Çfarë është Procesi Civil?
Procesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të investimit që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Të investosh Gjykatën do të thotë t'i drejtohesh asaj me një kërkesë e cila quhet padi dhe me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cënuar nga persona të tjerë.
Paditës: Personi që i drejtohet Gjykatës. I paditur: Personi i cili ka shkelur ose cënuar të drejtën e pretenduar.
Fazat e Procesit Civil
Kontrolli i Legjitimitetit të Palëve
Gjykata kontrollon nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse është ngritur ndaj atij që ka cënuar apo shkelur të drejtën.
Përpjekja për Zgjidhjen me Pajtim
Gjyqtari i fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje. Nëse arrihet pajtimi, ai pasqyrohet në procesverbal dhe gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.
Seanca Gjyqësore dhe Hetimi
Nëse çështja nuk zgjidhet me pajtim, gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre. Në seancë mbahet procesverbal ku pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat, vendimet dhe urdhërat e Gjykatës.
Vendimi i Gjykatës
Gjykata, pasi dëgjon palët dhe shqyrton provat, merr vendim duke pranuar tërësisht, pjesërisht ose duke rrëzuar padinë si të pabazuar në prova ose në ligj.
Ankimi në Gjykatën e Apelit
Palët kanë të drejtë të ankimohen në Gjykatën e Apelit, e cila mund të marrë prova të reja dhe të përsërisë hetimin gjyqësor tërësisht ose pjesërisht.
Llojet e Provave
Sipas Kodit të Procedurës Civile, provat kryesore janë:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan