Orari i veprimeve ne gjykate 

 

Të nderuar lexues !                                                                                                                

Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

Në shoqërinë tonë demokratike, çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë, mundet dhe duhet jetë objekt komunikimi.Informacioni prodhon njohjen dhe njohja favorizon pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të secilit prej nesh.

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Për Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim kryesore dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë ta konsultojnë atë me publikun, duke veçuar këtu mediat që, në pjesën më të madhe të rasteve, janë përcjellëset më të shpejta të vendimeve tona tek opinioni publik.

Koordinator për të drejtën e informimit

 

 

Në linkun e mëposhtëm do të mund të njiheni me: "Planin Strategjik të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor” dhe Rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me median”.

http://klgj.al/kontakt-media/

 

 

 

 Ne linkun e mëposhtëm do të njiheni me takimin e zhvilluara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Gjyqtarët për Mediat dhe Nëpunësit Civilë Gjyqësorë për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në gjykata, në datat 21 Prill dhe 6 Maj :