REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR

BERAT

 

 

RREGULLORE E BRENDSHME

 

 

Ndryshimet e fundit Kushtetuese dhe reforma ne drejtesi kontribuojne direkt ne forcimin e pavaresise, transparences dhe eficences ne sistemin e drejtesise. Hyrja ne fuqi e ligjit nr. 98/2016  “Per organizimin e  pushtetit gjyqesor ne RSH” do te sjelle nje permiresim te punes pasi ky ligj percakton rregullat per organizimin dhe funksionimin e sistemit te gjykatave, kompetencat, organizimin e brendshem dhe funksionimin e administrates gjyqesore.

Per kete qellim sherben dhe rregullorja e brendshme e cila per vitin 2017 pasqyron ndryshimet e parashikuara ne ligjin 98/2016 ne lidhje me kompetencat dhe detyrat per cdo funksion. Me daljen e akteve nenligjore ne zbatim te ketij ligji do te perditesohet dhe rregullorja e brendshme e gjykates.

 

PËRMBAJTJA:

 

 

I.               ORGANIZIMI I GJYKATES SE RRETHIT  GJYQESOR  BERAT

 

  • BAZA LIGJORE DHE VENDI

 

 

  1. DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI

 

 

  1. STRUKTURA E BRENDSHME FUNKSIONALE  DHE 

ADMINISTRATIVE 

 

  • Skema organizative, Funksionet dhe Detyrat

 

  1. ORGANIZIMI I MARRDHËNIEVE TE BRENDSHME , ME

PALET  NDERGJYQESE DHE ME PUBLIKUN

 

 

  1. PËRSHKRIMET E VENDEVE TË PUNËS

 

 

  • Kancelari,
  • Sekretaria gjyqësore,
  • Sekretari i seancës,
  • Nëpunësi gjyqësor,
  • Sektori ose zyra e arkivit,
  • Sektori ose zyra e IT dhe mardhenieve me publikun dhe median,
  • Sektori ose zyra e buxhetit,
  • Sektori ose zyra e administratës ndihmëse.

 

 

 

  1. ORGANIZIMI I GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR BERAT

 

  1. OBJEKTI , BAZA LIGJORE DHE VENDI

 

1.1  Objekti

 

Objekti i kesaj rregullore eshte vendosja rregullave per permbushjen  e  veprimtarise se saj ne kryerjen  e shebimeve ne fushen juridike  dhe administrative  ne lidhje me    

  • strukturat, drejtimin dhe kompetencat e cdo sektori
  • rregullimi i marrëdhëniet brenda  sektoreve e strukturave  të administratës gjyqësore
  • rregullimi i marrëdhëniet ndërmjet strukturave të administratës gjyqësore dhe personave  pjesëmarrës ose të interesuar për procesin gjyqësor, si dhe me publikun;
  • percaktimin e llojeve te  veprimtarive administrative dhe procedurale që përmbushen nga administrata gjyqësore;
  • rregulla të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e sistemit CCMIS  dhe ICMIS

 

1.2  Baza  Ligjore

 

Gjate ushtrimit te veprimtarise se saj ne fushen juridike , administrative dhe  menaxheriale , ajo mbeshtetet ne :

 

  • Ligjin Nr 98 date 06.10.2016 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”
  • Kodi Procedures Civile dhe Penale I ndryshuar
  • Udhezim i Ministrit te Drejtesise nr. 282 dt. 15.06.2012 “Per mbajtjen e procesverbalit te seances gjyqesore me mjete audio”
  • Vendimi nr. 283/1, pika a dt. 24.12.2008 ndryshuar me vendimin nr.  Nr. 282/8 date 16.12.2011 Te Keshillit te Larte te Drejtesise “Per procedurat e ndarjes me short te ceshtjeve gjyqesore  dhe 283/1 pika b “Per solemnitetin e gjykimit dhe veshjen e posacme te gjyqtarit”
  • Ligji Nr  9131 dt. 08.09.2004   “ Per rregullat e etikes ne administraten publike “
  • Ligji Nr 10296 date 08.07.2012 “ Per menaxhimin financiar dhe kontrollin “
  • Ligji nr. 8503 date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”
  • Vendimet dhe aktet nënligjore deri sa ato nuk vijnë në kundërshtim me kushtetutën
  • Urdhërat dhe udhëzimet e miratuar  nga KLD, ministri  i Drejtesise dhe ministri i Financave  dhe Komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale si dhe akte te tjera nenligjore qe i takon veprimtarise administrative te gjykates

 

1.2  Qellimi

 

Qellimi I kesaj rregullore eshte permbushja e detyrat te percaktuara  ne ligj dhe ne rregullore per te patur efikasitet dhe cilesi.

 

 

  1. DREJTIMI

 

Drejtimi dhe organizimi i veprimtarisë së gjykates   bëhet nga kryetari i gjykatës dhe ne mungese te tij kompetencat ushtrohen nga zevendeskryetari.

Kryetari i Gjykates  zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me ligjin nr. 98 date 06.10.2016 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”.   

Ne Gjykate do te ngrihet dhe funksionoje Keshilli i Gjykates me daljen e akteve nenligjore dhe ngritjen e organeve te vetingut.

Ne gjykate do te ngrihet keshilli i gjykates i perbere nga tre anetare. Kryetyari i Gjykates eshte dhe kryetar i Keshillit Gjyqesor, zevendeskryetarik dhe kancelari.

Kryetari i gjykates ne fillim te cdo viti kalendarik nxjerr urdherat dhe vendos per shperndarjen e gjyqtareve, cakton trupat gjyqesore, ne rastet kur gjyqtaret nuk kane ngarkese pune te njejte urdheron ndryshimin e e pjesshem per shperndarjen ne menyre te barabarte te ceshtjeve gjyqesore ne ICMIS.

 

Për realizimin e misionit te tij  , Kryetari ka këto :

 

  1. Detyra kryesore

 

Kryetari i gjykatës ka përgjegjësi për menaxhimin e përgjithshëm gjyqësor dhe ushtron këto detyra:

  1. a) përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me të tretët;
  2. b) në fillim të çdo viti miraton një listë, e cila përditësohet kur është e nevojshme, që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente, siç përcaktohet me ligj, sipas rendit alfabetik me bazë mbiemrin, në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  3. c) mban kontakt me grupet e kontrollit të institucioneve të tjera shtetërore, njihet me qëllimin dhe objektin e kontrollit dhe u krijon atyre mundësi për ushtrimin e detyrës;

ç) mbikëqyr respektimin e etikës gjyqësore dhe të solemnitetit, si dhe bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve;

  1. d) mbikëqyr disiplinën në punë të gjyqtarëve dhe kërkon fillimin e hetimit kur dyshohet shkelje disiplinore e gjyqtarëve në gjykatat e tyre;
  2. dh) kujdeset për organizimin dhe funksionimin e administrimit gjyqësor në gjykatë në lidhje me veprimtaritë jogjyqësore nëpërmjet kancelarit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;
  3. e) thërret, përgatit dhe drejton mbledhjet e përgjithshme të gjyqtarëve dhe të Këshillit të Gjykatës, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj;

ë) udhëzon dhe mbikëqyr kancelarin;

  1. f) verifikon ankesat, heton shkeljet disiplinore dhe propozon fillimin e procedimit disiplinor ndaj kancelarit;
  2. g) kryen veprimet dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç parashikohet në këtë ligj;
  3. gj) garanton zbatimin e vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në veçanti në lidhje me masat që kanë për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore;
  4. h) garanton qasjen dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve, në përputhje me politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit dhe rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas parashikimeve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  5. i) ushtron çdo detyrë tjetër që lidhet me veprimtaritë jogjyqësore të gjykatës, siç përcaktohet me ligj ose vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  6. Drejtimi dhe organizimi

Këshilli i Gjykatës ka kompetencat e mëposhtme:

  1. a) miraton përshkrimet e punës për të gjitha kategoritë e nëpunësve të shërbimit civil gjyqësor dhe punonjësve të gjykatës, sipas modelit të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe në raste të veçanta i përshtat me nevojat e gjykatës dhe kriteret e vendit të punës;
  2. b) merr vendime në lidhje me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë, siç përcaktohet në këtë ligj;
  3. c) miraton strukturën dhe organikën e administratës së gjykatës, sipas modelit të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe në raste të veçanta i përshtat me nevojat e gjykatës dhe aftësitë e personave në detyrë;

ç) miraton strukturën e gjykatës dhe cakton gjyqtarët në seksione dhe trupa gjykues pasi merr mendimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve, duke ndjekur rregullat e përgjithshme të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;

  1. d) shqyrton ankesa në lidhje me çështje të infrastrukturës së gjykatës, shërbimet ndihmëse në gjykatë dhe çështje të tjera që nuk lidhen me ushtrimin e detyrave të administratës gjyqësore dhe i raporton Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi ankesat dhe masat e marra në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
  2. dh) vlerëson dhe shqyrton projektbuxhetin e përgatitur nga nëpunësi i financës përpara paraqitjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor;
  3. e) jep informacion, mendime ose raporte të kërkuara nga institucione shtetërore sipas ligjit;

ë) bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për çështje që lidhen me formimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe nëpunësve civilë gjyqësorë;

  1. f) organizon rregullisht takime me përdoruesit e gjykatës për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë;
  2. g) miraton rregulla të veçanta të gjykatës për çështje të ruajtjes dhe sigurisë në gjykatë;
  3. gj) ushtron detyra të tjera të caktuara me ligj.
  4. Struktura e brendshme funksionale dhe organizative

Për realizimin e misionit dhe detyrave të saj Gjykata  është e organizuar sipas strukturës organizative te miratuar nga   Ministria e Drejtesise   dhe  perbehet nga :

kancelari

kryesekretari

sekretari gjyqesor

nëpunësi gjyqësor,

nepunesi i finances dhe buxhetit

sherbimi i teknologhjise se informacionit

Sherbimi i arkivit gjyqesor

Punonjesit e tjere gjyqesore

 

 

 

 

3.1 Kancelari

 

  1. Kancelari është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor dhe në veçanti ka kompetencat e mëposhtme:
  2. a) është anëtar me të drejtë vote në Këshillin e Gjykatës, në përputhje me nenin 27, dhe i Komisionit të Ristrukturimit, sipas pikës 6, të nenit 66, të këtij ligji;
  3. b) kryen veprime dhe merr vendime që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë siç parashikohet në këtë ligj;
  4. c) mbikëqyr procesin e organizimit dhe dokumentimit të ndarjes së çështjeve me short;

ç) emëron, drejton, mbikëqyr dhe shkarkon punonjësit e gjykatës;

  1. d) mbikëqyr mirëmbajtjen e godinës së gjykatës.
  2. Pas këshillimit me Kryetarin e Gjykatës, kancelari është përgjegjës për:
  3. a) funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit dhe mbikëqyrjen e mbledhjes dhe përpunimit të saktë të të dhënave;
  4. b) dorëzimin e raporteve periodike për gjendjen e përdorimit dhe funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  5. c) raportimin pa vonesë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi nevojat dhe përditësimet e nevojshme të funksionimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve;

ç) udhëzimin dhe mbikëqyrjen e punës së nëpunësve civilë gjyqësorë të gjykatës;

  1. d) i siguron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë qasje në të dhënat statistikore për aq sa u nevojitet këtyre institucioneve në ushtrimin e kompetencave të tyre të caktuara me ligj;
  2. dh) kryen çdo detyrë, siç përcaktohet me ligj ose siç autorizohet nga kryetari.

 

3.2 Kryesekretaria

 

  1. Kryesekretari ka në kompetencë bashkë-rendimin, organizimin dhe ndarjen e punës së zyrës së sekretarisë nën drejtimin e kancelarit të gjykatës.
  2. Kryesekretari ushtron kompetencat e mëposhtme:
  3. a) lëshon vërtetime për të dhënat e kërkuara nga palët nga regjistrat në gjykatë;
  4. b) nënshkruan të gjitha aktet procedurale që kërkojnë njoftime procedurale, siç janë:
  5. i) vendimet gjyqësore që bëhen përfundimtare;
  6. ii) vendime përfundimtare dhe të ndërmjetme që dërgohen për ekzekutim;

iii) ekstrakte dhe fotokopje të njësuara me origjinalin të akteve të gjykatës;

  1. iv) të gjitha aktet e tjera të nxjerra nga gjykata, krahas nënshkrimit të personit që i ka përgatitur;
  2. c) çdo detyrë tjetër e përcaktuar me ligj.
  3. Veprimtari të tjera, të cilat kryhen rregullisht nga kryesekretarët, renditen në përshkrimet standarde të punës, miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqesor.

