sipërcituara gjyqësore që i përkasin shtetasit: F.V. Duke Ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

E plotë

Falas

62.

Shkresë më datë 24.11.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Fier, në lidhje me çështjet gjyqësore civile që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

25.11.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7003 Prot., datë 24.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 62, datë 24.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Listën e personave që rezultojnë të jenë në proces gjyqësor civil me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

63.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 26.11.2021

Kërkesë për informacion nga Av.A.A., si përfaqësues me prokurë i palës paditëse (….) sh.p.k., në lidhje me ecurinë e një çështje gjyqësore që po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

01.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7108 Prot., datë 26.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 63, datë 26.11.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion mbi çështjen dhe skedulin e çështjes civile me nr. (….), me palë paditëse: (….) (sh.p.k.), me palë të paditur: (….) P.F., me objekt: “Detyrimin e pagimit kontraktor ne shumen 12,354.65 Euro. Shpenzimet ligjore dhe gjyqesore ne ngarkim te te paditurit”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju bëj me dije se, çështja e sipërcituar është vënë në lëvizje nga ana e gjyqtares (….) dhe janë kryer veprimet paraprake në lidhje me paraqitjen e deklaratës së mbrojtjes nga ana e palës së paditur. Gjithashtu, më lejoni t’Ju informoj se një kopje e kërkesës Tuaj iu vu në dispozicion gjyqtares së çështjes, Znj.(….) dhe Ju do të njoftoheni nga ana e gjykatës për veprimet e mëtejshme në lidhje me çështjen objekt gjykimi.

E plotë

Falas

64.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 29.11.2021

Kërkesë për informacion nga Z.A.K., nëse ka statistika për numrin e çështjeve me objekt: “Lëshim urdhëri mbrojtje” për vitin 2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nëse po, sa është numri i çështjeve për të cilat është lëshuar ky urdhër mbrojtje. Gjithashtu, kërkon informacion nëse disponon gjykata një mënyrë për informimin e personave me aftësi të kufizuar, se si këta persona mund t’i drejtohen gjykatës në lidhje me dorëzimin e një kërkesë padie, apo marrjen e një vërtetimi. Ky informacion kërkohet në kuadër të përgatitjes së një detyre në Shkollën e Magjistraturës.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 01.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7159 Prot., datë 29.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 64, datë 01.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020”, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: -Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë regjistruar si çështje të reja 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa, nga të cilat 68 (gjashtëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 129 (njëqind e njëzet e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa. Për 148 kërkesa është vendosur: “Lëshimi i urdhërit të mbrojtjes – Pranim i kërkesë-padisë”, për 23 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 26 kërkesa është vendosur: “Rrëzim i kërkesë-padisë”. Bashkangjitur këtij e-mail-i po Ju dërgoj tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020. Më lejoni t’Ju sqaroj se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier mban statistika zyrtare për çështjet e dhunës në familje. Këto të dhëna që po Ju vihen në dispozicion, janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr. 1 dhe formulari nr.2. – Në lidhje me pyetjen Tuaj të dytë, “Nëse disponon gjykata një mënyrë për informimin e personave me aftësi të kufizuar, se si këta persona mund t’i drejtohen gjykatës në lidhje me dorëzimin e një kërkesë padie, apo marrjen e një vërtetimi”, më lejoni t’Ju informoj se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2017-2018, është ofruar si shërbim: “Ndihma ligjore falas për shtresat vulnerabël”. Në shtresat vulnerabël përfshiheshin kategoritë e njerëzve në nevojë si p.sh. personat me aftësi të kufizuar, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit, të miturit, pensionistët, përfituesit e skemave të ndihmës ekonomike, etj.  Ky shërbim ka qenë një projekt i PNUD-it në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu, ky projekt është financuar edhe për periudhën 2019-2020. Tani ky shërbim merret tek ADISA. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

65.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 30.11.2021

Kërkesë për informacion nga gazetare Znj.(….) e MCN Tv, në lidhje me numrin e çështjeve gjyqësore të gjykuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përgjatë viteve: 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, duke i klasifikuar ato në çështje civile dhe penale.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

01.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7158 Prot., datë 30.11.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 65, datë 01.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Ngarkesën Individuale të Punës të Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Vjetore dhe më konkretisht për vitet: 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 9-Mujore për vitin 2021. Në këto tabela do të gjeni çështje të gjykuara gjithsej, si dhe të kategorizura në çështje penale dhe në çështje civile. Për vitin 2010 – janë gjykuar 2210 çështje civile themeli, 362 çështje penale themeli, 787 civile të veçanta dhe 725 penale të veçanta, që në Total janë 4084 çështje. Këto të dhëna janë marrë nga analiza vjetore e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier e vitit 2015. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë

Falas

66.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 01.12.2021

Kërkesë për informacion nga Z.M.B., nëse ka statistika mbi numrin e rasteve për të cilat është vendosur urdhër mbrojtje ndaj grave të dhunuara për vitin 2020 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 01.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7160 Prot., datë 01.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 66, datë 01.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë regjistruar si çështje të reja 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa, nga të cilat 68 (gjashtëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 129 (njëqind e njëzet e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa. Për 148 kërkesa është vendosur: “Lëshimi i urdhërit të mbrojtjes – Pranim i kërkesë-padisë”, për 23 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 26  kërkesa është vendosur: “Rrëzim i kërkesë-padisë”. Më lejoni t’Ju sqaroj se, këto të dhëna që po Ju vihen në dispozicion, janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr.1 dhe formulari nr.2. Bashkangjitur këtij e-mail po Ju dërgoj tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020.

E plotë

Falas

67.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 02.12.2021

Kërkesë për informacion nga Z.E.K., në lidhje me urdhërat e mbrojtjes të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për vitin 2021 dhe nëse  gjatë gjykimit është konstatuar shkelje e urdhërit të mbrojtjes.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 02.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7190 Prot., datë 02.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 67, datë 02.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Shtator 2021, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: - Për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Shtator 2021 janë regjistruar si çështje të reja 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) kërkesa, nga të cilat 129 (njëqind e njëzet e nëntë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 59 (pesëdhjetë e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) kërkesa. Për 122 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes - Pranim i kërkesë-padisë”, për 28 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 38 kërkesa është vendosur: “Rrëzimi i kërkesës”. Më lejoni t’Ju sqaroj se, këto të dhëna që po Ju vihen në dispozicion janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr. 9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr.1 dhe formulari nr. 2, si dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor me nr.7, datë 15.06.2021 "Për një ndryshim në udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre". Në rast të shkeljes së vendimit të urdhërit të mbrojtjes, kemi të bëjmë me vepër penale në kuptim të nenit 321/2 të Kodit Penal “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

E plotë

Falas

68.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 09.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetare e MCN TV Tiranë, në lidhje me numrin e personave me “mjekim të detyruar” që janë të lirë dhe trajtohen në kushte shtëpie, kush i monitoron këta individë dhe sa masa janë “mjekim i detyruar ambulator” dhe “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” pranë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail dhe me shkresë më datë

13.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj “Përcjellë për kompetencë” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me E-mail me Nr.7317 Prot., datë 09.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 68, datë 09.12.2021. Gjithashtu, Ju bëjmë me dije, se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është administruar edhe shkresa e ardhur nëpërmjet shërbimit postar, me lëndë: “Përcjellë për kompetencë” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Nr.7326 Prot., datë 10.12.2021, bashkëlidhur kërkesa për informacion e MCN Television. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni:1. Informacionin se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën nga data 01 Janar 2021, deri në datën 10 Dhjetor 2021, janë dhënë 10 (dhjetë) masa mjekësore: “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhe 03 (tre) masa “Mjekim i detyruar ambulator”, pra në total janë dhënë gjithsej 13 masa mjekësore”. Neni 46 i Kodit të Procedurës Penale parashikon: “Masat mjekësore të detyrueshme”. Ndërsa, neni 46 i K.Penal parashikon: “Masat mjekësore dhe edukuese” (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017). “Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale”. Masat mjekësore janë: 1. Mjekimi i detyruar ambulator; 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor. Janë vetëm dy masat mjekësore të sipërcituara, që rregullohen nga dispozitat ligjore në fuqi. Në lidhje me pyetjen Tuaj të parë, se sa persona me “mjekim të detyruar” janë të lirë dhe trajtohen në kushte shtëpie, nuk gjen rregullim ligjor dhe në këto kushte, nuk i disponojmë këto të dhëna. Neni 232, pika “e” të K.Pr.Penale parashikon si masë shtrënguese: “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”. Referuar nenit 239 të K.Pr.Penale “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik (Shtuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) zbatohet nga gjykata në rastet: “1. Kur personi që duhet arrestuar është i sëmurë mendërisht dhe për këtë shkak përjashtohet ose pakësohet shumë zotësia e të kuptuarit ose e vullnetit, gjykata në vend të paraburgimit mund të urdhërojë shtrimin e përkohshëm në një institucion psikiatrik, duke caktuar masat e nevojshme për të parandaluar rrezikun e ikjes. 2. Shtrimi nuk mund të vazhdojë kur rezulton se i pandehuri nuk është më i sëmurë mendërisht”. Në lidhje me pyetjen Tuaj të dytë, se kush i monitorn këta individë, Ju informojmë se është prokurori që ekzekuton vendimet penale, konform nenit 463/1 të K.Pr.Penale “Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin, merr masa për ekzekutimin e vendimit. Ai bën kërkesa në gjykatën kompetente dhe ndërhyn në të gjitha veprimet e ekzekutimit”. Neni 466/1 të K.Pr.Penale parashikon shprehimisht që “Masat e sigurimit të urdhëruara nga gjykata, ekzekutohen nga prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin”. Neni 11/1 i Ligjit Nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” parashikon që “Prokurori merr masa dhe vë në lëvizje procedurën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor penal dhe, në mbështetje të neneve 463 dhe 468 të Kodit të Procedurës Penale, procedon vetë ose urdhëron organet e tjera për vënien në ekzekutim të vendimit, sipas këtij ligji”. Në nenin 8 të Ligjit Nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” përcaktohet qartë përgjegjësia e prokurorit “Prokurori është i detyruar të marrë të gjitha masat për ekzekutimin e vendimit penal në përputhje me urdhërimet e gjykatës dhe kërkesat e këtij ligji, si dhe të kontrollojë rregullsinë e ekzekutimit. Në rast të konstatimit të parregullsive, prokurori ka të drejtë t’i kërkojë organit përgjegjës ose gjykatës rivendosjen e të drejtës së shkelur, si dhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës”. Ndërsa neni 67/1 i ligjit të sipërcituar, përcakton organin kompetent “Kontrolli procedural për ekzekutimin e vendimeve bëhet nga prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin. Kur ekzekutimi i vendimit bëhet në një rreth të ndryshëm nga ai i gjykatës që ka dhënë vendimin, kompetent për kontrollin procedural është prokurori i rrethit ku kryhet ekzekutimi”. Neni 56 i Ligjit Nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” përcakton qartë “Ekzekutimin e masës mjekësore”. Prokurori në zbatim të pikës “4” të nenit 56 të ligjit “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, duhet të ushtrojë kontroll dhe të marrë masat përkatëse në rast të sjelles së pengesave në ekzekutimin e masës mjekësore. Neni 46/2 i Kodit Penal sanksionon se: “Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat në të cilat ai është dhënë por në çdo rast gjykata kryesisht është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit të marrë në shqyrtim vendimin e saj”.

E plotë

Falas

69.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 09.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetare J.Z. e BIRN Albania, në lidhje me transkriptimin ose regjistrimin audio të seancës së fundit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: L.S., S.Sh. dhe E.Z. mbajtur më datë 09.12.2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

15.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7322 Prot., datë 10.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 69, datë 10.12.2021. Në kërkesën Tuaj drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ju kërkoni: “Transkriptimin ose regjistrimin audio të seancës së fundit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: L.S., S.Sh. dhe E.Z., të mbajtur në datën 09.12.2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana e trupit gjykues që po gjykon çështjen e sipërcituar, përsa i përket informacionit/dokumentacionit të kërkuar, u vlerësua që nuk mund t’Ju vihet në dispozicion nga ana e gjykatës, pasi:

Së pari, sipas parashikimeve të Nenit 116, pika 3 të K.Pr.Penale “Transkriptimi i procesverbaleve te mbajtura me mjete te regjistrimit audio ose audiovizive” (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) bëhet kur:

a) kërkohet nga anëtarë të trupit gjykues;

b) kërkohet me shkrim nga palët në gjykim dhe kjo kërkesë miratohet nga kryetari i i trupit gjykues, pasi paguhen tarifat e vendosura për këtë qëllim, të përcaktuara me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Kur transkriptimi i procesverbalit kërkohet pas përfundimit të gjykimit, mbi kërkesën vendos kryetari i gjykatës.

Së dyti, referuar edhe nenit 340, pika 2, gërma “a” të K.Pr.Penale: “Shqyrtimi gjyqësor zhvillohet gjithmonë me dyer të mbyllura kur gjykohen të miturit”. Në çështjen konkrete, kemi të bëjmë me një gjykim me dyer të mbyllura, pasi janë marrë në cilësinë e të pandehurit të mitur të cilët janë në konflikt me ligjin. Pavarësisht, se në këto momente të pandehurit nuk janë më të mitur, vendimmarrja e gjykatës ka qenë që ky gjykim të vazhdojë me dyer të mbyllura.

Së treti, procesverbali gjyqësor, apo regjistrimi audio i seancës gjyqësore, përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Së katërti, konform nenit 27 pika 3 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar përcaktohet qartë se: “Të dhënat e regjistruara nuk përdoren për qëllime të ndryshme, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna”. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për të garantuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin dhe hetimin e kryerjes së një vepre penale, apo ndjekjen e autorëve të saj, ose për shkelje të etikës për profesionet e rregulluara”. Neni 28 i ligjit të sipërcituar përcakton se: “Kontrolluesit, përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit. Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj”.

Për të gjitha arsyet e sipërcituara, vlerësojmë se informacioni/dokumentacioni i kërkuar është i mbrojtur nga ligjet në fuqi dhe nuk mund t’Ju vihet në dispozicion nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E refuzuar

Falas

70.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 09.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetare J.Z. e BIRN Albania, në lidhje me dhënien e lejes nga gjykata për rregjistrim të pjesshëm video/foto të seancës së ardhshme të çështjes në ngarkim të të pandehurit S.K., i akuzuar per vepren penale “Vrasje me Paramendim”, e cila do të zhillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

17.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7323 Prot., datë 10.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 70, datë 10.12.2021. Në kërkesën Tuaj drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ju kërkoni në cilësinë e gazetares: “Leje për regjistrim të pjesshëm video të seancës së ardhshme gjyqësore të datës 16.12.2021, ora 12:30, të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit: S.K, i akuzuar për veprën penale: “Vrasje me paramendim”, çështje e cila po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”. Pas shqyrtimit të kërkesës, përsa i përket dhënies së lejes nga ana e trupit gjykues për regjistrimin të pjesshëm video të seancës së sipërcituar, bëj me dije se: Trupi gjykues i përbërë nga Kryesuese seance, Znj. (….) dhe anëtaret: Gjyqtaret Znj. (….) dhe Znj. (….) e morën në shqyrtim dhe e relatuan kërkesën Tuaj në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në datën 16.12.2021, ora 12:43:07, në sallën nr.3, në prani të palëve dhe të përfaqësuesve të tyre.  Gjykata mori edhe mendimin e palëve në gjykim për kërkesën Tuaj, ku prokurori  (….) deklaroi se e lë në çmim të gjykatës, mbrojtësi i të pandehurit  (….), av. (….) deklaroi se nuk ka ndonjë qëndrim, vetë i pandehuri  (….) e dha pëlqimin, ndërsa mbrojtësi i trashëgimtarëve të viktimës av. (….) nuk e dha pëlqimin me pretendimin se: “Ne jemi kundër. Nuk ka arsye përse të jetë. Nuk është mirë se do të përdoret si material nëpër televizion dhe për shkak se cënon intimitetin”. Trupi gjykues pasi u këshillua dhe dëgjoi edhe mendimin e palëve, vlerësoi se kërkesa është e paplotë dhe e shkurtër, nuk përmban të gjitha elementët, me qëllim që gjykata të mbrojë të dhënat personale të palëve në proces.  Pavarësisht se Ju i kishit bashkangjitur kërkesës Tuaj të dhënat personale (kartën Tuaj ID), gjykata vlerësoi se Ju nuk keni paraqitur të dhënat Tuaja profesionale, mjetet video që kërkoni të përdorni për regjistrim, si dhe qëllimin e këtij regjistrimi. Neni 1/b i Kodit Penal parashikon se: “Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre”. Referuar nenit 17, pika 1, gërma “a” të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, përcaktohet se e drejta për informim mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm: “të drejtën për një jetë private”. Kjo e drejtë nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës, ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Procesverbali gjyqësor audio përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.  Kërkojmë t’Ju sqarojmë se, në të gjitha sallat e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë të instaluara kamera regjistrimi dhe seancat gjyqësore që zhvillohen në sallat e gjykimit janë me regjistrimi audio të seancës. Ndodhur në këto kushte, në respektim të rregullave të solemnitetit të gjykimit, respektimit të privatësisë së palëve në proces dhe të prezumimit të pafajësisë, trupi gjykues vendosi që Ju nuk mund të kryeni regjistrim video, por Ju njeh të drejtën që të merrni pjesë si dëgjues në seancë gjyqësore në kuadër të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, duke sjellë në vëmëndjen Tuaj respektimin e masave kundër pandemisë së COVID-19

