KOMPETENCAT TOKËSORE TË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shqyrton çështje që përfshihen në kompetencën territoriale të Qarkut të Elbasanit, në fushën e së drejtës civile dhe penale.
Qarku i Elbasanit mbulon 7 bashki:
Baza Ligjore e Veprimtarisë
Veprimtaria e Gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Ligj nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në ligje e akte të tjera juridike, në fuqi, që normojnë veprimtarinë e Gjykatës, Gjyqtarëve, administratës së Gjykatave, shërbimeve gjyqësore, menaxhimin e çështjeve gjyqësore dhe marrëdhënien e Gjykatës me degët e tjera të pushtetit shtetëror, publikun dhe median.
Neni 135 - Organizimi dhe kompetencat e gjykatave
"Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar)
"Për statusin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar)
Ligji nr. 8116, datë 29.03.1996 (i ndryshuar)
Ligji nr. 7905, datë 21.03.1995 (i ndryshuar)
Historiku i Gjykatës
Periudha e krijimit të Gjykatës së Rrethit Elbasan, në kuadër të organizimit të sistemit gjyqësor shqiptar.
Veprimtari në kuadër të sistemit gjyqësor të kohës, me organizim të ndryshuar.
Periudha e tranzicionit dhe reformave të para në sistemin gjyqësor shqiptar.
Ndërtesa e re e Gjykatës, me standarde bashkëkohore, e pajisur me 10 salla gjyqi dhe infrastrukturë moderne.
Funksionimi si Gjykatë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të reformës në drejtësi.
Misioni dhe Vizioni
Misioni
Gjykimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve penale dhe civile, në përputhje me normat juridike në fuqi dhe të bazuara në fakte të provuara, duke dhënë vendime të drejta, në frymën e Kushtetutës dhe Ligjeve.
Vizioni
Një gjykatë moderne, transparente dhe efikase, që garanton aksesin në drejtësi dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet evropiane.
