Forum 



Na kontaktoni

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Godina “Poli i Drejtësisë “, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë

 

    GJYKATA E SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM DIBËR

  

 Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun. 

Në shoqërinë tonë demokratike, çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë, mundet dhe duhet jetë objekt komunikimi.Informacioni prodhon njohjen dhe njohja favorizon pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të secilit prej nesh.

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

MISIONI

Gjykata e  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila e shtrin juridiksionin e saj në rrethet Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat, vepron si shkallë e parë për gjykimin e mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare etj, në çështje konkrete, nepërmjet interpretimit gjyqësor të normave juridike dhe fakteve, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

 

Objektivat e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër janë:

 

  • Përmbushjen e standarteve kohore dhe cilësore të gjykimeve.

  • Njohjen dhe zbatimin e vendimet e GJEDNJ, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

  • Të rrisë performancën e besueshmërinë në sytë e publikut.

  • Forcimin e kapaciteteve të menaxhimit administrativ dhe financiar, nëpermjet plotësimit të korpusit të  rregullave të brendëshme administrative dhe monitorimit të zbatimit të tyre

  • Krijimin e një ambienti funksional pune dhe shërbimi.

  • Ndjekjen dhe adaptimin e vazhdueshëm të teknologjive të reja informatike.


VLERAT

Në punën e saj, Gjykata e  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia dhe paanësia, bashkëpunimi, transparenca, efikasiteti, barazia, efektshmëria dhe kurajoja.

 

ORARI I KRYERJES SË VEPRIMEVE ME PUBLIKUN

 

                     HENE - PREMTE

 

ORARI                                    VEPRIMET

______________________________________________________________________________________________ 

10:00 - 16:00                  Dorëzim ankimesh/kërkesë padi/tërheqje
                                             vërtetimesh etj

 

 

Kontakt :   kontakt.gjykatarrethitdiber@gjykata.gov.al