E kufizuar

Falas

71.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 09.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetare J.Z. e BIRN Albania, në lidhje me vendimin gjyqësor lidhur me çështjen në ngarkim të shtetasit S.M., i pandehur per akuzen e “Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive” dhe “Shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune”, si dhe informacion mbi gjendjen aktuale të gjykimit të kësaj çështjeje në shkallë të tjera gjykimi.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

17.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7324 Prot., datë 10.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 71, datë 10.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja që ka shqyrtuar çështjen, Znj. (….), bashkëngjitur gjeni: « 1. Vendimin gjyqësor penal me Nr. (….)  Regjistri Themeltar, datë (….) Regjistrimi, Nr. (….) (380) Vendimi, datë (….) Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, kundër personit nën hetim: S.M, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 1430, datë 25.04.2019, i regjistruar për veprën penale te 1556 të vitit 2019, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" të parashikuar nga nenet 282/2 të Kodit Penal”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), i anonimizuar. Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 22.09.2020.

E plotë

Falas

72.

Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 13.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetari i Top Channel TV, Z. A.M.  në lidhje me dosjet penale, ose vendimet e gjykatave shqiptare dhe të mbërritura nga shtete të tjera ku kanë ushtruar aktivitet kriminal personat: S.G.; F.G.; F.K.; A.B.; V.Z. (A.R.); A.I.; J.I.; R.S.; G.Y.; K.H.; S.H.; V.H.; P.K.; P.Y.; L.G.; Sh.H.; R.H.; K.K.; G.K.; B.A.; I.(J.)M.; A.B.; E.B.; K.K.; A.K.; D.B.; R.H. (E.N.) dhe Sh.(L.)H.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

23.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7381 Prot., datë 13.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 72, datë 13.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimet gjyqësore të dhëna prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit: S.G.; F.G.; F.K.; A.B.; V.Z. (A.R.); A.I.; J.I.; R.S.; G.Y.; K.H.; S.H.; V.H.; P.K.; P.Y.; L.G.; Sh.H.; R.H.; K.K.; G.K.; B.A.; I.(J.)M.; A.B.; E.B.; K.K.; A.K.; D.B.; R.H. (E.N.) dhe Sh.(L.)H”. Duke Ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

E plotë

Falas

73.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.12.2021

Kërkesë për informacion nga gazetarja e Top Story në Top Channel, Znj.S.V.  nëse ka ndonjë çështje gjyqësore për kompaninë (….) në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

23.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7444 Prot., datë 15.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 73, datë 15.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë ende në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën: 13 Qershor 2011 – 16 Maj 2021, për çështjet gjyqësore, ku njëra ndër palët ndërgjyqëse është kompania: “(….)”, të nxjerra nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) me të cilën operon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 2. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën: 13 Qershor 2011 – 16 Maj 2021, për çështjet gjyqësore, ku njëra ndër palët ndërgjyqëse është kompania: “(….)”, të nxjerra nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Ju bëj me dije se, në dokumentacionin që do t’Ju vihet në dispozicion keni disa Rubrika, që më konkretisht janë: Nr. i çështjes, Regjistri, Nr. Akti, Data e Dorëzimit; Palët, Dorëzuesi, Statusi i Çështjes, Lloji i Procedurës, Gjyqtarin, Nr.i Vendimit, Data e Vendimit. - Tek Rubrika: “Statusi i Çështjes” - kur është Përpunim - tregon që çështja është ende në gjykim. - Tek Rubrika: “Statusi i Çështjes” - kur është Mbyllur - tregon që çështja është përfunduar me vendim përfundimtar. - Tek Rubrika: “Nr. i Vendimit” - tregon që çështja është përfunduar së shqyrtuari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe ka marrë atë numër vendimi që ndodhet në këtë rubrikë. - Tek Rubrika: “Gjyqtari”, keni emrat e gjyqtarëve që i kanë shqyrtuar, apo që i kanë ende në shqyrtim këto çështje. Gjithashtu, Ju informoj se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është në funksionim që prej vitit 2011, Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore Civile dhe Penale (ICMIS) – sistem elektronik. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë

Falas

74.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 20.12.2021

Kërkesë për informacion nga Z.U.K., në lidhje me të dhënat statistikore mbi urdhërat e mbrojtjes të lëshuara dhe të refuzuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën Janar 2020 - Shtator 2021, si dhe disa nga vendimet e fundit gjyqësore mbi këtë tematikë.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 23.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7546 Prot., datë 20.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 74, datë 20.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Shtator 2021, për çështjet gjyqësore me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, si më poshtë cituar: -Për periudhën 01 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2020 janë regjistruar si çështje të reja 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa, nga të cilat 68 (gjashtëdhjetë e tetë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 129 (njëqind e njëzet e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) kërkesa. Për 148 kërkesa është vendosur: “Lëshimi i urdhërit të mbrojtjes – Pranim i kërkesë-padisë”, për 23 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 26 kërkesa është vendosur: “Rrëzim i kërkesë-padisë”. - Për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Shtator 2021 janë regjistruar si çështje të reja 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) kërkesa, nga të cilat 129 (njëqind e njëzet e nëntë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 59 (pesëdhjetë e nëntë) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) kërkesa. Për 122 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes - Pranim i kërkesë-padisë”, për 28 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 38  kërkesa është vendosur: “Rrëzimi i kërkesës”. Më lejoni t’Ju sqaroj se, këto të dhëna që po Ju vihen në dispozicion janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbështetur në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të përditësuar, udhëzimin nr. 9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre",  formulari  nr.1 dhe formulari nr. 2, si dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor me nr.7, datë 15.06.2021 "Për një ndryshim në udhëzimin nr.9, datë 17.06.2020 "Për përcaktimin e rregullave për krijimin e një baze të  dhënash të posacme për  çështjet  e  dhunës  në  familje në  gjykata dhe unifikimin  e regjistrimit  të  tyre". Bashkangjitur këtij e-mail, po Ju dërgoj tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2020 – 30 Shtator 2021, si dhe disa nga vendimet gjyqësore të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Përsa i përket informacionit të dërguar dhe më konkretisht: "Vendimet gjyqësore", në cilësinë e koordinatorit për të Drejtën e Informimit, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kërkoj nga ana Juaj respektimin e nenit 2 dhe 5 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë

Falas

75.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 20.12.2021

Kërkesë për informacion nga Z. S.K. gazetar i Tv Klan, në lidhje me vendimin e arsyetuar të masës së sigurimit të dhënë ndaj shtetasit S.K. prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

23.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7547 Prot., datë 20.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 75, datë 20.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Vendimin gjyqësor me Nr. 60016-02259-62-2020 (1437) Regjistri Themeltar, datë 16/10/2020 Regjistrimi, Nr. 62-2020-3894 (1296) Vendimi, datë 17/10/2020 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Verifikimin e kushteve te zbatimit te mases se sigurimit “Arresti ne burg” për personin në hetim : “(….)”. Lenien ne fuqi te mases se sigurimit “Arresti ne burg” per shtetasin nen hetim: “(….)”, i dyshuar se ka kryer figurën e veprës penale vrasja me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i K.penal.

E plotë

Falas

76.

Kërkesë për infomacion deleguar nga KLGJ dërguar me E-mail dhe me shkresë më datë 22.12.2021

Kërkesë për informacion nga Z. A.K. gazetar i portalit www.zoom.al, në lidhje me numrin e çështjeve me objekt: “Zgjidhje martese” për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

24.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj për dhënie informacioni, “Përcjellë për kompetencë” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Nr.7589 Prot., datë 22.12.2021, rregjistruar me numër rendor 76, datë 22.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: 1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore që janë regjistruar dhe që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”, për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019. Bashkangjitur këtij e-mail, po Ju dërgoj tabelat e raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni.

E plotë

Falas

77.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail dhe me shkresë më datë 23.12.2021

Kërkesë për informacion nga IFC dhe studio ligjore “K&A”, në lidhje me çështjet gjyqësore të falimentimit të shqyrtuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të ligjit Nr.110 datë 27.10.2016 “Për falimentimin”.

Kthim përgjigje me E-mail më datë

28.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7635 Prot., datë 23.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 77, datë 23.12.2021.Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion për çështjet gjyqësore të falimentimit të shqyrtuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të ligjit Nr.110 datë 27.10.2016 “Për falimentimin”, për periudhën 27 Tetor 2016 – 28 Dhjetor 2021”.

Ju informojmë se: Për periudhën 27 Tetor 2016 – 31 Dhjetor 2016 janë shqyrtuar 05 (pesë) çështje; për vitin 2017 janë shqyrtuar 08 (tetë) çështje; për vitin 2018 janë shqyrtuar 03 (tre) çështje; për vitin 2019 janë shqyrtuar 02 (dy) çështje; ndërsa për periudhën 01 Janar 2020 – 28 Dhjetor 2021, nuk ka patur të regjistruar asnjë çështje gjyqësore për falimentimin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Bashkangjitur po Ju dërgojmë: “fletën e shortit, skedulin e çështjes, proces-verbalin dhe vendimin gjyqësor, të nxjerra nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” për të gjitha çështjet gjyqësore të shqyrtuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në të cilin do të gjeni të gjithë informacionin e kërkuar.

E plotë

Falas

78.

Shkresë më datë 23.12.2021

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Fier, në lidhje me çështjet gjyqësore civile që janë aktualisht duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese”.

Kthim përgjigje me shkresë më datë

28.12.2021

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.7636 Prot., datë 23.12.2021, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 78, datë 23.12.2021. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Listën e personave që rezultojnë të jenë në proces gjyqësor civil me objekt: “Zgjidhje martese” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

E plotë

Falas

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve për Periudhën: 01 Janar 2022 – 31 Mars 2022

Nr. Rendor

Data e kërkesës

Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes

Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës

Tarifa

 

 

Numri Rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

Data e regjistrimit të kërkesës

Përmbledhje e objektit të kërkesës, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

Data e kthimit të përgjigjes

Përmbajtja e përgjigjes, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi

Përgjigja jepet: E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/ E deleguar

Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuara nga autoriteti publik

1.

Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 07.01.2022

Kërkesë për informacion nga gazetare e Top Channel, Znj. E.B.  në lidhje me dosjen hetimore të shtetasve J.Ç. dhe D.Ç, për vrasjen e kryer në datën 29 Maj 1992, në fshatin Libofshë, Fier.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

10.01.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.81 Prot., datë 07.01.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 01, datë 07.01.2022.Pas shqyrtimit të kërkesës: Ju informojmë se, nga verifikimi i kryer pas kërkesës Tuaj, nuk rezulton të ketë asnjë lloj të dhëne arkivore në lidhje me vendimet dhe dosjet gjyqësore penale dhe civile të viteve 1992 – 1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier është djegur në muajin Janar të vitit 1997.

E plotë

Falas

2.

Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 18.01.2022

Kërkesë për informacion nga Qendra (…) O.J.F.,  në lidhje me vendimet gjyqësore të dhëna prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2017 - 31 Dhjetor 2020, që i përkasin veprave penale të parashikuara nga nenet: 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/c, 80, 82, 83 dhe 85 të Kodit Penal, në të cilat viktima të këtyre veprave penale, janë gratë.

Kthim përgjigje me shkresë dhe me

E-mail

më datë

21.01.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.280 Prot., datë 18.01.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 02, datë 18.01.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor penal me Nr.52303-02135-62-2019 (451) Regj., datë 30.07.2019 Regjistrimi, me Nr. 62-2019-6677 (493) Vendimi, datë 27.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 88/2 dhe 130/a/1 të Kodit Penal. 2. Vendimin gjyqësor penal me Nr.52105-00598-62-2020 (303/11) Regj., datë 09.03.2020/21 Regjistrimi, me Nr. 62-2021-1924 (165) Vendimi, datë 08.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh-22 dhe 278/1 të Kodit Penal. 3. Vendimin gjyqësor penal me Nr.52105-00179-62-2019 (177/15) Regj., datë 21.01.2019/20/21 Regjistrimi, me Nr.62-2021-3833 (403) Vendimi, datë 22.07.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal”. Më lejoni t’Ju sqaroj se, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01 Janar 2017 - 31 Dhjetor 2020, janë dhënë vetëm vendimet gjyqësore të sipërcituara, që i përkasin veprave penale të parashikuara nga nenet: 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/c, 80, 82, 83 dhe 85 të Kodit Penal, në të cilat viktima të këtyre veprave penale, janë gratë. Këto vendime gjyqësore të anonimizuara që po Ju vihen në dispozicion janë shkarkuar nga adresa elektronike www.gjykata.gov.al/gjykatafier. Gjithashtu, me vendimin gjyqësor penal nr. 83, datë 21.09.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, i pandehuri F.R. eshte deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak ë marrëdhënieve familjare” në dëm të viktimës L.R. e parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe është dënuar me 35 vite burgim pas aplikimit të nenit 406 të K.Pr.Penale. Ky vendim ka marrë formë të prerë, pasi është lënë në fuqi me vendimin nr. 83 dt. 21.09.2017 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, gjykatë kompetente, që e ka shqyrtuar këtë çështje dhe këtë vendim gjyqësor mund ta tërhiqni pranë kësaj gjykate. Bashkangjitur këtij e-mail, po Ju vë në dispozicion vendimet gjyqësore të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohje për punën Tuaj, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar.

E plotë

Falas

3.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 19.01.2022

Kërkesë për informacion nga Z.S.P., në lidhje me një vendim gjyqësor civil të vitit 1993 të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me pretendimin se ky informacion/dokumentacion është kërkuar përpara 08 muajsh nga A.SH.K. Drejtoria Vendore Fier dhe nuk i është kthyer përgjigje nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me shkresë dhe me

E-mail

më datë

21.01.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.321 Prot., datë 19.01.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 03, datë 19.01.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Shkresën me Nr.3342/1 Prot., datë 07.06.2021, me lëndë: “Dërgim informacioni” të Kryesekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me dosjen gjyqësore civile me nr.1803, datë 28.09.1993, dërguar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Drejtoria Vendore Fier”. Më lejoni t’Ju bëj me dije se, Kryesekretaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ndryshe nga çfarë pretendohet, me shkresën e sipërcituar i ka kthyer përgjigje brenda 05 ditëve shkresës me Nr.4210 Prot., datë 02.06.2021 të paraqitur nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Fier. Gjithashtu, Ju informoj se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier nuk rezulton të ketë asnjë lloj të dhëne arkivore në lidhje me vendimet dhe dosjet gjyqësore civile dhe penale të viteve 1992 – 1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier është djegur në muajin Janar të vitit 1997. Bashkangjitur këtij e-maili, po Ju vë në dispozicion shkresën Nr.3342/1 Prot., datë 07.06.2021 të Kryesekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

4.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 21.01.2022

Kërkesë për informacion nga Av.F.Z, si përfaqësuese me prokurë e palës paditëse M.B, në lidhje me planifikimin e seancës për  çështjen civile që i përket palës paditëse: M.B. dhe palë e paditur: E.B., me objekt: “Zgjidhje martese” e cila po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

21.01.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.364 Prot., datë 21.01.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 04, datë 21.01.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Skedulin e çështjes me Nr.21001-03154-62-2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju njoftoj se seanca e parë e veprimeve të pajtimit për çështjen civile që i përket palës paditëse: M.B. dhe palë e paditur: E.B., me objekt: “Zgjidhje martese” është planifikuar të zhvillohet në datën 10.02.2022, ora 15:00, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me gjyqtaren (….).

E plotë

Falas

5.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 26.01.2022

Kërkesë për informacion nga Av.S.N., si përfaqësues me prokurë të posacme i viktimës O.H., në lidhje me ecurinë e seancës gjyqësore të datës 25.01.2022, si dhe planifikimin e seancës së ardhshme gjyqësore që i përket  çështjes penale në ngarkim të të pandehurit R.H., e cila po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

26.01.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.429 Prot., datë 26.01.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 05, datë 26.01.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Skedulin e çështjes penale me Nr.58344-01967-62-2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju njoftoj se, seanca gjyqësore e datës 25/01/2022, ora 12:00, është shtyrë për shkak të mos paraqitjes së prokurorit (….) për arsye shëndetësore. Bëj me dije se, seanca e ardhshme gjyqësore për çështjen penale që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit: (….), është planifikuar të zhvillohet në datën 10/02/2022, ora 13:30, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me gjyqtaren Znj. (….).

E plotë

Falas

6.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 02.02.2022

Kërkesë për informacion/dokumentacion nga qytetari Z.I.H.  në cilësinë e palës paditëse, në lidhje me aktet gjyqësore të çështjes civile, me objekt: “Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes” të shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

03.02.2022

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë Tuaj, Ju bëjmë me dije se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, është administruar kërkesa e qytetarit z. Ilir Hilaj, me lëndë “Detyrim dërgim të akteve gjyqësore” me nr.614 Prot., datë 02.02.2022, për dhënie informacioni/dokumentacioni, rregjistruar me numër rendor 06, datë 02.02.2022. Në kushtet kur, informacioni/dokumentacioni i kërkuar nga qytetari Z (….), nuk disponohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pasi ndaj vendimit gjyqësor me nr.62-2021-4454 (181), datë 23.09.2021, është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë, referuar nenit 12, pika 2, të ligjit “Për të drejtën e Informimit”, Ju dërgojmë për kompetencë dhe trajtim shkresën me nr.614 Prot., datë 02.02.2022. Ju informojmë se nga komunikimi me K/Sekretaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier bëhet me dije që, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier disponohet vetëm vendimi gjyqësor i Gjykatës së Apelit Vlorë, ndërsa praktika e plotë gjyqësore në të cilën ndodhen aktet shkresore të kërkuara nga z. (….) ndodhen në Gjykatën e Apelit Vlorë. Bashkëngjitur gjeni: 1. Vendimin gjyqësor dhe RIV (Regjistrin e Veprimeve) për çështjen civile me nr. 62-2021-4454 (181), datë 23.09.2021, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). Ju lutemi që informacioni/dokumentacioni i kërkuar t’i dërgohet drejtpërdrejtë kërkuesit.

E deleguar

Falas

7.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 03.02.2022

Kërkesë për informacion nga Av. Y. K., si ish mbrojtës i të dënuarit A.H., në lidhje me ecurinë e gjykimit, datën dhe orën e seancës për kërkesën penale me objekt: “Bashkim dënimesh” që po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

03.02.2022

N Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.617 Prot., datë 03.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 07, datë 03.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendime gjyqësore (05 copë) që i përkasin të dënuarit Aldison Haxhiaj, me objekt: “Bashkim dënimesh”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). Ju informoj se, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nuk ka në shqyrtim asnjë çështje gjyqësore që i përket të dënuarit Aldison Haxhiaj, me objekt: “Bashkim dënimesh”.

E plotë

Falas

8.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 03.02.2022

Kërkesë për informacion nga Av. B.M., si përfaqësues i palës paditëse M.B. dhe E.B., nëse ka ardhur dosja civile pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga Gjykata e Apelit Vlorë, me objekt: “Shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror” që i përket palëve paditëse: M.B. dhe E.B.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

03.02.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.636 Prot., datë 03.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 08, datë 03.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se, nga komunikimi me K/Sekretaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, bëhet me dije që dosja gjyqësore civile që i përket palëve paditëse: M.B., E.B., me objekt: “Shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror”, nuk ka ardhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier nga Gjykata e Apelit Vlorë.

E plotë

Falas

9.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 10.02.2022

Kërkesë për informacion nga Znj.E.V., në cilësinë e palës së paditur, për ecurinë e çështjes civile me objekt: “Zgjidhje martese”, e cila po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pasi për arsye shëndetësore e ka të pamundur të paraqitet në gjykim.

Kthim përgjigje me

E-mail më datë 11.02.2022.

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.804 Prot., datë 10.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 09, datë 10.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1.Procesverbalin e seancës së veprimeve të pajtimit të datës 10.02.2022, që i përket çështjes civile me Nr.21001- (….) -62-2021 Regjistri, datë 15.09.2021 Regjistrimi, që i përket palës paditëse: K.V. dhe palë e paditur: E.V. (J.) me objekt: “Zgjidhje martese”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Skedulin e çështjes civile me Nr.21001- (….) -62-2021 Regjistri, datë 15.09.2021 Regjistrimi, që i përket palës paditëse: (….) dhe palë e paditur: (….), me objekt: “Zgjidhje martese”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju bëj me dije se, tek “Procesverbali” do të gjeni arsyen se përse është shtyrë seanca e datës 10.02.2022, ndërsa tek “Skeduli i çështjes” do të gjeni planifikimin e seancës së ardhshme. Seanca e ardhshme e veprimeve të pajtimit është caktuar në datën 10.03.2022, ora (….).

E plotë

Falas

10.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.02.2022

Kërkesë për informacion nga Z.I.D., si përfaqësues i palës së paditur M.B.Zh.R, në lidhje me vendimmarrjen e gjykatës për  çështjen civile me objekt: “Pavlefshmëri Kontrate”, e cila është shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

15.02.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.895 Prot., datë 15.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 10, datë 15.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Dispozitivin për seancën gjyqësore të datës 15.02.2022, që i përket çështjes civile me Nr. (….)-62-2021 Regjistri, datë 22/10/2021 Regjistrimi, që i përket palës paditëse: Shoqëria “(….)” sh.p.k., palë e paditur: M.B.Zh.R. dhe subjekt i interesuar: Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, me objekt: “Pavlefshmeri Konrate”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju bëj me dije se, në përfundimit të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Znj. (….) ka vendosur: “Pranimin e kërkesë-padisë” (….).

E plotë

Falas

11.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.02.2022

Kërkesë për informacion nga gazetari i Tv Klan, Z.S.K., në lidhje me vendimin e dënimit të shtetasit L.M., që janë dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

15.02.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.899 Prot., datë 15.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 11, datë 15.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se nga verifikimi i kryer, nuk rezulton të ketë asnjë vendim dënimi për kryerjen e ndonjë vepre penale nga ana e shtetasit L.M. pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

12.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 16.02.2022

Kërkesë për informacion nga Av.S.V, si përfaqësues me prokurë i shtetasit të arrestuar O.J., në lidhje me planifikimin e seancës që i përket kërkesës penale, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit” ndaj shtetasit të arrestuar O.J, e cila do të shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

16.02.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.900 Prot., datë 16.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 12, datë 16.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Informacion mbi çështjen dhe skedulin e kërkesës penale me Nr. 60610-(….)-62-2022, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju njoftoj se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit” ndaj shtetasit të arrestuar O.J., është planifikuar të zhvillohet në datën (….).02.2022, ora 10:30, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me gjyqtarin (….).

E plotë

Falas

13.

Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 17.02.2022

Kërkesë për informacion/dokumentacion, nga përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Znj.E.S. në lidhje me: - Numrin e çështjeve gjyqësore civile dhe/ose penale që janë në proces, që janë pushuar, pezulluar, apo përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me palë gazetar, apo punonjës të medias. - Numrin e çështjeve gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me palë gazetar, apo punonjës të medias lidhur me veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”, si dhe disponimin e vendimit të gjykatës; - Numrin e vendimeve civile dhe penale të marra nga gjykata, si dhe kopje të vendimeve të anonimizuara për çështet civile me objekt: “Marrëdhënie pune”. Informacioni këkerkohet për periudhën Janar – Dhjetor 2021.

Kthim përgjigje me shkresë

më datë

18.02.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.930 Prot., datë 17.02.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 13, datë 17.02.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni përgjigjet e pyetjeve Tuaja, si më poshtë vijon: “1. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është aktualisht në gjykim vetëm 01 (një) çështje gjyqësore “kundravajtje penale”, me palë gazetar/punonjës i medias. 2. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk ka asnjë  çështje gjyqësore civile/penale të pushuar me palë gazetar, apo punonjës i medias. 3. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk ka asnjë  çështje gjyqësore civile/penale të pezulluar me palë gazetar, apo punonjës i medias. 4. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është aktualisht në gjykim vetëm 01 (një) çështje gjyqësore me nr(….)-62-2021 Regj.Them., datë (….)/2021 Regjistrimi, shortuar në datën 07/09/2021, e cila është kundravajtje penale me objekt: “Fyerja” të parashikuar nga Neni 119 Kodit Penal, me palë: (….) [I Dëmtuari Akuzues] dhe (….) [I Dëmtuari Akuzues], kundër (….) [I Akuzuari], ku të dëmtuarit akuzues janë gazetar/punonjës të medias. Bashkangjitur po Ju dërgojmë: “Informacion mbi çështjen” të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 5. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë dhënë 02 (dy) vendime gjyqësore, një për çështje penale dhe një për çështje civile. Ju bëj me dije se vendimi gjyqësor penal nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me profesionin, por i pandehuri është gazetar/punonjës i medias. Bashkangjitur po Ju dërgojmë: Vendimin gjyqësor penal me Nr. (….)-62-2021 (….) Regjistri Themeltar, datë (….)/2021 Regjistrimi, Nr.62-2021-(….) (….) Vendimi, datë (….)/2021 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit: (….), akuzuar: “Për kryerjen e veprës penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal, të nxjerrë nga portali elektronik www.gjykata.gov.al., i anonimizuar. 6. Për periudhën Janar – Dhjetor 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka përfunduar vetëm 01 (një) çështje civile me palë paditës gazetar/punonjës i medias, me objekt: “Marrëdhenie pune”. Bashkangjitur po Ju dërgojmë: “Vendimin gjyqësor civil me Nr. (….)-62-2020 (….) Regjistri Themeltar, datë (….)/2021 Regjistrimi, Nr.62-2021-(….)Vendimi, datë (….)/2021 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me palë paditëse: (….), me palë të paditur: Shoqëria “(….)”, me objekt: “Konstatimin e detyrimit ligjor të pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nga ana e të paditurit ndaj paditësit, për periudhën prej 2008-2015”, të nxjerrë nga portali elektronik www.gjykata.gov.al., i anonimizuar”. Më lejoni t’Ju sqaroj se informacioni i kërkuar prej Jush i mbështetur në “profesion”, nuk gjenerohet nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) me të cilin pasqyrohet veprimtaria e punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, por u sigurua në rrugë informale, duke pyetur çdo gjyqtar që ushtron detyrën pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

E plotë

Falas

14.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 06.03.2022

Kërkesë për informacion nga z.A.Sh. (shtetas kosovar), si palë kërkuese, në lidhje me vendimmarrjen e gjykatës për  kërkesën civile, me objekt: “Kërkesë për ndihmë juridike dytësore” e cila është shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

07.03.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.1419 Prot., datë 07.03.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 14, datë 07.03.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “Vendimin gjyqësor Nr. 62-2022-(….), datë (….)/02/2022, që i përket çështjes civile me Nr. 90915-(….)-62-2022 (….) Regjistri, datë (….)/02/2022 Regjistrimi, që i përket palës kërkuese: A.Sh., me objekt: “Kërkesë për ndihmë juridike dytësore”, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju bëj me dije se, në përfundimit të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari z. (….) ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës” dhe shkaqet së përse është rrëzuar kërkesa Juaj për ndihmë juridike dytësore i keni të arsyetuara në vendim.

E plotë

Falas

15.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 15.03.2022

Kërkesë për informacion nga Znj.A.H. e Studios Ligjore (….), si përfaqësuese ligjore e të pandehurit  H.K., në lidhje me caktimin e seancës së ardhshme gjyqësore, duke qenë se për seancën gjyqësore të datës 10.03.2022 ka paraqitur kërkesë për shtyrje seance.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

15.03.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.1566 Prot., datë 15.03.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 15, datë 15.03.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit të saj nga gjyqtarja që ka në shqyrtim çështjen, gjyqtarja (….), bashkëngjitur gjeni: “1. Skedulin e çështjes që i përket çështjes penale me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, kundër të pandehurit H.K., i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Bëj me dije se, seanca e ardhshme gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në datën (….).03.2022, ora (….).

E plotë

Falas

16.

Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 17.03.2022

Kërkesë për informacion/dokumentacion, nga përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Znj.E.S. në lidhje me: - Numrin e çështjeve gjyqësore penale që janë regjistruar, apo që janë përfunduar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në zbatim të neneve 89/b dhe 242/a të Kodit Penal, si dhe të dhëna statistikore mbi numrin e vendimeve dhe dënueshmërinë e shtetasve të pandehur për këto vepra, gjatë të njëjtës periudhë.

Kthim përgjigje me shkresë dhe me e-mail

më datë

25.03.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.1656 Prot., datë 17.03.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 16, datë 17.03.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se: “1. Për periudhën Maj 2020 - Mars 2022, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk ka patur asnjë çështje gjyqësore penale të regjistruar në zbatim të neneve 89/b dhe 242/a të Kodit Penal. Për rrjedhojë, nuk ka as edhe një vendim gjyqësor penal të dhënë ndaj shtetasve të pandehur, të akuzuar për veprat penale: “Përhapja e sëmundjeve infektive” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 89/b dhe 242/a të Kodit Penal. 2. Duke qenë se, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën Maj 2020 - Mars 2022, nuk ka patur asnjë çështje gjyqësore penale të regjistruar, apo të përfunduar në zbatim të neneve 89/b dhe 242/a të Kodit Penal, bëjmë me dije se nuk disponojmë asnjë vendim dënimi, apo të dhëna statistikore mbi dënueshmërinë e shtetasve të pandehur për veprat penale të sipërcituara”.

E plotë

Falas

17.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 18.03.2022

Kërkesë për informacion nga Znj.K.B. e (….) sh.p.k., si trajtues dëmesh e kontraktuar nga shoqëria e sigurimeve (….), në lidhje me ecurinë e një vendimi gjyqësor penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nëse ka marrë, apo jo formë të prerë.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

25.03.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.1692 Prot., datë 18.03.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 17, datë 18.03.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se: “Nga komunikimi me K/Sekretaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, bëhet me dije që dosja gjyqësore penale është përcjellë me shkresën Nr.442 Regj., datë 17.11.2020, në Gjykatën e Apelit Vlorë, pasi ndaj vendimit gjyqësor penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me Nr.62-2020-(….), datë Vendimi (….).10.2020, që i përket palëve kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Gjykimi i të pandehurit (….), akuzuar për veprat penale të parashikuara përkatësisht nga nenet 290/2, 291, 273 dhe 242 të Kodit Penal” ka patur ankim. Dosja aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë”.

E plotë

Falas

18.

Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 23.03.2022

Kërkesë për informacion nga Z.N.L. me profesion inxhiner nafte, aktualisht pensionist, në kuadër të një angazhimi profesional me disa kolegë të tij, për njohjen dhe përshkrimin e historisë së naftës, kërkon të lexojë dosjet gjyqësore të gjeologëve të naftës të vitit 1976 dhe të vitit 1980, të gjykuara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

Kthim përgjigje me

E-mail

më datë

25.03.2022

Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.1742 Prot., datë 23.03.2022, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 18, datë 23.03.2022. Pas shqyrtimit të kërkesës: “Ju informojmë se, nga verifikimi i kryer pas kërkesës Tuaj, nuk rezulton të ketë asnjë lloj të dhëne arkivore në lidhje me vendimet dhe dosjet gjyqësore penale dhe civile të viteve 1976 dhe 1980 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier është djegur në muajin Janar të vitit 1997”.

E plotë

Falas

 

 

                                                                                                                                       Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
                                                                                         Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve për Periudhën: 01 Janar 2023 – 30 Qershor 2023

 

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa
Numri Rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Përmbledhje e objektit të kërkesës, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Data e kthimit të përgjigjes Përmbajtja e përgjigjes, duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet: E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/ E deleguar                                                  Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuara nga autoriteti publik
                                                     Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 20.01.2023                                                                                                Kërkesë për informacion/sqarim nga Znj. (…) në lidhje me një kërkesë penale të paraqitur prej saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe që i është kthyer mbrapsh nga ana e gjykatës.  Kthim përgjigje me shkresë
më datë
20.01.2023
Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.373 Prot., datë 20.01.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 01, datë 20.01.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ju informojmë se: “Nga verifikimi i kryer pranë Arkivës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se kërkesa penale që i përket palës kërkuese: (…), Tiranë, me objekt: “Kundërshtim i vendimit të prokurores (…)”, është protokolluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me nr. 265 Prot., datë 17.01.2023. Nga komunikimi me arkivisten e gjykatës, më bëhet me dije se kërkesa Juaj drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Ju është kthyer mbrapsh nëpërmjet shërbimit postar po në datën 17.01.2023, me siglimin e Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…), për arsye se kërkesës nuk i është bashkangjitur fotokopjo e dokumentit Tuaj të identifikimit si karta e identitetit (ID), apo pasaportë. Ju mund ta paraqisni kërkesën Tuaj përsëri në gjykatë, duke i bashkangjitur fotokopjo të dokumentit Tuaj të identifikimit”. Bashkangjitur, po Ju vëmë në dispozicion kopjo të fletës së regjistrit të protokollit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të skanuar.  E plotë Falas
2  Kërkesë për infomacion dërguar me Shkresë më datë 31.01.2023  Kërkesë për informacion/dokumentacion nga Z.B.B, në cilësinë e palës paditëse, në lidhje me mundësinë e tërheqjes së kopjes se njehsuar me origjinalin të akteve shkresore të dosjes civile e cila është shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.  Kthim përgjigje me shkresë
më datë
03.02.2023
 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.618 Prot., datë 31.01.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 02, datë 31.01.2023, përcjellë për trajtim nga Zv/Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (…). Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Procesverbalin e çështjes civile me Nr. (…)-(…)-62-2020, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), si dhe Procesverbalin Audio (CD)”. Ju informojmë se, nga verifikimi i kryer në sistemin elektronik të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nga gjyqtarja Znj. (…), ka përfunduar së shqyrtuari: “Faza e Parë e Pjestimit të Pasurisë”, që i përket çështjes civile me Nr. (…)-(…)-62-2020 Regj. Them., datë 04/11/2020 Regjistrimi, me palë paditëse: M.M. dhe Të Tjerë, palë të paditura: M.B. dhe Të Tjerë, me objekt: “Pjestim pasurie ne bashkepronesi te dy siperfaqeve toke are”. Nga ana e K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier do t’Ju vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i ndodhur në dosjen gjyqësore dhe jeni të lutur të paraqiteni në sportelin e K/Sekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për të tërhequr aktet shkresore të dosjes civile të sipërcituar. Gjithashtu, nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier po Ju vihet në dispozicion edhe procesverbali audio (CD) i seancave gjyqësore, me qëllim verifikimin e provave shkresore të paraqitura nga palët në këtë gjykim, me provat shkresore të cilat janë administruar nga ana e gjykatës. Na lejoni t’Ju informojmë se, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave, ose të gjyqtarëve, passjell përgjegjësi sipas ligjit. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Pavarësia e gjyqësorit mbështetet edhe në nenin 4, Pika 3 dhe 6 të Ligjit nr.98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohet se: “3. Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të paanshëm”.. 6. Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit”. Në shtetin e së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi. Ju bëjmë me dije se, një kopjo e kërkesës Tuaj me nr.618 Prot., datë 31.01.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 02, datë 31.01.2023, iu vu në dispozicion Zv/Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Znj. (….), si dhe gjyqtares që ka shqyrtuar çështjen, Znj. (….).  E plotë  Falas
3            
4            
5            
6            
7            
8            Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 31.01.2023 Kërkesë për informacion nga Av.F.B., si përfaqësuese e palëve paditëse, në lidhje me planifikimin dhe ecurinë e shqyrtimit për dy çështje civile të depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
02.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.678 Prot., datë 31.01.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 03, datë 01.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion dhe skedulin e çështjeve civile me Nr. (….)-(….)-62-2022, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 2. Informacion dhe skedulin e çështjeve civile me Nr. (….)-(….)-62-2022, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS) ”. Ju informoj se për të dyja çështjet civile deri në ditën e sotme, nuk është planifikuar seanca e parë e veprimeve të pajtimit nga ana e gjyqtarëve përkatës, të cilëve u kanë rënë për shqyrtim çështjet. Së pari; Në lidhje me kërkesë-padinë e paditësit (….), gjyqtarja e ka konstatuar padinë me te meta dhe pasi janë plotësuar të metat e kërkesë-padisë nga ana e palës paditëse, i është dërguar njoftim dhe komunikim i kërkesë-padisë dhe provave shkresore palës së paditur, me qëllim për t’i dhënë mundësi palës së paditur të paraqesë deklaratën e mbrojtjes dhe provat. Deri në këto momente, gjykata është në pritje të konfirmimit të njoftimit të palës së paditur. Së dyti; Në lidhje me kërkesë-padinë e paraqitur nga paditësja (….), gjykata i ka dërguar njoftim me qëllim komunikimin e kërkesë-padisë dhe provave shkresore palës së paditur, i cili është shtetas rumun, me qëllim për t’i dhënë mundësi palës së paditur të paraqesë deklaratën e mbrojtjes dhe prova. Paditësja personalisht e ka konfirmuar faktin se i ka shkuar njoftimi palës së paditur dhe deri në këto momente, gjykata është në pritje të ardhjes se njoftimit të palës së paditur në gjykatë E plotë Falas
Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 01.02.2023 Kërkesë për informacion nga Z.S.K., në cilësinë e viktimës, në lidhje me planifikimin e një çështje penale, që është duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
02.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.679 Prot., datë 01.02.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 04, datë 01.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion dhe skedulin e çështjes penale me Nr. 520005-(….)-62-2022, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Kjo çështje po shqyrtohet nga gjyqtari (….) dhe seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në datën (….).02.2023, ora (….). E plotë Falas
Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 03.02.2023 Kërkesë për informacion nga Av.L.Xh, si përfaqësues me prokurë i palës paditëse G.M., në lidhje me ecurinë e një kërkesë-padie të depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
07.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.748 Prot., datë 03.02.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 05, datë 03.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacionin që i përket çështjes civile me Nr. (….)-(….)-62-2022 që po shqyrtohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Ju informoj se, nga verifikimi i kryer në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS ), rezulton se kjo çështje civile po shqyrtohet nga gjyqtari, Z. (….). Në lidhje me ecurinë e gjykimit, bëj me dije se gjykata i ka komunikuar kërkesë-padinë dhe aktet shkresore palës së paditur. I është lënë kohë palës së paditur të paraqesë deklaratën e mbrojtjes dhe aktet shkresore në mbështetje të saj. Nga komunikimi me gjyqtarin që ka në shqyrtim këtë çështje, rezulton se pala e paditur nuk e ka paraqitur deklaratën e mbrojtjes brenda afatit të caktuar nga gjykata. Gjykata do të caktojë datën dhe orën e seancës përgatitore, datë e cila do t’Ju komunikohet nga ana e gjykatës me fletë-thirrje në adresën Tuaj. E plotë Falas
Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 03.02.2023 Kërkesë për informacion nga gazetari Z.I.M, i “ORA NEWS” TV, në lidhje me çështjet e dhunës në familje të regjistruara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe urdhërat e mbrojtjes të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për vitin 2022. Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
