Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, organizohet dhe funksionon në bazë të parimit të hierarkisë, llogaridhënies, ligjshmërisë, efektivitetit, paanshmërisë, transparencës, aksesit në drejtësi si dhe bashkëpunimit institucional me Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke respektuar, në të njëjtën, kohë pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve të saj.Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e Gjykatës, Zyra për Marrëdhënien me Publikun dhe Median dhe Specialisti i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës azhurnon këtë faqe, e cila mirëmbahet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si dhe pjesërisht nga vetë Gjykata për përditësimin e informacionit. Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme si dhe informacion mbi çështjet gjyqësore.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të qytetit të Durrësit, (kompetencë tokësore përfshijnë Bashkinë Durrës, Kavajë, Shijak, Rrogozhinë) të cilat varësisht objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Ligjin Nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).

Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

Objektivat e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës janë:

1. Zhvillimi i procesit të rregullt ligjor në të gjithë elementët e tij:
2. Përmbushja e standardeve kohore dhe cilësore të gjykimeve;
3. Njohja dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, duke synuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
4. Rritja e besimit tek qytetarët dhe opinioni publik;
5. Përmirësim i kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, në saj të zbatimit të rregullave të brendshme administrative dhe monitorimit lidhur me zbatueshmërisë së tyre;
6. Krijimi i një ambienti funksional pune dhe shërbimi;
7. Adaptimin e vazhdueshëm të zhvillimeve teknologjike që shërbejnë dhe mundësojnë përmirësimin e mëtejshëm në veprimtarinë e gjykatës.

Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.

Misioni i Gjykatës

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Gjykata ka për qëllim të kërkojë respektimin e Kushtetutës, të ligjeve dhe akteve nënligjore, realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë. Menaxhimi me efektivitet dhe eficencë i fondeve buxhetore, të miratuara për pushtetin gjyqësor nga njëra anë me ligjin e buxhetit, e nga ana tjetër fondet e përfituara nga donatorë të ndryshëm, vendas apo të huaj, për të mbështetur pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Objektivat:
• Organizimin dhe konsolidimin e Gjykatës, si njësi efektive në realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.
• Menaxhimi me efektivitet Staf i orientuar drejt plotësimit të kërkesave të përdoruesve të Gjykatës.
• Përmirësimin e kushteve të gjyqësorit, nëpërmjet një menaxhimi sa më efektiv të fondeve të akorduara atij.
• Ofrimi i shërbime publike me cilësi të lartë.


ORARI I KRYERJES SË VEPRIMEVE NË SPORTEL

DITA E HËNË – E PREMTE
ORARI 08:00 - 16:00