 

Sekretaria e gjykatës mban këto regjistra:

  • Regjistër Themeltar Civil, ku regjistrohen çështjet civile të ardhura për gjykim në gjykatë;
  • Regjistër i veçantë civil për shqyrtimin e kërkesave civile pa palë kundërshtare në fazën e ekzekutimit të vendimit civil (urdhëra ekzekutimi, ndreqje vendimi etj.)
  • Regjistër i Veçantë për Çështje Familjare, ku regjistrohen kërkesat për lëshim urdhri mbrojtje dhe urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
  • Regjistër Themeltar Penal, ku regjistrohen çështjet penale të ardhura për gjykim në gjykatë;
  • Regjistër i veçantë penal, ku regjistrohen kërkesat penale që shqyrton gjykata  gjatë hetimit paraprak;
  • Regjistër i veçantë penal, ku regjistrohen kërkesat penale që shqyrton gjykata  në fazën e ekzekutimit të vendimit penal dhe kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
  • Regjistër i veçantë për Masat Mjekësore/Edukuese, për efekt të rivlerësimit të tyre;
  • Regjistër i caktimit të kujdestarive, ku regjistrohen kujdestarët e caktuar nga gjykata për persona të caktuar, të vendosur me vendim gjykate, mbi bazën e kërkesës së personit të interesuar;
  • Regjistër i Çështjeve të Pezulluara;
  • Indeks i procedimeve penale, për realizimin e përqëndrimit të gjitha kërkesave gjatë fazës së hetimeve paraprake tek gjyqtari kompetent;
  • Indeks alfabetik civil themeli, për identifikimin e çështjes, nëpërmjet emrit të palës paditëse/kerkuese, mbi bazën e të dhënave nga Regjistri Themeltar Civil dhe Numeratori Civil.
  • Indeks alfabetik civil, për identifikimin e çështjeve, nëpërmjet emrit të kërkuesit, mbi bazën e të dhënave nga regjistri i veçantë civil për shqyrtimin e kërkesave civile pa palë kundërshtare në fazën e ekzekutimit të vendimit civil dhe numëratori civil.
  • Indeks alfabetik civil, për identifikimin e çështjeve, nëpërmjet mbiemrit të kërkuesit, mbi bazën e të dhënave nga regjistri i veçantë civil për çështje familjare dhe numëratori civil.
  • Indeks alfabetik penal themeli, për identifikimin e çështjeve penale të themelit, nëpërmjet emrit të të pandehurit, mbi bazën e të dhënave nga Regjistri Themeltar Penal dhe Numëratori Penal;
  • Indeks alfabetik për kërkesat penale në fazën e hetimeve paraprake, për identifikimin e çështjeve, nëpërmjet emrit dhe mbiemrit të të pandehurit, sipas regjistrit të veçantë ku regjistrohen kërkesat penale që shqyrton gjykata  gjatë hetimit paraprak .
  • Indeks alfabetik për kërkesat penale në fazën e ekzekutimit të vendimit penal, për identifikimin e çështjeve, nëpërmjet emrit të kërkuesit, apo kundër kujt drejtohet kërkesa e organit të akuzës, mbi bazën e të dhënave nga regjistri i veçantë ku regjistrohen kërkesat penale që shqyrton gjykata  në fazën e ekzekutimit të vendimit penal dhe kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja;
  • Numërator i vendimeve civile, për çështjet civile të themelit, përfshi ato familjare;
  • Numërator i vendimeve penale, vetëm për çështjet penale të themelit;
  • Numërator për vendimet që jep gjykata për kërkesat gjatë hetimit paraprak;
  • Numërator i vendimeve civile.
  • Protokolli i shkresave të qytetarëve, ku regjistrohen kërkesat e këtyre të fundit gjatë gjykimit, si, p.sh., kërkesa për shtyrje seance, përjashtim gjyqtari etj;
  • Protokolli i urdhrave të brendshëm të titullarit;
  • Regjistër i kërkesave për dorëheqje të gjyqtarit;
  • Regjistër i dokumentimit të paraqitjes së çështjeve civile dhe penale në gjykatë.
  • Protokolli i Dosjeve të Ardhura nga gjykatat e tjera ose më të larta;
  • Libri i dërgimit të vendimeve penale në Prokurori;
  • Libri i dërgimit të vendimeve të masave të sigurimit në Prokurori;
  • Regjistri dërgimit dosjeve në arkivë, për vendimet që marrin formë të prerë pa u ankimuar;
  • Regjistri i tërheqjes dosjeve nga sekretaret, mbi kërkesën e gjyqtarit për administrimin e një dosje të caktuar;
  • Libri i regjistrimit të ankimeve penale, ku shënohen të gjitha ankimet penale, sipas ditëve, dhe i kalojnë për nënshkrim kryetarit/kancelarit;
  • Libri i regjistrimit të ankimeve civile, ku shënohen të gjitha ankimet civile, sipas ditëve, dhe i kalojnë për nënshkrim kryetarit/kancelarit;
  • Libri i postës për njoftimet e seancave gjyqësore, ku shënohen njoftimet që i dorëzohen postës, si dhe çdo shkresë tjetër;
  • Libri i postës i komunikimit të vendimeve dhe ankimeve, që përmban dëftesat e komunikimeve për vendimet dhe ankimet;
  • Libri i ftuesit të gjykatës;
  • Libri i dërgimit të dosjeve që dërgohen në gjykatën e Apelit, mbi bazë ankimi;
  • Libri i dërgimit  të dosjeve në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e tjera, mbi bazë ankimi ose vendimi moskompetence;
  • Regjistri i arkivimit të dosjeve të kthyera nga Gjykata Apelit dhe Gjykata e Lartë, për të cilat është shprehur me vendim gjykata më e lartë;
  • Regjistri i shpërndarjes së shkresave, të cilat janë shënuar në Protokollin e Shkresave të Qytetarëve;
  • Libri i dorëzimit të dosjeve me vonesë në Kryesekretari.

Në Regjistrin e provave materiale shënohen marrja në dorëzim dhe çdo veprim me provat materiale deri në asgjësimin apo dorëzimin e tyre. Provat materiale regjistrohen sipas ekstremiteteve të përcaktuara nga dorëzuesi në aktin procedural dhe cilësinë reale të sendit të specifikuara në numër, masë, lloj, gjini dhe karakteristika të veçanta. Në këtë regjistër nuk duhet të mungojë për asnjë arsye nënshkrimi i dorëzuesit, marrësit në dorëzim dhe kancelarit.

Çdo regjistër duhet të jetë me fletë të numërtuara me procesverbalin përkatës në faqen e fundit, i firmosur nga kancelari dhe sekretari gjyqësor i gjykatës dhe i vulosur me vulën e gjykatës.

Kryesekretaria mban përgjegjësi për hapjen, mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave, të cilat plotësohen me shkrim të qartë, të pastër e të lexueshëm e me bojë me të njëjtën ngjyrë.

Fashikulli i hetimit, padia dhe dokumentet shoqëruese, si dhe dokumentacioni që materializon veprimet procedurale që lidhen me gjykimin e çështjes, administrohet nga sekretari gjyqësor me cilësinë e tij si subjekt procedural.

Sekretaria e gjykatës mban dhe administron edhe librat e dorëzimit të dokumentave brenda dhe jashtë gjykatës me destinacion:

sekretarët gjyqësorë;

nëpunësat gjyqësorë;

arkivin;

palët dhe subjektet e tjera dorazi ose me postë.

- Kryeson procesin e mbartjes se dosjeve ne fund te cdo viti.

 

 

3.3   Sekretari gjyqesor

 

  1. Sekretari gjyqësor kryen detyra procedurale, në përputhje me legjislacionin procedural në fuqi.
  2. Sekretari gjyqësor ushtron në veçanti funksionet e mëposhtme:
  3. a) vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore. Kur përdoren pajisje regjistrimi apo pajisje që kryejnë funksione të ngjashme, sekretari garanton që regjistrimi ose riprodhimi është origjinal dhe i paprekur;
  4. b) është përgjegjës për krijimin e dosjeve dhe ndihmon gjyqtarin për mbajtjen e dosjeve sipas një rregulli të caktuar, si dhe për regjistrimin dhe zbatimin e urdhrave të shpallur apo të nxjerrë nga gjykatat dhe gjyqtarët;
  5. c) ndihmon në mbajtjen e regjistrave, si dhe për regjistrimet në regjistra dhe ndihmon në mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve teknike, audiovizive dhe kompjuterike atje ku këto janë të disponueshme;

ç) ndihmon në çështje që lidhen me mbajtjen e dosjeve personale;

  1. d) bashkëpunon me autoritetet kompetente për çështje të taksave dhe tarifave gjyqësore;
  2. dh) ndihmon në krijimin e statistikave të gjykatës, sipas kritereve të përcaktuara për këtë qëllim dhe për saktësinë e të dhënave;
  3. e) ushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj.
  4. Veprimtari të tjera, të cilat kryhen rregullisht nga sekretarët gjyqësorë, renditen në përshkrimet standarde të punës, miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

3.4 Nëpunësi gjyqësor

 

Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës.

- Nëpunësi gjyqësor duhet të marrë pjesë ne seancën gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhërave të gjykatës për njoftimin dhe futjen në sallë të dëshmitarëve, ekspertëve dhe kërkon nga ata solemnitet e respektim të trupit gjykues.

- Orienton palët të vendosen para gjykatës, paditësi në krahun e djathtë të trupit gjykues, i padituri në të majtë me pamje përballë gjykatës. Po kështu i pandehuri në të majtë dhe përfaqesuesi akuzës në të djathtë të trupit gjykues.

- Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile e penale, dhe, në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari seancës përkatës.

 

3.5  Sherbimi i  Arkivit

 

  1. Shërbimi i arkivit gjyqësor mban dhe administron dokumentacionin gjyqësor, i cili përfshin dosje, regjistra dhe akte të tjera gjyqësore, si dhe akte që lidhen me veprimtarinë adminis-trative të gjykatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për arkivat shtetërorë.
  2. Shërbimi i arkivit gjyqësor bashkëpunon me Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit.

Zyra e arkivit te gjykates mban keto rregjistra:

 

-Libri i arkivimit të dosjeve, për vendimet që kanë marrë formë të prerë, pa u ushtruar ankim në gjykatat më të larta;

-Libri i arkivimit të dosjeve të kthyera nga gjykata e apelit ose Gjykata e Lartë;

-Libri i dosjeve civile që bashkohen ose tërhiqen me vendim të gjyqtarit;

-Libri i dosjeve penale që bashkohen ose tërhiqen me vendim të gjyqtarit;

-Protokolli i shkresave të ardhura nga Kryesekretaria për përpunim.

 

 

  • Sektori i IT dhe marrëdhënieve me publikun dhe median

 

Sektori i IT  ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën kujdesin e  kryetarit e kancelarit të gjykatës. Specialisti i IT në punën e tij mbështetet në aktet ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me Ruajtjen e te dhenave personale  ne mbeshtetje te ligjit Nr 9887 date 10.03.2008  “ Per mbrojtjen e te dhenave personale  “ .

 

Detyrat e IT  

 

Shërbimet e teknologjisë së informacionit sigurojnë:

Mirëmbajtjen dhe administrimin e bazës së të dhënave në gjykatë, të mbajtura në formë elektronike nëpërmjet sistemeve kompjuterike, duke respektuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Mardheniet me publikun e median

 

  1. Shërbimet për marrëdhëniet me publikun kujdesen për informimin e publikut dhe medias në lidhje me veprimtaritë e gjykatës, si dhe për çështje të caktuara gjyqësore, në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, me qëllim që:
  2. a) t’i sigurohet medias dhe publikut informacion faktik rreth vendimeve gjyqësore dhe për korrigjimin e gabimeve të mundshme mbi faktet për çështje të caktuara;
  3. b) t’i komunikohet medias përmbledhje e vendimeve gjyqësore për çështje që kanë interes publik;
  4. c) të mbahen kontakte me median për seancat gjyqësore të çështjeve që kanë interes të veçantë publik;

ç) të sigurohet informacion, në përputhje me ligjin “Për të drejtën e informimit”, në veçanti në lidhje me çështjet në gjykim dhe administratën gjyqësore;

  1. d) të publikohen të gjitha vendimet gjyqësore në përputhje me ligjin.
  2. Shërbimet e marrëdhënieve me publikun kryhen duke respektuar parimin për të drejtën e informimit, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionit dhe prezumimit të pafajësisë.
  3. Shërbimi i marrëdhënieve me publikun ndërvepron dhe bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor mbi ecurinë e marrëdhënieve me publikun pranë gjykatave dhe kërkon mendimin e tij kur është e nevojshme.
  4. Këshilli i Gjykatës cakton nëpunësin civil gjyqësor për marrëdhëniet me publikun si koordi-nator, në përputhje me ligjin për kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit.
  5. Shërbimet e marrëdhënieve me publikun ushtrohen nga ose nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të caktuar për marrëdhëniet me publikun.

 

3.7  Sherbimi financiar dhe buxheti

 

Shërbimi financiar ushtron dhe zbaton detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligji “Për menaxhimin dhe kontrollin financiar”, si dhe aktet në zbatim të tyre.

 

 

3.8  rregulli dhe siguria ne gjykate

 

  1. Rregulli dhe siguria në gjykata rregullohet sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
  2. Këshilli i Ministrave, pasi merr mendimin e Këshilli të Lartë Gjyqësor, përcakton kriteret dhe procedurat për garantimin e rregullit dhe sigurisë në gjykata.

 

 

  1. ORGANIZIMI I MARDHENIEVE  ME  PUBLIKUN

 

Zyrat qe do te ofrojne sherbimin ndaj  publikut do te jene:

  • Zyra e pritjes se publikut ( ku perfshihet k/sekretaria, arshiva )

 

Zyra e pritjes se publikut do te qendroje hapur dhe do te jete eficente gjate gjithe orarit zyrtar, nga ora 8.00-16.00     dhe ka per detyre :

 

  • Pranimi te gjitha kerkesat, kerkes-padite, kerkesat e prokurorise dhe kerkesat penale nga palet  qe paraqiten per gjykim.(Keto kerkesa regjistrohen menjehere ne momentin e dorezimit, ne rregjistrin e paraqitjes se ceshtjeve penale dhe civile si dhe sitemin CCMIS, ICMIS, duke i komunikuar pas hedhjes se shortit elektronik dorezuesit, gjyqtarin e ceshtjes qe do te gjykoj ceshtjen).  
  • Pranon ankimet (apel dhe apel kundershtues) per ceshtjet e gjykuara penale dhe civile.(ankimet e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e apeleve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kryetarit te gjykates per shenim).
  • Pranon rekurset (rekurs dhe kunderekurs) per ceshtjet e gjykuara penale dhe civile.(rekurset e depozituara regjistrohen menjehere ne regjjistrin e ankimeve dhe ne listen e rekurseve ne sistemin CCMIS,ICMIS, pasi kryhen veprimet proceduriale te komunikimit i kalohen brenda dites kryetarit te gjykates per shenim).
  • Arkivistja pranon kerkesa te karakterit administrativ si; kerkesa per fotokopje te akteve, vendimeve, studim te dosjeve qe ndodhen ne arkive, kerkesa te tjera per leshim vertetimi qe ceshtja eshte ne gjykim, qe eshte paraqitur ankim ndaj nje ceshtje etj..(keto kerkesa pasi regjistrohen ne rregjistrin paraqitjes se kerkesave te publikut, kalojne menjehere per verifikim ne sekretarine gjyqesore.Akti i kerkuar merret brenda dites te depozitimit te kerkeses, ne raste te vecanta, kur ceshtja eshte ne gjykim, nuk mund te vonohet sherbimi me shume se 48 ore nga depozitimi i kesaj kerkesese).
  • Kryesekretarja leshon vertetimet per ndjekje penale, per zgjidhje martese, per shoqerite tregetare etj..(verifikimi per leshimin e ketyre vertetimeve behet ne moment dhe menjehere leshohet vertetimi i kerkuar).Ne raste te vecanta, te pamundesise per verifikim, nuk mund te vonoj leshimin e vertetimit me shume se dita e neserme nga depozitimi i kerkeses).                
  • Kryesekretarja ndan vendimet e formes se prere te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, paleve ne proces.(me marjen e kerkeses per kopje vendimi, ne moment jepet ky vendim, ne rastet e mosdhenies se kopjes se vendimit, jepen arsyet perse vendimi muk mund te terhiqet (per shkak te njoftimit te vendimt per palet ne mungese gjate procesit gjyqesor, te ankimit te vendimit nga palet e tjera te ketij procesi apo mos dorezimit te vendimit ne kohe).Ne rastet e parashikuara me siper kerkuesit i jepen shpjegimet , drejtohet ne sekretarine gjyqesore 

              

Zyra e pritjes se publikut do te jape informacion per  :

  • Oraret e gjyqeve te dites dhe te javes qe gjykohen ne Gjykaten Rrethit Gjyqesor Berat , ditet  e zhvillimit te séancave  gjyqesore ne Gjykaten e Apelit Vlore per ceshtjet e ankimuara.(do te mbaj nje kopje te listave te gjykimit ne Gjykaten Berat, si dhe kopje te listave per shpallje te Gjykates se Apelit Vlore).
  • Informacioni zedhenesit te shtypit qe ka te beje me vleftesimin e ndalimeve, arresteve dhe caktimin e masave te sigurimit si dhe me shpalljen e vendimeve penale.(do te mbaj nje kopje te dispozitivit te vendimeve).
  • Informacion per afatet proceduriale penale dhe civile te paraqitjes se ankimeve, rekurseve, marjes se vendimit forme te prere.
  • Informacion per afatet dhe procedurat qe ndiqen per marjen e sherbimit nga administrate e gjykates(venia ne dispozicion e formulareve tip te miratuara nga Kryetari i Gjykates).
  • Informacion per orientimin e publikut brenda godines se gjykates.

 

 

4.2   Levizja e personelit dhe e publikut ne ambientet e brendshme te gjykates

 

              Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Berat hyrja dhe levizja e personelit gjyqtar-administrate dhe e publikut ne ambientet e brendshme te godines do te behet duke iu nenshtruar rreptesisht rregullave te meposhtme:

               -Te gjithe punonjesit e gjykates , ku perfshihen trupa e gjyqtareve dhe e administrates ndihmese, jane te pajisur me dokument identifikimi, te cilin detyrimisht e mbajne me vete (mundesisht ne menyre te dukshme), gjate orarit zyrtar ose gjate kryerjes se veprimtarise gjyqsore,  brenda godines se Gjykates apo jashte saj.

               -Punonjesit e gjykates kur hyjne ne gjykate, jane te detyruar te identifikohen nepermjet dokumentit te tyre te identifikimit, nese nje gje e tille u kerkohet , kryesisht ne rastet e hyrjes ne gjykate pas orarit zyrtar te punes.

 

  1. Levizja e publikut per marrjen pjese ne proceset gjyqesore( civile e penale):

 

           -Palet ne proces, deshmitaret dhe personat pjesemarres ne gjykim do te therriten dhe shoqerohen domosdoshmerisht, nga ambientet e jashtme per ne sallat ose ambientet ku zhvillohet gjykimi,  nga sekretaret gjyqesore.

           - Palet ne proces, deshmitaret dhe personat pjesemarres ne gjykim do te shoqerohen per ne ambientet e brendshme te gjykates pasi ti nenshtrohen kontrollit  personal fizik nga punonjesi i gjykates ( roja) ne prani te policit te sherbimit. Ne rastet kur konstatohen  persona te pajisur me arme apo mjete te tjera te cilat perbejne rrezik per jeten dhe shendetin e njeriut, ndalohet hyrja e tyre ne gjykate, behet njoftimi i menjehershem i titullarit te institucionit, gjyqtarit te ceshtjes dhe i rajonit te Policise. 

          - Personat te cilet jane te pajisur me arme per shkak te detyres ndalohen kategorikisht te hyjne ne ambientet e brendshme te Gjykates pa dorezuar me pare armen ne vendet e posaçme brenda Gjykates, nese kjo gje çmohet prej tyre. Refuzimi per te dorezuar armen nga ana e personit qe e disponon ate, ndalon karegorikisht hyrjen e tij ne ambjentet e brendshme te gjykates.

          - Ne kete kategori personash nuk trajtohen punonjesit e toges se shoqerimit te te pandehureve ne seancat gjyqesore, per te cilet mbajtja e armeve ne seancat gjyqesore  rregullohet me akte te posaçme.

          - Hyrja ne gjykate e paleve ne proces (Paditesit dhe kerkuesit, ose perfaqesuesve te tyre me prokure) te cilet duhet te paraqiten perpara gjyqtarit per venien ne levizje te çeshtjes se rregjistruar i nenshtrohen te njejtave rregulla kontrolli dhe ne nje orar te caktuar  nga ora 13.oo-16.oo.