09.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.753 Prot., datë 03.02.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 06, datë 03.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore penale të regjistruara dhe të përfunduara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Dhunës në familje”, të parashikuar nga neni 130/a të K.Penal, për periudhën 01 Janar 2022 – 31 Dhjetor 2022. 2. Informacion/dokumentacion në lidhje me çështjet gjyqësore civile me objekt: “Lëshim urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshim urdhëri mbrojtje”, të përfunduara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2022 – 31 Dhjetor 2022, si më poshtë cituar: - Për periudhën 01 Janar 2022 – 31 Dhjetor 2022 janë regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të “Dhunës në familje”, të parashikuar nga neni 130/a të K.Penal, 62 çështje të reja, ndërkohë që 17 kanë qenë çështje të mbartura (të papërfunduara nga viti i mëparshëm), gjithsej për tu gjykuar 79 çështje. Nga këto kanë përfunduar së shqyrtuari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 61 çështje penale për veprën penale të “Dhunës në familje”. Për 59 çështje të përfunduara janë dhënë vendim fajësie dhe për 2 janë dhënë vendim pafajësie. - Për periudhën 01 Janar 2022 – 31 Dhjetor 2022 janë shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier gjithsej 165 kërkesa me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 110 kërkesa kanë qenë me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Në total kanë përfunduar së shqyrtuari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 275 kërkesa. Për 169 kërkesa është vendosur: “Pranimi i kërkesës”, për 55 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 51 kërkesa është vendosur: “Rrëzimi i kërkesës”. Bashkangjitur këtij e-maili, po Ju dërgojmë tabelat me të dhënat statistikore civile dhe penale (me ngjyrë të verdhë tek tabela) të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për periudhën 01 Janar 2022 – 31 Dhjetor 2022. Statistikat që po Ju vihen në dispozicion, janë statistikat zyrtare të raportuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Për çdo paqartësi që mund të hasni, mos hezitoni të na kontaktoni. E plotë Falas
Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 10.02.2023 Kërkesë për informacion nga gazetarja Znj. J.Z., e “BIRN” Albania, në lidhje me vendimet gjyqësore që janë dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në ngarkim të shtetases (….), si dhe çështjet të cilat janë duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në ngarkim të shtetases së sipërcituar. Gjithashtu, kërkon leje nga gjykata për regjistrim të pjesshëm video të seancës që po zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ndaj shtetases (….), me kryesuese seance gjyqtaren (….). Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
15.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.899 Prot., datë 10.02.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 07, datë 10.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor civil me Nr. 62-2020-(….) Vendimi, datë (….)(….).2021 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Zgjidhje martese, etj.”, të nxjerrë nga linku www.gjykata.gov.al. 2. Vendimin gjyqësor civil me Nr. 62-2022-(….) Vendimi, datë (….).(….).2022 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Ndryshimi i vendimit të formës së prerë nr. (….), datë (….), etj.”, nxjerrë nga linku www.gjykata.gov.al. 3. Informacion dhe skedulin e çështjes civile me objekt: “Ndryshimin e vendimit nr. (….) dt. (….) te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier; etj” me Nr. (….)-(….)-62-2022, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS). 4. Informacion dhe skedulin e kërkesë penale me objekt: “Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq” me Nr. 520005-(….)-62-2023, të nxjerrë nga Sistemi Informatik i Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS)”. Nga verifikimi i kryer në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), rezulton se ndaj shtetases (….) janë dhënë dy vendime gjyqësore civile nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, një me objekt: “Zgjidhje martese” dhe tjetri me objekt: “Ndryshimi i vendimit të formës së prerë nr. (….), datë (….), etj.”. Në vendimin gjyqësor civil me objekt: “Ndryshimi i vendimit të formës së prerë nr. (….), datë (….), etj.”, gjykata ka vendosur: “Kthimin e akteve”. Më lejoni t’Ju bëj me dije se, vendimi gjyqësor përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të dhënat personale jepen vetëm në rastet kur ato nevojiten për përmushjen e një detyrimi të parashikuar ligjor. Vendimet gjyqësore të anonimizuara shkarkohen nga portali www.gjykata.gov.al/gjykatafier. Për më tepër, konstatojmë se në vendimet gjyqësore gjykata shprehet edhe në lidhje me interesin e fëmijëve të mitur. Vendimet gjyqësore civile që po Ju vihen në dispozicion përmbajnë të dhëna që mbrohen nga ligji Nr.18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”. Në nenin 29 të ligjit të sipërcituar sanksionohet detyrimi që: “Gjatë zhvillimit të procedurave administrative e gjyqësore, të dhënat personale të fëmijës dhe jeta e tij private nuk bëhen publike”. Aktualisht, është duke u shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier kërkesa penale e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurës (….)”. Kjo çështje po shqyrtohet nga gjyqtarja Znj. (….) dhe seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në datën (….)/(….)/2023, ora 09:00. Gjithashtu, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është duke u shqyrtuar çështja civile me Nr. (….)-(….)-62-2022 Regj.Them., me objekt: “Ndryshimin e vendimit nr. (….) dt. (….) te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier; etj”, çështje e cila po shqyrtohet nga gjyqtarja Znj. (….). Seanca gjyqësore për këtë çështje është planifikuar të zhvillohet në datën (….)/(….)/2023, ora 10:30. Përsa i përket kërkesës Tuaj, për dhënien e lejes nga ana e Kryesueses së Seancës, gjyqtarja Znj.(….) për regjistrimin video/audio të seancës së sipërcituar, bëj me dije se seanca e planifikuar është seancë paraprake dhe zhvillohet vetëm në prani të palëve. Procesverbali gjyqësor audio përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Referuar nenit 17, pika 1, gërma “a” të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, përcaktohet se e drejta për informim mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm: “të drejtën për një jetë private”. Kjo e drejtë nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës, ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Në Nenin 35, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikohet detyrimi që: “Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj”. Na lejoni t’Ju informojmë se, në të gjitha sallat e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë të instaluara kamera sigurie dhe të gjitha seancat gjyqësore që zhvillohen në sallat e gjykimit janë me regjistrimi audio të seancës gjyqësore. Ndodhur në këto kushte, në respektim të rregullave të solemnitetit të gjykimit, respektimit të privatësisë së palëve në proces, të prezumimit të pafajësisë, Kryesuesja e Seancës, Znj. (….), duke marrë në konsideratë faktin se seanca e planifikuar të zhvillohet në datën (….)/(….)/2023, ora 09:00, është seancë paraprake dhe zhvillohet vetëm në prani të palëve; faktin se gjykata është në pamundësi reale për të marrë paraprakisht edhe mendimin e palëve në proces në lidhje me kërkesën Tuaj, vendosi që Ju nuk mund të kryeni regjistrim video, por Ju njeh të drejtën që të merrni pjesë si “Dëgjues” në seancë gjyqësore në kuadër të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit” nëse çështja kalon në gjykim themeli, pasi ky gjykim është me dyer të hapura dhe Ju mund të merrni pjesë në seancë duke sjellë në vëmëndjen Tuaj respektimin e të gjitha dispozitave ligjore në fuqi. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohje për punën Tuaj, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar. E plotë Falas
Kërkesë për infomacion dërguar me E-mail më datë 14.02.2023 Kërkesë për informacion nga gazetarja Znj. F.S., e “BIRN” Albania, në lidhje me vendimet gjyqësore që janë dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhën 01.01.2020 - 31.12.2022, për veprat penale “Sjellje të dhunshme në aktivitetet sportive”, si dhe “Tubimet publike” . Kthim përgjigje me
E-mail
më datë
20.02.2023 Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e Informimit”, kërkesën Tuaj nr.990 Prot., datë 14.02.2023, për dhënie informacioni, rregjistruar me numër rendor 08, datë 14.02.2023. Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni: “1. Vendimin gjyqësor penal me Nr. 62-2018-5015 (695) Vendimi, datë 09/10/2018 Vendimi, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Dërgim i çështjes në gjyq dhe kërkesë për pushimin e ndjekjes penale” të nxjerrë nga linku www.gjykata.gov.al”. Vendimi i sipërcituar është i vitit 2018 dhe ka të bëjë me procedimin penal nr.106 në ngarkim të shtetasve Z.D., E.J., B.B., A.B. dhe V.B., si të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga nenet 236/2 dhe 262/1 të Kodit Penal. Shtetasit e sipërpërmendur dhe banorë të tjerë të zonës përreth, janë grumbulluar për të kundërshtuar ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbeturinave, që po ndërtohej në vendin e quajtur “Landfilli në ndërtim”, me vendodhje midis fshatrave Verri dhe Kallm të Njësisë Administrative Mbrostar Ura, të bashkisë Fier. Nga verifikimi i kryer në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), për periudhën 01.01.2020 - 31.12.2022, nuk rezulton të jetë shqyrtuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ndonjë çështje penale, për veprat penale të parashikuara nga Neni 262 i Kodit Penal “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” të parashikuar nga Neni 274/a të Kodit Penal dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” të parashikuar nga Neni 274/b të Kodit Penal. Më lejoni t’Ju bëj me dije se, vendimi gjyqësor përmban të dhëna në përputhje me nenin 2, me nenin 3 pika “1” dhe nenin 5 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të dhënat personale jepen vetëm në rastet kur ato nevojiten për përmushjen e një detyrimi të parashikuar ligjor. Vendimet gjyqësore të anonimizuara shkarkohen nga portali www.gjykata.gov.al/gjykatafier. Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohje për punën Tuaj, si dhe gadishmërinë tonë për të bashkëpunuar! E plotë Falas