-
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet
e kaluara
-
Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
-
Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga
subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e
licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga
subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që
tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
- tarifat përkatëse (nëse ka)
- formular aplikimi
- afati kohor
- procedurë ankimimi
-
standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
- Njoftime të ndryshme
-
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim
civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më
shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
(në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë
Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri
për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në
vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas
veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në
çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor
rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën
proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për
t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë,
i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm,
lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në
posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet
të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe
lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta,
bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të
internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e
informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit,
si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim.
Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e
publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin
publik.