 

  1. Levizja e publikut ne ambientet e brendshme te Gjykates per marrjen e sherbimit nga administrata gjyqesore:

 

- Personat qe kerkojne te pajisen me akte te ndryshme te cilat nxirren nga Administrata  e Gjykates dhe qe jane: kopje vendimesh, kopje aktesh, vertetime per procedim penal apo civil, etj., lejohet te hyjne ne ambientet e brendshme te Gjykates per te marre sherbimin qe u nevojitet pasi ti nenshtrohen kontrollit personal fizik te tyre.

- Nuk lejohet pritja ne ambientet e brendshme te Gjykates per efekte te ndjekjes se procedures nga administrata per dhenien e aktit te kerkuar. Punonjesi i ngarkuar i ben te ditur te interesuarit oren e paraqitjes per terheqjen e dokumentacionit. Ne te kundert atij i sherbehet menjehere.

- Ndalohet komunikimi me ze te larte,bisedat konfliktuale apo perdorimi i fjaleve fyese  ne ambientet e brendshme te Gjykates, sallonet dhe koridoret,te cilat prishin rregullin dhe qetesine e proceseve gjyqsore apo rregullin dhe qetesine e institucionit ne teresi.Ndaj ketyre personave meren masa per largimin e menjehershem nga ambjentet e Gjykates,nga roja I Gjykates ne prani te policit te sherbimit te rojes.

 - Ndalohet hyrja ne ambjentet e Gjykates e personave ne gjendje te dehur apo nen efektin e narkotikeve, apo e personave te cilet demostrojne nje paraqitje te jashtme te tyre te papershtatshme  per ambientin e Gjykates ne perputhje me  solemnitetin e seriozitetin e veprimtarise qe realizohet ne kete institucion.

                                                                       

  • Zhvillimi i shortit elektronik dhe funksioni i sistemit CCMIS & ICMIS ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Berat

 

            Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat çështjet civile dhe penale i nënshtrohen shortit elektronik nëpërmjet sistemit elektronik CCMIS dhe ICMIS .

 

Në këtë Gjykatë zhvillohet short elektronik për çështjet civile dhe  penale tre herë në javë, në ditët të henën dhe të mërkurën dhe te premte si më poshtë :

 

  • Te henen e cdo jave do te filloje rregjistrimi i gjitha ceshtjet civile dhe penale te depozituara nga dita e premte pas hedhjes se shortit te kesaj dite deri diten e hene ora 13.00 kur do te hidhet shorti i kesaj dite
  • Te merkuren e cdo jave do te filloje rregjistrimi i gjitha ceshtjet civile dhe penale te depozituara nga dita e hene pas hedhjes se shortit te kesaj dite deri diten e merkure ora 12.00 kur do te hidhet shorti i kesaj dite
  • Te premten e cdo jave do te filloje rregjistrimi i gjitha ceshtjet civile dhe penale te depozituara nga dita e merkure pas hedhjes se shortit te kesaj dite deri diten e premte ora 12.00 kur do te hidhet shorti i kesaj dite
  • Nese do te kete kerkesa me natyre te shpejte ato do te hidhen ne short te vecante.

Për të garantuar  një shpërndarje sa më të barabartë të ceshtjeve te paraqitura për gjykim midis gjyqtareve të dhomë civile dhe penale me anë të shortit elektronik kjo e lidhur ngushtë me  mbarëvajtjen dhe funksioninmin sa më të rregullt të punës në sistemin CCMIS (Menaxhimi e Çështjeve Civile) dhe ICMIS (Menaxhimi i Çështjeve Penale) janë hartuar disa rregulla si më poshtë :

 

  • Për sekretaren rregjistruese.

 

  1. Pas dorëzimit të kërkesë padive në kancelari dhe rregjistrimit të tyre   

në regjistrat manual të gjykatës.

Për rastet kur nuk zhvillohet shorti elektronik në ditët dhe oraret e paracaktuara për short, për arsye se është dite pushimi, për shkak të festave, ose mungon Kryetari i Gjykatës për shkaqe të arsyeshme,  mbahet procesverbal nga Kancelari, “Për mos zhvillimin e shortit”. Rregjistrimi i kerkesave te paraqitura do të hidhen në sistem të nesërmen nga ora 8:00 deri në orën 16:00 nga sekretarja rregjistruese për çështjet civile dhe penale.

  1. Në rastin kur mungon sekretarja rregjistruese nuk do të pengohet hedhja e shortit. Ceshtjet do të rregjistrohen në sistem nga një sekretare tjetër e cila do të trajnohet për pjesën e rregjistrimit, si dhe do të ndjekë të njëjtën proçedurë për regjistrimin e kërkesë padive të dorëzuara në gjykatë.
  2. Pas grupimit dhe numërtimit nga Kancelari të dosjeve civile dhe penale sipas radhës sekretarja regjistruese fillon regjistrimin e dosjeve në sistemin elektronik.
  3. Çdo parregullsi gjatë regjistrimit të dosjeve do të meren masa deri ne zëvendesimin e Sekretares Regjistruese.
  4. Rastet për dosjet si rigjykim nga i njëjti gjyqtar apo nga një gjyqtar i ri duke përjashtuar gjyqtarin e vjetër si dhe për çështjet e pushuara të cilat do t'i kalohen Kryetarit të gjykatës për verifikim e më pas për të kryer veprimet në sistem .
  5. Pranimi i dosjeve në sistem do të bëhet nga Sekretarja Regjistruese vetëm pas përfundimit të regjistrimit dhe brënda ditës së hedhjes në short. Në raste të veçanta të mungesës së energjise elektrike apo problemeve në sistem do të ketë përjashtime .Pranimi do të bëhet ditën e neserme por jo më vone se ora e percaktuar per hedhjen e shortit.
  6. Në përfundim të shortit elektronik, afishohet në “Kendin e Njoftimeve të Gjykatës” një kopje e procesverbalit të shortit, nxjerrë nga sistemi CCMIS dhe ICMIS . Në procesverbal është e përcaktuar numri i çështjes së sistemit, palët, objekti i çështjes dhe gjyqtarit të cilit i ka rënë në short për gjykim.

 

  • Për sekretaren séancës gjyqsore.

