Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda filloi veprimtarinë e saj në Janar të vitit 2004. Arsyet e krijimit të kësaj gjykate ishin rritja e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimi i gjykimit të këtyre çështjeve penale.

Kompetenca

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka në kompetencën e saj tokësore të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe si qendër të ushtrimit të veprimtarisë së saj Tiranën. Objekt i punës së kësaj gjykate janë veprat penale të parashikuara nga nenet e mëposhtme duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga subjekte që janë në kompetencë të gjykatës ushtarake ose janë kryer nga të miturit:

Neni 73 Genocidi
Neni 74 Krime kundër njerëzimit
Neni 75 Krimet e luftës
Neni 79, shkronja "c" Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura.
Neni 79 shkronja "ç" Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj kallëzuesit, të dënuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse.
Neni 109 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
Neni 109/b Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
Neni 110/a Trafikimi i njerëzve
Neni 111
Rrëmbimi i avioneve, anijeve dhe mjeteve të tjera
Neni 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion
Neni 128/b Trafikimi i fëmijëve
Neni 211 Provokimi i luftës
Neni 220 Komploti
Neni 221 Kryengritja
Neni 230 Aktet terroriste
Neni 230/a Financimi i terrorizimit
Neni 230/b
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizimin
Neni 231 Veprat e dhunshme ndaj pasurisë
Neni 232 Shpërndarja e substancave të rrezikshme
Neni 233 Krijimi i turmave të armatosura
Neni 234 Prodhimi i armëve luftarake
Neni 234/a Organizata terroriste
Neni 234/b Banda e armatosur
Neni 278/a Trafikimi i armëve dhe municionit
Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive
Neni 283/a Trafikimi i narkotikëve
Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
Neni 287/a Tjetërsimi i pasurisë
Neni 333
Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale
Neni 333/a Grupi i strukturuar kriminal
Neni 334 Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale