Misioni i Gjykatës
Misioni i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është gjykimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve penale dhe civile, në përputhje me normat juridike në fuqi dhe të bazuara në fakte të provuara, duke dhënë vendime tё drejta, në frymën e Kushtetutës dhe Ligjeve. Në ushtrimin e veprimtarisë sё saj, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, udhëhiqet nga parimet e Shtetit të sё Drejtёs, respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, barazisё pёrpara ligjit, pavarësisё sё organeve gjyqёsore dhe transparencёs. Zbatimi rigoroz i Kushtetutës të Republikёs sё Shqipёrisё, të ligjeve dhe në tërësi korpusit juridik të detyrueshëm në Shqipëri, garanton misionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për të mbrojtur dinjitetin dhe liritë themelore të njeriut, në përputhje me kërkesat dhe në funksion të zhvillimit tё njё shoqёrie demokratike që aspiron integrimin Europian. Stafi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, synon të realizojë me cilësi dhe efektivitet ofrimin e shёrbimeve gjyqësore pёr qytetarët brenda afateve dhe në përputhje me normat ligjore. Menaxhimi efektiv dhe cilësor i fondeve buxhetore, me frymën e bashkëveprimit profesional dhe të përgjegjshëm të stafit të saj, pasqyron misionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve për marrjen e shërbimeve dhe aksesit në informacion për publikun e gjerë, nё kohё dhe me cilёsi.
Objektivat Kryesore
Infrastruktura
Ndërtesa
Ndërtuar në vitin 2017 me standarde të larta të projektimit. Gjykata nuk e ndan hapësirën e ndërtesës me ndonjë institucion tjetër. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndodhet në një ndërtesë bashkëngjitur asaj të Gjykatës, por të ndarë prej saj.
Zona Punuese
20 zyra gjyqtarësh dhe 10 zyra punonjësish administrativë.
Salla Gjyqi
10 salla gjyqi (2 penale dhe 8 civile) të pajisura sipas standardeve, me regjistrime Audio dhe Video të seancave.
Siguria
Gjykata i përmbush standardet e projektimit që lidhen me sigurinë dhe/ose shmangien e komunikimit ex-parte (ndodhen hyrje dhe dalje të dedikuara për personelin e Gjykatës, palët dhe/ose të paraburgosurit). Hapësira e shërbimit ndaj publikut është e krijuar sipas standardeve të kërkuara.