 

  1. Pas pranimit të dosjeve në sistem nga Sekretarja Regjistruese, tërheqja e dosjeve fizike nga Sekretaret e Seancave do të bëhet në K/sekretari brenda ditës ose ditën e neserme të regjistrimit të çështjeve në sistem nga ora 8.00 deri ne orën 9.00.
  2. Me tërheqjen e dosjeve fizike dhe elektronike GMÇ-të (gjyqtar & sekretare) kanë të drejta të plota në sistem për të punuar me dojsen deri në perfundim të shqyrtimit gjyqësor, hedhjen e të dhënave në sistem si planifikim, provat gjyqësore, procesverbal, dispozitivi, vendim deri në mbyllje.
  3. Brënda afatit të caktuar të arsyetimit të vendimit nga gjyqtari, sekretarja gjyqesore duhet ta hedhë të plotë në sistem sipas fushave përkatëse.
  4. Dosjet civile dhe penale të përfunduara të cilat dorezohen ne K/sekretari duhet te mbyllen dhe të kalohen detyrimisht ne sistem ne rruge elektronike nga dritarja e punes se GMC-se (gjyqtar & sekretare) tek dritarja e punes se Data e mbylljes së dosjeve në sistemin elektronik detyrimisht duhet të ketë të njëjtën datë me atë të dorëzimit në regjistrin manual në K/sekretari.
  5. Në fund të ditës do të bëhet verifikimi i dorëzimit (mbylljes) të dosjeve në K/sekretari me mbylljen në sistem nga Kancelari dhe Specialistja e IT.
  6. Në regjistrat e K/sekretarisë nuk duhet të lejohen më “prenotime” për datën e mbylljes së çështjeve në regjistrin e dorëzimit në K/sekretari.
  7. Mos respektimi i rasteve të mësipërme do të sjellë përgjegjësi dhe marrjen e masave konkrete .
  8. Sekretaria gjyqesore duhet te marre masa qe sistemi audio te jete efektiv dhe ne rast se veren problem te vere ne dijeni IT per te marre masa per rregullimin e situates.

 

  • Për Kryesekretaren

 

  1. Pas regjistrimit të plotë të dosjeve në sistemin elektronik K/sekretarja e cila bën rregjistrimin manual në rregjistrat e gjykatës nuk duhet të rregjistroje asnjë dosje të parregullt (që nuk ka të bashkangjitur “Akt- Shortin” e firmosur sipas rubrikave përkatëse dhe “RIV”. Për çdo problem të hasur do ti drejtohet Kancelarit dhe Kryetarit të kësaj gjykate.
  2. Në rastet kur mungon K/sekretarja nuk do të pengohet regjistrimi dhe dorëzimi dosjeve. Kjo detyrë do të përmbushet nga sekretarja regjistruese ose nga një sekretare tjetër e ngarkuar me urdher te brendshem te Kryetarit te Gjykates.
  3. K/sekretarja në bashkëpunim me Specialisten e IT-së kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e dorëzimit të dosjeve fizike në K/sekretari me atë elektronike nga GMÇ-të. Sapo konstaton mospërputhje të dorëzimit manual me atë elektronik të dosjeve penale dhe civile si dhe mos mbyllje të çështjeve në këtë sistem, njofton detyrimisht Kryetarin dhe Kancelarin.

 

  • Për Specialisten e IT

 

  1. Për çdo problem hardware dhe software, si dhe problemet e hasura gjatë punës me sistemin CCMIS dhe RDA do te komunikohet me Specialisten e IT-së.
  2. Specialistja e IT-së në bashkëpunim me sekretaren regjistruese do të verifikoj nëse janë pranuar nga GMÇ-të, të gjitha çështjet që u kanë rënë gjyqtarëve në short. Në raste se konstaton paregullsi vë në dijeni detyrimisht Kryetarin dhe Kancelarin.
  3. Për dosjet e mbyllura Specialistja e IT-së verifikon nëse janë hedhur të dhënat në sistem, dispozitivi dhe vendimi i plotë.
  4. Specialistja e IT-së në bashkëpunim me K/sekretaren kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e dorëzimit të dosjeve fizike në K/sekretari me atë elktronike nga GMÇ-të, në dritaren e K/sekretarise. Sapo konstaton mospërputhje të dorëzimit manual me atë elektronik të dosjeve penale dhe civile si dhe mos mbyllje të çështjeve në këtë sistem, njofton detyrimisht Kryetarin dhe Kancelarin me shkrim.
  5. E gjithë administrata nëse e sheh të arsyeshme të paraqesë ndryshimin e kodit tek IT, kjo për të mos krijuar konflikte me përdoruesit e tjerë, si rastet e ndërhyrjes në sistem nga përdorues të pa autorizuar.
  6. Për çdo ankesë IT do t’i drejtohet kancelarit dhe kryetarit të kësaj gjykate.

 

 

  1. MBROJTJEA E TË DHËNAVE PERSONALE

 

Per mbrojtjen e te dhenave personale personi i  kontaktit ne gjykate  eshte  specialistja e IT , ne mbeshtetje te Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008   “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet:

  1. a) në përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
  2. b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin

në përputhje me këto qëllime;

  1. c) të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e

tejkalojnë këtë qëllim;

ç) në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo

veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;

  1. d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë,

por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar

më tej.

  1. e) Kontrolluesi është përgjegjës për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet

automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.

 

  1. Zgjedhja e personelit

 

Për zgjedhjen e personelit të administrates  zbatohen kriteret e caktuara nga ligji  98/2016  neni 54 e vijues  per emerimin e nepunesve civile gjyqesore dhe nepunesve civile gjyqesore te tjere si dhe levizjet paralele.

 

6.1 Punësimi

  • Marrëdhëniet e punes per nepunesit civil gjyqesor krijohen  ne baze te ligjit 98/2016, statusit per nepunesin civil  gjyqesor dhe rregullohen në bazë të ligjit “Per nepunesin civil”
  • Marredheniet e punes per nepunesit e tjere civile gjyqesore do te zbatohen dispozitat e Kodit te Punes.

 

 

 

   KRYETAR

Agron VAVLA

 

 

  1. PERSHKRIMI I VENDEVE TË PUNËS

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

Titulli i vendit të punës:                     Kryetari

 

Institucioni:                                        Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                                         Berat

 

Sektori:                                               -

 

Raportimi:                                          KLD, Ministri

 

Arsimi:                                               Jurist

 

E zevendeson:                         Personi i autorizuar prej tij me miratim te KLD                  

 

 

 

Eshte pergjegjes për funksionimin normal të Gjykates  për drejtimin ekonomiko – financiar të pushtetit gjyqësor. Kontrollon dhe koordinon të gjitha aktivitetet që zhvillon  GJykata . Përfaqëson Gjykaten ne mardheniet me te tretet për plotësimin e objektivave të saj. Propozon politika afatshkurtëra dhe afatgjata dhe projekte të tjera ekonomike.

 

 

 

 

 

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

Titulli i vendit te punes:         Kancelari

 

Institucioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari ,

 

E zevendeson:                         -

 

Arsimi:                                   Jurist                                      

 

Eshte pergjegjes per funksionimin normal te sektorit qe drejton, kryerjes se punes me efektivitet dhe arritjen e objektivave te percaktuara . Kontrollon dhe koordinon te gjitha aktivitetet qe zhvillon personeli i sektorit te tij si dhe bashkepunon me sektoret e tjere.

 

Detyrat kryesore, Drejtimi

 

  • Bën ndarjen e detyrave midis vartësve
  • Kontrollon, kordinon, ndihmon dhe lehteson punen e sektoreve
  • Udheheq personelin e sektorit duke dhene mbeshtetjen e nevojshme dhe duke udhezuar ata per kryerjen e detyrave te caktuara.
  • Siguron funksionim normal te punes se sektoreve per permbushjen e objektivave konkrete te tij, ne funksion te strategjise se pergjithshme shprehur ne Ligj.
  • Ndjek nga afer nevojat e personelit qe ka ne varesi per zbatimin e detyrave dhe merr masa per sigurimin e mjeteve te nevojshme
  • Zhvillon takime periodike me te gjithe vartesit per te drejtuar punen .

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:         Kryesekretare

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rretrhit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari , Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Jurist                                      

 

 

 

Detyrat Kryesore:

 

Sekretaria e gjykatës mban regjistrat : regjister penal themeltar, regjister penal te ndryshem, vleftesim,caktim mase,numerator penal, indeks penal, regjister civil themeltar, regjistre civil te ndryshem, regjister urdher mbrojtje, regjister urdher ekzekutimi, numerator civil, indeks civil. Sekretari gjyqësor mban përgjegjësi për hapjen, mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave, të cilat plotësohen me shkrim të qartë, të pastër e të lexueshëm.

Ajo shpërndan paditë pas hedhjes së shortit, merr në dorëzim dosjet pas përfundimit të gjykimit dhe bën kalimin në arkive të dosjeve gjyqësore.

 

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:         Sekretari gjyqesor

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   I Larte                                    

 

 

 

Detyrat Kryesore:

 

Sekretari gjyqesor  përmbush detyrat proceduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Penale. Përvec detyrave procedurale, sekretari gjyqesor, kryen edhe detyra të tjera me karakter administrativ të parashikuara në këtë regullore. Merr për veprim dhe administrim të përkohshem të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon. Kryen të gjitha veprimet teknike dhe procedurale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet Mban procesverbalin e seancës gjyqësore, sipas kërkesave të neneve 115-118 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 118 të Kodit të Porcedurës Civile. Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e procesverbalit audio  ose me kompjuter dhe në pamundësi të tyre, të përdorimit të tyre,  me shkrim. Merr masa që fashikulli gjyqësor, në çdo kohë, të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimi i fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjen e aktit të ri. Përpilon listën gjykimeve, e cila nënshkruhet nga gjyqtari.


PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

Titulli i vendit te punes:       Kryetare e Deges se Buxhetit 

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari, Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Ekonomist I larte       

 

 

 

Eshte pergjegjes per hartimin e  projektbuxhetit, ndjek realizimin e shpenzimeve gjatë vitit të gjykatates  si dhe realizimin e të ardhurave dhe përdorimin e tyre, rakordon realizimin vjetor të fondeve me gjykates , pregatit kerkesa per shtese te  fondeve buxhetore , harton bilancin e gjykates , mban  kontabilitetin e gjykates, etj. 

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:     Specialist per mirmbajtjen e pajisjeve elektronike  IT

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari , Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Arsim i Lartë IT                                             

 

Detyrat kryesore      

           

  • Të njohë gjendjen e pajisjeve elektronike si dhe te merret me zgjidhje e problemit per sistemit qe perdorin ne gjykate
  • Të studjojë dhe programojë nevojat për pajisje elektronike, mirëmbajtjen dhe riparimin e atyre ekzistuese.
  • Të bëjë studime e nxjerrë udhëzime në lidhje me përcaktimin e normativave të harxhimit te pajisjeve elektronike.
  • Ndjek evidentimin e realizimit të shpenzimeve të këtij sektori për gjykaten.
  • Ndjek dhe realizon programin per informatizimin e sistemit gjyqesor si dhe mirembajtjen e tij.
  • Perfaqeson zyren e mardhenieve me publikun ne gjykate .

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:         Arshiviste - Magaziniere-arkëtare

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari, Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   i Larte

 

Siguron lëvizjen e shkresave dhe dokumentacioneve te ndryshme brenda dhe jashtë Gjykates

 

Detyrat Kryesore:

 

  • Ndihmon sektoret e ndryshem ne ruajtjen dhe përdorimin e shkresave dhe dokumentave të ndryshme sipas afateve të përcaktuara në të.
  • Zbaton rregullat për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjeve dhe dokumentave te sistemuara
  • Vë në dispozicion të punonjësve dokumentat përkatëse
  • Mirëmban dhe ruan regjistrat e hyrjes dhe shpërndarjes së dokumentacionit arkivor, administron dokumentacionin e brendshem dhe te jashtem per nje aktivitetg normal dhe konforme akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi.
  • Hap , regjistron dhe arshivon korrespondencën qe vjen nga të tretët
  • Dërgon te kryetari korrespondencën e ardhur.
  • Ben kopje të korrespondencës së ardhur e shpërndan sipas përkatësisë

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:          Shofer, mirembajtes

 

Instuticioni:                            Zyra e Administrimit të Buxhetit

Gjyqësor

Vendodhja:                             Tiranë

 

Raportimi:                              Kryetari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Arsim i mesëm

 

 

Ka në ngarkim automjetin dhe përgjigjet për ruajtjen dhe mbajtjen e tij  në gjendje te mire e  gatishmëri teknike për nevojat e gjykates. Levizjet e  automjetit bëhet vetëm me urdhër të Titullarit. Për çdo lëvizje përpilohet fletëudhëtimi me autorizim përkatës. Bën dhe sigurimin e automjetit.

Miremban ambjentin e brendshem dhe te jashtem te gjykates si dhe kujdeset per sistemin elektrik dhe hidraulik.

 

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:        Nepunesi  Gjyqesor

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari , Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Arsim i mesem                                               

 

 

 

Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës.

Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile e penale, dhe, në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari seancës

 

 

 

 

PERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:         Roje

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kryetari , Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Arsim i mesem

 

 

Përgjigjet për ruajtjen dhe mbajtjen e qetesise , sigurise e  rregullit ne ambientet e brendshme te gjykates , nuk lejon hyrjen e personave te paautorizuar ne gjykate. 

 

 

ERSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

 

 

Titulli i vendit te punes:         Pastruese

 

Instuticioni:                            Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat

 

Vendodhja:                             Berat

 

Raportimi:                              Kancelari

 

E zëvendëson:                         -

 

Arsimi:                                   Arsim i mesëm

 

 

 

Pergjigjet per rregullin dhe pastertine. Merr masa qe ambientet e brendshme dhe te jashtme te Gjykates  se rrethit Gjyqesor Berat te jene te pastra dhe te ajrosura.